Demokracia sot perben kriterin baze te sistemeve te qeverisjses ne te gjithe Europen, qe realizon mbizoterimin e rregullave dhe zbatimin e lirive dhe te drejtave te njeriut. Ështe e mundur qe ne hapesiren e pafundme te ideve mbi demokracine, te identifikojme disa karakteristika qe qeveria duhet te kryej per te kenaqur nevojen e nje te drejte te barabarte per te gjithe anetaret qe marrin pjese ne vendimmarrje mbi strategjite. Edhe pse ndoshta me ndonje te mete, duhet te theksojme arsyet se perse aktualisht pothuajse ne gjithe Boten, demokracia eshte bere me e deshirueshme se çdo alternative tjeter:
Demokracia ju siguron qytetareve te saj nje game me te gjere te drejtave personale respektivisht se çdo alternative tjeter
Demokracia ju garanton qytetareve te saj nje numer te madh te drejtash
themelore qe sistemet jo demokratike nuk garantojne dhe nuk mund ta garantojne
Demokracia favorizon zhvillimin njerezor me shume se çdo alternative tjeter dhe i ndihmon individet qe te mbrojne interesat e tyre themelore
Vetem nje qeveri demokratike mund t’i furnizoje individeve me oportunitetin maksimal per te ushtruar vetevendosjen, ose te jetojne sipas ligjeve te zgjedhur po nga vete ata;
Vetem nje qeveri demokratike mund te favorizoj nje grade relativisht te larte te barazise politike.
Per te gjithe keto perfitime, pjesa me e madhe e jona zgjedh dhe duhet te zgjedh demokracine me shume se ndonje alternativ tjeter te mundshme. Demokracia, lind si domosdoshmeri dhe ne forme natyrale nga gjiri i shoqerise. U desh qe te ndodhnin fenomene si Kushtetuta amerikane, revolucion francez, lufterat e ndryshme civile, qe te vij nje lindja dhe zhvillimi e demokracise. Keto ndryshime te historise e kane bere kete sistem qeverises te rritet dhe te na jap frytetne saj, duke garantuar mireqenie, prosperitet, vazhdimesi dhe garanci qe jeta njerezore te vazhdoj te jetoj ne qetesi dhe zhvillim te kenaqshem social. Pra duke pare keto element pozitiv qeverite e vendeve nuk mendojne ti largohen kesaj forme qeverisje, por deformimet do vazhdojne te ndodhin. Demokracia ka evoluar dhe ka ndryshuar me kohe pergjate viteve duke sjelle dhe pasoja negative me keto deformime por perseri pritet te mbetet forma kryesore e qeverisjes dhe ne te ardhmen.
Por demokracia me gjithe qellimin e mire te funksionimit te saj ajo has veshtiresi ne zbatim ne momentin qe qeverite e tjera nuk jane bashkepunuese me kete forme qeverisese, ose kur shkelen parimet themelore tw saj. Qeverite e fuqive botrore jane te bazuara mbi idealet e demokracise qe si baze ka mbrojtjen e te drejtave te njeriut, dhe ne kete menyre dhe ruajtjen e paqes. Keto shtete, qe jane pjese e organizatave te fuqishme botrore si NATO, jane te detyruara te ndermarrin masa te cilat dhe mund ti devijojne parimeve te demokracise per te ruajtur paqen. Nje nder sfidat kryesore qe has sot demokracia eshte kercenimi i shkeljes se parimeve te saj.
Pra dhe ne ditet e sotme shume shtete kane problem ne qeverisjen e tyre, duke iu afruar totalizmit dhe duke iu larguar demokracise. Shembulli me i fundit eshte rasti i Egjiptit qe eahte republike presidenciale. Sipas parimeve demokratike e vetmja menyre qe e largon presidentin, qe ka ardhur ne pushtet eshte nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Ne Egjipt me ane te lojerave politike, perkrahes te regjimit te forcave opozitare te Mubarakut gazetare, gjyqtare, ushtarake, oficere policore dhe punetore e anetare te Partise Kombetare, eshte rrezuar presidenti legjitim Mursin.
Populli bashke me perkrahes opozitare dhe te tjere eshte ngritur ne protesta masive pee rrezimin e presidentit Mursin. Ushtria kishte dhene ultimatum 48-oresh per Mursin, por ai nuk ka pranuar ta dorezoje pushtetin ne duart e forcat ushtarake. Ne çastet e fundit ai ka pranuar kompromise duke e ftuar opoziten laike qe te formonte nje qeveri te unitetit kombetar, por ajo ka refuzuar dhe ka vazhduar protestat e dhunshme, duke e sjelle vendin ne nje situate te tille qe me gjase Egjipti do ta paguaje shtrenjte. Ushtria ka arrestuar, ne menyre arbitrare, presidentin Mursi dhe perkrahesit e tij.[1] Ushtria do te duhej te nderhynte ne mbeshtetje te legjitimitetit demokratik dhe jo ta pezullonte ate, dhe as t’i arrestonte ata qe kishin ardhur ne pushtet permes votes se lire.. Pra kemi thyerjen e parimeve te demokracise te pare nga te dy kendveshtrimet, se pari populli qe e zgjodhi presidentin ka te drejten e fjales dhe shprehjes se pakenaqesise ndaj tij duke patur keshtu te drejte te protestoje kunder tij, nga ana tjter largimi i ketij presidenti me nderhyrjen ushtarake dhe arrestimi i tij jane gjithashtu ne kundershtim me parimet demokratike pasi ai nuk akuzohej per asnje krim. Brenda ketij vleresimi te gabuar kemi situaten e perkeqesuar ne Egjipt, por pavaresisht nga kjo popujt ne pervojat demokratike nuk njohin ndonje mekanizem tjeter perveç votimit dhe votes, permes se cilave vihet ne pushtet. Kjo pervoje nuk mund te fshihet me nderhyrjeje ushtarake e cila çon ne shkaterrim, perplasje dhe destabilitet.Pra kjo eshte nje sfide e madhe per parimet dhe demokracine ne vetvete per te percaktuar te drejten dhe gjetjen e zgjidhjes permes rrugeve demokratike dhe ne rast revoltash.
Nje rast tjeter qe perben shembull per sfidat e demokracise eshte rasti i demokracise ne Bolivi. Me ardhjen e presidentit Evo Morales nga zgjedhjet ne 2005 ku ai u zgjodh me 54% te votave.[2] Ky vend eshte ne fazat e ndertimit te demokracise dhe per kete arsye ka te perqendruar aty dhe vemndjen e demokracive te konsoliduara, si te Gjermanise apo ShBA.Me ardhjen e presidentit Morales shume politika po ndryshonin, madje ato ishin kontradiktore me qellimin per evoluimin e demokracise, kjo e terhoqi me teper vemndjen e nderkombetareve.
Qe pas zgjedhjeve te 2005 procesi kushtetues eshte shoqeruar me parregullsi dhe veprime jo te drejta, qofshin ato ekonomike apo dhe vendime qe prekin autonomine e institucioneve. Vec ketyre elementeve te brendshem nderhyrja e nderkombetareve, sidomos e SHBA, u pa si kercenim nga ana e Morales duke quajtur presidentin Bush terrorist dhe duke refuzuar perkrahjen. Kjo situate beri qe marredheniet e saj te tensionoheshin, pasi nderhyrja e nderkombetareve ishte vetem me qellimin per konsolidimin e demokracise dhe jo nje kercenim per Bolivine. Pra nga ky shembull mund te kuptojme qarte sfiden e demokracive te konsoliduara kundrejt atyre qe nuk jane konsoliduar akoma.
Demokracia e pakonsoliduar VS demokracia e konsoliduar
Rasti i Shqiperise
Duke pasur parasysh vendet e ndryshme post-komuniste apo socialiste, pak vjet pas viteve 80′ dhe 90′ ka ende dyshime nese keto vende akoma nuk kane arritur qe demokracine ta fusin thelle ne rrenjet e kombit te tyre dhe njekohesisht t’ia bejne imazhin vetes para te tjereve se ne te vertete demokracia tashme ne keto shtete te reja po ecen ne ritmin e zhvillimeve normale. Vihet ne dyshim akoma me shume ekzistenca e demokracise brenda vendeve qe kane vuajtur shume gjate nga komunizmi sepse imazhi qe kane ndertuar ato ne siperfaqe tregon qarte se demokracia brenda tyre ende nuk ka gjetur vend per t’u mbjelle, sepse sistemi qe keto vende po aplikojne, u ngjason me shume atyre autoritare dhe orientaliste.
Prandaj, ne kuader te kesaj, demokracia dhe zhvillimi i saj ne keto vende do te testoje se a do te mund qe te ece me impulse normale dhe te sigurta drejt proceseve te demokratizimit te ketyre vendeve dhe se a do te mund tё mbeten te afta qe nё tё ardhmen te behet funksionale, efektive si dhe me nje imazh te paster te demokracise moderne. E ardhmja e demokracise ne keto vende, si Kosova, pastaj Serbia, Bosnja, Maqedonia etj., pare nga sfondi i kushteve dhe raporteve te tanishme do tё varet kryekeput nga nje refleksion dhe imazh qe ata do t’i bejne vetes, duke lene hapesire me shume qe demokracia te ze vend brenda gjithe kapilareve te sistemit te tyre shteteror-politik e kombetar.
Qellimi i ketyre vendeve te reja te dala nga diktaturat dhe sistemet post-komunsite dhe socialiste eshte qe te mos merren me me iluzione politike dhe as duke çuar ne mendje joshjet totalitare dhe barbare te shekujve qe lame pas, por te marrin seriozisht parimet e demokracise dhe ndertimin e ardhmerise se perbashket te tyre drejt proceseve te integrimit ne sistemin e vlerave te Unionit Evropian. Shqiperia, si nje nga vendet e fundit qe iu bashkengjit vales se demokratizimit te viteve 90’ eshte perpjekur te konsolidoje nje sistem te saj vlerash te mbeshtetur ne sistemin e demokracise liberale duke perqafuar shtyllat kryesore te tij siç jane zgjedhjet e lira, lirite dhe te drejtat e njeriut dhe zhvillimi i iniciatives se lire private dhe asaj te tregut. Nga te gjitha keto vlera , ajo qe ka shkaktuar gjithmone nje tension politik ne vend eshte zhvillimi zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Kjo gje nuk ka ardhur vetem nga vullneti i dobet i paleve per te zhvilluar zgjedhje te lira ashtu si eshte deshmuar prej kohesh ne raportet dhe rekomandimet e OSBE dhe ODIR-it per ti permiresuar pasi i kane certifikuar ato, por dhe ne kulturen e dobet demokratike te Shqiperise ne kete drejtim. Perpara se te zhvilloheshin zgjedhjet e para pluraliste ne vend ne 1992, te vetmet zgjedhje te lira ishin zhvilluar qe ne vitin e larget 1923. Gjithsesi edhe pse kalimi i Shqiperise nga nje vend totalitar ne nje vend te lire dhe demokratik ka kaluar permes nje procesi te veshtire qe ka demtuar shume rende imazhin e vendit, eshte pranuar gjeresisht nga partneret tane nderkombetare se Shqiperia ne keto 20 vjet tranzicioni politik ka arritur nje progres te pranueshem demokratik per tu pranuar ne institucionin euro-atlantik si eshte NATO dhe per tu anetaresuar brenda kesaj dekade ne Bashkimin Evropian.
Ne gjithe kete rrugetim te Shqiperise drejt integrimit te saj te plote ne familjen evropiane asnjehere nuk eshte vene ne dyshim sistemi i demokracise liberale, institucionet apo dhe vlerat e tij. Madje Shqiperia eshte vendi qe nuk ka pasur asnje dhe nje reagim negativ ndaj reformave dhe integrimit te vendit ne institucionet Euro-Atlantike si ka pasur ne vende te tjera te Evropes Lindore.Mirepo kjo konsistence ndaj demokracise liberale si e vetmja “loje ne qytet” po te perifrazojme fjalet e nje politologu tjeter te njohur Lijphart, rrezikon sot te humbase dhe te krijoje precedente te rrezikshem per te ardhmen.
Te gjitha vendet e rajonit qe e kane respektuar lojen e demokracise, me zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, respektimin e institucioneve dhe tolerancen zero ndaj korrupsionit sot jane anetare te Bashkimit Evropian dhe diplomate dhe politikane te tyre dergohen per te negociuar krizen e sotme ne Shqiperi. Ashtu si me te drejte e kane permendur shume here dhe shume analiste politik qe merren me Shqiperine, bie dakort qe ne nuk kemi se ç’shpikje apo model te ri te perpiqemi te gjejme per te qene te suksesshem ne ndertimin e demokracise liberale dhe respektimit te shtetit ligjor perderisa modelet jane te gatshme dhe nuk na duhet gje tjeter veçse kuraje dhe vullnet per ti ndjekur keto modele.Hapi i pare ne kete drejtim mund te hidhet duke u ndertuar besimin e ndersjelle midis paleve me perjashtimin e gjuhes se drunjte te urrejtjes dhe pranimit ne parim se asnjera pale nuk eshte kunder integrimit te vendit. Po keshtu nje vemendje e veçante i duhet kushtuar mposhtjes se kultures se vjeter te denigrimit te kundershtarit dhe perjashtimit te alternatives se dialogut si reminishenca te kultures vetizocionaliste qe per shekuj me radhe ka lulezuar mes shoqerise shqiptare.
Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...