IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



AMBJENTI I INVESTIMEVE
·       Ceshtjet per tu trajtuar :
1.1           Klasifikimi i investimeve
1.2           Klasifikimi i mjeteve financiare
1.3           Tregjet financiare dhe ekonomia
1.4           Procesi investues
1.5           Klientet e sistemit financiar
1.6           Ambjenti i pergjigjet kerkesave te klienteles
1.7           Tregjet dhe struktura e tyre
1.8           Prirjet aktuale te tregjeve.

Nje individ i cili eshte duke administruar ne menyre efektive situaten e tij financiare duhet te vendose sa te shpenzoje per konsumin e perditshem, sa per mallra afatgjate dhe sa te lere menjane per qellime te caktuara te ardhshme. Menyra se si ti perdore parate  e hequra menjane ka te beje me nje vendimarrje ne nje moment te dyte. Ai mund ti vendose ato ne depozite bankare, mund te nise nje biznes, mund te bleje pasuri te patundshme, te bleje letra me vlere si aksione, obligacione, bono thesari etj.
Edhe nje biznes i suksesshem interesohet per te gjetur alternativen me te mire te perdorimit te parave te hequra menjane. Ai mund te zgjeroje prodhimin duke blere makineri te reja, te nise nje aktivitete te ri,ose  te luaje ne tregun financiar.
Nuk perjashtohet nga keto mundesi edhe shteti, por ne shumicen e rasteve shteti ndodhet ne kushtet  e kerkeses se parave dhe jo te ofrimit te saj.
Ne te gjitha keto raste ne kemi te bejme me dy moment te rendesishme :
a)     Zoterimi i nje shume parash qe per momentin rezulton e tepert.
b)    Alternativat  e perdorimit te kesaj shume.
Kursimi eshte investimi numer nje – John Keynes
Pikerisht sakrifica e disa vlerave te tashme te sigurta, per vlera te ardhshme (ndoshta te pasigurta) perben investimin.
Investimi eshte procesi i angazhimit, i mobilizimit te parave apo i burimeve te tjera prodhuese  ne momentin aktual me shpresen dhe ne pritje te sigurimit te disa perfitimeve te supozuara ne te ardhmen.
Keto perfitime duhet te jene te tilla qe te kompesojne investitorin per :
a)     Kohezgjatjen e angazhimit te fondeve
b)    Normen e shpresuar te inflacionit
c)     Pasigurine e pagesave te ardhshme

Shembujt te investimeve ne praktike jane te shumte e te shumellojshem, por ne te gjitha rastet investitori tregeton nje sasi te caktuar parash sot per te realizuar nje sasi te ardheshme parash, qe shpresohet te jete me e larte.
Karakteristika  e  perbashket per te gjitha investimet pa perjashtim eshte : sakrifica nga investitori te dickaje me vlere te njohur ne momentin aktual, ne pritje te sigurimit te nje perfitimi me vlere te panjohur ne perspektive, si kompesim per sakrificen e bere.
1.1            Klasifikimi i investimeve

Investimet klasifikohen ne dy grupe te medha :
a)     investime reale dhe
b)    investime financiare.

Investimet reale jane ato qe kryhen per krijimin, modernizimin dhe zgjerimin e mjeteve fizike reale. Ketu futen : 
pasuri e paluajtshme : ndertesa, apartamente, qendra tregetare, rezidenca.
metale te cmuara : ar, argjendi.
gure te cmuar : diamante, rubine, zafire.
koleksione, : antikuare, monedha, libra te rralle.
te tjeram : lende djegese, mjete te tjera.
Pasuria reale e cdo ekonomie percaktohet nga kapaciteti prodhues i saj, pra nga vellimi i mallrave dhe sherbime qe mund t’u  siguroje ajo anetareve te saj. Nderkaq vete kapaciteti prodhues i ekonomise eshte funksion i mjeteve reale te saj si tokes, ndertesave, makinerive dhe potencialit human me njhourite qe zoteron ai.
 Investimet financiare paraqiten ne formen e letrave me vlere dhe i klasifikojme ne grupet  :
Direkte : aksion i zakonshem, autorizime, opsione.
Indirekte : fonde te perbashketa, fonde te pensionit, kompani te sigurimit te jetes.
Pretendimet e kreditoreve : llogarite e kursimit, letra tregtare, bono thesari, obligacione thesari, obligacione bashkie, obligacione te kompanive.
Aksioni i preferuar
Kontrata te ardhshme.
Ne dallim nga mjetet reale nuk perfaqesojne drejpersedrejti mireqenien e shoqerise. Mjetet financiare jane letra me vlere qe zoterohen nga individet dhe shprehin mireqenien e tyre. Ne menyre te terthorte ato ndikojne ne investimet ne mjete reale dhe ne mireqenien e shoqerise sepse nepermjet tyre grumbullohen fondet monetare perkohesisht te lira dhe investohen ne mjete reale. Kur mjetet reale gjenerojne te ardhura keto u shperndahen investitoreve ne perpjestim me mjetet financiare ose te letrave me vlere te emetuara nga kompania dhe te zoteruara nga secili investitor. Ne kete menyre vlera e mejteve financiare rrjedh dhe varet nga vlera e mjeteve reale ne te cilat jane materializuar ato.
Mjetet reale dhe financiare ndryshojne edhe nga menyra e paraqitjes se tyre ne bilanc. Mjetet reale paraqiten vetem ne aktiv te bilancit, ndersa mjetet financiare paraqiten ne te dyja anet. Pretendimi financiar i investitorit eshte mjet, ndersa emetimi i pretendimit nga ana e kompanise eshte detyrim i saj dhe qendron ne pasiv.
Nje dallim tjeter midis dy grupeve te medha te investimeve eshte edhe fakti qe mjetet financiare krijohen dhe likuidohen gjate rrjedhes se biznesit psh nese shlyhet nje borxh shuhet si pretendimi i kreditorit edhe detyrimi i debitorit.
Ndersa mjetet reale likuidohen ne momentin e daljes jashte perdorimit, per shkak te konsumit fizik apo shkaterrimit nga ndonje force madhore.
Ne tregjet e medha dhe te zhvilluara individet priren drejt investimit  te kursimeve  te tyre nepermjet investitoreve institucionale si psh fondet e pensionit, kompanite e sigurimit dhe fondet e investimit.

1.2            Klasifikimi i mjeteve financiare.

Mjeti financiar apo letra me vlere perfaqeson te drejtat legale per te marre te ardhurat e shpresuara ne te ardhmen sipas kushteve te percaktuara. Tiparet e nje letre me vlere jane :
a)     Njohja ligjore, dokumentat qe nuk i njeh ligji apo nuk jane konform kerkesave te legjislacionit ne fuqi nuk kane garanci ligjore.
b)    Perfitimi i te ardhurave sipas kushteve te shenuara. Per cdo mjet investitori duhet te dije si sillen karakteristikat rreth tij.
c)     Tregetueshmeria, letrat me vlere duhet te jene te tregtueshme pra te shiten dhe te blihen, ndryshe ato nuk do te ishin terheqese per shumicen e investitoreve.

Dallohen tre tipe te mjeteve financiare :

a)     letra me vlere  me te ardhura fikse: jane instrumenta te borxhit dhe sigurojne nje rrjedhe fikse te ardhurash ose nje rrjedhe te ardhurash qe percaktohet me nje formule specifike. Keshtu nje obligacion premton qe obligacionmbajtesi do te perfitoje nje shume te caktuar interesi cdo vit. Deri ne momentin ne te cilin borxhmarresi deklarohet i falimentuar pagesat ne keto lloj letrash me vlere jane fikse ose te percaktuara me formule. Prandaj ecuria e investimeve ne keto lloj letrash me vlere eshte e lidhur ngushte me gjendjen financiare te kompanive. Keto lloj letrash paraqiten me nje variacion te gjere te maturimit dhe kushteve te pageses.

b)    instrumentat e kapitalit neto te perfaqesuar nga aksionet e zakonshme jane tituj pronesie. Zoteruesve te aksioneve nuk u premtohet ndonje pagese e garantuar. Ata  perfitojne dividentet qe kompania siguron nga perdorimi  i mjeteve reale te saj. Investimet ne keto instrumenta jane me te riskueshme mbasi lidhen drejpersedrejti me ecurine e kompanise. Nese kompania ka ecuri te mire vlera e aksioneve ne treg do te rritet dhe e kunderta.


c)     derivatet financiare si opsionet apo kontratat e ardhshme sigurojne rezultate te cilat varen nga vlera e letrave me vlere ku ato mbeshteten. Kane gjetur nje perdorim te gjere ne treg gjithnje e me shume per faktin e transferimit te riskut ne palet pjesemarrese ne transaksion. Sot perdoren gjeresisht edhe per marrjen e pozicioneve spekulative ne treg.

1.3            Tregjet financiare dhe ekonomia

Mjetet financiare dhe tregjet ku ato tregetohen luajne nje rol te rendesishem ne ekonomite e zhvilluara. Ato  lejojne :

a) zhvendosjen e kohes se konsumit : disa individe ne shoqeri fitojne me shume te ardhura nga sa shpenzojne aktualisht. Ndersa individe te tjere shpenzojne me shume nga sa fitojne. Lind pyetja si mund te ndodhe kjo? Nje nga menyrat eshte “ magazinimi “ i te ardhurave ne momente kur jane me tepri. Individet mund te investojne ne instrumenta te ndryshem financiare ne momente kur sigurojne me tepri te ardhura per ti perdorur pastaj ne momente kur nuk disponojne mjaftueshem mjete monetare.
b) nje pozicionim me komod ndaj mbajtjes se riskut : te gjitha llojet e instrumentave financiare mbajne risk, por ne varesi se si do te doje ti perqaseshe riskut mund te perzgjedhesh ne gamen e gjere te instrumentave financiare.
c) ndarjen e pronesise nga manaxhimi i kompanise : sot ne kushtet e ekonomise globale dhe te prodhimit ne permasa shume te medha kompanite jane zgjeruar shume dhe bashke me to edhe numeri i aksionereve ( GE ka 500 mije aksionere ). Kjo ka bere te mundur ndarjen e pronesise nga menaxhimi dhe ka sjelle me shume qendrueshmeri dhe efektivitet.
Megjithate bashke me kete ka lindur edhe problemi i perputhjes apo jo te interesave te aksionereve me ato te manaxhimit. Shpeshhere manaxhimi do te deshironte te ndiqte politka te ndryshme nga ato te manaxhereve.

1.4            Procesi investues

Portofoli i investimeve eshte nje  koleksion mjetesh apo nje kompozim i instrumentave te ndryshem te investimeve. Pasi krijohet, portofoli rishikohet apo balancohet nepermjet shitjes se letrave ekzistuese dhe duke perdorur te ardhurat e fituara sigurohen blihen letra te reja me vlere.
       Mjetet apo instrumentat e investimeve klasifikohen ne kategori shume te gjera    si : aksione, obligacione, bono thesari, depozita bankare pasuri te palujtshme. Gjate ndertimit te portofolit te tyre investitoret marrin dy tipe vendimesh e para te zgjedhin midis kategorive te instrumentave dhe e dyta te perzgjedhin midis llojeve te ndryshme te se njejtjes kategori.
Ka dy menyra per ndertimin e portofolit, top-down dhe bottom –up. Spas menyres top-down individi fillon me pozicionimin e mjeteve. Keshtu nese i disponon te gjitha mjetet e tij ne llogari bankare zgjedh midis kategorive te instrumentave ne te cilat do te investoije aksione, obligacione, bono thesari etj. Vetem mbasi te jete bere ky pozicionim individi perzgjedh kompanite ne te cilat ai do te investoje sipas kategorive te perzgjedhura te instrumentave financiare.
Sipas menyres bottom-up portofoli ndertohet me letra me vlere te cilat jane terheqese per cmimet e tyre per momentin pa i kushtuar rendesi te vecante pozicionimit te mjeteve. Ne nje ndertim te tille mund te ndodhe qe portofoli te krijohet me nje perfaqesim shume te larte te kompanive te se njejtes industry apo te perqendruara ne te njejten pjese te vendit.
1.5            Klientet e sistemit financiar.

         Ambjenti i investimeve klasifikohet ne tre sektore :

a)     investitoret individuale te cilet pergjithesisht rezultojne si kursimtare dhe huadhenes.  Per te diversifikuar portofolin  e tyre ata blejne letra me vlere nga kompani te ndryshme, te cilat nga ana e tyre kerkojne te rrisin kapitalin.

 b) kompanite apo biznesi te cilat paraqiten ne tregun financiar si huamarres neto. Ata rrisin kapitalin  etyre per te perballuar nevojat e biznesit dhe te zgjerimit te investimeve nepermjet emetimit te letrave me vlere, pra nepermjet kryerjes se nje investimi financiar. Dy jane menyrat qe bizneset mund te perdorin per sigurimin e parave : duke i marre hua nga bankat dhe nga individet nepermjet emetimit te obligacioneve ose mund te shtojne numrin e aksioneve nepermjet emetimit te aksioneve. Kete proces do te tentojne ta bejne duke synuar arritjen  e ketyre  objektivave : se pari te arrijne cmimin me te mire per letrat e tyre dhe se dyti do te tentojne te tregetojne ne publik emetimet e tyre me kosto sa me te ulet. Kjoka bere qe te lindin ne treg ndermjetesuesit financiare te ndryshem.
c) Qeveria e cila paraqitet ne treg ne dy pozicione ne ate te huadhenesit dhe te huamarresit.

1.6            Ambjenti i pergjigjet kerkesave te klienteles.

Ekzistenca e shume klienteve qe kerkojne njeheresh dhe qe jane te gatshem te paguajne per sherbimin ka bere te mundur lindjen e :
a)     ndermjetesuesve financiare : nje individ i zakonshem e ka te veshtire ose pothuaj te pamundur te investoje ne menyre te drejtperdrejte investimet e tij ne tregjet  e letrave me vlere per shkak te mungeses se informacionit mbi letrat dhe rregullat e tregetimit te tyre, E njejta gje vlen edhe per investitoret e vegjel. Ndermjetesuesit financiare bejne te mundur lidhjen e dy sektoreve: sektorit te investuesve individuale dhe sektorit te kompanive. Bankat e nivelit te dyte jane ndermjetesues financiare. NF ndryshojne nga bizneset e tjera sepse si mjetet edhe detyrimet e tyre jane kryesisht financiare. Bilancet e tyre perfshijne mjete reale ne sasira te vogla. NF jane edhe kompanite investuese te cilat grumbullojne dhe manaxhojne fondet e shume investitoreve. NF kane keto avantazhe :
1.     transformimin e maturimit
2.     transformimin  e riskut
3.     transformimin e shpenzimeve te transaksionit ( kerkimit, njesi, taksa, kontroll-verifikim)
b)    bankiereve investues bejne te mundur keshillimin dhe mbeshtetjen e kompanive te medha ne procesin e sigurimit te kapitalit nepermjet emetimit te aksioneve dhe obligacioneve. Ata sigurojne ekspertizen e duhur, keshillojne kompanite ne lidhje me cmimet si dhe ulin kostot e kryerjes se transaksioneve.

1.7            Tregjet dhe struktura e tyre

Tregu financiar eshte nje vend i caktuar per te realizuar takimin e shitesve dhe bleresve te mjeteve financiare. Tregjet financiare klasifikohen :
a) tregje direkte jane tregjet me pak te organizuara. Bleresit dhe shitesit bien ne kontakt me njeri-tjetrin ne menyre direkt. Psh shitja e elektroshtepiakeve te perdorura ku shitesi njofton bleresit nepermjet nje njoftimi ne gazete. Karakterizohen nga pjesmarrje e rastesishme, tregetimi i mallrave jo standart dhe cmime te ulta.
b) tregjet e ndermjetesve. Ne tregjet ku tregetimi i mallit eshte aktiv ndermjetesit e gjejne veten te dobishem per te ofruar sherbimin e tyre si per bleresit ashtu edhe per shitesit. Shembull tipik tregu i imobiliareve. Treg i tille i rendesishem eshte edhe tregu primar i letrave me vlere ku bankieret investues ofrojne letra me vlere ne paketa shume te medha.
c) tregjet e tregetareve ku agjentet e specializuar ne tregetimin e mejteve te ndryshme i blejne keto mjete per ti shitur pastaj me nje cmim tjeter. Diferenca midis bid – cmimi qe tregetari ofron per blerje dhe ask- cmimi qe ofron per shitje siguron fitimin.
Nje shembull i ketij tregu jane tregjet mbi banak qe kane lindur si pasoje e kerkesave shume te forta per rregjistrimin e kompanive ne burse. Kompanite qe nuk kane mundesi rregjistrimi i emetojne instrumentat e tyre financiare ne keto tregje.
c)     ankandet jane tregje me te plote ne keto tregje te gjithe konvergojne ne te njejtin vend per te blere apo shitur nje leter me vlere. Kjo ben qe ata te arrijne te gjithe nje cmim te pranueshem duke eliminuar diferencen bid-ask. Ankandet e vazhueshme ndryshe nga ato periodike ( veprat e artit) kerkojne nje tregetim te shpeshte per te kompesuar shpenzimet e funksionimit dhe te administrimit. Per kete arsye bursat vendosin nje listim te atyre kompanive per te cilat ekziston nje interes i mjaftueshem tregetimi.

1.8            Prirjet aktuale te tregjeve

Tre jane prirjet aktuale te ndryshimeve ne tregun e investimeve :

a)globalizimi : ekziston nje game shume e gjere instrumentash investimi nga te cilat mund te perfitoje investitori. Perzgjedhja nuk kufizohet vetem ne kuadrin e ngushte te tregut nacional, por shtrihet shume me gjere edhe ne tregun nderkombetar duke e globalizuar procesin investues. Kjo arrihet nepermjet disa rrugeve si : blerja e letrave me vlere te huaja nepermjet certifikatave te depozitave te vendit perkates, blerja e letrave me vlere te huaja qe ofrohen ne monedhen vendase, pjesmarrje ne kompanite e medha qe investojne dhe jashte territorit ne letra me vlere te huaja, blerja e letrave me vlere derivate me rezultate qe varen nga cmimet ne tregjet e huaja te letrave me vlere.
b) inxhinjeria financiare i referohet krijimit te letrave me vlere te reja nepermjet bashkimit te disa letrave me vlere ne nje te vetme duke krijuar keshtu nje leter me vlere te perbere ose komplekse, shperberjes se nje letre me vlere ne disa letra me vlere te reja. Lejon cdo investitor te krijoje letra me vlere me atribute risku te percaktuara mire.
c)shnderrimi i mjeteve ne letra me vlere. Tregu sekondar i hipotekave eshte zhvilluar si rezultat ifenomenit te shnderrimit te mjeteve ne letra me vlere. Keto letra me vlere me pas i shiten investitoreve te cilet do te jene pronare te mejteve te hipotekuara. Ky proces lejon shitjen e huave hipotekare te vogla, te cilat nuk mund te shiten lehtesisht individualisht ne tregun sekondar. Kur disa hua te vogla bashkohen ato behen me terheqese per investitoret e medhenj institucionale qe synojne transaksione te medha. Si rezultat i ketij procesi zvogelohet perballja e institucioneve financiare me riskun e falimentimit dhe riskun e normes se interesit.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels