IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
RINIA, SJELLJET DEVIANTE DHE VESET E BASHKEKOHESISE
Nga vetë titulli nënkuptohet se njëri nga konceptet kryesore të këtij artikulli është rinia. Edhepse dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me periudhën kohore që përfshin kjo grupmoshë, shumica e tyre pohojnë se bëhet fjalë për një grupim që është ndërmjet moshës 15-25 vjeçare. Kjo është faza më dinamike dhe më komplekse e jetës së njeriut. Karakteristikat kryesore të atyre që janë duke e jetuar këtë moshë janë zhvillimi më i shpejtë psikologjik dhe fizik, emocionaliteti, mosdurimi, vrulli, entuziazmi, gjallëria kulminante, kërkimi i identitetit etj. Vitet e rinisë janë një fazë kur fitohen vetitë e personalitetit që janë të duhura për kryerjen e detyrave profesionale dhe familjare. Eshtë fazë përgatitore kur individi fillon të gjykojë në mënyrë më të pavarur dhe të përgjegjshme.
Homo sapiensi sikur që di të sillet edhe në korniza të normales, natyrores poashtu di edhe të lajthitë, respektivisht të devijojë prej linjës së të mirës, ta shfaq veten në negativ, me vepra e sjellje që në psikologjinë sociale quhen deviante (deviant behaviour). Sociologu i njohur frëng Emile Durkheim në këtë kontekst flet për gjendjen e anomisë, që ka kuptimin e tensionit dhe përdhosjes brenda kornizave të një sistemi ose strukture shoqërore Ai pohon se në jetën shoqërore përskaj fenomeneve normale ekzistojnë edhe ato patologjike apo abnormale. Këto të dytat paraqesin rrezik për ekzistencën sociale. Sikur për individët ashtu edhe për shoqëritë shëndeti është një gjë e dëshiruar, kurse sëmundja është një gjë e urrejtur, e keqe. Cdo shoqëri racionale dhe e organizuar përmjet mekanizmave të ndryshme, duke u nisur nga aforizmi se "sëmundjen është më mirë ta pengosh sesa ta shërosh" mundohet që të mos lejojë të bie në kthetrat e traumave.
Kur flasim për dukuritë anomike menjëherë të bien ndër mend të ashtuquajturat të këqija moderne[4] si narkomania, alkoolizmi, duhani, SIDA etj., disa prej të të cilave deri para do dekadash ishin probleme vetëm të Perëndimit kurse sot paraqesin problem global. Domethënë me to nuk përballen vetëm shoqëri të caktuara, të themi vetëm ato perëndimore, vetëm ato liberal-kapitaliste, por edhe vendet e botës së pazhvilluar të quajtura Bota e tretë, ato muslimane, të Lindjes së Largët etj. Me të përballen edhe komshinjtë tanë. Para do ditësh në një shitore të një kuarti të kryeqytetit rastisëm në një lajmërim lidhur me një tribunë të titulluar: "Drogata, semejstvoto, a shto potoa?"

Anomalitë famoze janë të lidhura mes vete mu si hallkat e zinxhirit dhe krijojnë një grup valltarësh që dalngadalë i afrohen humnerës pa diktuar gjë.

Ne përmes rreshtave të këtij teksti  do të mundohemi që së pari t'i lexojmë ligësitë shoqërore, t'i përshkruajmë dhe më pas të japim sugjerimet tona se si mund t'u iket atyre. Dikush bukur mirë është shprehur se "të menduarit për shoqërinë është (ri)prodhim i saj"!

Shkaqet dhe pasojat e rënies në kurthin e anomalive?

Bota bashkëkohore sot gjendet në një udhëkryq. Modernizmi i cili njeriut i kish premtuar lumturinë, përveç komoditeteve i solli atij edhe shumë kokëçarje. Njeriu i bashkëkohësisë dita ditës po thellohet në "rërën e gjallë" të përgatitur prej jetës së zhveshur nga shpirti, shpirtërorja, transcedentja nga jeta pa Zot.

Pra si shkaku të parë të gjendjeve patologjike ose anomive bashkëkohore do ta kishim cekur materializimi i çdo këndi të jetës, desakralizimi ose shekullarizimi i saj. Ky fenomen krijoi një amulli që antroposin e çoroditi deri në maksimum. Filozofia jetike e personifikuar në parullën "laissez faire", lini le të kalojnë, lini le të bëjnë ç'të duan! dhe "Carpe diem!" (Kape ose shfrytëzoje ditën!) u shndërrua në një përbindësh të brezave të rinj, të cilët filluan të mohojnë normat morale, juridike, religjioze e kështu me radhë dhe t'i shijojnë të gjitha "kënaqësitë" (?), "mollat e ndaluara."  Ata përkundër kulturës kolektive shoqërore i përveshën krahët për të krijuar një kulturë të veten, më të ngushtë që do të dallojë nga ajo e zakonshmja. Kjo subkulturë e quajtur kulturë alternative, krijoi probleme të nduarta si ai i identitetit, kriza e braktisjes së shoqërisë, konfliktit me familjen, rritja e përqindjes së delikuencës së të rinjve etj.

Shembull par exellance të kësaj kulture kemi në hippy lëvizjen ose hippy renesansën e viteve '60 të udhëhequr nga Timothi Liri që mbahet mend sipas masovitetit të shfrytëzimit të drogës. Modus vivendi i tyre i cili manifestohej nëpërmjet të të veshurit që bartte ngjyra ekzotike, posaçërisht nga India, laramanisë së pashijshme të tekstilit, uniformiteti, xhins kulturës, ngjyrave të nditshme dhe psikildike pa kurrfarë cilësie të zukuruara me dhe të ngjyrosura me stoli të qelqta në trajtë të inxhive, varëseve, hallkave të llojllojshme në duart, zinxhirë, këpucë të stërzbukuruara dhe unaza të pavlera. Pamja e jashtme e kastës narkomanike si kjo dallohet me flokë të papastra e të gjata, të lëshuar ose të lidhur në formë të bishtit të kalit, me fytyrë të lëshuar ose të pakultivuar të femrat, mjekër të yndyrshme të meshkujt e të papastër, veshje të përlyer etj Imixhin e tipit deviant e plotësojnë rock muzika ose ajo e pagëzuar heavy metall kumbuese të cilën e ekzekutojnë muzikantë narkomanë si Jimmy Hendrix, e popullarizuara Jonis Joplin, kitaristi i Rolling Stones-it Bryan Jeans, grupet si metallica, Scorpions, Led Zeppelin, Guns'n Roses, Curt Cobain etj. Takimet a personave të lajthitur janë të përcjella me duhan, alkool, muzikë e më në fund edhe me drogë si shenjë e ekstazës ose arritjes së Nirvanës.

Shkaku i dytë është shtrati prokrustrian i quajtur idhujtaria bashkëkohore e stërzhvilluar, të adhuruarit janë personat anomikë të shndërruar në yje nga mass mediumet. Paramendoni politeizmin e shprehur në fjalët "e adhuroj këtë ose atë këngëtar/e", "e kam idol këtë ose atë artist/e apo sportist/e". Pra nëse idhujt e kohës së Injorancës së arabëve ishin Lati, Uzati e Menati, ato të kohës sonë janë profilet e yjeve të fryrë përmes mediumeve. Të rinjtë nga të katër anët e botës bëhen imitues të verbër të fytyrave amorale si Jeniffer Lopez që ka shumë qejf të hajë bukë duke qenë lakuriq, si P. Anderson që dasmën e vet e projekton që vetë ajo dhe të ftuarit në një ishull të pabanuar të jenë nudo, si homoseksuali Fredy Mercuri, futbollisti argjentinas Maradona... Kultura globale nga të rinjtë krijon levantenë, të cilët u përngjajnë atyre që Faik Konica i përshkruante se kujtonin se bëheshin perëndimorë duke zëvendësuar qeleshen me kapelën, brekushet e tirqët me pantallona dhe brezin tradicional të shqiptarit me një rryp evropian. Levantenët e ditëve tona mendojnë se nëse veshin levi's dhe pijnë Coca Cola janë bërë personalitet i ngjashëm me atë të filmave, vetëm u mungon një bukuroshe, një cabriolet dhe një bilet për në Bermuda. Beverly Hills-i dhe Ultësira e Embël janë bërë refleksion i botës ë iluzioneve të të rinjve tanë.

Kjo kulturë e ka vënë dhëmbin e vet edhe mbi vatrat e arsimit, mbi shkollat. Atë e ka shndërruar në një arenë të donzhuanizmit, ka bërë libidoizimin e rinisë e cila mendon vetëm rreth dashurisë e sexit. Pedagogu Margareth Smith shprehet: "Nxënësja në shkollë e studentja në universitet nuk mendon më për gjë tjetër pos tërheqshmërisë, elegancës e atraktivitetit. Më se 60 % të studenteve janë të pasuskesshme në sesionet e provimeve. Kjo është pasojë e të menduarit më tepër për dashuri sesa për mësimin dhe ardhmërinë." Të rinjtë e sodit staisfaksionin jetësor e kërkojnë edhe në gjëra të kota si horoskopi ku prap e gjen rubrikën e dashurisë. Erozioni moral shumë të rinj i ka shtyrë që moto t'i bëjnë fjalitë: "Përmes gjërave të ndaluara në jetë më të mirë, më të lumtur, imune prej problemeve të jetës!" "Bëj atë që të pëlqen, pa paragjykime. Gëzoje jetën në çdo formë. Turpi, normat morale e gjithë të tjerat, flaki tej. Ekstravagancë, diçka të paparë, risi, trille!" Vëllaçko jetoje rininë, se ajo nuk vejn edhe njëherë! Njerëzit të cilët të këshillojnë vetë e kanë jetuar rininë dhe tasni ta kanë zilinë ty. Mos ua var veshin, argëtohu!
I gjithë ky botëkuptim hedonist në kokat e të rinjve tanë ngulitet nëpërmes procesit të holivudizimit të shoqërisë, nëpërmes kuadrove televizivë e të kinemasë, faqeve të revistave e gazetave, web siteve të internetit etj.

Pasojat nga dominanca e perandorisë së kaosit janë trishtuese.

Në shoqërinë globale po krijohet një prototip i të riut të tëhuajësuar nga tradita, doket dhe zakonet e veta, i ri asocial, anëtar parazit i shoqërisë, me varësi emocionale e fizike, që braktis procesin e shkollimit, që vjedh, është brutal, dhunon, që s'përgatitet për të krijuar folenë familjare por e shkatërron atë e më në fund shpesh tenton të bëjë vetvrasje. Të gjitha këto janë pasoja të kulturës globale që e cila thënë thjeshtë e ka legalizuar prostitucionin, homoseksualizmin, e cila shfaq një hipokrizi të tipit "Me Marlboro keni gjasa të fitoni Jeep; duhani është i dëmshëm për shëndetin!", që i ka ftohur njerëzit deri në atë shkallë sa që ka raste kur njeriu për vdekjen e tezes merr vesh nga gazeta, i ngre përmendore qenit e e harron nënë e shtangur në shtëpi etj.

Le të cekim disa të dhëna që më pashëm do të na e ilustrojnë kataklizmën e krijuar nga disa prej të zezave shoqërore.

Shkencëtarët pohojnë se "shkatërrimet që i kanë bërë në shekullin XX alkoolizmi dhe narkomania s'i kanë bërë as luftërat, epidemitë e kataklizmat si tërmetet. Vetëm në SHBA ka mbi 20 milionë narkomanë. Sipas të dhënave nga hulumtimet e bëra në këtë vend çdo të katërti të riu të moshës 13-17 (numri i tyre është 4.250.000) në mënyra të ndryshme u sugjerohet përdorimi i narkotikëve. Cdo i pesti i ri është shprehur se ca prej shokëve të tyre përdorin drogë.
Sipas një studimi të Universitetit të Michigan-it çdo i gjashtëmbëshjeti i ri në moshën e pubertetit përdor llojet e ndryshme të drogës.

Në një anketë të zhvilluar me 300.000 qytetarë të Danimarkës është konstatuar se 42.000 syresh janë narkomanë. Në Gjermani epidemia e narkomanisë është përhapur edhe nëpër shkollat fillore. Prindërit janë tronditur nga fakti se tregtarët e ndryshëm me fotografi dhe posterë të figurave të dashura për fëmijët, të njëjtat i kapërcejnë nëpër LSD dhe i lëshojnë në qarkullim. Zyrtarët Gjermanë të cilët kanë konstatuar se sasi të caktuara të kokainit përzihen edhe në gjërat ushqimore që përmbajnë karbonat dhe pluhur sheqeri, u bëjnë thirrje prindërve që të mos blejnë nga njerëz të panjohur. Madje shprehen se fëmija mund të bëhet kurban i drogës edhe nga posterët e Mickey Mouse-t.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) për vitin 1985 janë trishtuese: 240.000 të grupmoshës 15-20 vjet kanë gjetur vdekjen nga droga. Asnjë prej narkomanëve s'ka jetuar mbi 10 vjet prej ditës së hyrjes në këtë "valle të ndytë." Të rrallë janë ata që i kalojnë pesë vjet. Fundi i të thelluarve në narkomani është ose çmenduria ose vdekja. Shpëtimi prej kësaj shprehie bastarduese, bile edhe nëse përdoren mjetet më moderne dhe më të shtrenjta të kurimit është diku 30 %, në disa lloje të narkotikë kjo përqindje bie në 8 %. Dhimbshëm tingëllon fakti se edhe fëmijët e narkomanëve lindin si prindërit (narkomanë). Deri në fund të korrikut të vitit 1989 në Amerikë kanë lindur 975.000 fëmijë të varur ndaj narkomanisë. Sipas gazetës gjermane Bild në Floridë çdo ditë lindin nga 180 fëmijë të pafajshëm që trashëgojnë narkomaninë.
Evenimentet e vetëvrasjve që janë bërë pjesë përbërëse e vendeve të zhvilluara, kryesisht janë të lidhura me depresionin ose alkoolizmin. Zaten vetë alkoolizmi konsiderohet vetvrasje kronike. Përqindja e vetvrasjeve është në përpjestim të drejtë me sasinë e alkoolit të konsumuar. Vendet në të cilat alkoolizmi është problem i madh, përballen edhe me numër të madh të vetvrasjeve. Në vitin 1972 numri i përgjithshëm i alkolikëve të SHBA-ve ka qenë 95 milionë. Në këtë vend për çdo vjet si pasojë e dehjes na aksidentet e trafikut humbin jetën përafërsisht 25.000 njerëz, 15.000 bëjnë vetëvrasje dhe 25.000 të tjerë vdesin nga sëmundjet e ndryshme trupore. Sipas një hulumtimi të bërë, në Holandë 80 %, kurse në Zvicër 67 %-shi i delikuentëve përdorin alkool.

Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) shkaku i 16 %-it të lëndimeve me thikë, 18 %-it i krimeve, 16 %-it të zjarreve, 21 %-it të mbytjeve të prindërve, 80 %-it përdhunimeve është alkooli.
Organizata e zënë ngojë raporton se sikur të ishte e mundur që 2/3 e mjeteve që në botë harxhohen për blerjen e cigareve të shfrytëzohen për në lëmitë e shëndetësisë do të mundësohej pajisja e çdo njeriu me nevojat më të rëndësishme shëndetësore. Sipas të dhënave të kësaj organizate në botë ka rreth 1 milardë e 360 milionë pirës duhani. Mendohet se 4 milionë persona në vit vdesin nga sëmundjet në lidhje me duhanin.

Sipas parashikimeve të Programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara mbi SIDA-n dhe OBSH deri në fund të vitit 2000 në botë ka patur përafërsisht 36.1 milion të rritur dhe 1.4 milion fëmijë të infektuar prej HIV-it. Këto shifra për 50 % janë më të larta se ato të parashikuarat nga OBSH-ja në vitin 1991. Vetëm gjatë vitit 2000 janë infektuar mbi 5.3 milionë dhe kanë vdekur rreth 3 milionë njerëz, numër ky më i madh që prej kur është paraqitur kjo epidemi.Sipas raportit të CDC-së 2 milionë e 200 mijë amerikanë ose çdo i 100 ose 200 qytetar i SHBA-ve është i infektuar prej virusit të SIDA-s.

Rrugëdalja nga tuneli i errët!

Mendimtarët largpamës thonë se identifikimi i këtyre sëmundjeve është shkencor, por zgjidhja, gjegjësisht kurimi është tejshkencor (supra scientifique). Pra çdo shoqëri ka nevojë që përmes mekanizmave të veta t'i luftojë këto dukuri dëmprurëse si në aspektin individual ashtu edhe në atë kolektiv/shoqëror.

Në këtë drejtim rolin kryesor e luan edukata familjare, sepse fëmija në çerdhen familjare i fiton njohuritë e para pozitive dhe negative.

Për të patur ditë me shpresëdhënëse sesa këto të aktualitetit duhet organizuar këshillime, tribuna, konferenca, simpoziume ku do të trajtohet tematika në fjalë.

S'do mend se rol të rëndësishëm do të kishte luajtur edhe inkuadrimi i mësimbesimit nëpër shkolla, në saje të të cilit fëmijëve do t'u mbillej ideja për distancimin nga agjensët që shpien në llymin e këtyre epidemive.

Organizatat joqeveritare (NGO) duhet që t'i kushtojnë kësaj lëmie më tepër rëndësi. Fondet e veta duhet t'i shfrytëzojnë për botimin e manualeve, fletushkave, broshurave me të cilat i riu do të njihej me esencën e fenomeneve negative.

Sistemi edukativo-arsimor bart një pjesë mjaft të rëndë të barrës së përgjegjësisë për devijimin e të rinjve. Për fat të keq në shkollat bashkëkohore servohen vetëm data shkencore, i flitet vetëm racios e jo edhe zemrës së të riut.

Më në fund të cekim se rolin madhor për ruajtjen nga devijimet sociale e luan religjioni sepse ajo veprat dhge sjelljet e shëmtuara i cilëson si dalalet, gjegjësisht largim prej mëshirës së Zotit dhe mjet për të fituar ndëshkimin hyjnor, prandaj njeriu me ndjenja të kultivuara fetare gjithmonë ka kujdes që të mos bjerë në kurthin e ligësive të përmendura e të bëhet banor i ferrit. Pra feja njeriut i dhuron një bindje, e cila s'u përngjan bindjeve të botëkuptimeve, filozofive, ideologjive të ndryshme mbi të cilat njeriu shpesh i mbyll sytë dhe kalon mbi to. Prandaj themi se është njeriu religjioz ai që ka më pak gjasa të prish harmoninë sociale, kuptohet nëse është besimtar që e praktikon fenë.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels