Llojet e ndryshme te imperializmit
 Per ti studiuar ato eshte me mire qe me pare te shohim situatat qe  favorizojne politikat imperialiste dhe qe me kushtet objektive dhe subjektive te  nevojshme per nje politike te jashtme aktive do te prodhojne ne menyre thuajse  te paevitueshme imperializmin.
 Tre shtysat e imperializmit
 1. Lufta fitimtare 2. Lufta e humbur 3. Dobesia
 1. Lufta fitimtare
 Kur nje vend perfshihet ne lufte me nje vend tjeter mundesia me e madhe eshte  qe vendi i cili parashikon fitore do te ndjeke nje politike e cila kerkon  ndryshim te perhershem te raportit te pushtetit me armikun e mundur. Psh  Traktati i Versajes ne fund te Luftes se Pare Boterore. Ky qendrim ose kjo  politike eshte imperialiste, sepse perpiqet te zevendesoje status-quo-ne e para  luftes, kur fuqi afersisht te barabarta apo te pakten jo teresisht te  pabarabarta i kundershtojne njera tjetren me nje status-quo ku fituesi behet  padron i perhershem i te mundurit.
 2. Lufta e humbur
 Statusi i nenshtrimit mundet lehtesisht te provokoje tek i munduri deshiren  per te permbysur balancen kunder fituesit, per te permbysur status-quo-ne e  krijuar nga fitorja dhe per te kembyer vendet me fituesin ne hierarkine e  pushtetit. Nese ai nuk do te shkaterrohet pergjithmone ose te bindet per kauzen  e fituesit, i munduri do te kerkoje te rifitoje ate qe ai ka humbur dhe nese  eshte e mundur te fitoje dhe pak me shume. Psh Politika e jashtme gjermane nga  viti 1919-te deri me 1935-en. Dhe pse vepronte ne dukje brenda kuadrit te  status-quose fshehtas pergatitej per permbysjen e saj.
 3.Dobesia 
 Nje tjeter situate e cila favorizon politikat imperialiste eshte ekzistenca e  shteteve te dobet apo hapesirave politike te zbrazeta qe jane terheqese dhe qe  mund te arrihen nga nje shtet i forte. Psh Imperializmi kolonial, i Napoleon  Bonapartit apo i Adolf Hitlerit gjate Luftes se Dyte Boterore.
 Tre qellimet e imperializmit jane:
 1. Perandoria boterore; 2. Perandoria kontinentale; 3. Sundimi lokal
 1. Perandoria boterore
 Shembuj te ketij imperializmi te pakufizuar jane politikat ekspansioniste te  Aleksandrit te Madh, Romes, Arabeve ne shekujt e VII dhe te VIII, Napoleonit,  Hitlerit etj. Te gjithe keta kane te perbashket nje shtyse drejt ekspansionit qe  nuk njeh kufij racionale, ushqehet ne sukseset e veta dhe nese nuk ndalet nga  ndonje fuqi superiore me te do te vashdoje te kerkoje te pushtoje deri gjithe  boten.
 2. Perandoria kontinentale
 Ky lloj imperializmi duket me qarte ne politikat e fuqive europiane per te  arritur pozite sunduese ne kontinentin europian. Shembuj jane Luigji i XIV,  Napoleoni i III-te dhe Vilhelmi i II-te, pjesemarresit ne Lufterat ballkanike te  viteve 1912-1913 qe aspironin per hegjemoni ne ballkan apo Benito Musolini qe u  perpoq ta shnderronte Detin Mesdhe ne nje “liqen Italian”.
 3. Sundimi lokal
 Ky model i imperializmit gjendet ne politikat monarkiste te shekullit te  XVIII-te dhe XIX-te si psh tek Luigji i XV-te, Maria Tereza, Katerina e II-te,  apo Bismarku i cili konsiderohet si mjeshtri i kesaj metode.
 Dallimi mes ketyre tre politikave imperialiste mund te shpaloset fare qarte  ne pikesynimet qe kishin psh:
 Bismarku – sundimi lokal – I cili kishte per qellim te sundonte ne Europen  qendrore
 Vilhelmi i II – sundimi kontinental – I cili kishte per qellim te sundonte ne  te gjithe Europen.
 Hitleri – i pakufizuar, boteror – I cili kishte per qellim te sundonte ne  gjithe boten
 Tri metodat e imperializmit
 Imperializmi ushtarak
Imperializmi ekonomik
Imperializmi kulturor
 Imperializmi ushtarak
 Forma me e dukshme me e vjeter dhe njekohesisht me vulgarja e imperializmit  eshte pushtimi ushtarak. Perparesia e kesaj metode nga pikepamja e kombit  imperialist qendron ne faktin se raporti i ri i pushtetit qe krijohet nga  pushtimi ushtarak mundet si rregull te ndryshohet vetem me nje lufte tjeter te  nisur nga vendi i mundur. Vendi qe fillon luften per qellime imperialiste:
 1. Mund te fitoje perandori dhe ta mbaje ate siç beri Roma.
 2. Mund ta fitoje ate dhe ne proçesin e perpjekjeve per te fituar akoma me  shume mund ta humbase si ne rastin e Napoleonit.
 3. Mund ta fitoje ta humbase me vone dhe te bjere viktime e imperializmit te  te tjereve si ne rastin e Gjermanise nacional-socialiste dhe te Japonise.
 Imperializmi ekonomik
 Ky imperializem eshte me pak imponues dhe pergjithesisht me pak efektiv se sa  varianti ushtarak dhe si metode racionale e arritjes se pushtetit eshte produkt  i koherave moderne. Shembulli i dukshem modern eshte ajo qe quhet “diplomacia e  dollarit”
 Imperializmi kulturor
 Kjo forme imperializmi nuk synon pushtimin e territorit apo kontrollin e  jetes ekonomike por pushtimin dhe kontrollin e mendjes se njerezve si instrument  per ndryshimin e raporteve te pushteteve mes dy vendeve. Imperializmi kulturor  ne pergjithesi nuk arrin nje fitore aq te plote sa ti beje metodat e tjera te  imperializmit te panevojshme. Ështe tipik per kohet moderne dhe luan nje rol  plotesues per metodat e tjera. Ai e zbut armikun pergatit terrenin per pushtim  ushtarak dhe depertim ekonomik. Psh eshte konsideruar se armata e peste e  ushtrise hitleriane-ishte propaganda me te cilen u indoktrinua jo vetem ushtria  por i gjithe kombi gjerman.
 Konflikti nderkombetar
 Prej njerezve te luftes kerkoni perfundimin …jo shkakun…
 Seneka 2000 vjet me pare
 Shkaqet e lufterave
 Konflikti mund te perkufizohet si nje ndryshim ne perfundimet e arritura te  parapelqyera te nje rrethane perpjekjesh per marreveshje. Konfliktet  nderkombetare do te ekzistojne gjithnje i drejte apo i padrejte perfundimi i  arritur i procesit te perpjekjeve per marreveshje eshte zgjidhja e konfliktit te  veçante. Menyrat me pershkruese te perkrahura nga historianet kane prirje te  perqendrohen ne menyre te ngushte mbi shkaqet e veçanta te drejtperdrejta te  shperthimit te luftes te cilat ndryshojne per luftera te ndryshme. Psh Lufta e  Pare Boterore, klasifikohen shkaqe te ndyshme te cilat sollen shperthimin e  ketij konflikti.
 Teorite mbi luften
 Lufterat nuk kane nje shkak te vetem ose te thjeshte.
 Ka shkaqe te domosdoshme dhe shkaqe te mjaftueshme.
 Menyre per organizmin e teorive te luftes mund te sherbejne kater nivelet e  analizes ne marrdheniet nderkombetare, te cilat jane: Niveli individual, Niveli  i brendshem, Niveli ndershteteror, Niveli boteror
 Gjashte llojet kryesore te konflikteve nderkombetare jane:
 1. grindjet territoriale
 2. konflikt per kontrollin mbi qeverine kombetare
 3. konflikte ekonomike
 4. konflikte etnike
 5. konflikte fetare
 6. konflikte ideologjike
 Menyrat e ndikimit
 Konfliktet zgjidhen kur nje proçes perpjekjesh per marreveshje i hapur ose i  nenkuptuar arrin ne nje perfundim te pranueshem per te dyja palet. Te pranueshem  nuk do te thote se te dyja palet jane te lumtura ose se perfundimi i arritur  eshte i drejte, por vetem se asnjera pale nuk mendon se do t`ia vlente mundimi  te ndryshoje kete perfundim. Lufta dhe veprimet e tjera te dhunshme qe ndermeren  ne konfliktet nderkombetare synojne qe te zgjidhin konfliktin ne kushte te mira  nepermjet nxitjes se dhunes si forme negative ndikimi. Shtetet kane mundesi edhe  per perdorimin e mjeteve te tjera te ndikimit dhe te strategjive te tjera, te  cilat shpesh veprojne me mire se sa lufta per zgjidhjen e konflikteve. Lufta  mund te perkufizohet si: Nje dhune e qendrueshme ndermjet grupeve, ne te cilen  forca ushtarake shteterore marrin pjese te pakten me njeren pale, e ne rastin e  lufterave ndershteterore ato marin pjese me te dy palet, kurse ne rastin e  lufterave qytetare marrin pjese vetem me njeren pale.
 Llojet e lufterave
 * lufta hegjemoniste
 * lufta totale
 * lufta e kufizuar
 * lufta nderqytetare
 * lufta guerrile
 1. Lufta hegjemoniste
 Ështe lufta per vendosjen e kontrollit mbi te gjithe rendin boteror,  rregullat e sistemit nderkombetar ne teresi, perfshire rolin e hegjemonise  boterore. ndryshe ky grup lufterash njihet si lufte boterore, lufte globale,  lufte e pergjithshme ose lufte per sistemin.
 2. Lufta totale
 Lufta qe zhvillon nje shtet per te mundur e pushtuar nje shtet tjeter.  Qellimi i saj eshte te arrije kryeqytetin e ta detyroje qeverine te dorezohet e  cila me pas mund te zeeendesohet me njeren prej atyre qe do te zgjedhe fituesi.  Ne raste te rralla fituesi mund ta bashkoje shtetin humbes me shtetin e tij  ashtu siç u mundua te beje Iraku me Kuvajtin. Ne kete lufte e tere shoqeria  mobilizohet per lufte dhe e tere shoqeria e armikut veshtrohet si objektiv i  ligjshem per tu goditur.
 3. Lufta e kufizuar
 Perfshin veprimet ushtarake qe kryhen per te arritur disa objektiva pa synyar  kapitullimin e pushtimin e armikut. Psh lufta e udhehequr nga Sh.B.A kunder  Irakut ne vitin 1991. Sh.B.A e mori Kuvajtin por nuk vashdoi drejt Bagdatit per  te rrezuar qeverine e Sadam Huseinit. Sulmet jane luftera te kufizuara te cilat  perbehen prej nje veprimi afatshkurter te vetem, prej nje bombardimi ose sulmi  te shpejte nepermjet tokes.
 4. Lufta nderqytetare
 Ka te beje me lufterat ndermjet fraksioneve brenda nje shteti qe mundohet te  krijoje ose te mos lejoje nje qeveri te re per te gjithe shtetin ose per nje  pjese te territorit te tij. Synimi mund te jete ndryshimi i tere sistemit te  qeverisjes vetem per te zevendesuar njerezit qe bejne pjese ne te ose per te  shkeputur nje rajon si shtet me vete.
 5. Lufta guerrile
 Kjo perfshin disa lloje lufterash nderqytetare dhe eshte lufte pa vija  fronti. Forca te parregullta ushtarake veprojne ne mesin e popullsise qytetare  dhe shpesh fshihen ose mbrohen prej kesaj popullsie. Ne luften guerrile pa nje  vije fronti te qarte nje pjese e madhe e territorit nuk i perket ne zoterim  asnjeres pale, te dyja palet ushtrojne ndikim ushtarak mbi te njejtet vende e ne  te njejten kohe dhe kjo i ben keto luftera jashtezakonisht te dhimbshme per  qytetaret
 Terrorizmi sfide e kohes, ndikimet e tij ne mjedisin e sigurimit
 Me 11 Shtator 2001 pjesetare te organizatave terroriste Al Kaeda moren nen  kontroll kater aeroplane transporti. Ata vazhduan fluturimet, 2 prej tyre ne  Qendren Boterore Tregtare dhe i treti ne Pentagon. Avioni i katert ne fushat e  Pensilvanise, pasi pasagjeret heroikisht u perpoqen te fitojne kontroll mbi  terroristet. Afersisht 3000 te pafajshem ngelen te vrare ne kete sulm, i cili  shkaktoi nje humbje financiare ne biliona dollare.Bota pa me syte e saj sesi  fenomeni i terrorizmit u shfaq me tere dhunen dhe ekstremitetin e vet, kriminal.  Kjo dhune e pashembullt dhe me kriminalja ne 136 vitet e fundit te sistemit  shteteror amerikan ka angazhuar studiues, politologe, sociologe e ushtaraket me  ne ze te botes demokratike per analizen, shqyrtimin, vleresimin real te  terrorizmit dhe veçanerisht, te luftes per perballimin dhe mposhtjen e tij.
 Deri tani kjo lloj veprimtarie ishte me shume nje metode e aplikuar ne  lufterat me intensitet te ulet, veçse tani ka marre forma e permasa te  tjera.Kane kaluar disa vite nga sulmi terrorist ne truallin e amarikaneve. Ne  pergjigje te tyre SHBA dhe Anglia pas afro nje muaj (7 tetor) sulmoi me aviacion  forcat terroriste te Alkaedes, te vendosura ne Afganistan. Vijohet me operacione  tokesore te cilet i`u bashkuan dhe shtete te tjera kualicionit antiterror.  Megjithese nje largesi kohore minimale, eshte e mundshme qe larg emocioneve te  pervijohet nje analize per kete ngjarje makaber. Te pakten çdo studiues i  vemendshem mund te shmange frymen pesimiste qe i merr problemet te nderlikuara  dhe me mundesi te pakta zgjidhjeje, frymen optimiste, qe njeh gjithe  problematiken roze, e te orintohet drejt shikimit realist te problemeve, si nje  moto objektive qe na mundeson nderrmarja e pranueshme per opinionin shoqeror e  shkencor, mbi te gjitha garantimin e sigurimin e jetes se njerezve.
 Sulmet terroriste te 11 Shtatorit ne menyre te padiskutueshme krijuan nje ere  te re ne çeshtjet nderkombetare te sigurise. Megjithese terrorizmi ka qene nje  tipar prominent (i dukshem) i kushteve globale per pjesen me te madhe te gjysmes  se dyte te shekullit te kaluar, keto operacione (sulmet e 11 Shtatorit) ishin te  ndryshme nga ana sasiore dhe cilesore nga ato te se kaluares. Ato perfshine nje  planifikim te sofistikuar dhe afatgjate nga nje grup qe kaperceu kufijte  nacionale dhe qe veproi brenda shume vendeve. Edhe pse flitet per nje “fanatizem  te verber”, mendojme se objekti dhe mjetet me te cilat u realizua sulmi ruajne  vazhdimisht racionalitetin dhe aktualitetin e tyre. Kjo perben nje arsye me  shume per te analizuar terrorizmin, logjiken e praktikat e pergatitjes se tij,  mjetet e sulmit, per arsenalet dhe armet e perdorura, per realizimin e tij,  objektet e sulmuara, sfidat dhe ndikimet e tij ne mjedisin e sigurimit.
 Kercenimi mbareboteror.
 Terrorizmi nuk ka qene i njohur ne fjalorin e kriminalistikes. Ai hyri vone  dhe mori permasa te frikshme. Qe nga akti terrorist palestinez, i rrembimit te  avionit izraelit (1968) ky lloj krimi erdhi duke u zgjeruar dhe sofistikuar aq  sa u be kercenimi me i madh ne mbare boten. Te nesermen e atentateve te bera ne  vitin 1998 kunder ambasadave ne Najrobi, (Kenia) dhe (Tanzani) qe i`u ngarkuan  Bin Ladenit, bota u be menjehere e ndergjegjshme, sepse kishte ndodhur nje forme  “emancipimi” nje rrjet i shperndare, jashtezakonisht i organizuar, qe kishte  baza ne mbare boten. E gjithe kjo lufte me viktima te pallogaritshme ne te  gjithe boten u finalizua ne qender te Amerikes. Deri atehere terrorizmi ishte  bere me bomba autobomba, rrembim avionesh e njerez kamikaz, qe hidhnin ne ere  autobuza apo supermarkete, etj. Vendet e goditura kane qene kryesisht Izraeli,  SHBA, Spanja, Irlanda, Anglia etj.
 Ajo qe ndodhi ne SHBA ishte e pallogaritshme dhe e paimagjinueshme. Sulmi  terrorist mbi kullat binjake ne Nju Jork tejkaloi fantazine me te shfrenuar te  hiperbolizuar dhe nga arti komercial te Hollivudit dhe e ktheu boten mbrapsht ne  periudhen e frikshme te Luftees se Ftohte. Shkalla e shkaterrimit si ne terma  njerezor ashtu edhe ne ato fizike, ishte shokuese. Fakti qe sulmet dhe pasojat e  tyre u transmetuan ne media ne menyre te drejtperdrejte, vetem sa renduan me tej  efektin e tyre psikologjik. Fakti qe 19 terroristet e perfshire drejtperdrejte  ne sulme i kryen ato me perpikmeri pavaresisht nga vdekja e tyre e sigurte, mund  te paraqese gjithashtu nje tjeter ane te tmerrshme te terrorizmit te shekullit  te 21-te – nje lloj terrorizmi qe duket qe do te jete jashtezakonisht i veshtire  per te perballuar me mjetet tradicionale. Kur kullat e Qendres Boterore te  Tregetise u shkaterruan nga terroristet dhe me shume se 3000 veta vdiqen, rane  gjithashtu edhe konceptet e vjetra te planizimit te mbrojtjes.
 Siç theksoi Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, mbrojtja e Shteteve te  Bashkuara nuk ishte parashikuar ne ate, qe te mbronte nje qytet amerikan nga nje  avion amerikan civil, i cili ishte ngritur nga nje aeroport brenda vendit. Ai  mund te kishte thene me te njejten vertetesi, qe nuk mund te “planifikosh” te  paimagjinueshmen. Sipas CIA-s, vetem nje organizate me nje qendrueshmeri te  tejskajshme e pajisur me burime njerezore, logjistike e financiare te  konsiderueshme dhe e mbeshtetur ne nje politike koherente, megjithese kriminale  mund te shkaktoje nje gje te tille. Ajo qe e shtoi me shume rrezikun eshte fakti  se atentati ne SHBA nuk mendohet se eshte llogaritur nga vete terroristet. Asnje  grup terrorist nuk do t’ia dilte mbane ne sulme si ai i 11 Shtatorit pa  pjesemarrjen aktive te nje ose disa shteteve, qeverive dhe sherbimeve sekrete  perkatese. “Matematika” dukej i ndonje sherbimi sekret te sofistikuar, ndersa  ata qe rrembyen avionet ishin vetem ekzekutuesit.
 Perse Amerika ?
 Analiza e klimes ne te cilen eshte lindur, rritur e pjekur fenomeni i  terrorizmit behet me i domosdoshem perpara rrenjeve te hershme te lindjes se  tij. Me kete problem jane marre dhe vijojne te shkruajne shume analiste dhe  politolog. Mund te veçcojme midis tyre Aleksandro Corneli, nje prej  specialisteve me te mire te terrorizmit. Keshtu, sipas tij maredheniet tregtare  e njerezore te pas Luftes se Dyte Boterore, si dhe ato te pas Luftes se Ftohte e  kane ndergjegjesuar njerezimin per problematiken me te cilen ai do te perballet  ne nje te ardhme jo te larget. Veç te tjerash, SHBA gjate shekullit te kaluar ka  qene vendi me i prirur drejt nderkombetarizimit te te gjitha marredhenieve  njerezore publike e private, qe gjithesesi nuk kane rrjedhur me zhvillim  linear.
 Mbarimi i Luftes se Ftohte dhe klima e marredhenieve nderkombetare, veç te  tjerash kane ekzpozuar tej mase SHBA ndaj rreziqeve te ndryshme si violine e  pare, e superfuqi, pike referimi e shprese per shumicen e popojve, por edhe  burim merish e urrejtjeje per nje kategori te caktuar njerezore. Per realizimin  e qellimeve te tyre terroriste, autoret kane shfrytezuar te gjitha mundesite e  lehtesimit qe krijon Perendimi per shkak te globalizimit te jetes shoqerore dhe  pranise se teknologjive shume te sofistikuara ne fushen e komunikimit, te cilat  e bejne te veshtire deshifrimin e kontakteve midis njerezve. Parimet ne  teknologji na japin sa shanse dritheruese ashtu dhe rreziqe munduese thote J.  Liberman. Ka ndikuar ketu dhe vetekenaqesia e amerikaneve, ne lidhje me  mentalitetin e tyre te te qenit superfuqi e padiskutueshme, e pacenueshme etj.  Kane qene pikerisht amerikanet nismetaret e pare te krijimit te organizmave te  tjere nderkombetare duke filluar me Lidhjen e Kombeve, OKB, e shume te tjere, te  cilet i kane kontribuar forcimit te marredhenieve midis shteteve, qeverive e  individeve.
 Si ne te kaluaren ashtu edhe ne kohen e sotme, amerikanet e kane paguar  shtrenjte terrorizmin, pasi kane sakrifikuar jete te shumta njerezore. Edhe  mbeshtetja ndaj shtetit te Izraelit, krijimi i te cilit ka qene nje nga vendimet  e spiktura per kohen, te nderrmara nga OKB i ka kushtuar jo pak SHBA. Shperberja  e Izraelit do te ishte per vete OKB nje disfate e pariparueshme, do te  shkaterrohej çdo ideal bashkepunimi midis shteteve, e drejte legjitime dhe e  pakontestueshme e tyre. Gjate periudhes nentor – dhjetor te vitit 1999, levizja  antiglobale qe u zhvillua ne Seatle te ShBA, terhoqi vemendjen e gjithe botes,  jo vetem per dhunen e ushtruar, por edhe per faktin se, Amerika ishte promotore  dhe baze e globalizmit. Qe nga ajo kohe, e deri ne ditet tona tensioni midis  perkrahesve dhe kundershtareve te globalizmit ne fushen e marredhenieve  nderkombetare e ndershteterore ka ardhur vazhdimisht duke u rritur, por çeshtja  amerikane ka nje histori me te vjeter se sa terrorizmi, e cila vlen te studjohet  me kujdes. Disa fakte kalimtare na bindin per kete. Se paku qe nga viti 1917,  kur Amerika hyri ne lufte perkrah fuqive te Antantes, midis Londres dhe  Uashingtonit u vendosen marredhenie speciale, te cilat nuk u prishen kurre. Pas  Luftes se Pare Boterore, marredheniet dypaleshe midis Gjermanise dhe SHBA kane  qene shume te mira dhe kane vazhduar te tilla. Edhe marredheniet SHBA e Italise  kane qene te mira, deri ne vendimarrjen e Musolinit per te hyre ne lufte kunder  Antantes.
 Ne harkun kohor midis dy lufterave boterore, marredheniet midis Frances e  SHBA-se kane njohur nje muaj mjalti te vertete, sidomos ne fushen e  marredhenieve artistiko kulturore. Marredheniet Amerikane Franceze filuan te  ftoheshin pas ardhjes ne pushtet De Golit edhe pse ky i fundit i dha mbeshtetje  te madh presidentit amerikan te asaj kohe Kennedy, per zgjidhjen e krizes se  Kubes dhe mendohet se u perkeqesuan tani se fundmi me nderhyrjen ne Irak. Edhe  midis Rusise bolshevike dhe SHBA kane ekzistuar marredhenie te mira, madje  amerikanet ishin te paret qe njohen regjimin e Leninit. Me Japonine ShBA i preu  marredheniet vetem pak kohe para sulmit ne Pearl Harbor. Marredheniet  Kino-Amerikane kane vazhduar normale, deri ne vitin 1949, ndersa ne harkun kohor  1949-1971 mbeten te ngrira per arsye politiko-diplomatike. Qe ne vitet njezet  SHBA shikohej me sy te mire nga bota Arabo Izraelite, per alternativen e tyre te  sundimit kolonial ne keto vende. Ne vitet e mevonshme SHBA vendosi  pikembeshtetjet e saj ne Iran, ne Arabine Saudite dhe me vone ne Egjypt, por ky  ekuiliber u prish pas deshtimit te nderrmarjes Franko Britanike, per çeshtjet e  pronesise se kanalit te Suezit ne vitin 1956. Perkeqesimi i imazhit, pavaresisht  nga mjetet e perdorura dhe rruga e ndjekur ne rrafshin diplomatik ne vende te  veçanta te kesaj zone, filloi me luften e Kipurit (Arabo-Izraelite) ne vitin  1973, ku mbeshtetja Amerikane ndaj Izraelit ishte shume evidente.
 Perfundimi i Luftes se Ftohte, shperberja e BRSS, ringjallja e Rusise, Lufta  e Gjirit Persik, çuan ne perfundimin se prania Amerikane ne rajonin e Lindjes se  Mesme ishte e patolerueshme. Strategjia shumevjeçare Europiane ka synuar te beje  te papranueshme aleancen Amerikano Izraelite, sidomos pas krizes se naftes te  vitit 1973 e ne vazhdim, per t’i hapur keshtu rrugen kompromiseve Europiane ne  vendet e rajonit te Lindjes se Mesme, perjashtuar Britanine e Madhe, e cila  llogaritet te furnizohet me naften e Detit te Veriut. Vendi ideal per te  zgjidhur problemet do te ishte Afganistani, i cili eshte vend i pazhvilluar dhe  me pak i varur nga perendimi. Per fatin e tij te mire, ai u pushtua dhe nga  Sovjetiket me 1979. Kjo eshte dhe zanafilla e luftes politiko-fetare me karakter  guerile nga e cila grupi Taleban nxori shume perfitime, ndoshta dhe per faktin  se, lideri Taleban Osama Bin Laden, kishte strategji te percaktuara qarte ne  mendjen e tij.
 Ne fillim te viteve ’90 zune fill sulmet terroriste ne Algjeri, ne Egjypt, ne  Bosnje, Filipine, ne disa ish republika te ish Bashkimit Sovjetik, perfshi edhe  Cecenine, me nje popullate te konsiderueshme myslymane. Ne te njejten menyre  eshte vepruar edhe ne rajonin Sinjang te Kines, ne France e gjetke, por edhe ne  SHBA ka pasur shfaqje te akteve terroriste si ai i vitit 1993 me autobomben e  shperthyer Ëorld Trade Center, per te mos rreshtur edhe disa vite me vone e me  ambasadat Amerikane ne Kenia dhe Tanzani. Me vone shenjestra e terroristeve u  korrigjua. Ne vijen e pare doli sulmi ne planin material dhe ate simbolik siç  eshte sulmi kunder SHBA dhe mbase edhe vendeve te tjera europiane. Talebanet  erdhen ne pushtet fale luftes fitimtare me Armaten e kuqe. Kjo fitore ishte edhe  rezultat i ndihmes amerikane e tranzituar nepermjet Pakistanit. Terroristet kane  shfrytezuar ne arritjen e qellimeve te tyre nje fare mosdurimi, urrejtje si dhe  vete kenaqesine Amerikane ne lidhje me mentalitetin e tyre te te qenit superfuqi  e padiskutueshme, e pacenueshme, pra numri nje ne bote. Demokracia ekonomike  amerikane perben nje kercenim serioz per sistemet e tjera ekonomikisht me te  dobeta, me pak krijuese dhe konservatore. Ky kercenim perben rrezik sidomos per  vendet islamike. Nen flamurin e luftes kunder Izraelit, kunder sionizimit,  kunder SHBA dhe imperializimit te tyre global, fshihet ne te vertete lufta e  vendosur kunder menyres se jeteses perendimore dhe asaj amerikane, perhapja e te  ciles do te vinte ne rrezik jeten shoqerore dhe pushtetin politik te vendeve te  tjera me te pazhvilluara.
 Ne keto pozita rreshtohen lideret fetare dhe ato politike Afgane, Irakene dhe  te disa vendeve islamike, te cilat duke shfrytezuar ndikimet e tyre tek masat e  gjera kane mundur ti manipulojne ato dhe ti bejne shantazh edhe Pakistanit,  Arabise Saudite etj. Sipas prof. Scoot Doran i Universitetit Princeton, studiues  per Lindjen e Mesme, sulmet e 11 Shtatorit kishin qellim realizimin e provokimit  nderkombetar ushtarak qe do ti jepte mundesi Alkaedes per ta shfrytezuar ne  interes te revolucionit te veçante. “Parashikimi” i Bin Ladenit, vijon Doran,  ishte portretizimi i Amerikes si “e keqe” qe perdor fuqine ushtarake si ai  personazhi i filmave vizatimore ne perpjekje per te vrare mizen me arme atomike.  Sipas ketij skenari myslymanet kudo ne bote do te zemeroheshin, do te shkaktohej  çarje midis shtetit dhe shoqerise ne Lindjen e Mesme, nga ku qeverite e  konsideruara pro perendimore mbyteshin ne detin e nje opinioni armiqesor. Siç  jeni deshmimtare, rrjedha e ngjarjeve nuk ndoqi “parashikimet” e Bin Ladenit.  Nderkohe eshte e njohur se “turmat e rruges” aq me fame ne boten arabe ishin  padyshim armiqesore ndaj luftes amerikane ne Irak, edhe nga fakti qe po behej  pak per zgjidhjen e problemit palestinez.
 Sfida me e madhe aktualisht eshte modernizimi i shoqerise islamike. Rrezik te  madh gjithashtu perben pushteti politik dhe ekonomik i perqendruar ne duart e  familjeve fetare, mbreterore, kryetaret e fiseve ne disa nga keto vende. Nje  dukuri e tille eshte shfaqur sidomos ne tridhjetevjeçarin e fundit, ku te  ardhurat e nxjerra nga nafta pas krizes se 1973 jane shumefishuar. Keto te  ardhura jane perdorur kryesisht per blerje armatimi, per realizim projektesh  faraonike, per ndertime luksoze per pushtetaret dhe kleriket e tyre (shembull  tipik perben Iraku).
 Nese do te punohej per infrastrukturen e ketyre vendeve do te beehej e mundur  lidhja e saj me sferen prodhuese e per rrjedhoje ngitja e nivelit socialekonomik  e kulturor te tyre. Grumbullimi i faktoreve te ndryshem ushtarak, politik,  diplomatik, fetar gjeopolitik, financiar etj eshte shkaku i sulmit te 11  Shtatorit. Por disa nga keta faktore nuk veprojne me. Nuk ekziston me Lufta e  Ftohte, Rusia nuk eshte me superfuqi, perkundrazi ajo ka nevoje per paqe e  siguri, per ti perdorur energjite dhe burimet e brendshme per zhvillimin  ekonomik. Vetem pak dite pas atentatit, Kina u pranua ne OBT (ORGANIZATA  BOTERORE E TREGTISË), delja e zeze e antiglobalizmit realizoi qellimin e saj  duke u integruar ne ekonomine boterore, rruge e nisur jo rastesisht ne vitin  1979, kur dolen rregullat e reja ne fushen e veprimtarise ekonomike. Vartesia e  vendeve te zhvilluara nga nafta e Lindjes se Mesme eshte zvogeluar ndjeshem  nderkohe qe ne zonat e tjera jane zbuluar burime te konsiderueshme  naftembajtese, shfrytezimi i te cilave sapo ka filluar. Edhe ne vendet islamike  kerkese kryesore eshte integrimi ekonomik boteror edhe ne kushtet e pakesimit te  te ardhurave nga nafta dhe gazi natyror.Vendet islamike tashme siç u vertetua ne  Afganistan, Irak etj jane, ndergjegjesuar se prapambetja ekonomike ka nxjerre ne  pah edhe problemet politike sidomos ate te pushtetit, pra se kush do te kete  lidershipin midis autoriteteve (fetare dhe civile). Ky problem kerkon nje  formulim te ri te shume rregullave shoqerore te marra nga Kurani. Qendresa ne  luftime, ne pune dhe ne jete dhe ne gjithe jeten shoqerore te botes islamike  kerkohet te riformulohen.
 Lufte e tipit te ri.
 Edhe pse terrorizmi ka qene vijimisht ne jeten shoqerore (mjafton te kujtojme  se OKB-ja per kete dukuri ka folur ketu e 30 vjet te shkuara), lufta kunder  terrorizmit nderkombetar eshte lufte e tipit te ri apo lufta e pare e shekullit  te XXI e quajti ate George Bush. Kjo eshte e tille jo vetem per shkak te demeve  materiale e sidomos viktimave ne njerez, por edhe per rrezen e veprimit te saj.  Mbi te gjitha ne kete lufte mungojne koordinatat strategjike dhe politike, mbi  te cilat jane luftuar dhe kryen konflikte per shekuj te tere”. Bashkesia  nderkombetare e njihte terrorizmin e shtetit, tani ajo perballej me terroriste  qe kishin shtene ne dore nje shtet. Ky eshte nje rrjet global qe nuk  perqendrohet ne nje territor te vetem. Ai nuk njeh kufij, mund te godase kudo  dhe kurdo dhe te zhduket si spekter. Ky terrorizem eshte sa frut i varferise se  pergjithshme, aq dhe i prapambetjes se pergjithshme dhe i fanatizmit, te cilat  tentojne nje ndeshje te forte ndaj modernizimit, teknologjise se zhvilluar dhe  komunikimit te masave. Ky sulm eshte nje sfide per sistemet e sigurise kombetare  ne çdo vend. Edhe vendi me potencialin me te madh te botes, jo vetem per  sigurine e vete, por edhe te vendeve te aleances perendimore e me gjere, mund te  kete pika te dobeta e te preket.
 Gjema e sherbimeve sekrete amerikane gjeti shtrat ne kompleksin e epersise qe  u jep sundimi i tyre teknologjik. Ky eshte shkaku fillestar i kesaj fatkeqesie  te papare. Per here te pare terrorizmi arriti ne nje nivel strategjik. Amerika  ka njohur luftra, thoshte Presidenti Bush, por gjate 136 viteve te kaluara ato  kane qene luftera ne toke te huaj, perveçse nje te diele ne vitin 1941. Amerika  ka njohur demtime nga luftrat, por jo ne qender te qytetit te madh ne nje  mengjes te kthjellet.
 Amerika ka njohur sulme te befasishme por asnjehere kunder mijera civileve.  Ne aspektin e llojit te luftes gjykohet se kjo eshte e llojit asimetrik, ku  njera pale ka epersi ne forca, mjete e burime ekonomike, epersi ne teknologji,  ne shtrirjen hapesinore, ndersa pala tjeter eshte inferiore ne te gjitha keto.  Ne kete lufte fitorja e para duhet te jete qe te tregohet e verteta. Dhe e  verteta eshte qe kjo lufte nuk do te jete si asnje lufte tjeter, ne te cilen  eshte shpallur kombi amerikan. Ne kete lufte misioni percaktoi koalicionin dhe  jo anasjelltas. Krahas operacionit ushtarak me perdorimin e teknikes se  sofistifikuar mori risi lufta elektronike. Uniformat e ketij konflikti,  paralajmeronte R.Ramseld, do te jene kostumet e bankiereve dhe thjeshtesia e  programuesve, po me aq siguri sa edhe uniformat e kamuflazhit per shkretetirat.  Kjo nuk eshte lufte kunder nje individi, nje grupi, nje feje apo nje vendi.  Kundershtari eshte nje rrjet global organizatash terroriste dhe e sponsoreve te  tyre shteterore. 
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
- 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
- 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
- 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
- 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
- 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
- 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...






 
 
 
 
.jpg) 
.jpg) 
 
 6:29:00 AM
6:29:00 AM




 
 
 
 
 
 
 
 
