IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



RAIFFEISEN INVEST 
Politika e Investimeve 
Raiffeisen PRESTIGJ 
 Fond Investimi 
  Politika e Investimeve 
Raiffeisen Invest   2 

Tabela e lendes 
I. Kuadri Ligjor……………………………………………………………………………………………………………………………3 
II. Qellimi…………………………………………………………………………………………………………………………………….3 
III. Objektivat e pergjithshme……………………………………………………………………………………………………….3 
1. Siguria…………………………………………………………………………………………………………………………..3 
2. Likuiditeti………………………………………………………………………………………………………………………4 
3. Yield……………………………………………………………………………………………………………………………..4 
IV. Standartet……………………………………………………………………………………………………………………………….5 
1. Kujdesi…………………………………………………………………………………………………………………………..5 
2. Etika dhe konflikti i interesit………………………………………………………………………………………….5 
3. Delegimi I Autoritetit…………………………………………………………………………………………………….6 
V. Investimet e pershtatshme dhe te lejuara……………………………………………………………………………….6 
1. Llojet e Investimeve………………………………………………………………………………………………………6 
2. Permasat e Investimit dhe vlera fillestare e kuotes………………………………………………………..7 
VI. Parametrat e Investimeve……………………………………………………………………………………………………….7 
1. Diversifikimi………………………………………………………………………………………………………………….7 
2. Maturiteti……………………………………………………………………………………………………………………..8 
3. Oferta konkuruese………………………………………………………………………………………………………..8 
VII. Raportimet……………………………………………………………………………………………………………………………..8 
1. Metodat………………………………………………………………………………………………………………………..8 
2. Standartet e performances……………………………………………………………………………………………9 
3. Vleresimi me vleren e tregut…………………………………………………………………………………………9 
VIII. Konsiderata te rendesishme te Politikes se Investimeve…………………………………………………………10 
1. Perputhshmeria……………………………………………………………………………………………………………10 
2. Amendimet…………………………………………………………………………………………………………………..10 
IX. Aprovimi i Politikes se Investimeve…………………………………………………………………………………………10 
  Politika e Investimeve 
 Raiffeisen Invest   3 
 I. Kuadri Ligjor  
Politika e investimeve të Fondit të Investimit‐Raiffeisen PRESTIGJ (në vijim Fondi) hartohet në 
përputhje me Ligjin nr. 10198 datë 10 Dhjetor 2009 “Mbi Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”, 
Ligjin  nr.  9879  datë  21  Shkurt  2008  “Mbi  titujt”, si  edhe  në  perputhje  me  Direktivat  dhe 
Rregulloret e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare e Komunitetit Europian. 

 II. Qëllimi  
Politika  e  Investimeve  është  një  dokument  i  cili  përshkruan  mënyrën  se  si  Shoqëria 
Administruese  Raiffeisen  Invest  kryen  investimet  në  emër  të  Fondit.  Ajo  ka  për  qëllim  të 
qartësojë investitorët në lidhje me karakteristikat e Fondit në mënyrë që ata të marrin vendimet 
e duhura të investimit në përputhje me nevojat e tyre dhe tolerancën ndaj riskut.   
Politika  e  investimeve  do të rishikohet  cdo  vit  për modifikime të  nevojshme  që  lindin  nga 
ndryshimi i situatës në tregjet financiare.

III. Objektivat e Përgjithshme  
Objektivat kryesorë sipas rendit të prioritetit në aktivitetin e investimeve do të jenë: 
 1. Siguria 
Siguria është objektivi kryesor i këtij Fondi.  Të gjitha vendimet per investime do të ndërmerren 
në mënyrë të atillë që të sigurojnë ruajtjen e principalit në të gjithë portofolin, minimizimin e 
riskut të kredisë dhe të luhatjes së normave të interesit.  
a. Risku i Kredisë. Raiffeisen Invest do ta minimizojë riskun e kredisë, i cili është risku i humbjes 
për shkak të pasigurisë së emetuesit të titujve:  
•  Duke kufizuar investimet vetëm në llojet e titujve të përmëndur në këtë Politikë Investimi 
seksioni V.  
•  Duke  përzgjedhur me  kujdes  institucionet financiare,  brokër/dealers,  ndërmjetës  dhe 
këshilltarë me të  cilët Raiffeisen Invest do të hyjë në marëdhënie biznesi. Në rast se  krahas 
Raiffeisen Bank, do të përdoren bashkëpunëtorë të tjerë, atëherë lista e tyre do të publikohet në 
Web site të Raiffeisen Invest. Politika e Investimeve 

Raiffeisen Invest   4 

•  Duke  diversifikuar  portofolin  e  investimeve  në  mënyrë  që  efekti  i  humbjeve  të 
mundëshme nga një lloj titulli i një emetuesi të vetëm të minimizohet.  
b. Risku i Normave të Interesit. Raiffeisen Invest do të minimizojë riskun e normave të interesit, 
i cili është  risku i rënies së vlerës së tregut të titujve si rezultat i uljes së normave të interesit:  
•  Duke strukturuar portofolin e investimeve në mënyrë të tillë që titujt që maturohen të 
plotësojnë  nevojat  për  likuiditete  të  vazhdimësisë së  operacioneve,  duke shmangur  kështu 
nevojën për të shitur tituj në tregun e hapur përpara maturitetit. 
 •  Investimet do të jenë kryesisht në afatshkurtër, në kuota të fondeve me Instrumenta të 
Tregut të Parasë, apo  investime të ngjashme të  cilat e  kufizojnë mesataren e maturitetit në 
maksimumi 12 muaj. 
 2. Likuiditeti  
Portofoli i Investimeve duhet të mbetet mjaftueshëm likuid për të plotësuar të gjitha kërkesat 
për shlyerje brënda afatit të përcaktuar në Ligj, i cili është jo më shumë së 7 ditë kalendarike nga 
data e marrjes së një kërkese të vlefshme për shitje. Kjo do të realizohet duke e strukturuar 
portofolin  në mënyrë të  atillë  që maturitet  e  njëpasnjëshme të  përputhen me  nevojat  për 
likuiditete. Pavarësisht se jo të gjitha nevojat për likuiditete mund të njoftohen paraprakisht, 
portofoli në një pjesë të madhe do të përbëhet nga tituj të cilët kanë një treg sekondar shumë 
aktiv, sic janë letrat me vlerë të Qeverisë Shqiptare të cilat ofrojnë likuiditete brënda ditës, apo 
letra me vlerë të qeverive të Komunitetit Europian të cilat gjithashtu kanë një treg sekondar 
aktiv.  

3. Yield  
Portofoli i Investimeve do të ketë objektivin që të arrihet një kthim investimi në përputhje me 
kushtet e tregut gjatë gjithë cikleve ekonomike, duke marrë në konsideratë kufizimet për efekt 
risku si edhe nevojat e likuiditetit.  
Objektivi i kthimit nga investimi do të jetë më pak i rëndësishëm në krahasim me rëndësinë që 
do të  ketë siguria  dhe  likuiditeti  i  përshkruar më sipër.  Pjesa  kryesore  e  investimeve  do të 
përqëndrohet në tituj me risk relativisht të ulët të  cilët do të sigurojnë  kthim nga  investimi 
relativisht të kënaqshëm për nivelin e riskut të marrë përsipër. Synimi është që titujt të mbahen 
deri në maturitet me përjashtim të rasteve kur:  
•  Një titull me risk  kredie të rritur mund të shitet  përpara maturitetit  për të  kufizuar 
humbjen e principalit.  Politika e Investimeve 

Raiffeisen Invest   5 

•  Një shkëmbim titujsh do të sillte përmirësim të cilësisë, yield, apo duration të synuar të 
portofolit.  
•   Shitje e titujve për të plotësuar nevojat e likuiditetit.  

IV. Standartet  
1. Kujdesi 
Standarti  i  kujdesit  do të zbatohet  nga  Menaxheri  i  Investimeve  për të  gjithë  portofolin  e 
menaxhuar prej tij. Veprimi në përputhje me rregulloret dhe procedurat e shkruara, si edhe në 
përputhje me këtë politikë investimesh, duhet ti clirojë ata nga përgjegjësia personale në rast të 
riskut  të  kredisë  së  një  titulli  apo  luhatjeve  të  cmimeve  të  tregut,  kur  devijacionet  nga 
pritshmëritë  janë raportuar  në  kohë  dhe shitja  e titujve  është  bërë  në  përputhje me  këtë 
politikë.  
Standarti i “person i kujdesshëm” përcakton që “Investimet duhen bërë me gjykim dhe maturi, 
në rrethanat  në të  cilat  një  person  i  kujdesshëm,  do të  ushtronte me zgjuarsi  dhe  pjekuri 
administrimin e pasurive të veta, jo për spekullim, por për investim, duke konsideruar mundësitë 
e ruajtjes së kapitalit dhe mundësinë e të ardhurave që do të fitonte si rezultat i këtij investimi”.  

2. Etika dhe konflikti i Interesit  
Punonjësit e përfshirë në procesin e Investimeve nuk duhet të ushtrojnë aktivitet privat i cili për 
shkak të konfliktit të interesit do ti pengonte ata në kryerjen e procesit të investimit në mënyrën 
e  duhur,  apo  që mund të  dëmtonte  aftësinë  e tyre  për të marrë  vendime të  paanëshme.  
Punonjësit  e  investimeve  duhet  të  deklarojnë  informacionet  përkatëse  pranë  burimeve 
njerëzore  të  Shoqërisë  Administruese.  Ata  gjithashtu  duhet  të  deklarojnë  cdo  pozicion 
financiar/investim i cili mund të jetë i lidhur me performancën e portofolit të investimeve. Ata 
nuk duhet të përfshihen në marredhënie biznesi personal me asnjë nga klientet me të cilët ata 
bëjnë biznes në emër të Shoqërisë Administruese.  


 Politika e Investimeve 

Raiffeisen Invest   6 

3. Delegimi i Autoritetit  
Autoriteti për të zbatuar politikën e investimeve i jepet Menaxherit të Investimeve, i cili duhet të 
veprojë    në  përputhje me  procedurat  e shkruara  e të  aprovuara  dhe të  jetë  konsistent me 
politikën e investimeve.  
Asnjë person tjetër nuk mund të kryejë transaksionet lidhur me investimet pa qenë më parë i 
autorizuar  dhë  ndryshe  nga  sa  është  vendosur  në  procedurat  e  miratuara  nga  Këshilli  i 
Administrimit. 

V. Investimet e përshtatshme dhe të lejuara  
1. LLojet e Investimeve  
Në  përputhje  me  Ligjin  nr.  10198  datë  10  Dhjetor  2009,  Kreu  V,  Seksioni  6,  Politikat  e 
Investimeve për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive me ofertë publike, investimet e lejuara 
nga kjo politikë investimi do të jenë: 

•   Bono  Thesari  dhe  Obligacione  të  emetuara  nga  Qeveria  Shqiptare  të  cilat  janë  të 
garantuara nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe që konsiderohen si instrumentat më të 
sigurta të tregut në Shqipëri; 
 •   Letra me vlerë të Qeverive të Bashkimit Europian, të cilat kanë një treg likuid dhe që kanë 
një vlerë tregu të përcaktuar dhe që tregtohen në Tregje të rregulluara ose në Bursat e vendeve 
të Bashkimit Europian, ose në vende të tjera të lejuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare; 
•   Depozita në Institucione Kreditimi të regjistruara në Republikën e Shqipërisë apo në një 
vend të Bashkimit Europian ose në një vend të lejuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, të 
cilat mund të tërhiqen menjëherë ose që kanë një afat maturimi jo më të gjatë se 12 muaj;  
•   Investime me shkallë të ulët risku të Pushtetit Vendor dhe Institucioneve Publike, të cilat 
kanë një rating nga agjensitë e njohura kombëtare ose Ndërkombëtare ose rating i brëndshëm i 
bërë  nga  Banka  Raiffeisen.  Investimet  në  këtë  kategori  nuk mund të  kalojnë masën  10%  e 
portofolit të këtij fondi;  
•   Marrëveshje të riblerjes ku titujt nuk duhet të jenë të ndryshëm nga ato të përmendura 
më sipër;  Politika e Investimeve 

Raiffeisen Invest   7 

•   Kuota të fondeve të investimit të përbëra nga instrumente të tregut të parasë, të cilat 
janë në monedhën Euro dhe kanë në përbërjen e tyre vetëm tituj të emetuara nga Qeveritë e 
vendeve anëtare të Bashkimit Europian.  .  
• Instrumenta Financiarë Derivativë 

2. Përmasat e Investimit dhe vlera fillestare e kuotës 
Shuma minimale e investimit nga një investitor në Fond është 5,000 lekë. Cdo shumë shtesë në 
fond nuk mund të jetë më e vogël se 1,000 lekë. Vlera e kuotës në themelimin e fondit do të jetë 
1,000 lekë/kuota. Cdo pagesë në fond dhe cdo shlyerje do të bëhet vetëm në lekë.  

VI. Parametrat e Investimeve  
1. Diversifikimi  
Investimet do të diversifikohen sipas:  
•  kufizimi i investimeve duke shmangur përqëndrimin në tituj të një emetuesi të vetëm, 
ose të një sektori të vecantë (përjashtuar letrat me vlerë të Qeverisë Shqiptare) ;  
•  kufizimi i Investimeve në tituj që kanë risk të lartë ;  
•  duke investuar në tituj me maturitete të ndryshme ;   
•  vazhdimisht një pjesë e investimit do të jetë mjaft likuide në mënyrë që të përmbushen 
detyrimet në vazhdimësi. Deri në 5% e aseteve të Fondit synohet të investohet në depozita me 
afat jo më shumë së 3 muaj. Ky kufi mund të rritet deri në 20% mbështetur mbi pritshmëritë dhe 
nevojat për likuiditet. 
Strategjia e diversifikimit do të përcaktohet dhe rishikohet në mënyrë periodike nga Komiteti i 
Investimit dhe Menaxheri i Investimeve. 
Në përcaktimin e strategjisë së diversifikimit, rregullat e përgjithshme që do të mbahen parasysh 
janë:  
• Shmangie e përqëndrimit në një maturitet specifik. Maturitet e përzgjedhura duhet të 
garantojnë balancën e rritjes së të ardhurave me plotësimin e nevojave për likuiditete.   
 Politika e Investimeve 

Raiffeisen Invest   8 

• Risku i volatilitetit të cmimeve të tregut do të kontrollohet nëpërmjet diversifikimit të 
maturiteteve.  
Kufizimet e mëposhtme do të imponohen mbi portofolin e investimeve:  
•  Risku i Kredisë: Jo më shumë se 5% e portofolit mund të investohet në një emetues të 
vetëm, përvec rastit të titujve të emetuar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. 
 •  Risku i likuiditetit:  Të paktën 10% e portofolit do të jetë e investuar në instrumenta cash 
dhe tituj të transferueshëm të cilët mund të tregtohen me një ditë njoftim paraprak. Përjashtim 
bën periudha e ofertës fillestare,  gjatë së  cilës 100% e  aseteve të  grumbulluara mbahen në 
depozitë në një ose disa banka të licensuara në Republikën e Shqipërisë. 
2. Maturiteti 
Jo më shumë së 25% e portofolit mund të investohet në maturitet përtej 12 muaj dhe maturiteti 
mesatar i ponderuar nuk duhet të kalojë 12 muaj. 
3. Oferta konkuruese 
Investimet ne tregun primar do te kryhen me yield konkurues. Edhe ne rastet e blerjes ne tregun 
sekondar,  parimi  do  te  jete  mbledhja  e  disa  ofertave  per  te  perzgjedhur  oferten  me  te 
pershtatshme. 

VII.   Raportimet 
1. Metodat  
Menaxheri i Investimeve duhet të përgatisë një raport të paktën një herë në muaj, përfshirë 
edhe  një  përmbledhje  për  Administratorët,  duke  i  bërë  një  analizë statusit të  portofolit të 
investimeve si edhe transaksioneve individuale të kryera në muajin e fundit. Në këtë mënyrë, 
Raiffeisen  Invest do të sigurohet që  investimet  e  kryera për periudhën  e raportimit  janë në 
përputhje  me  Politikën  e  Investimeve.  Ky  raport  do  ti  dërgohet  anëtarëve  të  Komitetit  të 
Investimeve si edhe pjësëmarrësve të tjërë në përputhje me kërkesat e ligjit/ rregulloreve.  
 Raporti do të përfshijë:  
•  Lista e titujve në portofol në fund të përiudhës së raportimit.  Politika e Investimeve 

Raiffeisen Invest   9 

•  Fitimet/humbjet  e realizuara  ose të  përllogaritura  nga mbivlerësimi  ose  nënvlerësimi 
duke listuar koston e tyre dhe vleren e tregut, si edhe titujt të cilët kanë një maturitet të mbetur 
mbi një vit dhe të cilët janë për tu tregtuar dhe jo për tu mbajtur deri në maturim. 
 •  Yield‐i mesatar i ponderuar deri në maturim i portofolit të investimeve krahasuar me 
benchmark  i  cili  do të  përcaktohet  në  përputhje me  përbërjen  e  portofolit, riskun  e marrë 
përsipër dhe maturitetin mesatar të tij. 
•  Lista e investimeve sipas datës së maturimit.  

•  Përqindja e cdo lloj investimi mbi totalin e portofolit të investimit. 
Me kërkesën e Këshillit të Administrimit, Këshillit Drejtues, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare 
etj, ky raport mund të bëhet edhe më i zgjeruar. 

2. Standartet e Performancës  
Portofoli i Investimeve do të menaxhohet në përputhje me parametrat e specifikuar në këtë 
politikë investimesh. Portofoli synon të arrijë një kthim të investimeve në përputhje me tregun 
në kushtet e qëndrueshme të tregut dhe të normave të interesit. Performanca e Portofolit do të 
krahasohet rregullisht me benchmark (performancë e synuar), e cila do të jetë në përputhje me 
përbërjen e portofolit, riskun e marrë përsipër dhe maturitetin mesatar të tij.  

3. Vlerësimi me vlerën e tregut  
Vlera e tregut e portofolit do të përllogaritet cdo ditë dhe një vlerësim lidhur me ecurinë e vlerës 
së tregut duhet të publikohet të paktën cdo 3 mujor. Kjo do të sigurojë që rishikimi i portofolit të 
investimeve, për volatilitetin e vlerës dhe cmimeve, është bërë në përputhje me këtë Politikë 
Investimesh.  
Me një rregullore të brendëshme Raiffeisen Invest do të përcaktojë metodologjinë e llogaritjes 
së vlerës së tregut të portofolit, ne perputhje me kerkesat e rregulloreve ne fuqi. 

 Politika e Investimeve 

Raiffeisen Invest   10 

VIII. Konsiderata të rëndësishme të Politikës së Investimeve  
1. Përputhshmëria 
Të gjitha investimet duhet të kryhen në përputhje me udhëzimet e kësaj politike. Në se për 
ndonjë  arsye  ka  mospërputhje,  atëhere  mospërputhja  duhet  të raportohet  në  Komitetin  e 
Investimeve së bashku me një plan i cili do të sigurojë këtë përputhshmëri.  
2. Amendimet  
Kjo  politikë  do  të  rishikohet  një  herë  në  vit.  Cdo  ndryshim  do  ti  paraqitet  Këshillit  të 
Administrimit nga Administratori i Përgjithshëm dhe Menaxheri i Investimeve.  
IX. Aprovimi i Politikës së Investimeve  
Politika e Investimeve duhet të aprovohet nga Këshilli i Administrimit.   



Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels