IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL


Energjia në fizikë, është aftësia e ndërveprimit të një sistemi me një tjetër. Energjia ka të bëjë edhe me fuqinë e kërkuar për të lëvizur apo zhvendosur një peshë në një largësi të caktuar. Sa më e rëndë të jetë pesha ose sa më e gjatë largësia, aq më shumë energji nevojitet. LEXO ME SHUME...
Ka shumë lloje energjish: energji kimike nga fosilet djegëse, energji elektrike nga shfrytëzimi i fuqisë se ujit, energji diellore, energjia e erës, energji termale, dhe energji bërthamore nga ndarja e atomit. Njësia e energjisë është xhauli me shenjë "J", për nder të Xhejms Xhaulit. Energjia kinetike Objektet që lëvizin kanë energji kinetike, energjinë e lëvizjes. Sa më shpejt të lëvizë diçka, aq më shumë energji kinetike ka. Ndërsa kur e ul shpejtësinë, ajo humbet energji kinetike. Ne jetën e përditshme , hasim shumë shpesh në raste që kanë të bëjnë me energjinë kinetike. Për njehsimin e energjisë kinetike përdorim formulën: Ek=mv2/2
PERMBAJTJA:
THËNIE MBI ENERGJINË
 Është trajtë e energjisë mekanike e kushtëzuar prej pozitës reciproke të trupave ose të molekulave të njëjtit tip. Energji potenciale kanë trupat të cilët janë të aftë të kryejnë punë për shkak të pozitës, p.sh. Teli i lakuar, tjegullat në kulm, librat në rafte etj. 
 HIDROENERGJIA 
 Hidrocentralet bëjnë shndërrimin e energjisë potenciale të rëniës së ujit në energjinë mekanike me anë të turbinës hidrulike dhe pastaj gjeneratori shndërron energjinë mekanike në atë elektrike. Ka dy lloje të hidrocentraleve: Hidrocentralet rrjedhëse, në të cilat uji vazhdimisht rrjëdh dhë të cilat kanë një rezervuar të ujit të limituar. Hidrocentralet akumuluese, në të cilat uji shfrytëzohet nga liqeni akumulues. Penda ndërtohet mespërmes lumit duke formuar rezervuarin e epërm dhe rrjedhjen e pasme të ujit (bjefi i poshtëm). Diferenca në mes te nivelit të ujit në rezervuar dhe rrjedhjës së pasme të ujit poshtë pendës quhet lartësia (rënia). Ndërtesa e centralit ndërtohet në pendë. Ndërtesa e centralës ka turbinën e ujit, gjeneratorin dhe portën kontrolluese. Gjeneratori dhe turbina janë të lidhur në mes veti në një bosht vertical. Rënia e ujit prodhon rrjedhje të shpejtë të ujit nëpër turbinë – gjenerator, dhe gjeneratori prodhon energjinë elektrike. Energjia e fituar nga hidrocentrali është e barabartë me prodhimin e lartësisë (H) dhe sasisë së ujit (Q) sipas shprehjës: P=9.81*Q*H*? (kW) Ku janë: Q-sasia e elektricitetit (m3/s), H-lartësia (rënia) e ujit (m) ?-koeficienti I shfrytëzimit të gjeneratorit dhe turbinës. Uji i cili shkarkohet nga turbine vazhdon rrjedhjen më tej në rezervuarin e pasmë i cili është poshtë pendës, që shpesh është vazhdimi I lumit. Porta kontrolluese bënë rregullimin e rrjedhjës së ujit nëpër turbinë. Në rast të përmbytjeve, atëherë do te happen kanalet e shkarkimit dhe uji i tepërt do të derdhet, ose do të happen portat për largimin e ujit në fund të pendës. Në të dy rastet bëhet rrjedhja e ujit të tepërt në rezervuarin e pasmë, dhe eliminohet mbingarkesa e pendës. Burimet e energjise i kemi tre llojesh
 TE RIPERTERITSHME : BURIME JOFOSILE TE ENERGJISE SI
 : Energjia e eres
 Energjia diellore 
 Hidro-energjia 
 Energjia e biomases
 Energjia gjeotermike
 Energjia e valeve te detit
 Energjia nga baticat dhe zbaticat 
 Gazi dhe mbeturinat 
 Thengjillli Nafta Gazi natyror Lenda djegese nukleare A
LTERNATIVE: është energjia që fitohet nga resurse të ndryshme nga ato që përdoren sot (nafta, qymyri etj. Kjo lloj energje synon të jetë sa me e pastër dhe sa me pak e dëmshme për mjedisin jetësor. Kjo lloj energje nxirret nga resurse të përsëritshme si era, rrezet e diellit, uji (hidrogjeni) etj. Shndërrimi i energjisë Energjia nuk mund të krijohet apo shkatërrohet. Kjo do të thotë se sasia e energjisë në Gjithësi është gjithnjë e njëjtë. Sa herë që ndodh ndonjë gjë, energjia thjesht shndërrohet në një formë tjetër. Kjo gjë ndodh, për shembull, kur bimët përdorin energji nga drita e diellit për të krijuar ushqim, që pastaj e hanë kafshët. Shndërrime të energjisë ka kudo në jetën tonë. Marrim një makinë me rrota dhe e lidhim me një trup me një rrotull te palëvizshme. Trupi i varur ka një lloj lartësie nga toka. Kjo i jep atij energji potenciale ose të lartësisë. Kur ne do ta lëshojmë trupin energjia e tij e lartësisë do te shndërrohet ne energjinë e lëvizjes se karrocës me rrota. Ka shume forma energjie. Disa prej llojeve te energjisë janë energjia mekanike, e lartësisë, e lëvizjes, energjia kimike, e ushqimit qe përcillet ne muskuj, energjia bërthamore qe përdoret për energjinë elektrike, energjia termike kur molekulat dhe atomet ne lëvizje çlirojnë nxehtësi. Dielli është një burim energjie termike dhe dritore.
 LLOJET E ENERGJISE 
Energjia elektrike nga shfrytezimi I fuqise se ujit Energjia diellore Energjia e eres Energjia termale Energjia berthamore nga ndarja e atomit Energjia Solare Energjia e diellit është burim i renovueshëm dhe i pakufishëm, nga i cili rrjedhin pjesa më e madhe e burimeve të energjisë në tokë, kjo energji paraqet sasinë e energjisë e cila mbartet me rrezet e diellit. Energjia e diellit më së shpeshti përdoret për shëndërrim në energji të nxehtësisë në sistemet për ujë të ngrohtë dhe ngrohje dhe në centralet solare, ndërsa për shndërrim në energji elektrike përdoren sistemet fotovoltaike. Intesiteti mesatar i rrezatimit të diellit në atmosferë ështe mesatarisht 1.37(kW/m2) e cila njihet si konstanta e diellit (solare).Gjatë kushteve normale në sipërfaqen e tokës mund të arrihet intesitet i rrezatimit prej 1.0(kW/m2), dhe vlera e vertetë varet nga lokacioni, stina e vitit, koha e ditës, kushtet atmosferike. Llojet e sistemeve diellore Sistemet diellore energjetike mund të jenë: Sistemet diellore të temperaturave të ulëta, Kolektorët diellor për ngrohje të ujit, Centralet diellore dhe Sistemet fotovoltaike 
 ENERGJIA E ERËS
 Energji kinetike e erës është proporcionale me shpejtësinë e erës. Ndërsa fuqia e centralit me erë është proporcionale me sipërfaqen e fletëve të turbinës dhe shpejtësinë e erës në fuqinë e tretë.Kjo fuqi e prodhuar nga era , vlen për shpejtësinë më të madhe se shpejtësia minimale (4m/s) dhe më e vogël se shpejtësia për të cilën fitohet fuqia nominale turbin/gjenerator (12m/s). Ndërsa për shpejtësitë më të mëdha, fuqia mbahet konstante deri në shpëjtësinë maksimale të erës (psh 22m/s) në të cilën cëntrali me erë duhet të shkyqet.Raporti në mes të fuqisë elektrike dhe shpejtësisë së erës. Turbina me erë bënë shndërrimin e energjisë kinetike të erës se energji mekanike. Kështu turbina me erë vihen në lëvizje nga energjia kinetike e erës në një helikë të përbërë nga dy ose me shumë fletë, të lidhura mekanikisht me gjeneratorin elektrik.Konfiguracioni i helikave të turbinate me erë. ENERGJIA GJEOTERMALE eshte nje forme e energjise se rinovueshme qe gjenerohet nga burime gjeologjike te nxehta. Nxehtesia e Tokes eshte energji natyrale qe ka origjinen qe nga krijimi i njeriut. Ne disa zona te "nxehta", energjia rekuperohet shume thjesht permes ciklit gjeotermik, dmth duke percjell avujt me prejardhje nga burime uji te nenshtresave drejt turbinave te pershtatshme per prodhimin e energjise elektrike, e duke riperdoruar avujt e ujit pshm, per ngrohjen dhe koltivimin ne sera. 
NJË IMPJANT GJEOTERMIK PËRBËHET NGA: 
• Disa sonda gjeotermike: të cilat futen nën tokë dhe kanë për qëllim qe të bëjnë shkëmbimin e nxehtësisë për shkak të ndryshimit të temperaturave (asaj të ambjentit dhe asaj të terrenit në thellësi). Sonda përbehet thjesht nga një çift tubash prej polipropileni ose polietileni që formojnë një qark të mbyllur (komunikojnë mes tyre tek sonda në thellësi). 
• NJË POMPË NXEHTËSIE: që instalohet brënda ndërtesës dhe shërben për transferimin e nxehtësisë që vjen nga sondat, tek ambjenti i brëndshëm i ndërtesës (dhe anasjelltas në stinën e verës). Pompa është një dispozitiv që funksionon në bazë të një cikli, transferon nxehtësinë e ‘thithur’ nga toka në impjantin e ngrohjes së banesës, duke shfrytëzuar një sasi energjie nga rrjeti për kompresorin. 
 ENERGJIA BËRTHAMORE 
 Energjia e bërthamës është ajo që mban të qendrueshëm atomin. Për ta shfrytëzuar energjinë bërthamore, duhet të çlirohet nga atomi. Ka dy menyra për ta çliruar: 
• BASHKIMI ATOMIK Energjia e diellit prodhohet nga kombinimi i atomeve hidrogjen në një atom heliumi, nga ky bashkim çlirohet nxehtësia dhe drita që lëshon dielli.
 • ZBËRTHIMI ATOMIC Zbërthimi është procesi i ndarjes së një atomi në dy atome më të vegjël. Këtyre dy atomeve nuk u nevojitet e gjithë sasia e energjisë së atomit të madh, prandaj energjia e mbetur clirohet si nxehtësi dhe rrezatim. 
 ENERGJIA BERTHAMORE : Nuk krijon shi acid Nuk krijon smog Nuk krijon ngrohje globale Avantazhe Energjia bërthamore është energji e pastër, pa emisione ndotëse të gazeve serë. Centralet bërthamorë kanë efiçiencë të lartë. Energjia bërthamore është e pavarur nga kushtet atmosferike, ndryshe nga energjitë e rinovueshme 
 DISAVANTAZHE Lëndët reaktive janë burime të paripërteritshme, një ditë ato do të shterojn. Menaxhimi i mbetjeve radioaktive është i vështirë, rrezatimi i tyre vazhdon për mijëra vjet, i cili është i rrezikshëm për shëndetin. Lëndët reaktive kanë veti të lartë shpërthyese, që sjell rrezikshmëri të lartë të aksidenteve të mundshme dhe të sulmeve terroriste të centraleve bërthamore. Ndërtimi i centraleve bërthamore është relativisht i kushtueshem. 
 KURIOZITETE Ne 26 prill te 1986 per shkak ten je pakujdesie ne nje central berthamor ne Cernobol ndodhi aksidenti me I mdh berthamor I te gjitha koherave , qe shkaktoi mijera te vdekur dhe te plagosur ne Rusi dhe nje pjese te mire te europes . Pasojat e ketij aksidenti vazhdoje te ekzitojne edhe sot per shkak te rrezatimit radioaktiv Nje ton uranium natror mund te prodhoje 40milione kWh energji elektrike , ekuivlente me djegien e 16 mije ton qymyr ose 80 mije fuci nafte Ne bote ekzistojene rreth 440 centrale berthamore , qe mbulojne 16 % te nevojes boterore per elektricitet.
 THËNIE MBI ENERGJINË "Energjia dhe këmbëngulja ndryshojnë gjithçka". Benjamin Franklini "Energjia është e njëjtë me dëshirën dhe qëllimin." Sheril Adams
 "Energjia është një kënaqësi e amshueshme, dhe kush dëshiron, por nuk vepron, përhap murtajën." Uilliam Blejk
 "Synimet ju ndihmojnë të kanalizoni energjitë tuaja në veprim. " Les Braun
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels