IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
 RAPORTI MESUES NXENES, NXENES-NXENES

PROBLEMET DHE PERMISIMI I TYRE
Mësimdhënia në shkollën shqiptare është dallu ar për natyrën tradicionale të saj. Ajo është cilësuar si mësimdhënie me në qendër mësuesin2. Në këtë mjedis ka një shqetësim në rritje të mësuesve për sjelljen e nxënësve në klasë. “Nuk mbahen, janë të papërmbajtshëm!”, këto janë fjalët që dëgjon të thuhen gjithnjë e më shpesh nga mësuesit shqiptarë. Më shumë se gjysma e mësuesve ankohen për sjelljen problematike të nxënësve 3. Është i dukshëm numri në rritje i fëmijëve që shfaqin sjellje disruptive përtej incidenteve të vogla të zakonshme tipike për shumicën e fëmijëve gjatë rrjedhës normale të zhvillimit. Një sjellje e tillë është bërë një nga çështjet më të ngutshme në shkolla.



Sjellja disruptive, shpeshherë e quajtur e mundimshme ose sjellje e keqe4, ka qenë gjithmonë një nga shqetësimet më serioze të shkollave. Termi “sjellje disruptive” nuk përdoret në mjedisin tonë arsimor.Në vend të tij gjejmë termat “sjellje e keqe”, “zhurmat”, “rrëmuja”, “sjellje e papërshtatshme” etj., duke nënkuptuar ato sjellje që shkojnë ndesh me klimën normale në klasë. Sjellja disruptive është ajo sjellje që prish, pengon apo ndalon mësimdhënien e të nxënët në klasë. Literatura përforcon faktin se sjellja disruptive në klasë është një problem i vazhdueshëm për mësuesit, nxënësit, prindërit dhe administratorët. Të gjithë studimet nga Hunter-Love5, Todras6, Sentelle7 Jung e Boman8 dhe të tjerë vënë në dukje shqetësimet gjithëpërfshirëse të shkaktuara nga sjellja disruptive. Kjo lloj sjelljeje nuk disrupton vetëm mësuesit, por gjithashtu fokusin në të nxënë të nxënësve 9. Ajo gjithashtu ndërhyn në klimën pozitive në klasë, ndërveprimin social ndërmjet nxënësve dhe mund të krijojë një atmosferë që zvogëlon pjesëmarrjen e nxënësve10. Nxënësit që ekspozojnë probleme të sjelljes disruptive janë sfidues për mësuesit, sepse ata kërkojnë që mësuesi të shpenzojë një kohë të konsiderueshme në klasë me mënyrën e tyre të të sjellurit sesa me mësimin (Galloway, 1997). Mësuesit përballen me detyrën e frikshme të të adresuarit të sjelljes disruptive së këtyre nxënësve (Fraser, 1997).
Përkufizimi i miratuar pjesërisht përcakton llojet e “zgjidhjeve” të cilat mund të mbështeten. Për shembull, kur theksi është mbi “nxënësit disruptivë” linjat e veprimit përqendrohen në sigurimin e masave alternative ose të disa formave trajtimi, ndërsa, nëse theksi vendoset mbi “incidentet disruptive”, linjat e veprimit mund të drejtohen më shumë te institucioni brenda të cilit sjellja ndodh dhe të përqendrohen në organizimin dhe marrëdhëniet e brendshme të institucionit. Veç kësaj, sjellja disruptive mund të shihet si një simptomë ose tregues i një shqetësimi më serioz emocional sjelljeje. Në këtë rast, një nxënës disruptiv mund të referohet për vlerësim nën Aktin e Edukimit (1981), gjë e cila
mund të çojë në vendimin se një fëmijë ka nevoja të veçanta edukimi.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels