IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Reumatizma, si të lehtësojmë dhimbjet e kyçeve dhe gjymtyrëve
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Reumatizma shoqërohet me dhimbje të forta, të therura dhe ënjtje të kyçeve. Artroza, artriti reumatik, si dhe osteoporoza janë ndër shqetësimet më të shpeshta që shfaqen. Simptomat që dallojnë secilën prej tyre, si dhe këshillat për t’i mbajtur sa më larg.
LEZONI ME SHUME ......
Dieta ushqimore dhe ushtrimet për kyçet e duarve e këmbëve luajnë rol vendimtar në trajtim Sëmundjet reumatizmale janë ndër shqetësimet më të shpeshta të shëndetit edhe në popullatën shqiptare, që prekin kryesisht moshat e rritura, por nuk mungon përhapja e tyre edhe tek më të rinjtë. Sikundër ndodh me shumë sëmundje të tjera, trajtimi i hershëm i simptomave reumatizmale luan një rol të rëndësishëm në kontrollimin dhe shmangien e dhimbjeve të gjymtyrëve e deformimit të kockave. Këto komplikacione favorizohen nga fakti i shfaqjes së simptomave të dukshme që në stadet më të hershme. Reumatologët bëjnë me dije se këto sëmundje mbartin një kosto të madhe, e cila nuk rëndon vetëm individin, por gjithë shoqërinë. Kjo pasi mostrajtimi, përveç dhimbjeve që shkakton tek pacienti, shton edhe mungesat në punë si rrjedhojë e paaftësisë për të kryer aktivitetet e përditshme. Sëmundjet reumatizmale renditen si shkaku i dytë pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, që ndikojnë në rritjen e paaftësie për punë. Kjo sëmundje bëhet më e shpeshtë tek moshat e treta, ku mbi 50 për qind e tyre vuajnë nga format më të ndryshme të reumatizmës. Kategoria më e rriskuar mbeten femrat. Në vijim të shkrimit do të gjeni në formë më të detajuar se cilat janë komplikacionet më të shpeshta që shfaqen, si dhe çfarë këshillash rekomandohen nga mjekët në mënyrë që këto sëmundje të mbahen sa më larg.
DIAGNOSTIKIMI I SËMUNDJES
 Përmes testeve të shumta laboratorike përcaktohet edhe trajtimi që pacienti duhet të ndjekë. Ka raste në të cilat sëmundja mund të mbahet nën kontroll përmes mbajtjes së një diete të kujdesshme, si dhe ushtrimeve fizike. Ndërsa në rastet më të rënduara veprohet edhe me dhënien e medikamenteve, përdorimi i të cilave ndryshon nga pacienti në pacient, për shkak të veçorive individuale që manifeston secili prej tyre gjatë vizitës së zhvilluar tek mjeku specialist. Edhe këtu vlen për t’u nënvizuar fakti që nuk duhet të mbështetemi vetëm tek opinioni i farmacistëve për të qetësuar dhimbjet reumatizmale, pasi në këtë formë mund të rëndojmë edhe më shumë gjendjen shëndetësore. 7 KËSHILLAT E ARTA PËR KOCKA TË FORTA E TË SHËNDETSHME
 USHQIMI duhet të jetë i pasur me fibra (që gjenden me shumicë në drithërat) me fruta, perime, jo shumë proteina (që gjenden tek mishi, veza etj) yndyrat të kufizuara. Ushqimet duhet të jenë të shijshme. Vetëm se asnjëherë nuk duhet harruar, që nënushqyerja mund të jetë edhe më e se mbiushqyerja. Studimet kanë treguar se nëpërmjet ushqyerjes me një dietë të ekuilibruar, të pasur në fruta dhe perime, mund të sigurohen mjaft element ushqyes të nevojshëm për kocka të shëndetshme. Ekspertët rekomandojnë multivitamina ose suplementë të tjerë për njerëzit të cilët nuk marrin mjaftueshëm minerale dhe vitamina nga ushqimet. Kjo përfshin njerëzit që kanë çrregullime gastrointestinale që kanë probleme me thithjen e vitaminave dhe mineraleve në organizmin e tyre. Marrja e tepruar e natriumit, proteinave dhe kafeinës mund të shkaktojë humbje të kalciumit, prandaj është e rëndësishme për shëndetin e kockave që marrja e tyre mos të jetë mbi normat, në mënyrë që kockat të mos shfaqin probleme.
 PËRFSHI KALCIUMIN NË DIETË.
 Moshat e rritura (kryesisht mbi 5 0 vjeç), kanë nevojë për 1200 mg kalcium çdo ditë. Marrja e ushqimeve të pasura me kalcium është esenciale për përmirësimin e shëndetit të kockave duke filluar që në fëmijëri ose adoleshencë. Ushqimet e pasura me kalcium janë: qumështi e nënproduktet e tij (kos, djathë), peshku e produktet e tjera të detit, fasulet, brokoli dhe zarzavatet e tjera si dhe frutat e thata (fiq, fara luledielli, etj). Preferohet që kalciumi të merret me ushqimin e përditshëm, por ndonjëherë është e nevojshme marrja e tij në formë suplementi.
 MERR MJAFTUESHËM VITAMINËN D.
Një sasi e mjaftueshme vitamine D është shumë e rëndësishme për kocka të shëndetshme mbasi kalciumi nuk përthithet lehtë nga organizmi pa ndihmën e vitaminës D. Burimi kryesor i kësaj vitamine është drita e diellit. Burim i rëndësishëm për vitaminën D është dhe ushqimi, ku qumështi e peshku janë më të pasur. Rekomandohet që të gjithë njerëzit mbi moshën 50 vjeç të konsumojnë 500 ml (2 gota/filxhan çaji) qumësht çdo ditë, për të plotësuar nevojat ditore të saj. Njerëzit të cilët nuk pinë qumësht dhe ata mbi 50 vjeç, kanë nevojë për të marrë një suplement ditor të vitaminës D prej 400 UI, sigurisht nën këshillat e mjekut. Kjo është e nevojshme sidomos gjatë periudhës së dimrit kur dielli nuk është i mjaftueshëm për të prodhuar vitaminën D. Kapaciteti i lëkurës për të prodhuar vitaminën D gjithashtu reduktohet me kalimin e moshës.
 KOMPRESA në vendin e dhimbjeve është në të shumtën e rasteve qetësuesi numër një që ndalon dhimbjen. Por, për rastet me reumatizëm të vazhduar, mjekët rekomandojnë pirjen e produkteve bimore, si dhe kompresat në vendet më të theksuara me reumatizëm. Plazhi nuk këshillohet për të gjitha llojet e komplikacioneve reumatizmale. Mjeku përcakton se cilat janë kategoritë që duhet të orientohen drejt plazhit.
 USHTRIMET. Ka gjithmonë e më shume fakte që provojnë se ushtrimet fizike ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të kockave dhe të muskujve, si dhe në një gjendje të përgjithshme psikofizike të shëndetshme. Është një formë shumë e mirë parandalimi edhe për sëmundjet e kockave dhe problemeve me inflamacionet e gjymtyrëve.
LEXONI ME SHUME .....

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels