IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://fakultete.blogspot.com/
 Shkrimi i një plan-projekti dhe përgatitja e një interviste
Nën çështje:
 Si shkruhet një plan – projekt?
Si detajohet një plan – projekt?
Si shkruhet një raport – projekt? 
Përgatitja e intervistës.           
Fazat e hartimit të intervistës.
Rregulla për hartimin e pyetjeve të intervistës.
Si shkruhet një plan-projekt?
Projekti është një mënyrë e të përshkruarit të një aktiviteti nëpërmjet një planifikimi të qartë e konkret. Projekti përkufizohet si “plani i një pune të ardhshme, ide a mendim për diçka, që parashtrohet për shqyrtim a miratim”. Projektet mund të jenë të llojeve të ndryshme si:
Projekte kërkimore-shkencore.
Projekte të proceseve teknologjike.
Projekte ndërtimore.
Projekte mbi strukturën organizative, riorganizime, integrime, etj.
Për përgatitjen e një plan-projekti është e rëndësishme që të përcaktohen mirë:
Tema dhe qëllimi
Forma e paraqitjes
Personat pjesëmarrës
Materialet dhe burimet e informacionit
Shkrimi i një plan-projekti kërkon specifikimin rreth çdo detaji të projektit, sepse çdo gjë duhet të jetë në një format të qartë e të organizuar për t’u parë nga çdo pjesëtar i grupit të projektit. 
Hapat që duhen ndjekur në hartimin e një plan-projekti:
Hapi 1 | përcaktimi i objektivave të përgjithshëm dhe përmbledhja me një ose dy fjali në krye të plan-projektit.
Hapi 2 | vendosja e një drejtuesi të projektit. Emri i drejtuesit shkruhet në krye të projektit.
Hapi 3 |
Përcaktimi i detyrave që do të kryhen hap pas hapi në kursin e projektit duke u vendosur objektivat.
Përcaktimi i buxhetit për secilën detyrë dhe burimet që nevojiten për të.
Përcaktimi i një afati kohor. Vendoset personi kontaktues për secilën detyrë.
Hapi 4 | organizimi i projektit në rend logjik. Analizimi i burimeve.  

Si detajohet një plan-projekt?
Sasia e detajeve të përfshira në plan duhet të jenë të mjaftueshme për të bërë të ditur se kur duhet të mbarojë projekti, duke e ndarë punën në mënyrë efektive dhe duke monitoruar ecurinë. Pjesëtarët e projektit kanë detyra të ndryshme, të cilat përcaktohen në bazë të aftësive të tyre.
Diagrama e plan projektit
Orientimi
Hipoteza e parë e projektit
Përcaktimi i argumentit
Verifikimi i njohurive
Çfarë di? (ide, njohje)
Çfarë nuk di?
Studimi i bibliografisë fillestare
Literaturë orientuese
Përvetësimi i detajeve që nevojiten për të strukturuar projektin.
Planifikimi i mënyrës së studimit të burimeve
Literaturë orientuese
Segmentimi i subjektit qendror në nënçështje
Kërkime bibliografike

Fazat e hartimit të projektit:
Faza e konceptimit | jepen ide dhe përzgjidhen ato të cilat lidhen drejtpërdrejtë me projektin.
Faza e studimit | synon shtjellimin e ideve të parashtruara në fazën e konceptimit.
Faza e planifikimit | paraqet sistemin e ideve në mënyrë logjike dhe koherente. Në këtë fazë u jepet përgjigje pyetjeve kush? Çfarë? Si? Ku? Kur? Dhënia e detajeve sa më të sakta dhe të plota në përgjigje të këtyre pyetjeve ka një ndikim të rëndësishëm në zbatimin e mirë të projektit.
Faza e zbatimit | është më e rëndësishmja, ku konkretizohet e gjithë puna e konceptuar, e planifikuar, e studiuar dhe vënia në jetë e ideve nga personat e caktuar.


Struktura e një plan-projekti
Titulli
Qëllimi
Synimet
Objektivat
Përshkrimi
Përfituesit
Kalendari i veprimtarive
Bashkëpunimi
Bashkë donatorët
Buxheti
Vlerësimi i projektit

Si shkruhet një plan-projekt?
Titulli | duhet të jetë i qartë, të përshkruajë projektin. Të mos përdoren fjalë të panevojshme, kur paraqitet qëllimi i projektit.
Prezantim dhe qëllimi | në këtë pjesë duhet të paraqitet tema e projektit, informacione të dobishme, qëllimet e synimet, interesat për këtë projekt.
Hipoteza | paraqiten hipoteza dhe pyetje.
Materiale dhe metoda | listohen materialet e përdorura në projekt dhe përshkruhet procedura që është përdorur për të kryer projektin. Mund të përfshihen foto, diagrama të projektit.
Të dhëna dhe rezultate | nuk janë e njëjta gjë. Të dhënat i referohen numrave aktualë ose informacioneve të tjera të përftuara gjatë projektit. Të dhënat mund të paraqiten në tabela ose grafikë. Rezultatet janë të dhënat e përpunuara ose hipotezat e testuara. Edhe këto mund të paraqiten me tabela dhe grafikë.
Përfundimi | fokusohet në hipoteza ose pyetje ndërsa krahasohen të dhënat dhe rezultatet.

Rregullat për shkrimin e plan-projektit:
Duhet të përdoret një gjuhë e kuptueshme, fjali të shkurtra.
Mënyra e të shprehurit të jetë sa më e qartë dhe e kuptueshme.
Nuk duhen përdorur shkurtime fjalësh, sepse mund të paraqesin një mendim të gabuar.


Përgatitja e intervistës
Vitet e fundit intervistat kanë zënë një hapësirë të konsiderueshme në mediat e shkruara dhe të folura. Synimi i tyre është të japë sa më shumë informacione rreth një personi, bindjeve ose aftësive që ai ka në një fushë të caktuar.
Fazat e hartimit të intervistës:
Përcaktimi i personit që do të intervistohet | me siguri është një njeri i shquar, përfaqësues a zyrtar, i cili ka çfarë të shprehë nga vetja e tij në lidhje me fushën, problematikën  apo fenomenin  e marrë në studim.
Parapërgatitja e intervistës | së pari, duhet të mbledhë të dhëna për të intervistuarin dhe dhe të njihet me fushën e tij. Së dyti, duhet të përcaktojë objektivat për hartimin e intervistës. Në këtë fazë intervistuesi duhet të përgatisë pyetjet që do t’i drejtojë të intervistuarit, prandaj ai duhet t’i mendojë mirë ato, që të marrë sa më shumë informacion për lexuesin nga pyetja e drejtuar.
Kontaktimi me të intervistuarin | ai duhet t’i bëjë të qartë: - arsyet pse do ta intervistojë, - për cilën gazetë a revistë, - ku do të zhvillohet intervista, - kur mund të zhvillohet…
Zhvillimi i intervistës | kohët e fundit puna e intervistuesit është thjeshtësuar me përdorimin e mjeteve audiovizive dhe kjo u krijon mundësi atyre të përqendrohen në përgjigjet e të intervistuarit, për të realizuar ndonjë pyetje të improvizuar. Nëse në disa raste i intervistuari i shmanget pyetjes së tij, ai ka të drejtë të këmbëngulë, duke e riformuluar ndryshe atë, mjafton që të mos i shmanget tepër idesë fillestare. Nëse përsëri i intervistuari i shmanget pyetjes, atëherë intervistuesi  duhet të kalojë në pyetje tjetër, sepse është e qartë se i intervistuari nuk dëshiron të përgjigjet për atë pyetje (për arsye personale).
Analiza, redaktimi i intervistës | pasi intervistuesi zhvillon intervistën duhet ta analizojë dh eta redaktojë atë (gjatë intervistës mund të ketë përsëritje). Kjo është një fazë delikate, pasi intervistuesi duhet të bëjë kujdes në respektimin e përgjigjeve të intervistuesit, të mos deformojë mendimet e tij.
Përgatitja e intervistës për botim | në këtë fazë i jepet një formë përfundimtare intervistës, duke shtuar një prezantim hyrës për të intervistuarin.

Rregulla për hartimin e pyetjeve të intervistës:
Pyetjet duhet të jenë të drejtpërdrejta.
Pyetjet duhet të jenë të hapura që intervistuesi të marrë shumë informacion.
Pyetjet duhen filluar me çfarë, ku, si, sa, kur, pse, në mënyrë që t’i lihet hapësirë të intervistuarit për t’u shprehur.
Mund të përdoret edhe veta e tretë njëjës.
Intervista duhet të jetë objektive dhe t’u përshtatet situatave të ndryshme.



Literatura

 “Shkrimi Akademik”, Sylvan Barnet, Pat Ballanca, Marcia Stubbs, Dita, 2000.
“Leximi dhe shkrimi”, Zejnullah Rrahmani, Faik Konica, 2003.
“Si të shkruajmë ese”, Bardhyl Musai, Qendra për Arsim Demokratik, 2004.
4.    “Të shkruarit për mediume të shtypura”, Grup autorësh - MIM, Shkup, 2005.
“Rregullat e Pikësimit në Gjuhën Shqipe”,  Akademia e Shkencave e Shqiperisë; Instituti i  Gjuhësisë dhe Letërsisë 2002
“Writing for Study”, P. Grundy, Cambridge, New York, A. Brookes, 1990.
7.    “Të shkruajmë një Punim kërkimor”, Qendra për Arsim Demokratik, 2004.
8.    “Të shkruajmë: procesi dhe shkrimet funksionale”, Qendra për Arsim Demokratik, 2004.


Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels