IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL

 LUMENJTE KRYESORE 
Trevatshqiptare pershkohen nga nje rrjet i dendur lumenjsh, te cilet ne rrjedhjet e siperme kane karakter malor me rrjedhje te shpejte dhe force te madhe erozive, kurse ne rrjedhjet e poshtme kane karakter fushor. Lumenjte rrjedhin ne drejtime te ndryshme dhe perfundojne ne kater dete: ne Adriatik, ne Jon, ne Egje dhe ne Detin e Zi. LEXO ME SHUME .....

Keta jane me te shumte dhe me te medhenj.
 NDER TA DALLOHEN:Drini (285 km) eshte lumi me i madh shqiptar dhe ne gjithe pjesen perendimore te Ballkanit. Ai formohet nga bashkimi i Drinit te Zi me Drinin e Bardhe. Drini i Zi del nga liqeni i Ohrit ne qytetin e Struges dhe derdhet ne liqenin artificial te Fierzes. Ai merr disa dege si p.sh. Radiken (Treva e Dibres). Drini i Bardhe buron nga malet e Zhlebit (Kosove), pershkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet ne liqenin e Fierzes. Lumi i Drinit, ne vazhdim, eshte kthyer ne nje zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzes, i Komanit dhe i Vaut te Dejes), qe furnizojne me uje tri hidrocentrale te medha. Ai derdhet ne lumin e Bunes. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m3/sek, kurse maksimalja e regjistruar eshte mbi 5100 m3/sek. Buna (44 km) eshte i vetmi lume fushor. Buron nga liqeni i Shkodres. Pasi bashkohet me Drinin, rrjedh ne nje shtrat teper te ceket dhe me dredhime te shumta. Perfundon ne detin Adriatik me nje delte shume te madhe. Prurja mesatare vjetore e Bunes arrin 670 m3/s, duke zene nje nga vendet e para ne Mesdheun Verior. Ky lume eshte pjeserisht i lundrueshem. Mati (115 km) buron nga mali i Kaptines. Pershkon nje Iugine me zgjerime dhe gryka to ngushta, ku jane ndertuar digat e dy hidrocentraleve (i Ulzes dhe i Shkopetit). Prurja mesatare vjetore arrin 103 m3/s. Shkumbini (181 km) buron nga mali i Valamares dhe rrjedh neper nje lugine te ngushte dhe reliev te thyer. Prurja mesatare vjetore arrin 61 m3/s. Semani (281 km) formohet nga bashkimi i lumit Devoll me Osumin ne afersi te Beratit. Semani ne vazhdim eshte lume fushor. Prurja mesatare vjetore e tij arrin 95 m3/sek. Vjosa (272 km) buron nga malet e Pindit (Greqi). Pershkon nje lugine qe ngushtohet dhe zgjerohet disa here. Deget me te medha jane lumi i Drinos dhe i Shushices. Prurja mesatare vjetore e tij arrin 195 m3/s. 
 LUMENJTE QE DERDHEN NE DETIN JON Ne detin Jon derdhen Iurnenjte: Pavlla, Kalasa, Bistrica etj. 
 Ujerat kane viera te medha. Ato perdoren ne bujqesi dhe per ujitje. Rrjeti hidrografik ka rezerva te medha hidroenergjetike, te cilat jane shfrytezuar pjeserisht. Shpesh ujembajtesit e tyre perdoren edhe per furnizimin e qendrave te banuara, industrise, per ujitje. Vlera te medha kane objektet ujore per turizem. Ne shume raste ne rrjetin hidrografik jane derdhur mbetje te objekteve industriale, te minierave, te bujqesise dhe te qendrave te banuara, qe i kane ndotur ujerat dhe kane demtuar boten e gjalle. Prej tyre eshte ndotur toka dhe uji i deteve ku ata derdhen. Prandaj duhet te kontrollohen me rreptesi ujerat dhe te gjitha mbetjet e tjera qe derdhen ne lumenj, liqene ose dete. 

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels