Çfare jane sistemet elektorale?
 Zgjedhje vs Zgjidhje
 Perfaqesimi dhe teorite mbi te
 Zgjedhjet jane baza e çdo sistemi te qeverisjes demokratike. Sa me te lira  dhe te drejta te jene ato, aq me shume rritet mundesia e zgjedhesve per te  ushtruar presion te perfaqesuesit e tyre, pra rritet niveli i qeverisjes se  mire. Nje rol jo pak te vogel ne kete drejtim luan dhe sistemi zgjedhor qe  aplikohet ne nje vend.
 Nje sistem zgjedhor mund ta beje, por edhe ta zhbeje nje shtet!
 Çfare jane sistemet elektorale?
 Nder perkufizimet e shumta, ndoshta me i thjeshti dhe me i perdoruri eshte se  sistemi zgjedhor eshte nje teresi e metodave qe percaktojne “perkthimin”  (shnderrimin) e votave ne vende perfaqesuese. Duke qene se “sistemet zakonisht  jane shume te qendrueshme dhe u rezistojne ndryshimeve”, per te qene i  suksesshem, hartimi i sistemit zgjedhor duhet te jete nje proces tejet  analitik.
 Sipas Arend Lijphart, sistemi zgjedhor perfaqeson “nje teresi te rregullave  thelbesisht te pandryshueshme, ne baze te te cilave nje ose me shume zgjedhje te  njepasnjeshme zhvillohen ne nje vend demokratik”.
 Vitet ‘90 sollen ne Ballkan ndryshime relativisht te shpeshta te sistemeve  zgjedhore, me nje trend te pergjithshem te levizjes nga sistemet mazhoritare  drejt atyre proporcionale.
 Sipas Roth “rendesia e procesit zgjedhor qendron ne faktin se i ndihmon  qytetaret te realizojne te drejten e tyre per pjesemarrje ne qeverisje, duke  siguruar nje proces zgjedhor qe eshte me i lire dhe me efikas, dhe si i tille,  te beje te mundur nje pasqyrim me te drejte te deshirave te trupit zgjedhor, dhe  rrjedhimisht te permiresoje pretendimin e autoriteteve per legjitimitet”
 Pra sistemi zgjedhor :
 Ështe nje sistem ligjor qe mundeson ‘zgjedhje’ demokratike nga ana e  qytetareve.
 Sistemi zgjedhor i lejon votuesve te zgjedhin mes alternativave te ndryshme,  ne konkurimin mes subjekteve per funksione publike te ndryshme (per pushtet  qendror apo vendor).
 Ligji Elektoral (Kodi Zgjedhor) rregullon ne menyre me te hollesishme dhe te  plote menyren se si zgjidhen ne organet perfaqesuese kandidatet/perfaqesuesit e  subjekteve elektorale.
 Nder komponentet me kryesore te ketij sistemi jane: formula elektorale,  struktura zgjedhore dhe ndarja/magnituda zonale-territoriale.
 Tre jane sistemet kryesore: sistemi proporcional, sistemi mazhoritar dhe i  perzier.
 Zgjedhje vs Zgjidhje
 Edhe pse themi vazhdimisht qe zgjedhjet jane nje praktike demokratike,
 historia na tregon qe zgjedhje kane kryer dhe kryejne edhe vende,
 regjimet e te cileve nuk kane asnje lidhje me demokracine. Keshtu ka
 ndodhur ne Shqiperine e periudhes komuniste:
 Ne kushtetuten e vitit 1976, qe njihet si Kushtetuta e Republikes Popullore  te Shqiperise, neni 3 shprehet: “Partia e Punes e Shqiperise, pararoja e klases  punetore, eshte forca e vetme politike udheheqese e shtetit dhe e  shoqerise”.
 Nderkohe ne nenin 8 te po se njejtes Kushtetute thuhet: “Organet perfaqesuese  zgjidhen nga populli me votim te pergjithshem, te barabarte, te drejtperdrejte  dhe te fshehte”.
 A nuk eshte paradoksale te flitet per zgjedhje ne nje sistem uni-partiak? Ne  nje rast te tille zgjedhjet nuk kane me kuptimin e tyre klasik, pra te zgjedhesh  mes disa alternativave, por nje kuptim tejet te reduktuar dhe autoritarist, te  pohosh per te vetmen zgjidhje.
 Perfaqesimi dhe teorite mbi te
 Zgjedhjet konsiderohen si zemra e procesit politik. Zgjedhjet shihen si  demokracia ne praktike dhe asnje pyetje nuk eshte me e rendesishme ne shkence  politike sesa “a i zgjedhim politikanet qe na qeverisin dhe sipas cilave  rregulla behen keto zgjedhje”?
 Kush duhet te perfaqesohet?
 Deri vone, ne praktike, te drejten per tu perfaqesuar e kishin vetem meshkuj  me pronesi dhe nivel edukimi te caktuar.
 Ështe e drejte kjo apo perfaqesimi duhet te jete i drejte dhe i barazvlefshem  per te gjithe qytetaret pa asnje dallim?
 Pergjigja e kesaj erdhi me pranimin universal te barazise politike, te pakten  ne formen e zbatimit te se drejtes se votes universale dhe parimit “nje person  nje vote”. 
 - Teorite e perfaqesimit
 Modeli i te besuarve –
 I besuari eshte nje person te cilit i eshte dhene pergjegjesia zyrtare e  perfaqesimit te prones apo biznesit te dikujt.
 Edmund Bruke eshte nje nga teoricienet qe mbeshtesin teorine e perfaqesimit  si besim. Sipas Bruke-s, esenca e perfaqesimit eshte t’i sherbej elektoratit  duke ushtruar “gjykimin e pjekur” dhe “ndergjegjen e ndriçuar”. Pra, sipas  Bruke-s, perfaqesimi eshte detyre morale: ata qe kane fatin te jene te shkolluar  dhe me aftesi te nevojshme per te vepruar, duhet te bejne te mundur mbrojtjen  dhe perfaqesimin e atyre qe nuk jane me aq fat sa ata.
 Ky kuptim i perfaqesimit ka nota te theksuara elitiste, pasi e ve theksin te  ideja se kur zgjidhen, politikanet duhet te veprojne sic gjykojne me mire dhe me  drejte, pasi, masa qe i ka votuar, sipas kesaj teorie, eshte e paafte te mbroj  interesat e veta.
 Nje teori e ngjashme u themelua dhe nga Xhon Stuart Mill, i cili hodhi bazat  e teorise liberale te perfaqesimit. Sipas Mill, edhe pse te gjithe individet  kane te drejte te perfaqesohen, jo te gjitha opinionet politike kane vlere te  barabarte.
 Per kete arsye, Mill propozoi votimin me shumice, sipas te cili ata me  diploma universitare kishin te drejten e kater apo pese votave, ata qe zoterojne  pozicione profesionale kishin dy apo tre vota, dhe punetoret e thjeshte vetem  nje vote.
 Gjithashtu, Mill-i i qendronte mendimit sipas te cilit zgjedhesit duhet te  zgjidhnin nje njeri mjaft te zotin per te punuar ne emer te tyre dhe jo nje  perfaqesues qe reflektonte kendveshtrimet dhe qendrimet e tyre.
 Modeli i te besuarve kerkon politikane profesionist si perfaqesues, te cilet  vijne nga elita e shkolluar.
 Kritika:
 Ka nota te theksuara anti-demokratike.
 Nese politikanet duhet te veprojne sipas mendjes se tyre sepse publiku eshte  injorant, i pashkolluar dhe i çoroditur, atehere eshte gabim qe lejohet publiku  te votoj, sepse kjo injorance nenkupton paaftesi per te votuar drejte.
 Ështe e dyshimte lidhja mes shkollimit dhe perfaqesimit, edhe pse arsimimi  eshte nje vlere e shtuar, e cila ndihmon te kuptuarit e problemeve komplekse,  nuk mund te pranohet apriori qe edukimi i ndihmon politikanet te marrin vendime  te drejta dhe ne mbrojtje te popullit. Nuk ka asnje prove qe edukimi i pajis  politikanet me ndjenja altruiste, dhe u stimulon atyre ndjenjen e pergjegjesise  shoqerore.
 Thomas Paine (radikal-demokrat) i qendron mendimit se nese politikaneve u  lejohet te veprojne sipas gjykimeve te tyre personale, ata thjeshte do ta  perdorin poziten e fituar per t’i sherbyer interesave te ngushta vetjake.
 Modeli i delegimit
 Delegati eshte ai person qe zgjidhet per te vepruar ne vend te nje personi  tjeter nen udheheqjen, mbikqyrjen dhe duke zbatuar udhezimet e ketij te  fundit.
 Pra, delegati transmeton qendrimet e te tjereve qe e kane deleguar, duke  patur shume pak ose aspak hapesire per te vepruar sipas gjykimeve dhe  preferencave te veta. Shembulli me i mire eshte ai i ambasadorit, i cili  asnjehere nuk mund te flas dhe veproje sipas gjykimit te tij personal.
 Mbrojtesit e kesaj teorie perfaqesimi, mendojne se ne kete menyre,  perfaqesuesi do te jete sa me afer te jete e mundur me zgjedhesit. Kjo do te  realizohej nepermjet shkembimeve te shpeshta midis zgjedhesve dhe te zgjedhurve,  te cilet zgjidhen me mandate te shkurtra.
 I deleguari jep llogari para zgjedhesve dhe ka mandat detyrues, c’ka do te  thote qe mandati i hiqet lehtesisht.
 Kritika:
 Duke qene se perfaqesuesit jane te kushtezuar nga vullneti dhe interesi i  zgjedhesve te tyre, kjo çon ne ngushtesi mendimi dhe veprimi, c’ka mund te  derivoj konflikte mes dy paleve.
 Politikaneve delegat u kufizohet roli udheheqes dhe kompetencat drejtuese,  ata shnderrohen ne vegla te zgjedhesve.
 Duke qene se politikanet delegat, jane te detyruar te zbatojne vullnetin e  zgjedhesve, ata nuk jane ne gjendje te mobilizojne njerez pertej ketij  elektorati, me vizionet e tyre per te ardhmen e shoqerise ne pergjithesi.
 Modeli i mandatit
 Doktrina e mandatit nenkupton se nje parti duke fituar zgjedhjet fiton nje  mandat popullor, i cili e autorizon te zbatoj programin qe u prezantua gjate  fushates elektorale.
 Modeli i mandatit si forme perfaqesimi kerkon unitet dhe disipline partiake.  Ne kete menyre politikanet u sherbejne njerezve jo sipas “botekuptimit personal”  dhe as duke zbatuar kerkesat e drejteperdrejta te zgjedhesve, por duke treguar  besnikeri ndaj partise ku bejne pjese dhe programit te saj.
 Fuqia e mandatit qendron ne faktin se shpjegon pse duhen zgjedhjet dhe i  detyron politikanet te zbatojne ate platforme qe propozuan gjate fushates dhe  per te cilen u perzgjodhen.
 Kritika:
 Dyshohet nese njerezit votojne per politiken dhe programin e nje partie dhe  jo per arsye te tjera me te cekta. Votuesit nuk jane gjithnje te mire-informuar  dhe fushatat popmpoze elektorale mund t’i bindin te votojne per nje parti,  programi i te ciles ne fakt nuk u sherben interesave te tyre.
 Edhe nese njerezit votojne duke patur parasysh programin e partise, ata ka  shume mundesi te terhiqen nga disa pjese te axhendes se propozuar, por te mos  kene interes per pjeset e tjera. Ne kete rast dilema shtohet dhe sido qe te  zgjedh votuesi, partia per te cilen ai voton nuk e ploteson plotesisht vullnetin  e tij/saj.
 Votuesi jo gjithmon njihet me gjithe kursin politik te nje partie politike  gjate fushates zgjedhore, por vetem me ato dy-tre çeshtje qe perbejne orientimin  paresor te saj.
 Modeli i ngjashmerise
 Nje qeveri perfaqesuese duhet te jete nje mikro-kozmos i gjithe shoqerise,  duke qene e perbere nga anetare prej te gjithe grupeve dhe ndarjeve shoqerore  (klasa, gjini, besime, etni, grupmosha etj).
 Raporti i perfaqesimit politik me perberesit e shoqerise duhet te jete nje  raport i drejte.
 Ky model perfaqesimi qe prodhon kete lloj qeverie, apo klase politike  perfaqesuese, mbeshtetet nga socialistet dhe radikalet, te cilet besojne se  perfaqesimi i punetoreve, grave, minoriteteve etj, pra grupeve te  disavantazhuara dhe marxhinalizuara, eshte i nevojshem, pasi interesat e ketyre  grupeve gjithmone lihen pas dore nga perfaqesuesit e tjere.
 Ky model shpjegon se vetem nje pjesetar i nje grupi i cili ka perjetuar vete  eksperiencat dhe problemet e grupit eshte ne gjendje te perfaqesoj si duhet  interesat e ketij grupi.
 Kritika:
 Nese çdo perfaqesim behet sipas parimit qe perfaqesuesi duhet te jete pjese e  grupit qe perfaqeson, pra vetem nje grua te perfaqesoj grate, apo vetem nje  njeri me ngjyre te perfaqesoj njerezit me ngjyre, kjo do te sillte perçarje  sociale dhe konflikt mes grupeve, te cilet do ta shihnin kauzen e tyre me nje  sens te larte emocionaliteti.
 Nje qeveri mikro-kozmike, e perbere nga perfaqesues te te gjitha  shtresave/grupeve te shoqerise do te shfaqte dobesi te thella, ç’qeveri do te  kishim nese shumica e shoqerise shfaq shenja te thella injorance, mungese  arsimimi etj.?
 Kjo lloj perfaqesie mund te arrihet vetem nepermjet zbatimit te kushtezimeve  te medha. Partite politike do te duhej te percaktonin kuota per gjithcka, po  
 keshtu dhe elektoratit do te duhej te ndahej jo ne zona zgjedhore por ne
 klasa, gjini, raca etj
Popular Posts
- 
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
- 
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
- 
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
- 
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
- 
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
- 
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
- 
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
- 
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...






 
 
 
 
.jpg) 
.jpg) 
 
 6:33:00 AM
6:33:00 AM




 
 
 
 
 
 
 
 
