IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; Studimet e larta për letërsi I bëri në Universitetin e Tiranës dhe 2 vite në Institutin Gorki në Moskë; Punoi në gazetën Drita; Drejtoi revisten „Les lettres albanaeses‟;
Ishte aktiv në jetën politike dhe kulturore deri në vitet e 90-ta kur u largua për në Paris  Së fundi është kthyer në Shqipëri; Laureat I shumë çmimeve kombëtare de ndërkombëtare;
Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK; Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972); Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”
Frymëzime djaloshare poezi - 1954 Endërrime poezi - 1957 Shekulli im poezi- (1961 Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963 Përse mendohen këto male poezi - 1964 Dasma - 1968 Motive me diell poezi - (1968) Kështjella- roman - 1970 Kronikë në gur - roman - 1971 Koha (1976 Dimri i madh - roman - 1977 Ura me tri harqe - 1978 Kush e solli Doruntinën - roman - 1979 Prilli i thyer - 1980
Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980 Nata me hënë - 1985 Koha e shkrimeve - 1986 Koncert në fund të dimrit - 1988 Vepra Letrare - 1981-1989 Dosja H - 1990 Përbindëshi - 1991 Piramida - 1992 Shqipëri - 1995 Pallati i ëndrrave - 1996 Dialog me Alain Bosquet - 1996 Spiritus - roman- 1996 Kushëriri i engjëjve - ese- 1997 Poezi - 1997 Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë. - ese - 1998
Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998 Ikja e shtërgut - tregim - 1999 Qorrfermani - roman – 1999 Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999 Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000 Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000 Breznitë e Hankonatëve - 2000 Vajza e Agamemnonit - 2000 Bisedë përmes hekurash - 2000 Elegji për Kosovën - 2000 Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000 Unaza në kthetra - 2001 Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim) Qyteti pa reklama- roman - 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut- roman - 2002  Princesha Argjiro-lektyrë - 2003 ž Pasardhësi - roman - 2004  Shkaba - 2004  Ftese ne studio- 2004 žDantja i pashmangshëm - 2005  Identiteti evropian i shqiptarëve- 2006 ž Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006  Hija (roman)- 2007  Spiritus - 2007 ž Çështje të marrëzisë žPoshtërimi në Ballkanž
Muzgu i perëndive të stepës žDarka e gabuar - roman - 2008 ž E penguara- roman - 2009 žAksidenti - roman - 2010 ž Ca pika shiu ranë mbi qelq - poezi žDitë kafenesh- novelë ž Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten - 2010 ž Stinë e mërzitshme në Olymp žVepra 1 žVepra 2 žVepra 3 žViti i mbrapshtë ž Mbi krimin në Ballkan. Letërkëmbim i zymtë - 2011 žÇlirimi i Serbisë prej Kosovës- 2012 ž
ž është shkrimtari më I njohur shqiptar në botë; ž Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës ; žështë autor I veprave që tejkaluan socrealizmin letrar në Shqipëri; žNjë pjesë e veprave të përmbajnë në vete elemente nga „njeriu I ri‟, mirëpo pjesa tjetër u krijua si identitet personal;
ž Në skenën botërore hyri me romanin “Gjenerali I ushtrisë së vdekur” žVepra e tij ndikoi kërkimin e jetës jashtë kufijve të vendit; žRomanet e tij u cilësuan lart nga kritikët;
ž Kadare shkruan për fëmijërinë, për rininë, për historinë, për legjendat, për figurat historike dhe legjendare, për jetën dhe vdekjen, për dosjet, muranat, flijimet, për luftrat e për paqen, për misterin e për ëndërrat; žTematikat e letrave: ndjesite personale dhe sjelljet e shoqërisë dhe individit;
ž Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka shkruar tregimin, novelën dhe romanin; žVepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”; žProzën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.
ž Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë; žMarrëdhënia varr-jetë është një nga vijat themelore të tematikës së krijimtarisë që qet në krye në këtë roman
ž Kjo vepër pasqyron rrethimin e një kështjelle shqiptare nga trupat turke; žTemat: mbijetesa dhe qëndresa; ž Përdorë krijimtarinë epike
ž Me këtë roman I.Kadare pasuroi temën e Luftës Antifashiste, duke sjellë një shikim prej fëmije për evokimin e ngjarjeve të saj. Rrëfimi në vetën e fëmijës, në vetën e personazhit që evokon fëmijërinë e autorit, me "pafajësinë" e vet, megjithëse i ka dhënë romanit njëfarë karakteri autobiografik, njëherësh e ka mbrojtur atë prej qëndrimit të kritikës. ž Me këtë vepër Kadare bëri përpjekjen e parë për t'i dhënë vlerë letrare së zakonshmes, së rëndomtës, madje së shëmtuarës dhe absurdes
ž Lidhje e jetës me vdekjen dhe anasjelltas; ž Besa dhe ringjallja e të vdekurit për të mbajtur fjalën e dhënë; ž Baladë gojore; žRrëfim dramatik;
ž Sulmon hapur regjimin politik në atë kohë në Shqipëri; ž Kundër jetës nën diktaturë dhe kundër sistëmit politik; ž Kjo prozë është e banuar nga ëndërrëfyes, nëpunës, interpre tues, ëndërra që parandjellin fat ose ndjellin kob a dëftojnë rrezik, ëndërra të bashkësisë apo individuale, ëndërra të rëndomta dhe bash-ëndrra…
ž Ky libër ka për temë besën, gjakmarrjen dhe kanunin në pjesën veriore të Shqipërisë. žPersonazhi kryesor, Gjorgu, detyrohet të hakmerret për shkak se këtë e kërkon kanuni. žKadare e përcakton Kanunin si kontekst negativ, dhe si një etikë e vjetëruar, mbi të cilën duhet ndërtuar jetën e re
ž Realiteti në trajtë miti dhe zhvillimi fantastik, duke avancuar idenë e rrezikut nga jashtë e nga brenda (kalit të Trojës) për pushtimin e qytetit dhe mundjen e armiqëve që vijnë nga jashtë e nga brenda
ž Mit, histori, monumentalizëm, pak deklarativizëm dhe pak ritëm lirike me shikonfiguracioni I poezisë së Kadaresë; ž Megjithë dimensionin e lidhjes me kontekstin politik e kulturor dhe të një lloj ndikimi ideologjik në konceptet letrare-estetike Kadare thyen kufijtë që përveq lexuesve shqiptar, të këtë edhe lexues të huaj.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels