IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI EKONOMIK
VITI SHKOLLOR 2012/2013, SEMESTRI I IV-të
TEMA: Unidroit

Qëllimi :
}  Instituti ndërkombëtar për unifikimin e së drejtës private (Unidroit) është një organizatë e pavarur ndërqeveritare me seli ne Romë. Si qëllim të vetin e ka hulumtimin e mënyrave të harmonizimit dhe koordinimit të së drejtës private të shteteve ose grupeve të shteteve në mënyrë që ato t’i pranojnë gradualisht rregullat uniforme të së drejtës private.
Origjina :
}  Është themeluar në vitin 1926 si organ ndihmes i Ligës së Kombeve pas një kohe të funksionimit u shprënda për tu rithemeluar në vitin 1940 në bazë të një kontrate shumëpalëshe (multinacionale), statutit të Unidroit.
Anëtarsimi :
}  Anëtarsimi në Unidroit ështe I kufizuar dhe si parakusht për tu bërë anëtar duhet të pranohet statuti i këtij institucioni. Aktualisht Unidroit numëron 63 anëtarë të cilat janë nga pesë kontinente dhe përfaqesojnë nje shumëllojshmëri të sistemeve: ligjore, ekonomike, politike si dhe prejardhje të ndryshme kulturore.
Vendet anëtare :
}  ARGJENTINA,  AUSTRALIA,  AUSTRIA,  AMERIKA,  BELGJIKA, BRITANIA E MADHE, BOLIVIA, BRAZILI, BULGARIA, KANDA, KILI, KOLUMBIA, KROACIA, KUBA, QIPROJA, ҪEKIA, DANIMARKA, EGJIPTI, ESTONIA, FINLANDA, FRANCA, GJERMANIA,  GREQIA, VATIKANI, HUNGARIA, INDIA, INDONESIA, IRANI, IRAKU, IRLANDA, IZRAELI, ITALIA, JAPONIA, LATVIA, LITUANIA,  LUKSEMBURGU, MALTA, HOLANDA, NIKARAGUA, NIGERIA, NORVEGJIA, PAKISTANI, PARAGUAJI, POLONIA, PORTUGALIA, KOREA, SERBIA, ROMANIA, RUSIA, SAN MARINIO, ARABIA SAUDITE, SLOVAKIA, SLOVENIA, AFRIKA E JUGUT,  SPANJA, SUEDIA, ZVICRA, TUNIZIA, TURQIA, URUGUAJI, VENEZUELA.
Financimi :
}  Instituti financohet nga kontributet vjetore nga shtetet e saj anëtare të cilat janë të fiksuara nga Asambleja e Përgjithshme përveç një kontributi me bazë vjetore nga Qeveria Italiane .Kontribute shtesë mund të bëhen për arsye të financimit të projekteve ose aktiviteteve të veçanta.


Struktura :
}  Unidroit ka një strukturë të ndarë në tri nivele  I përbërë nga një Sekretariat, Keshill Drejtues dhe Asembleja  Përgjithshme.
}  Sekretariati është organi ekzekutiv përgjegjës I Unidroit për kryrjen e programit të punës nga dita në ditë .
}  Sekretariati drejtohet nga nje sekretar I përgjithshëm I cili emërohet nga Keshilli Drejtues  kurse ai është I asistuar nga një ekip ndërkombëtar të nënpunësve civilë.
}  Këshilli Drejtues mbikëqyrë të gjitha aspektet e politikës dhe mjeteve me te cilat do të përmbushen objektivat statusore të institutit dhe në veçanti  mënyrën se si Sekretariati kryen programin e punës të përpiluar nga këshilli.
}  Këshilli drejtues  përbëhet nga një anëtar I bordit nga Presidenti I institutit si dhe nga njëzet e pësë anëtar të zgjedhur si :gjykatës, akademikë dhe nënpunës civilë.
Asambleja e përgjithshme :
}  Asambleja e pergjithshme është organi vendimtar i Unidroit kjo asamble çdo vit voton buxhetin, çdo tri vite miraton programin e punës si dhe çdo pesë vite zgjedh Këshillin Drejtues.
}  Asambleja e përgjithshme është e përbërë nga një përfaqesues nga çdo anëtar, kurse kryesia e asamblesë mbahet në bazë të rradhës nga ambasadorët e shteteve  anëtare .
Gjuhët  :
}  Gjuhët zyrtare të Unidroit janë : anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht kurse si gjuhë të punës janë anglisht dhe frëngjisht.
Metodat e punës :
}  Puna brenda Unidroit ndahet në katër faza : faza preliminare, faza  e negociatave ndërqeveritare, faza e bashkpunimit me organizata e tjera ndërkombëtare si dhe rrjeti I korrespodentëve .
Unidroit:
}  Unidroit si një institut  mjaft I shquar botëror njëkohsisht posedon edhe biblotekën e saj që llogaritet si një nga qendrat e  dokumentacionit që ka të bëjë me unifikimin e së drejtës private . Kjo biblotekë përmban mbi 270000 tituj dhe 430 revista aktuale që mbulojnë një gamë të gjërë të vendeve dhe të degëve të ndryshme të ligjit privat.
}  Unidroit njëkohsisht bënë dhe publikime për punën e bërë gjëra që mund të shfletohen ne faqen e saj të internetit .
}  Unidroit organizon periodikisht kongrese, takime dhe seminare ndërkombëtare për të diskutuar aspektet aktuale të modernizimit dhe unifikimit të ligjit.
Të arriturat e Unidroit:
}  Konventa për një ligj uniform mbi formimin e kontratave për shitjen ndërkombëtare të mallrave  (Hagë -1964)
}  Konventa mbi një ligj uniform mbi shitjen ndërkombëtare te mallrave (Hagë-1964)
}  Konventa ndërkombëtare mbi kontratën e udhëtimit (Bruksel-1970)
}  Konventa për të siguruar një ligj uniform në formën e vullnetit ndërkombëtar (ëashington-1973)
}  Konventa mbi Agjencitë ne shitjen ndërkombëtare të mallrave (Gjenevë-1983)
}  Konventa mbi lizingun financiar (Otavë 1988)
}  Konventa mbi faktoringun ndërkombëtar (Otavë-1988)
}  Konventa mbi objektet kulturore të vjedhura ose të transportuara ileglisht (Romë-1995)
}  Konventa mbi paisjet mobile dhe protokolli ndaj konventës mbi qështje specifike në paisjet e avionëve (Cape Toën-2001)
}  Ligji mbi modelin e zbulimit (2002)
}  Protokolli I luksemburgut mbi interesat ndërkombëtare të paisjeve mobile (2007)
}  Ligji mbi modelin e lizingut (2008)
}  Konventa e vitit 2009 mbi rregullat substanciale për letrat me vlerë (2009)
}  Protokolli I konventës ndërkombëtare në pasurit mobile dhe qështjet specifike të pasurive hapsinore (2012)


Botimet e Unidroit :
}  Parimet e kontratave tregtare ndërkombëtare.
}  Udhëzues për marrëveshjet ndërkombëtare .
}  Parimet  e procedurës civile transnacionale.

Puna e Unidroit ka shërbyer edhe për themelimin e instrumenteve ndërkombëtare :
}  Unesco konventa për mbrojtjen e pasuris kulturore ne rastin e konflikteve të armatosura (1954)
}  Konventa europiane mbi themelim (1955)
}  Traktati I Beneluksit për sigurimin e detyrueshëm te automjeteve motorike (1955)
}  Konventa për transportuesit rrugor të mallrave ndërkombëtare (1956)

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels