NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Vlerat e monumenteve te kultures shqiptare jane trashigimi pa kufi
TRASHËGIMIA MATERIALE
Trashëgimia kulturore materiale është pasuri e brezave, detyrim madhor i tyre kundrejt së shkuarës dhe së ardhmes, vijimësi materiale e çdo kombi. Si e tillë, trashëgimia kulturore materiale është një sfidë e pareshtur përballë kujdesit kombëtar e ndërkombëtar, për të arritur gjurmët e gjeniut krijues mbarëshekullorë dhe për ta përcjellë atë drejt së ardhmes, tek brezat e rinj. Lexo me shume....
Permbajtja:
MONUMENTE KULTURORE
TRASHËGIMIA SHPIRTËROR
ISO-POLIFONIA SHQIPTARE
ARTIZANATI SHQIPTAR
SHQIPËRIA PËRMES DIVERSITETIT
MONUMENTE KULTURORE....
Monumentet shqiptare, krahas vlerave në planin kombëtar, shpesh mbartin vlera në planin europian, qoftë si dëshmi autentike të kulturës vendase, apo si interpretime madhore gjinish, brenda hapësirash të gjera kulturore, në të cilat u përfshinë natyrshëm shqiptarët në shekuj. Tumat ilire, fortifikimet e qyteteve antiko-mesjetare të Lezhës dhe Beratit, varret monumentale të Selcës, kisha e Mesopotamit dhe Pojanit, qytetet muze të Beratit dhe Gjirokastrës, xhamia e Et’hem Beut dhe teqja Helvetive e Beratit, pikturat murale të Onufrit dhe David Selenicasit dhe në përgjithësi arkitektura popullore shqiptare, padyshim bëjnë pjesë në fondin e kulturës europiane.
TRASHËGIMIA SHPIRTËROR....
Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore, përcjellë brez pas brezi, është krijuar në shekuj e në vijimësi nga bashkësitë dhe grupet në funksion të mjedisit të tyre, të ndërveprimit të tyre me natyrën dhe të historisë së tyre dhe u jep atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit për diversitetin kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore. ISO-POLIFONIA SHQIPTARE....
Nga greqishtja e vjetër fjala polifoni do të thotë shumëzërësh, kështu polifonia është një gjini e folklorit shqiptar që interpretohet nga dy a më shumë zëra. Polifonia shqiptare, si një vlerë e pamohueshme e folklorit shqiptar e krijuar prej brezash nga populli ynë, e ndajmë në dy zona kryesore ku ajo interpretohet në polifoninë toske dhe polifoninë labe të cilat kanë karakteristikat e tyre të veçanta në mënyrën se si interpretohet. Nisur nga këto vlera të pamohueshme të polifonisë shqiptare në trashëgiminë tonë shpirtërore por dhe në atë botërore, më 25 nëntor 2005, ajo u shpall “Kryevepër e trashëgimisë gojore e njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO.
ARTIZANATI SHQIPTAR.....
Shqipëria është e njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit me vlera të çmuara, të krijuar prej shekujsh nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj, sipas karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme gjeografike. Spikatin veçanërisht punimet në dru, në hekur, bakër, alabastër, në materiale të çmuara ari dhe argjendi, lëkurë, leshi, etj., që veç të tjerash janë dëshmi edhe e identitetit tonë kombëtar. Këto vlera, tashmë të kaluara brez pas brezi, ngjallin gjithnjë interes të madh tek vizitorët dhe studiuesit vendas dhe të huaj, në shumë ekspozita të hapura si brenda dhe jashtë tij. Përmendim kryesisht pazaret karakteristike sidomos në qytetet Krujë dhe Shkodër, ku dallohen prodhimet artizanale të shumëllojshme dhe niveli i lartë utilitar dhe estetik i tyre. Gjithashtu edhe qytete si Berati, Gjirokastra, Saranda kanë tashmë dyqanet e tyre me prodhime artizanale të zonave përkatëse. Punimet në bakër, në hekur, në lesh, argjend, avlëmend, etj., vazhdojnë të tërheqin vemendjen e vizitorëve. Aktualisht qyteti i Krujës është personifikimi i prodhimit të objekteve të kulturës materiale popullore. Në Kavajë vazhdon tradita e prodhimit të objekteve prej balte, të cilat gjejnë përdorim të gjerë nga vetë popullata e atjeshme por edhe ngjallin interes për vizitorët vendas dhe të huaj. Në Kuçovë është gjallëruar artizanati që merret kryesisht me punimin e fletëve të arit. Në Pukë vazhdon në mënyrë të pandërprerë veprimtaria e mjeshtrave të punimit të drurit, që dallohen në veçanti për prodhimin e institrumentave popullorë si: sharkive, çiftelive, bilbilave, pipëzave, etj. Në Gramsh, krahas mjeshtrave të njohur të drurit që realizojnë objekte të tilla: si, lugë, farrashë, sergjenë, furka, fyej, etj. ka një zhvillim prodhimi i objekteve prej leshi, ku shquhen sidomos qilima me xhufka e thekë, që po u përshtaten kërkesave të kohës. Në Përmet vazhdon tradita e punimeve prej leshi, si qilima, rrugica, kënde, etj., që gjejnë përdorim të gjerë familjar por edhe interes për vizitorët vendas dhe të huaj. Në Korçë e Përmet është zgjeruar tradita e prodhimit të objekteve prej guri, hekuri dhe druri. Këtu mund të përmendim gdhëndjen në gur të kuq të sofateve e çezmave nga mjeshtrat e Polenës, po kështu mund të thuhet edhe për prodhimin e oxhaqeve dekorativë po gjejnë përdorim për zbukurimin mjedisor shtëpijak. Në Tiranë vazhdon prodhimtaria e hershme e qelesheve, llullave, punimeve në gur-alabastër e materialeve të çmuar, argjend si dhe në bakër. Biznesi më i suksesshëm sot realizohet nga mjeshtrat e prodhimit të kostumeve popullore shqiptare për të rritur dhe fëmijë, ata të prodhimeve të leshit si çanta, rrugica, e banda si dhe prodhimi i kutive prej ari e argjendi që përdorin gratë e vajzat për mbajtjen e stolive, të unazave, varëseve,etj., ata të të prodhimeve prej ari e alabastër, të llullave prej druri shqope, etj. Në Komunën e Antigonesë, në Gjirokastër në bashkëpunim me një fondacion holandez është ngritur punishtja “Artizanet e Antigonesë” të cilët prodhojnë punime me avlemend, prej leshi, etj., të cilat janë pritur mjaft mirë në tregun shqiptar dhe atë të huaj.
SHQIPËRIA PËRMES DIVERSITETIT....
Diversiteti kulturor është një element i rëndësishëm për shumë vende sot në botë. Shqipëria ka Ratifikuar në Parlamentin Shqiptar Konventën me Ligjin nr.9613, datë 21.09.2006 “Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e UNESCO-s –Për mbrojtjen dhe zhvillimin e larmisë së shprehjeve kulturore”. Shqipëria njeh rolin dhe rëndësinë e mbrojtjes e promovimit të diversitetit kulturor duke patur parasysh se brenda territorit të saj ekzistojnë shprehje të ndryshme të diversitetit kulturor që u përkasin minoriteteve etnike e etno-kulturore ku përfshihet gjuha, folklori, stili i tyre i jetesës. Nga ana tjetër bashkëjetesa e gjatë e komuniteteve kryesore fetare në Shqipëri si ato katolike, ortodoksë, myslimane e bektashinj kanë qenë një tregues jo vetëm i diversitetit kulturor që shfaqet përmes larmisë kulturore në objektet e tyre të kultit por edhe vlerave të tolerancës. Ndërkohë përveç këtyre shprehjeve të dukshme të diversitetit kulturor në raport me shfaqjet kulturore të shumicës së popullsisë së vendit, një element me rëndësi që buron nga detyrimet e Konventës dhe shtetit shqiptar është ruajtja e traditave kulturore kombëtare përballë rrezikut të uniformitetit kulturor global.
Lexo me shume....
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Tweet Follow @DIONISXHANI
Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...