NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
VECORI TE PERGJITHSHME GJEOGRAFIKE TE SHQIPERISE - GJEOGRAFI
POZITA GJEOGRAFIKE
Republika e Shqiperise shtrihet ne Evropen Juglindore, ne pjesen perendimore te gadishullit te Ballkanit dhe ka dalje te gjere ne detet Adriatik dhe Jon. Ajo ndodhet midis koorclinatave gjeografike: 93o 38’ – 42o 16’ gjeresi gjeograflke veriore dhe 19o 16’ – 21o 04’ gjatesi gjeografice lindore. Picat me te skajshme te shtrirjes gjeografike to Republikes se Shqiperise jane: LEXO ME SHUME....
Vermoshi ne veri, Konispoli ne jug, ishulli i Sazanit ne perendim dhe fshati Vernik i rrethit te Devollit ne lindje. Brenda kesaj shtrirjeje gjeografike, territori i Shqiperise arrin ne vije ajrore gjatesine prej 355 km nga veriu ne jug dhe 150 km nga perendimi, ne lindje. Gjatesia e pergjithshme e kufijve te Shqiperise arrin ne 1094 km, nga te cilet 658 km jane kufij tokesore, 316 km jane kufij detare, 72 km kufij liqenore dhe 48 km kufij lumore. Brenda ketyre kufijve siperfaqja a Republikes se Shqiperise eshte 28 748 km 2, qe do te thote dicka e perafert me siperfaqen e Belgjikes. Shtetet kufitare me te cilat kufizohet Republika e Shqiperise, jane: Mali i Zi dhe Kosova ne veri, Republika ish-Jugosllave e Maqedonise ne lindje, Greqia ne juglindje dhe jug. Ne pergjithesi kufiri tokesor eshte malor dhe i veshtire per t’u kaluar. Kalimi i tij realizohet vetem nepermjet disa qafave malore dhe luginave lumore si: Hani i Hotit ne kufi me Malin e Zi, lugina e Drinit te Bardhe (Qafe Morini) dhe Qafa e Prushit ne kufirin me Kosoven, Qafe Thana dhe Shen-Naumi ne kufirin me Maqedonine, Kapshtica dhe Kakavia ne kufirin me Greqine etj. Kufiri detar i Shqiperise ndodhet nga 780m (Kanali i Korfuzit) deri 27 km larg nga bregu i detit dhe kalon mespermes Kanalit te Otrantos ne detin Adriatik. Ky kanal e ndan Shqiperine nga Italia vetem me 72 km vije ujore. Gjatesia e vijes bregdetare te Shqiperise arrin ne 470 km. Kjo pozite gjeografike e Shqiperise eshte teper e pershtatsme per zhvillimin e gjithanshem te saj, prandaj me te drejte Shqiperia eshte cilesuar shpesh si “porte hyrese ne Ballkan”, ose si “ure lidhese ne Europen Juglindore”. Rruget me te rendesishme qe lidhin pjesen perendimore me ate lindore te Evropes Juglindore, kane kaluar dhe po kalojne aktualisht nepermjet Shqiperise (psh. Rruga Egnatia (Korridori 8), ose aksi rrugor Durres-Lezhe-Kukes-Prizren etj).
NATYRA
Per nga natyra Shqiperia cilesohet si nje vend i privilegjuar. Brenda siperfaqes se saj shfaqen dhe nderthuren pasuri te shumta natyrore. Ne pamjen e natyres shqiptare mbizoterojne kryesisht malet e kodrat, te cilat ndahen midis tyre nga lugina te shumta lumore. Lartesia mesatare e relievit te Shqiperise eshte 708 m, qe do te thote gati dyfishi i mesatares se Evropes. Rreth 80% e siperfaqes se vendit ndodhet mbi 200 m nga niveli i detit. Kurse relievi fushor eshte mbizoterues kryesisht ne pjesen perendimore te vendit, nderkohe qe ka mjaft gropa e fushegropa, rrafshnalta dhe lugina lumore midis maleve. Nentoka shqiptare ndertohet nga shkembinj te ndryshem ne perberje te te cileve enden minerale te shumta, si: krom, baker, hekurnikel, nafte, gaz natynon etj. Nga pikepamja natyrore ne Shqiperi dallohen kater njesi to medha fiziko-gjeografike, te cilat jane: -Krahina Malore Veriore, -Krahina Malore Qendrore, -Krahina Malore Jugore -Ultesira Perendimore e rajonet e saj kodrinore. Nga Krahina Malore Veriore vlen te vecohen Alpet Shqiptare qe shquhen per kontrast te madh midis maleve te larta dhe Iiginave te thella. Rreth 30 maja malesh ndodhen mbi 2 500 m mbi nivelin e detit. Nder luginat dallohen sidomos lugina e Valbones dhe ajo e Thethit. Krahina Malore Qendrore nuk eshte aq kompakte si Alpet Shqiptare, por e ndare ne disa masive malore, Si: Vargu i Korabit, Malet e Lures, Malet e Skenderbeut etj. Keto male nderpriten nga lugina te ndryshme. Krahina Malore Jugore arrin deri ne detin Jon ne jug dhe eshte e copetuar ne disa vargje malore dhe lugina lumore. Vend te vecante ne te ze Riviera Shqiptare, e cila shtrihet nga Gjiri i Vlores deri ne Butrint ne jug. Pergjate bregdetit Adriatik, ne perendim te vendit shtrihet Ultesira Perendimore e Shqiperise me gjatesi nga veriu ne jug rreth 200 km dhe me gjeresi nga perendimi ne lindje, deri ne 50 km. Kjo ultesire perben ultesiren me te madhe ne pjesen perendimore te Ballkanit dhe eshte rajoni me i zhvilluar ekonomik i Shqiperise. Shqiperia ka nje klime tipike mesdhetare dhe vetem ne pjesen veriore dhe lindore te saj ndeshet ndikimi i klimes kontinentale. Temperatura mesatare vjetore arrin nga 7-17°C dhe ndryshon nga -3 den 10°C ne dimer (janari) ne 17-26°C ne vere (korriku). Maksimumi i temperatures ka arritur deri 44°C, kurse minimumi deri ne -26,9°C. Sasia mesatare e reshjeve qe bien ne Shqiperi, eshte 1500 mm ne vit. Pjesa me e madhe e tyre bien ne gjysmen e ftohte te vitit, kurse vera ne pergjithesi eshte e thate. Pasurite ujore t° Shqiperise, pervec dy deteve, perbehen edhe nga shume liqene, lumenj, perrenj e burime natyrore. Edhe bota bimore dhe shtazore e Shqiperise eshte mjaft e pasur me Iloje te shumta bimesh dhe kafshesh.
POPULLSIA DHE EKONOMIA
Popullsia e Shqiperise arrin sot ne rreth 3.8 milione banore, duke pasur dendesine mesatare te popullimit rreth 110 banore per nje km2. Gjithashtu kje popullsi dallohet per shtim te larte natyror, ndonese vitet e fundit verehet ulje e tij. Vdekshmeria ka pesuar vazhdimisht ulje dhe ndodhet sot ne kufijte rreth 6 vdekje per 1000 banore mesatarisht ne vit. Rreth 42% e popullsise banon ne qytete, pjesa tjeter, rreth 58%, banon ne fshatra. Verehet sidomos pas vitit 1990 rritje e popollsise qytetare, qe ka ardhur kryesisht si rezultat i levizjes se popullsise nga zonat fshatare drejt qyteteve. Mbizoterojne moshat e reja dhe kjo popullsi ka rezerva te medha te forcave te punes. Gjithashtu popullsia eshte homogjene, ku 98% e saj eshte popullsi shqiptare dhe vetem 2% e perbejne pakicat kombetare. Ne ekonomine e Shqiperise mbizoteron bujqesia, e cila mban peshen kryesore ne prodhimin e pergjithshem te vendit. Ne industri po mbisundon aktualisht ndertimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, kryesisht te industrise se lehte dhe ushqimore. Megjithate, roli i saj eshte ende i vogel. Keto vitet e fundit kane marre rendesi te vecante dege te tilla te ekonomise si: tregtia, transporti, turizmi etj. Nga ana tjeter, Shqiperia dallohet per pasuri te shumta minerare.
RAJONET PERBERESE
Nisur nga larmia e relievit te Shqiperise dhe dukuri te tjera natyrore, nga zhvillimet e ndryshme ekonomike, kulturore e shoqerore, eshte e veshtire qe te besh nje ndarje te qarte dhe te prere midis rajoneve te vendit.
DERI ME SOT MBIZOTERON NDARJA E SHQIPERISE NE KATER RAJONE TE MEDHA GJEOGRAFIKE: Rajoni Perendimor, Rajoni Verioro-verilindor, Rajoni Juglindor Rajoni Jugor. Republika e Shqiperise ze pozite te rendesishme gjeografike ne Ballkan. dhe Europe. Ndonese nje vend i vogel (28748 km2), Shqiperia dallohet per pusurite e shumta natyrore, per popullsine e saj te re ne moshe dhe per mundesite e zhvillimit ekonomik ne te ardhmen. Ne Shqiperi dallohen 4 rajone gjeograflke: Rajoni Perendimor, Rajoni verioro-verilindor, rajoni i juglindor dhe rajoni Jugor. LEXONI ME TEPER....
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Tweet Follow @DIONISXHANI
Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...