IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Fondet e tregut te parase
Nje kuote e fondit te tregut te parase perfaqeson pronesi ne nje bashkesi letrash me vlere me afat te shkurter, qe mbartin interes ne perberje te portofolit te fondit. Fondet e tregut te parase jane me te pershtatshme per investime dhe qellime kursimi afat-shkurtera, ose per situata kur ju kerkoni te ruani vleren e investimit, nderkohe qe fitoni te ardhura nga ky investim. Krahasuar me fondet e tjera, keto fonde jane relativisht me pak riskore. Ne pergjithesi, fondet e tregut te parase jane te dobishme, si pjese e nje programi financiar personal te diversifikuar, qe perfshin krahas investimeve me afat te gjate, edhe keto investime me afat te shkurter.

Cfare eshte nje instrument i tregut te parase?

Nje instrument i tregut te parase perfaqeson nje deftese borxhi afat –shkurter te emetuar nga qeveria qendrore, qeverite lokale, institucionet financiare dhe kompanite me kredibilitet te larte. Instrumentat e tregut te parase kane nje afat maturimi me pak se 12 muaj. Keto instrumenta jane relativisht stabel, per shkat te afatit te shkurter te maturimit dhe cilesise se larte.

Risqet e fondit te tregut parase

Natyra afat-shkurter e investimeve te tregut parase i ben fondet e tregut te parase me te qendrueshme, se cdo tip tjeter fondi.

Per te ndihmuar ne ruajtjen e vleres se investimit fillestar, fondet e tregut te parase duhet detyrimisht te plotesojne standarte ne cilesine e kredibilitetit te instrumentit te emetuar, ne maturim dhe diversifikim. Shumica e fondeve te tregut te parase kerkohet te investojne te pakten 95% te mjeteve te tyre ne Bono Thesari dhe letra me vlere te emetuara nga kompani me kredibilitet te larte. Ne pergjithesi, nje fond i tregut te parase nuk mund te investoje ne letra me vlere me maturim me te madh se 365 dite, dhe maturimi mesatar nuk duhet t'i kaloje 90 dite. Te gjithe keto faktore ndihmojne ne minimizimin e riskut. Fondet e tregut te parase nuk sigurohen nga qeveria.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels