IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

RAJONI PERENDIMOR I SHQIPERISE - GJEOGRAFI


 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
 Rajoni Perendimor ze pjesen pranadriatike te Republikes se Shqiperise nga Hani i Hotit ne veri e deri ne Vlore ne jug. Ne perendim rajoni laget nga deti Adriatik kurse ne lindje kufuri kalon nga rreza e Alpene ne veri drejt jugut, duke perfshire edhe sistemet kodrinore te Kerrabes, Dumrese, Mallakastres dhe kodrat e Vlores ne skajin e tij jugor. Brenda ketyre kufijve ky rajon ka
shtrirje yeri-jug rreth 200 km dhe lindje-perendirn den ne 50 km. Ne drejtijm te lindjes, pegjate luginave te Shkumbinit e te Osumit, rajoni shtrihet deri ne Elbasan dhe Berat. Ne Rajonin Perendimor mbizoteron relievi fushor i cili perbehet nga fusha te medha e mjaft pjellore, si per shembull: fusha e Myzeqese, fusha e Durresit dhe e Tiranes, fusha e Lezhes dhe e Shkodres etj. Kurse relievi kodrinor ze siperfaqe me te vogel dhe perbehet kryesisht nga grumbuj kodrinore mjaft te copetuar ne lindje (Kerraba, Dumreja, Mallakastra etj.) dhe nga disa vargie kondrinore ne brendesi (Rodon Vore-Kerrabe, Divjake-Ardenice etj.). I gjithe Rajoni fushor Perendimor dallohet per klime te ngrohte, ngaqe shtrihet prane vijes bregdetare. Dimri eshte i bute dhe me lageshtire, kurse vera e nxehte dhe thate. Kjo klime favorizon kultivimin e kulturave te ndryshme bujgesore, por qe kane nevoje per ujitje ne stinen e thate te veres. Pasuria ujore eshte e madhe. Pervec daljes se gjere to rajonit ne detin Adriatik, ne te kalojne dhe derdhen lumenjte me te rendesishem te gjithe trevave shqiptare, si: Buna, Drini, Mati, Shkumbini, Semani, Vjosa etj. Duke rrjedhur ne fushat e ketij, rajoni shtrati i ketyre lumenjve eshte i ceket dhe me mjaft dredhime. Per keto arsye jane te shpeshta vershimet dhe perrmbytjet. Gjithashtu, ne pasurine ujore te ketij rajoni perfshihet edhe liqeni i Shkodres dhe disa liqene te tjera te vogla natyrore e artificiale. Bimesia natyrore e rajonit eshte pothuajse e zevendesuar teresisht nga ajo e kultivuar, duke e kthyer keshtu ne rajonin me te rendesishem bujqesor te Shqiperise. Tokat fushore jane teper pjellore. Ato perbejne bazen per zhvillimin bujqesor, prandaj sistemimi dhe mirembajtja e tyre paraqet rendesi te vecante. Nga bota shtazore mund te permendim zogite, shpendet dhe kafshet e ndryshme (fazanin, pelikanin, rosat e egra, lepurin etj.), qe rriten prane bregdetit, si ne zonen e Lezhes, Divjakes, Nartes etj. Po keshtu ne pjeset kodrinore te rajonit hasen lloje te ndryshme shpendesh dhe kafshesh te egra. Rajoni, duke pasur siperfaqe te lumenjte, ben te mundur qe ne to te rriten edhe Iloje te ndryshme peshqish. Kushtet gjeografiko-natyrore te para se bashku perbejne pasuri te medha natyrore per zhvillimin ekonomik te ketij rajoni. Kane qene pikorisht keto pasuri te shumta natyrore nje nga faktoret kryesore qe ka bere qe ky rajon te jete sot nder me te zhvilluarit ne te gjitha pikepamjet, ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera te trevave shqiptare. Teper e rendesishme eshte ruajtja dhe venia sa me mire ne shfrytezim e ketyre pasurive nga ana e njeriut. Kjo eshte detyre e te gjithe brezave. Rajoni Perendimor i Shqiperise ze nje pozite gjeografike te favorshme duke u shtrire pergjate gjithe brigieve detare adriatike te Republikes se Shqiperise. Eshte nje rajon ku mbizoterojne fushat, klima e ngrohte, ujerat e shumta dhe tokat pjellore. Keto kane bere qe ky te jete sot rajoni me I zhvilluar i Shqiperise ne te gjitha drejfimet. POPULLSIA
 Popullim i dendur Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte me i populluari ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera shqiptare. Kjo dukuri eshte rezultat i kushteve me te mira natyrore te ketij rajoni, ku mbizoteron relievi fushor dhe toka e mire, por edhe i zhvillimit me te mire ekonomik te tij ne krahasim me rajonet e tjera. Vecorite e popullimit duken si ne numrin e pergjithshem te ti popullsise, qe arrin deri ne gati 2 milione banore, pra me shume se gjysma e gjithe popullsise se Shqiperise, por edhe ne dendesine e popullimit, qe ne kete rajon eshte 300 - 400 banore/km2. Popullim te shpejte ka pasur rajoni sidomos pas clirimit te vendit e deri ne vitet 70, si rezultat i tharjes se kenetave dhe i zhvillimit te degeve te ndryshme te ekonomise, si dhe pas vitit 1990, me lejimin e levizjes se lire te njerezve, te cilet me se shumti kane ardhur ne kete rajon. Ardhje te shumta te popullsise Qe nga viti 1990 e ne vazhdim, ne Rajonin Perendimor te Shqiperise po perqendrohet nje numer gjithnje e me i madh i popullsise, qe vjen nga zonat e tjera te vendit, sidomos nga ato veriore dhe verilindore. Ky proces qe po ndodh, lidhet me kushtet e veshtira te jeteses ne zonat e larta e ne male, keshtu qe njerezit e ketyre zonave jane ne kerkim te kushteve me te mira te banimit dhe te punes. Rajoni Perendimor i ploteson me mire keto kushte. Qytete te medha Pervec numrit te madh dhe vazhdimit te ardhjeve, popullsia e ketij rajoni dallohet edhe per perqindjen e madhe te popullsise ne qytete. Keshtu gati ½ popullsise se rajonit banon ne qendrat e tij qytetare. Ne kete rajon ndodhen qytetet me te rendesishme te te gjithe Shqiperise, si: kryeqyteti i vendit Tirana me mbi 500000 banore, Durresi, Elbasani, Shkoda, Vlora me mbi 100000 banore Fieri, Berati, Lushnja me mbi 50000 banore etj. Por historiku i popullimit ne qytetet e ketij rajoni eshte shume i hershem. Duke qene nje rajon me kushte te pershtatshme natyrore dhe me dalje te gjere ne det, ne te lulezuan qytetet me te medha te antikitetit te ne, si: Apolonia, Dyrrahu (Durresi), Lisi (Lezha), Aulona (Vlora), Antipatrea (Berati), Skampa (Elbasani) etj. Edhe qendrat e banuara fshatare jane te shumta ne kete rajon. Ato jane te vendosura jo vetem ne zonat kodrinore te rajonit, por edhe ne fushe. Fshatrat ne kete rajon kane kushte te mira natyrore per zhvillim bujqesor e blegtoral, prandaj keto vitet e fundit, me privatizimin e tokes, fermeret kane pasur shtim te ndjeshem te te ardhurave te tyre. Shperndarje e gjithanshme e popullsise Krahas zonave qytetare si me te populluarat e rajonit, te gjitha zonat e tjera jane gjithashtu te populluara. Pjesa me e madhe e popullsise eshte e perqendruar ne qytetet dhe qendrat e tjera te banuara qe shtrihen ne fushe. Kurse ne zonat kondrinore te rajonit, si p.sh. ne kodrat e Kerrabes, Dumrese, Mallakastres etj., popullimi eshte me i pakte. Rajoni Perendimor i Shqiperise do te jete edhe ne te ardhmen rajoni me i rendesishem ne te gjitha drejtimet e zhvillimit ekonomik dhe shoqeror. Kjo do te coje ne nje popullim te tij edhe me te dednur. Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte rajoni me i populluar ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera shqiptare. Rreth 2 milione banore me nje dendesi mesatare popullimi 300-400 banore/km2 banojne sot ne rajonin Perendimor te Shqiperise. Ky popullim i madh i rajonit eshte rezultat si i ardhjeve te shumta te popullsise ne kete rajon, ashtu edhe i ekzisgtences se qyteteve me te medha dhe numrit me te madh te popullsise qytetare ne te.
Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte rajoni me i zhvilluar ekonomikisht ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera te trevave shqiptare. Per shkak te pozites se favorshme gjeografike, te relievit fushor, klimes se bute dhe perqendrimit te madh te popullsise, ne kete rajon jane zhvilluar te gjitha deget e ekonomise, si: ekonomia bujqesore, industria, transporti, tregtia, turizmi etj. EKONOMIA BUJQESORE 
Kushtet mjaft te pershtatshme per zhvillimin e ekonomise bujqesore bejne te mundur kultivimin pothuaj te te gjitha kulturave bujqesore. Por, ne periudhen para Luftes se Dyte Boterore rajoni, megjithese kishte kushte natyrore te pershtatshme, nuk ishte i zhvilluar ekonomikisht. Zhvillimin e bujqesise e pengonin sidomos kenetat e mocalet, pembytjet e lumenjve dhe mungesa e traktoreve, plehrave, ujit per ujitje etj. Prandaj pjeset disi me te zhvilluara te rajonit ne ate kohe ishin zonat kodrinore, ku popullsia merrej me teper me blegtori. Pas clirimit te Shqiperise u bene shnderrime te rendesishme ne fushene bujqesise, sidomos ne Rajonin Perendimor. U thane shume keneta e mocale qe zinin siperfaqe te tera te ketij rajoni, duke u perfituar keshtu mjaft toke bujqesore. U ngrit rrjeti i ujitjes dhe i kullimit te tokave ne te gjitha pjeset e rajonit. U vu ne perdorim mekanika e re bujqesore, sitemi i ri i pleherimit te tokes etj. Te gjitha keto shtuan llojin e prodhimeve bujqesore e blegtorale dhe e kthyen ate ne rajonin ne me rendesishmin bujqesor te te gjithe vendit. Ndryshimet qe ndodhen ne Shqiperi pas vitit 1990, paten ndikimin e tyre edhe ne zhvillimin bujqesor te Rajonit Perendimor. U prish struktura e meparshme e organizimit shteteror dhe toka iu nda fshatareve. Kjo beri qe te ndryshoje struktura e prodhimeve bujqesore e blegtorale ne varesi te kerkesave te sotme qe ka tregu, te rriten te ardhurat e popullsise fshatare, por edhe qe te kete probleme me ujitjen, kullimin, pleherimin dhe punimin e tokave. Struktura e prodhimeve Ne kete rajon mund te zhvillohen pothuaj te gjitha llojet e kulturave bujqesore, si: dritherat e bukes, bimet industriale, kulturat e drunjta, perimet etj. Blegtoret merren me se shumti me rritjen e gjedheve, te bagetive te imeta, derrave dhe shpendeve. Rajoni Peredimor i Shqiperise eshte para se gjithash rajoni i dritherave te bukes (grunt, misrit dhe orizit). Pjese te vecanta te ketij rajoni, si p.sh. fusha e Myzeqese, jane cilesuar me te drejte si hambari i Shqiperise. Rendimentet e dritherave ne kete rajonjane nga me te lartat ne Shqiperi (gruri 60-100 kv/ha, kurse misri 100-150 kv/ha). Rajoni ka kushte mjaft te mira edhe per zhvillimin e bimeve industriale, si: pambuku, duhani, lulja e diellit etj. Keto kultura kane pasur sidomos rendesi ne vitet 70 dhe 80. Sot kultura industriale me e rendesishme ka mbetur duhani. Kulturat e drunjta ne kete rajon perfaqesohen kryesisht nga pemet frutore (fiku, pjeshka, kumbulla, qershia etj.), nga ulliri dhe vreshtat. Duke pasur kushte te mira te tokes e te klimes dhe numer te madh popullsie, ne kete rajon rendesi te madhe ka edhe prodhimi i perimeve dhe i patates. Ne blegtorine e rajonit vendin kryesor e zene gjedhet (kryesisht Iopet). Kjo sepse rajoni mund te plotesoje kerkesat e tyre te medha per ushqim me bime te ndryshme foragjere. Ne vite te vecanta rendesi ka pasur edhe rritja e derrit ne komplekse te medha. Kurse bagetite e imeta (dhente dhe dhite) rriten me so shumti ne zonat kodrinore te ketij rajoni. Shperndarja gjeografike Ekonomia bujqesore me te gjitha deget e saj eshte e shperndare kudo ne Rajonin Perendimor te Shqiperise. Megjithate verehen zona te vecanta brenda rajonit, te cilat kane specifiken e tyre ne prodhimet bujqesore dhe blegtorale. Keshtu, fusha e Myzeqese, dallohet jo vetem si zona me prodhimet me te shumta, por edhe si zone e specializuar kryesisht ne prodhimin e dritherave te bukes, bimeve industriale dhe ne rritjen e gjedheve. Zona e Mbishkodres dallohet jo vetem per dnitherat e bukes, por edhe per prodhimin e duhanit. Ne zonat kodrinore te Krujes, Vores, Kerrabes, Mallakastres, Vlores etj., jane te perhapura pemet frutore, ullinjte dhe vreshtat. Ne te ardhmen, ky rajon do te jete edhe nga pikepamja bujqesore rajoni me i rendesishem i Shqiperise. Ekonomia bujqesore luan rol mjaftt rendesishem ne rajonin Perendimor te Shqiperise. Fale klimes se ngrohte dhe tokave pjellore, ne kete rajon kultivohen kulturat kryesore bujqesore dhe rriten pothuaj te gjitha llojet e bagetive. Rajoni ka pesuar shnderrimet me te rendesishme bujqesore ne Shqiperi ne drejtim te tharjes se kenetave, pleherimit, ujitjes, mekanikes bujqesore etj. Ne kete rajon merren rendimentet me te larta ne Shqiperi.
 INDUSTRIA Rajoni Perendimor eshte edhe rajoni industrial me i zhvilluar ne Shqiperi. Ketu gjenden pothuaj te gjitha deget e industrise se rende, te lehte dhe ushqimore. Ne te vertete rajoni nuk ka shume pasuri nentokesore, si disa rajone te tjera te trevave shqiptare. Ky rajon dallohet kryesisht per rezervat e naftes, gazit natyror dhe qymyrgurit, keshtu qe ne zhvillimin e tij industrial kane ndikuar me shume disa faktore te tjere, si: fuqia e madhe punetore, afersia portet detare, transporti me i zhvilluar etj. Po cilat Jane deget kryesore te industrise ne kete rajon? 
Nder deget me te rendesishme te industrise ne kete rajon permendim:
 1. Energjetika, e cila perfshin: industrine e naftes dhe te gazit natyror, industrine e qymyrgurit dhe industrine e prodhimit te energjise elektrike.
 2. Industria e rende, e cila perfishin: metalurgjine, industrine mekanike dhe ate kimike. 
3. Industria e drurit e letres dhe e materialeve te ndertimit (cimento, tulla, tjegulla etj.). 
4. Industria e lehte (tekstile dhe lekure-kepuceve) dhe ushqimore (e miellit, vajit, pijeve etj.). 
Keto dege u zhvilluan sidomos pas clirimit te vendit e deri ne vitin 1990, kur industria cilesohej si dega me e rendesisme e economise te ne. Ne keto vite, ky ishte i vetmi rajon ne Shqiperi qe cilesohej si rajon industrial. Kjo do te thoshte, qe ne zhvillimin ekonomik te rajonit peshen kryesore te prodhimit e jepte industria. Por nje zhvillim i tille nuk mund te vazhdonte pas vitit 1990, kur economia ne Shqiperi filloi te pribatizohej. Industria, e sidomos ajo e rende, nuk mundi te privatizohej, sepse teknologjia e saj ishte e prapambetur. Prandaj shumica e objekteve te saj gjenden sot te mbyllura dhe te shkaterruara. Nderkohe jane ngritur objekte te reja, sidomos te industrise se Iehte dhe ushqimore, per prodhimet e te cilave ka nevoje tregu. Si eshte e shperndare kjo industri ne kete rajon? Industria eshte shperndare pothuaj ne te gjithe rajonin, por nderkohe dallojme edhe qendra ose zona te vecanta industriale brenda tij. Keshtu zona Tirane - Durres - Elbasan cilesohet si zona me e rendesishme industriale ne kete rajon dhe neC gjithe Shqiperine. Ne kete zone ndodhen edhe objektet me te medha te degeve me te rendesishme te industrise, si: industria e ndertimit ose e riparimit te makinerive (Tirane, Durres, Elbasan, Kavaje); metalurgjia e zeze dhe e ferrokromit (Elbasan); induastria e drurit (Tirane dhe Elbasan); induastria e materialeve te ndertimit Tirane,Durres, Elbasan), ku dallohet ajo e cimentos ne Elbasan; indnusria e Iehte dhe ushqimore, e cila eshte kudo ne kete zone etj. Nje zone tjeter industriale ne kete rajon gjendet ne pjesen jugore te rajonit, ku eshte zhvilluar industria e naftes dhe e gazit natyror, si ajo kimike. Qendrat me te medha te industrise se naftes dhe te gazit jane: Kucova, Patosi, Balishi, Visoka, Gorishti etj. Kurse per industrine kimike dallohet midis te tjerave Fieri, me prodhimin e plehrave kimike dhe te acideve. Ne gipjesen veriore te rajonit dallohen si qendra industriale: Shkodra, per prodhimin e telave, makinerive, kepuceve, cigareve etj.; Laci, me Kombinatin Kimiko-metalurgjik dhe Fushe-Kruja per prodhimin e cimentos. Si parashikohet e ardhmja? Industria eshte aktuahsht ne pjesen me te madhe te saj e bllokuar, por ardhmja e saj duket e mire. Tradita e meparshme e rajonit ne kete fushe, numri i madh i popullsise qe kerkon pune, nevojat per prodhime te ndryshme industriale etj. Jane factore qe do ta nxitin zhvillimin e industrise ne kete rajon. Ne ndryshim nga e kaluara, ajo nuk do te jete me industri e rende, por do te zhvillohet me teper industria e lehte dhe ushqimore, per te cilen ka me teper nevoje popullsia. Vitet e fundit po tregojne se rendesi te vecante per Rajonin Perendimor te Shqiperise do te kene dege te tilla te ekonomise, si: tregtia, transporti, turizmi etj. Kjo lidhet me nevogat qe ka popullsia e shumte ne kete rajon per t’u ushqyer, per te levizur dhe per te kaluar kohen e lire. Duke pasur nje vije bregdetare me gjatesi mbi 200 km e me plazhe te shumta e te njohura, si Durresi, Vlora, Shengjini, Divjaka, Velipoja etj., rajoni ka perspektive mjaft te mire per zhvillimin e turizmit. Rajoni Perendimor i Shqiperise cilesohet edhe si rajoni me industrine me te zhvilluar ne trevat shqiptare. Ne te jane ngritur objektet me te rendesishme te industrise se rende, te industrise se materialeve te ndertimit dhe te industrise se lehte e ushqimore. Keto vitet e fundit vendim e industrise se rende po e ze industria e lehte dhe ushqimore, per prodhimet e te cilave tregu ka me teper nevoje. Rajoni ka perspektive mjaft te mire per zhvillimin e tij industrial ne te ardhmen. 

 NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels