NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Rajoni Jugor gjendet ne jug te vendit dhe kadalje te gjere ne detin e ngrohte te Jonit. Kjo pozite gjeografike kushtezon tiparet me te shprehura mesdhetare te klimes, te hidrografise dhe te bimesise se
rajonit. Ne te njejten kohe kjo pozite gjeografike eshte shume e pershtatshme per zhvillimin ekonomik, sepse lidhet me rruge automobilistike me rajonet e tjera te vendit dhe me Greqine, kurse nepermjet detit ai lidhet
Iehtesisht me shtetet e tjera te botes.
rajonit. Ne te njejten kohe kjo pozite gjeografike eshte shume e pershtatshme per zhvillimin ekonomik, sepse lidhet me rruge automobilistike me rajonet e tjera te vendit dhe me Greqine, kurse nepermjet detit ai lidhet
Iehtesisht me shtetet e tjera te botes.
![](https://blogger.googleusercontent.com/img/b/R29vZ2xl/AVvXsEggsrribM3NFVj0jtYBItYvKf64RSPp44cykL21XTUQUBO5Joo7tW4_JF5PYHCNS2PNAUqDACwj6DvNvSsTT2dlny-1VMwz63CCDFm9Phk1SU3IFXexFx5JNTfgG2DJ6lTAe-BJYo8s9KT1/s1600/images.jpg)
Popullim i hershem dhe i vazhdueshem Rajoni Jugor ka popullim shume te hershem. Ne kete rajon jane gjetur gjurmet me te vjetra te banimit te trevave shqiptare. Qysh 300- 400 vjet para Krishtit aty u ngriten qytetet antike, si Buthroti (Butrinti), Antigonea, Orikumi, Foinikea, Amantia (Plloca), Onhezmi (Saranda) etj. Me pas u ngriten keshtjella dhe qytetete tjera. Ne shekullin e fundit ky rajon, si dhe ai juglindor, eshte dalluar per shtim te pakte te popullsise, sidomos ne periudhen midis dy lufterave boterore, per shkak te emigracionit te theksuar te banoreve te tij ne boten e jashtme. Kjo dukuri ka qene me e theksuar ne disa zona te tij, si: Gjirokastra, Lunxheria, Dropulli, Rreza e Permetit, Zagoria, Shqeria dhe Bregu i Detit. Per shkak te emigracionit te jashtem popullsia e gjithe Rajonit Jugor u zvogelua me ritme shume me te shpejta ne periudhen pas vitit 1990. Ne keto zona mbizoteron popullsia me moshe te madhe. Ne kete rajon jeton edhe minoriteti grek,i vendosur ne luginen e Drinosit e te Pogonit si dhe ne fushegropen e Delvines. Dendesia e popullsise dhe shperndarja e saj gjeografike Dendesia mesatare e popullsise ndryshon nga 60-80 banore per km2. Me e madhe kjo dendesi eshte ne fushegropen e Delvines dhe ne luginat e Vjoses, Drinosit, Shushices, ku ka kushte me e pershtatshme per jetese. Popullsi fshatare dhe qytetare Mbizoteron populisia fshatare. Vendbanimet fshatare jane ne pergjithesi te vogla, sidomow ne kodrat dhe ne zonat malore. Kohet fundit popullsia e tyre eshte zvogeluar shume, aq sa disa fshatra gati jane shpopulluar. Qendrat e banuara fshatare jane te perqendruara, madje disa prej tyre kane edhe planimetri te rregullt (fshatrat e fushegropes se Delvines, lugines se Drinos, Vjoses, Shushices dhe sidomos te Rivieres). Rajoni ka 14 qytete, te cilat ne pergjithesi jane te vogla, me teper qendra administrative, qytete bujqesore dhe qendra te industrise se lehte. Jane te pakta qytetete bujqesore dhe qendra te industrise se lehte. Jane te pakta qytetet me veprimtari industrine minerare, si: Selenica (bitumi), Memaliaj (qymyrguri), dhe industrine mekanike (Policani). Perqindjen me te larte te poppullsise qytetare e ka rrethi i Gjirokastres, kurse perqindjen me te ulet te popullsise qytetare e ka rrethi i Tepelenes. Shtimi natyror i popullsise qyterare ka qene mjaft i ulet. Rritja e popullsise se qyteteve eshte e lidhur me shume me ardhjen e popullsise nga zonat fshatare e malore. Qytetet Gjirokaster, Sarante, Tepelene, Permet, Libohove etj., tradita te pasura kulturore, strukture te vecante urbane, arkitekture interesante te ndertesave, objekte te shumta muzeale, sidomos keshtjella. Te gjitha keto u japin atyre viera te medha turistike. Popullsia e rajonit ka nivel te larte kulturor, qe ka ndihmuar ne zhvillimin e kultures mbarekombetare. Qytetet e rajonit jane: Gjirokastra, Saranda, Poiicani, Delvina, Corovoda, Permeti, Tepelena, Selenica, Memaliaj, Himara, Orikumi, Libohova, Konispoli dhe Kelcyra. Gjirokastra eshte qyteti me i madh i rajonit dhe nder qytetet kryesore te Shqiperise. Shtrihet rreth 400 m mbi nivelin e detit, ne disa kodra, ne rrezen lindore te Malit te Gjere. Eshte qender e rrethit dhe e prefektures me te njejtin emer. Si vendbanim ka gjurme te hershme (shekujt एपरे pas Krishtit). Keshtjella e tij e shehullit XIII u be berthama e zhvillimit te metejshem dhe te shpejte si nje qender qytetare, ku u zhvillua tregtia dhe zejtaria। Ne fillim te shekullit XX Gjirokastra ishte nje nga qendrat me te rendesishme ekonomike, tregtare dhe kulturore te gjitha trevave shqiptare। Edhe me vone ne Gjirokaster u zgjeruan dhe u zhvilluan disa dege te rendesishme te industrise: tekstile, ushqimore, mekanike, etj। Ajo eshte nje nga qendrat me te rendesishme kulturore dhe arsimore te te gjithe rajonit jugor Per arkitekturen e vecante te ndertesave karakteristike qytetare te ndertuara me gure, per strukturen e saj urbanistike, ne te cilen te bie ne sy shperndarja rrezore e rrugeve nga qendra (Qafa e Pazarit), dhe per objektet e shumta historike, Gjirokastra eshte shpallur qytet-muze. Saranda ze vendin e dyte per nga popullsia ne rajonin jugor Si vendbanim njihet qe ne antikitet me emrin Onhezmi. E vendosur ne gjirin me te njejtin emer, eshte porti detar me i madh ne gjithe jugun e vendit. Dallohet per vendosjen e rrugeve dhe te banesave shkalle-shkalle ne perputhje me zbritjen e terrenit. Ajo eshte qendra administrati-ve e rrethit dhe ka rendesi te vecante ekonomike, kulturore dhe turistike. Per bukurine e vecante, per klimen, per traditen e pasur te gatimit dhe mjedisin e paster, pelqehet shume nga pushuesit vendas dhe te huaj. Delvina, Corovoda, Permeti dhe Tepelena jane qendrat administrative te rretheve perkatese dhe perbejne bashki. Ato jane edhe qendra ekonomike sidomos per industrine ushqimore. Himara, Libohova, Konispoli dhe Kelcyra jane qytete me teper bujqesore. Selenica dhe Memaliaj jane te lidhura me minierat prane tyre. Rajoni Jugor ka popullim te hershem, rriije te pakte dhe dendesi te vogel te popullsise। Me te populluara jane luginat dhe fushegropa e Delvines। Ne fshat banon rreth 70% e popullsise. Dallohet per tradita te pasura kulturore. Ka 14 qytete, ne pergjithesi te vogla, por me vlera turistike.
Mjedis i pershtashem per zhvillimin e bujqesise ne luginat dhe fushegropen e Delvines Tharja e kenetave ne fushegropen e Delvines dhe bonifikimi i tyre, sistemimi i shtreterve te lumenjve edhe ne luginat e tjera, si dhe sigurimi i ujitjes artificiale, te kryera ne dhjetevjeteshat e gjysmes se dyte te shek.XX, rriten pjellorine e tokave. Edhe ne shpatet e kodrave dhe te maleve u hapen toka te reja. Midis tyre permendim tarracat e bregdetit ne Jonufer, Lukove, Borsh, Shenvasil, Ksamil etj., ne te cilat u kultivuan agrume dhe ullinj. Demtimi kohet e fundit i bimeve te kultivuara ne keto zona i dha shkas erozionit, qe po varferon vazhdimisht keto toka. Ne prodhimin e pergjithshem bujqesor te rajonit vendi kryesor i takon deges se bujqesise, por perqindja qe ajo ze ne kete prodhim, ne vitet e fundit, si edhe ne rajonet e tjera, po zvogelohet vazhdimisht si rrjedhim i rritjes se prodhimit blegtoral. Pjesa me e madhe e tokave te punueshme eshte e kultivuar me bime te arave, vecanerisht me drithera, nga te cilat dallohet gruri misri, sidomow ne fushegropen e Delvines, ne luginen e Drinosit, te Vjoses dhe te Shushices. Nga bimet industriale kultivohet duhani, vecaneristh ne luginen e Drinosit etj. Rajoni Jugor, me klimen e ngrohte, eshte shume i pershtatshem per shume lloje frutash dhe kultura te tjera te drunjta. Riviera, fushegropa e Delvines dhe shpatet e kodrave perreth jane te permendura per prodhimin e ullinjve dhe te agrumeve, te cilat ketu gjejne kushtet me te pershtatshme klimatike per zhvillimin e tyre. Ne luginen e Vjoses, Osumit, te Drinosit e te Shushices dhe ne fiishegropen e Delvines eshte i perhapur rrushi e fiku, kurse qershia, me teper ne luginen e Vjoses se Siperme. Gjedhet japin prodhimin me te madh te produkteve blegtorale. Ata kane perqendrimin me te madh ne fushegropen e Delvines dhe ne luginat kryesore, kurse nga te imetat, dhente jane te perqendruara ne zonat fushore e kodrinore dhe dhite ne ato malore (ne malesine e Kurveleshit, Skraparit, Dangellise etj). Keto kushte lidhen me pasurite natyrore te rajonit, me mundesite e shumta te lidhjeve brenda dhe jashte vendit, me fuqine punetore mjaft te kualifikuar etj. Gjenden keto dege te industrise: energjetike, minerare, ushqimore, e veshjeve etj. Industria energjetike perbehet nga industria elektrike e perfaqesuar nga dy hidrocentralet e Bistrices. Sic thame, ky rajon eshte i pasur me qymyrguri, i ciii eshte nxjerre ne minieren e Memaliajt. Nentoka e rajonit eshte e pasur edhe me nafte, e cila eshte nxjerre ne Gorisht. Industria minerare lidhet me minieren e bitumit ne Selenice, me minieren e fosforiteve ne Kurvelesh etj. Industria ushqimore perpunon produktet bujqesore dhe blegtorale. Ajo eshte e vendosur pothuajse ne te gjitha qytetet kryesore te rajonit. Industria e Iehte ne kete rajon perfaqesohet nga industria e lekure-kepuceve dhe e veshjeve ne Gjirokaster etj. Industria e lehte, ne kushtet e ekonomise se tregut, ka prirje te zhvillohet me ritme te shpejta. Artizanati ne kete rajon ka tradite te lashte. Dallohet sidomos zona e Gjirokastres, Delvines, Sarandes, ne perpunimin e leshit, gurit, drurit, metaleve etj. Transporti perbehet nga transporti automobilistik dhe ai detar. Peshen me te madhe e ka transporti automobilistik, i ciii, nepermjet Kakavijes, eshte i lidhur edhe me Greqine. Turizmi blu mund te zhvillohet ne Rivieren Shqiptare, e cila ofron: bukurine e rralle te ujerave te tejdukshme detare, te plazheve te pastra dhe te maleve rrethuese; te qendrave te banuara (qyteti i Sarandes, i Himares), Si dhe te fshatrave te zhytura ne gjelberimin e perhershem te bimesise dhe te freskuara nga burimet e ftohta dhe te kristalta; nivelin e larte kulturor dhe traditat e pasura dhe folklorike e te zakoneve; objektet e shumta arkeologjike dhe historike, ne te cilat spikatin qytetet antike (Butrinti, Finiqi etj); keshtjellat e Ali pashe Tepelenes ne Porto Palermo, Tepelene etj. Turizmi qytetar mund te zhvillohet ne te gjitha qytetet e rajonit dhe sidomos ne qytetin-muze te Gjirokastres, i cili te habit me arkitekturen e vecante te banesave te gurta, me vendosjen e pergjithshme, me objektet e shumta historike, si keshtjella, muzeu i armeve etj; ne Saranden e bukur, ne Tepelene dhe Permet etj. Turizmi i gjelber mund te zhviilohet ne zonat fshatare; ai lidhet me traditen e pasur te mikpritjes dhe me nivelin e larte kulturor te popullsise; Turizmi malor ka kushte per t’u zhvilluar ne lartesite e maleve te Kurveleshit, Nemerkes, Lunxherise (Qafa e famshme e Cajupit), Llogara etj. Fushegropa e Delvines dhe luginat kryesore mundesojne zhvillimin e bujqesise dhe sidomos, dritherave, kurse pjesa perendimore te agrumeve, frutave dhe ullinjve. Pasurite nentokesore zhvillimin e industrise se nxjerrjes dhe te perpunimit te ketyre mineraleve. Rajoni ha hushte shume te favorshme per zhvilIimin e turizmit.
Lexo me shume.....
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Lexo me shume.....
Tweet Follow @DIONISXHANI