IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

HYRJE 
1.OFERTA TURISTIKE.
2.OFERTA GJEOGRAFIKE NATYRORE E LUGINES SË THETHIT.  
3.KUSH E VIZITON THETHIN?
4.TURIZMI NE THETH.
5.SPORTI, LLOJET.

6.SUPERSTRUKTURA.
CFARE OFROHET NE THETH?
Në Theth aktualisht aplikohet pritja dhe trajtimi i turistëve ne kushte familjare, kurse në Vermosh ka marrë përhapje ndërtimi i haneve, e cila mund të jetë një risi e këndshme për një kategori turistësh. Në këtë këndvështrim mund të bëhet diferencim edhe në trajtimin e turistit, në paketën e ofruar, në ushqimet etj.
*Në veçanti disa nga llojet e turizmit që mund të serviren janë:
*Ekoturizmi
*Turizmi patriotik dhe historik.
*Turizmi aventuresk.
*Turizmi studimor – gjeografik.
*Turizëm familja

OFERTA GJEOGRAFIKE NATYRORE E LUGINES SË THETHIT
Gjeografia:    Lugina e Thethit, është një territor i izoluar në veri të komunës së Shalës, me qendër administrative Bregun e Lumit, në rrethin e Shkodrës, në kufi perëndimor, luginën e Bogës në malësinë e Madhe, k ufi verior, Malin e Zi, lindor rrethin e Tropojes. Lugina e Thethit shtrihet në drejtim Veri – Jug. Është luginë akullnajore në pjesën veriore të saj. Rrethohet nga male të larta deri në 2570 m mbi nivelin e detit. Zona e banuar është nga 600 – 1000 m mbi det. Lidhet me zona të tjera nëpërmjet luginës së lumit dhe 6 qafave, që të gjitha mbi 1600 m mbi det. Qendra e Thethit është rreth 740 m mbi det. Lumi buron  rrëzë malit të Radohinës dhe shpellës së Pejës. Në Theth ka rreth 80 burime uji të përhershme, 3 ujëvara (shurqela, katarakte) të përhershme dhe disa të përkohshme. Është me sipërfaqe rreth 3000 ha. Në luginën e Thethit, kemi një peisazh më të ashpër, më një luginë të ngushtë, në formë të një trekëndëshi, në pjesën lindore të saj, dhe pastaj kemi ngritjen e menjëhershme të maleve që dominojnë luginën dhe kanë një pjerrësi më shumë se 45°.



Pozicionimi  gjeografik
Në luginën e Thethit, lartësia minimale mbi nivelin e detit mundëson edhe vegjetacionin e shkurreve mesdhetare. Në të dy luginat ndeshim pyjet tipike halore, kryesisht të pishës së kuqe, të vendosura në shpatet e pjerrëta malore, shoqëruar edhe me livadhe malore (bjeshkët), që i gjejmë mbi katin e drurëve halore. Në të dy luginat, majat e maleve, megjithëse lejojnë mbulimin me vegjetacion, për shkak të pjerrësisë së madhe janë të pothuajse krejtësisht të zhveshura. Këtë e  vërteton prania në ndonjë kthinë me pjerrësi të vogël, ku mund të ndeshim pemë të izoluara, apo livadhe malore. Në luginën e Thethit, lartësia minimale mbi nivelin e detit mundëson edhe vegjetacionin e shkurreve mesdhetare. Në të dy luginat ndeshim pyjet tipike halore, kryesisht të pishës së kuqe, të vendosura në shpatet e pjerrëta malore, shoqëruar edhe me livadhe malore (bjeshkët), që i gjejmë mbi katin e drurëve halore. Në të dy luginat, majat e maleve, megjithëse lejojnë mbulimin me vegjetacion, për shkak të pjerrësisë së madhe janë të pothuajse krejtësisht të zhveshura. Këtë e  vërteton prania në ndonjë kthinë me pjerrësi të vogël, ku mund të ndeshim pemë të izoluara, apo livadhe malore.
Pasuritë  natyroreEkzistenca e mjaft monumenteve të natyrës të përhapura anekënd vendit e me një shtirje të kënaqshme edhe në pjesën e Veriut siç janë Forca e Kelmendit, Huna e Gjevicës, Lisat e Gurrës së Krenave, Bredhi i Kuadratit, Bliri i Vuklit.    Prania e shumë objekteve të kulturës popullore, sidomos në zonën e Kelmendit gjenden plot mullinj me ujë, sharra me ujë, të punuara nga mjeshtër novator të zonës, makinat e tjerrjes së leshit të deleve, punimet e shumta artistike që mjeshtrit vendas bëjnë që të reflektohen edhe në ndërtimin e shtëpive të tyre.



Mbulesa Bimore e Rajonit: Thethi

Pasuria e zonës me bimë medicinale të të gjitha llojeve e në mënyrë të veçantë e boronicës e luleshtrydhes e miedrës aq të preferuara nga turistët në kohën e tyre të pjekjes si dhe shtrirja në një gamë të gjërë e bimëve medicinale aromatike e bën që e gjithë zona të mbajë erë të mirë si dhe qumështi i dalë prej këtij bari të jetë i veçantë  e që në përpunim jep djathin e famshëm të Vermoshit.

KUSH E VIZITON THETHIN?
nVizitorët janë ish banorë të larguar dhe të rrethinave, vizitorë dhe turistë rajonalë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë.nVizitat e tyre janë ditore, 24 orësh, javore, dyjavore dhe sezonale një, dy apo tremujore veçanërisht nga ish banorët që janë larguar për në zona të ndryshme apo jashtë shtetit.nGjatë vitit 2007 ka pasur rreth 5000 ditë/persona në Theth, nga të gjitha drejtimet.nVizitat e turistëve bëhen më shumë në objekte natyrore si malet, lumi, vendet me borë të përhershme, liqenet malorë, shpellat, qafat e maleve, ujëvarat, kanionet, monumentet natyrore, por edhe në objekte të punuara nga dora e njeriut si ura, mullinj, shtëpi karakteristike, kulla ngujimi, kisha, varrezat, shkolla, qendra shëndetësore etj.

Çfarë prodhon Thethi?

Mundësitë potenciale të prodhimit në zonën e Thethit vlerësohen:Mish 110 kv,
Qumësht 670 hl,
Djathë 70 kv,
Patate 600 kv,Fruta 1100 kv.    Në përgjithësi ka po ato prodhime dhe po atë llojshmëri, që kanë qenë tradicionalisht edhe më parë.    Teknikat e prodhimit të produkteve bujqësore dhe blegtoralë janë ato tradicionalet

TURIZMI NE THETH


Thethi është përfshirë në  statusin e zonës së mbrojtur, Park Kombëtar i kategorisë së dytë që në vitin 1966. Në fillim të viteve '70-të u ndërtua dhe Shtëpia e Pushimeve e cila frekuentohej nga shumë pushues. Ndërsa, pas viteve '90-të, u duk se gjithçka po shkonte në drejtim të kundërt. Ndonëse shkatërrimit nuk i shpëtoi as pasuria turistike e trashëguar, që përmblidhej në Kampin me disa ambiente, përsëri natyra e mrekullueshme ndikoi tek banorët vendas. Ata mundën ta shihnin këtë natyrë, si një mundësi për të siguruar të ardhura dhe për të mbijetuar, në një sistem tashmë tjetër. Dhe pse emigracioni solli një largim të ndjeshëm të popullsisë nga zona e Thethit e Vermoshit, përsëri sytë e emigrantëve brenda e jashtë vendit, u kthyen drejt vendlindjes së tyre. 

SPORTET:

1- Alpinizmi
                                     2-Sporti i skive

3-Eskursionet
                4-Garat me biçikleta, motorrë
5-Hipizmi, garat me kuaj

                             6-Sportet e ujit
                    - Gara me varka dhe kanoe
                      - Gara noti

         AKTIVITETET              ARTISTIKE

Gjate pushimeve turistike në kampet apo shtëpitë e pushimit mund të organizohen edhe shumë veprimtari kulturore – artistike të tilla si: lojërat e ndryshme popullore si ato të krahinave, kombëtare apo edhe nderkombëtare, festivale folklorike krahinore me këngë,  valle dhe melodi popullore, koncerte, konkurse, gara artistike etj.
Speleologjia
Ne këtë territor me interes turistik jane këto shpella:n1.-Shpella e Majës së Arapitështë e gjatë disa km në formë galerish me shumë kate dhe 3 sifona të mëdhenj. Karakteristikë tjetër e saj është se kjo shpellë është e lagët gjatë gjithë vitit.n2.-Shpella e qafës se PejësËshtë nje pus karstik i thelle 102 metra vertikalisht.n3.-Shpella e Majës se Vishnjës (“Shpella e Skeletit”).  Është nje vendbanimprehistorik me vlera turistike e shkencore.n4.-Shpella e Rrathëve.  Është nje shpellë e gjate 120 m, horizontale, nuk ka formë të theksuar tektonike, ka dy puse karstike vertikale të mbushuara me ujë.n5.-Shpella e Akullit,ne jugmajes se Bashit. Ështënjëshpellëe zhvilluarme njëpus madhkarstik, e mbushurgjatëgjithëvititme akull. Sipasvezhgimevembi30 vjeçare, akullinukështëshkrirëasnjeherëplotësisht)n6.- Shpella e majës se Veleçikut.  Është shpelle e madhe, 28 m e thellë e shtrirë vertikalisht.n7.-Shpella e lugjeve ne VL të fshatit të Razmës.  Ka nje zhvillim gjatësor me ngritje prej 10° me gjatësi 79 m në fund degëzohet në dy drejtime të ngushta.  Ujërat që rrjedhin këtu janë ujëra të pastra, të pijshëm, që formojne burimet e grykës të Lugjeve.n8.-Shpella e Madhe, ne VP të Bogës. Ka formën e një salle të madhe, është nje shpellë e thate pa ujë.  Është një vendbanim prehistorik me vlera historike.n9.-Shpella e Gjek Markut.Është nje pus vertikal shumë i thellë me origjinë akullnajore.n10.-Shpella e Draganit. Është nje sallë shumë e madhe. Ka shërbyer si vendbanim prehistorik. Nga tavani i shpellës zbret nje rrëke uji i pijshëm.

SUPERSTRUKTURA
nSuperstruktura aktuale deri në vitin 1991, si ajo e Thethit ashtu edhe  e Razmës kanë funksionuar si kampe pushimi punëtorësh të administruar nga ish-Bashkimet Profesionale.nMe privatizimin në tërësi dhe gradual që u bë në Shqipëri edhe banesat, pra superstruktura e këtyre kampeve është privatizuar.nKuptohet që gjatë 1992 e vazhdim këto banesa janë administruar nga pronarët e ligjshem. Gjatë vitit 1997, si kudo në Shqipëri ashtu edhe në zonën e Vermoshit e të Thethit pati shkatërrime, por pronarët janë duke bërë përpjekje për të ristrukturuar banesat ekzistuese duke i bërë më moderne. Njëkohësisht janë duke u ndërtuar edhe banesa të reja.
THETHI OFRON SOT:Thethi këtë vit ofron turizmin alpin, ndër më të bukurit në Shqipëri. Bukuria e Thethit dhe mundësia për të thithur të ardhura, ka bërë që banorët vendas të rikthehen dhe të investojnë atje.  Të larguar prej vitesh jashtë vendit apo dhe në zona të tjera në Shqipëri, banorët vendas kanë filluar investimet. Është rikthyer në funksionim të plotë dhe ndërtesa e kampit të dikurshëm, e ndodhur në hyrje të fshatit, e cila ishte e shkatërruar plotësisht. Ndërkohë që 5 ndërtesa të tjera janë përshtatur në hotele me të gjitha kushtet. Një dhomë për një natë kushton mesatarisht 15 euro. Për të shkuar në Theth kostoja e një një bilete udhëimi është 6 mijë lekë të vjetra, (afro 5 Euro).Me ristrukturimin e banesave të pushimit kapaciteti i tyre mund dhe duhet të rritet  me prespektive sidomos në Vermosh e në Theth ku për çdo turn (15 ditor) mund të pushojne 1000 pushues.  P.sh. Shtëpia ish-e kampit që ka 8 dhoma me 22 shtretër dhe ku një dhomë nëse pajtohet me me 20 000 lekë në 15 ditë  në një periudhë të zënies së plotë të tyre gjatë muajve Qershor, Korrik, Gusht ai do të ketë nje të ardhur prej  8x20 000x 6= 960 000 lekë. 

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels