IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/                 ZHVILLIMI EKONOMIK E SHOQËROR I ILIRËVE NË PERIUDHEN HELENISTIKE
Zhvillimi  gradual i ekonomisё
Njё shtytje pёr zhvillimin ekonomiko – shoqёror solli themelimi i kolonive nё brigjet iliriane  (shekujt 7 – 6 para Kr.). Me hapjen e tregjeve tё vogla por tё organizuara tё kolonive, u krijuan kushtet parёsore pёr shfrytёzimin sistematik tё prodhimeve bujqesore dhe  blegtorale. Shtimi dhe zgjerimi i vendbanimeve dhe i qyteteve ilire që nga shekulli i 4-tё para Kr.e ne vazhdim na dёshmon pёr njё shtrirje tё tillё tё popullsisё e cila do tё ishte e mundur vetёm me njё ndryshim tё tillё tё lidhjeve ekonomike. Megjithatё, zona e krahina te vecanta si ardanet pirustet,kaonёt apo fisete tjere , tё cilёt kishin nёn kontrollin dhe nёn shfrytёzimin e tyre burime natyrore prodhimtare me sasi dhe cilёsi, duket qё ishin nё gjёndje tё shtonin popullsinё e tyre edhe pёrpara shekullit tё 4te para Kr. megjithёse me ritme mё tё ngadalshme.
Paralelisht, po aq sa Kaonёt por edhe taulantet ,labeatet jo vetёm kishin dalje nё det, por kufizoheshin edhe me territore tё kolonive korkyrase  duke favorizuar kёshtu tregtimin direkt tё produkteve tё tyre. Pёr tё njёjtin qёllim, Molossёt, qё nga fillimi i shekullit tё IV para Kr. u detyruan tё zbrisnin drejt jugut deri nё gjirin e Ambrakisё . Njёkohёsisht, Amantёt u shtynё nё gjirin e Aulonёs dhe pёrfituan njё pjesё tё brigjeve midis Apollonisё dhe Orikut.
Shoqёritё epirote, me marrёdhёniet e ekuilibrit me natyrёn dhe mirёqёnien, qё sollёn tek banorёt e tyre, do tё mbeteshin ndoshta nё esencёn e tyre fisnore, por grumbullimi dhe administrimi i pasurisё kolektive nga prijёsit e tyre ishte e aftё tё pёrforcojё njё pakicё tё privilegjuar. Nga votimet çliruese tё skllevёrve, qё duken nga fillimi i krijimit tё qyteteve dhe tё hyrjes sё shkrimit, rezultojmё se tё paktёn aty nga fundi i shekullti tё 5tё para Kr., ishte formuar systemi i skllavopronarisё private si edhe i pronёsisё.
Shfrytёzimi gradual i mundёsive qё sollёn tregjet e kolonive kishin si rezultat gjithnjё e mё shumё vartёsine e ekonomisё vendase tё Kaonёve dhe te pjeseve te tjera te Ilirise JP nёn influencёn Korinthase. Kjo mardhenie  sigurisht nuk u bё nёn presioni e askujt, tё paktёn deri sa erdhi çasti i nje lloj polarizimi qё do tё çonte nё luftёn e Peloponezit.
Lindja e ekonomisë qytetare.
Periudha që përfshin shek. V deri në shek. II p.e.r. është quajtur «Periudha e ekonomisë qytetare ilire». Ajo lidhet me lindjen dhe zhvillimin e qyteteve ilire dhe epirote, proces që u arrit në sajë të zhvillimit të brendshëm ekonomik të vendbanimeve të fortifikuara të periudhës së parë të hekurit.
Lindja dhe zhvillimi i qytetit antik në territorin e Shqipërisë është i lidhur padyshim me lulëzimin e rendit skllavopronar. Vetëm shfrytëzimi i punës së skllavit bëri të mundur të realizoheshin ndërtime gjigante për nivelin e atëhershëm të forcave prodhuese, siç janë muret rrethuese të qyteteve dhe në përgjithsi fortifikimet e asaj periudhe.
Zhvillimi i mëtejshëm i mjeteve dhe metodave të sulmit, siç ishte për shembull përdorimi i «deshëve» për shkatërrimin e portave dhe të mureve nga njëra anë, dhe nga ana tjetër kërkesat estetike të shoqërisë skllavopronare, bënë që të ndryshojë teknika e ndërtimit të mureve për t´i bërë ato më të qëndrueshme dhe njëkohësisht më të bukura. Ndërtime të rëndësishëm ishin tempujt dhe godinat e tjera shoqërore, rrugët dhe portat e qytetit.
Shumë fortifikime të periudhës qytetare ilire  janë vazhdim i atyre të periudhës së parë të hekurit (shek. XII-V p.e.r.). Mjaft të përmendim rastet, kur muret e ndërtuara me gurë të latuar mbështeten mbi mure prehistorike apo janë vazhdim i tyre, si në Butrint, Symizë, Zgërdhesh, Lis, etj.
Gurët, që formonin faqet e këtyre mureve, gdhendeshin me kujdes, duke u dhënë forma poligonale, trapezoidale ose drejtkëndëshe, me qëllim që të puthiteshin mirë me njëri-tjetrin për t´i rezistuar goditjes së makinave gurëhedhëse dhe deshëve.
Në këtë kohë lindën kullat, që shërbenin për të kontrolluar dhe mbrojtur muret midis tyre (kurtinat) nëpërmjet goditjeve nga anët, ndërsa sistemi mbrojtës i hyrjeve u perfeksionua së tepërmi. Qytetet e fortifikuara zinin nganjëherë sipërfaqe të konsiderueshme, që kapnin 20-40 ha, ndërsa gjatësia e mureve mbrojtëse arrinte nga 2 deri 4 km. Niveli teknik dhe estetik i këtyre ndërtimeve dëshmon për ekzistencën e arkitektëve dhe teknikëve të aftë për zgjidhjen e detyrave të ndërlikuara që u nxirrnin përpara ndërtimet mbrojtëse.
Duke bërë një klasifikim të qyteteve të fortifikuara ilire, sipas shtrirjes planimetrike të linjave mbrojtëse të tyre, janë dalluar dy tipa qytetesh  .
Tipin e parë e përbëjnë ato qytete që kanë një akropol në majë të një kodre, ndërsa qyteti shtrihet në shpatet e saj. Në raste të tjera, si në Lis e Zgërdhesh, qyteti shtrihej në njërin shpat të kodrës dhe përbëhej nga akropoli në majë dhe qyteti i poshtëm, që ishte i rrethuar gjithashtu me mure mbrojtëse. Një tip tjetër përbënin qytetet, si Dimali, Margëlliçi, Irmaj etj., që u ngritën mbi kodra, të cilat kishin një syprinë kryesisht të rrafshtë dhe rrethoheshin me një mur të vetëm pa pasur akropol.
Një rrugë të veçantë zhvillimi ndoqi Klosi (Nikae) qytetarët e të cilit pasi u zgjerua mjaft qyteti, u shpërngulën në një kodër përbri, vetëm disa  kilometra  larg së parës, në Bylis ku krijuan një lagje apo më mirë një qytet të ri të fortifikuar, duke krijuar kështu një «dyqytet». Këtij shembulli duhet t´i shtojmë Beratin (Antipatrea) me Goricën  . Si duket, me zgjerimin e qytetit antik të Beratit u banua dhe u fortifikua kodra e Goricës, që ndodhet në anën tjetër të lumit të Osumit..
Përveç qyteteve të fortifikuara kishte dhe shumë kështjella që rrethonin sipërfaqe më të vogla, kryesisht me karakter ushtarak. Qytetet në të shumtat e rasteve ndërtoheshin mbi kodra, që zinin një pozitë qendrore në krahinën që zotëronin. Ato dominonin një fushë pjellore, një zonë blegtorale, apo të pasur me miniera, si Damastioni. Që në fillim të shek. IV p.e.sonë mësojmë se ky qytet kishte hedh ne qarkullim monedhat e tij prej argjendi.
Ndërsa kështjellat zinin shpesh pika kyçe në rrugët që të çonin për në qendrat kryesore, ose rrethonin këto të fundit. Një nga këto rrugë ishte ajo që kalonte nëpër luginën e Shkumbinit, e quajtur më vonë Egnatia si dhe degëzimet e saj, rrugët që përshkonin luginën e Devollit, Osumit etj.
Zhvillimi ekonomik e shoqëror i Ilirisë gjatë epokës së hekurit dhe veçanërisht gjatë shek. VII-V p.e.sonë kishte përgatitur kushtet për lindjen e qyteteve dhe të jetës qytetare. Siç dëshmojnë të dhënat arkeologjike, qytetet ilire ngrihen mbi bazën e vendbanimeve të fortifikuara të epokës së hekurit dhe të qendrave protourbane që u krijuan si rezultat i zhvillimit të zejtarisë, të bujqësisë, të blegtorisë, si edhe të intensifikimit të marrëdhënieve të këmbimit me botën greke. Kjo dëshmohet nga prania e gjerë e qeramikës së importuar korinthike e jonike dhe më pas edhe nga prodhimet e kolonive greke në Dyrrah e në Apoloni, të cilat kishin hyrë në marrëdhënie të ngushta me prapatokën ilire.
Lindja dhe zhvillimi i jetës qytetare ishte një dukuri me karakter ekonomik e shoqëror tërësisht e re. Thelbi i saj ishte vendosja e ekonomisë antike të tregut që u materializua me krijimin e qyteteve si qendra prodhimi e shkëmbimi. Kjo është e lidhur me shkëputjen e plotë të zejtarisë nga bujqësia, me krijimin e mënyrës antike të prodhimit dhe me zbatimin e punës së skllavit në degët e ekonomisë.
Edhe nga pikëpamja arkeologjike nuk ka ende gjurmime të tilla, nëpërmjet të cilave të dallohet qartë qyteti i kësaj kohe. Megjithatë, prej qyteteve antike, rrënojat e të cilave ruhen në vendin tonë, mund të pohohet se qyteti i mirëfilltë në Iliri formohet kryesisht gjatë shek. IV p.e.sonë. Në këtë kohë kemi edhe dëshmitë e qarta si nga burimet e shkruara, ashtu edhe nga ato arkeologjike..
Qytetet e mëdha zënë një pozitë qendrore në krahinën që zotërojnë dhe shtrihen në një hapësirë prej 30-40 ha, siç është rasti i Bylisit, i Antigonesë, i Lisit etj., dhe janë të mbrojtura me mure të fuqishme.
Duke folur për qytetet e kësaj kohe Diodori i quan ato me termin polisma, që do të thotë qytete të vogla, me sa duket ende në shkallën fillestare të zhvillimit të tyre. Demosteni, në shek. IV p.e.sonë përkundrazi, përdor termin poleis që do të thotë qytet. Ndryshimi që vërehet në termat e përdorur prej këtyre dy autorëve nuk duket të jetë i rastit; ai shpreh me sa duket një diferencim që u bëhet këtyre qendrave urbane ilire dhe që lidhet me karakterin e tyre. Pak dritë mbi këtë çështje hedh pohimi i Arianit, i cili e quan Pelionin si “qytetin më të fortë” midis qyteteve të Dasaretisë. Duket se disa qytete kishin mundur të ecnin përpara dhe të dalloheshin prej të tjerave. Interes të veçantë paraqet në këtë drejtim Damastioni, i cili është dhe i pari qytet ilir që pret monedha. Burimet tregojnë se ky qytet gjendej në shpinë të zonës bregdetare, diku midis kësaj zone dhe liqeneve lynkeste. Duke folur për këtë Straboni në shekullin e parë shkruan kështu: “Pas Epidamnit dhe Apolonisë gjer te malet Keraune ndodhen bylinët, taulantët, parthinët dhe brygët; aty afër gjenden dhe minierat e argjendit në Damastion..”. Mungesa e të dhënave më të sigurta ka penguar që ky qytet të lokalizohet me saktësi, por duke u nisur nga arsenali i gjetjeve të monedhave të tij, ai duhet kërkuar në krahinat e brendshme ilire, diku në lindje të Drinit të Sipërm.
Pasazhi i Strabonit ka një rëndësi të veçantë dhe për një fakt tjetër. Ai tregon se Damastioni qe një qytet që lindi dhe u zhvillua në një zonë të pasur me miniera, të cilat, me sa duket përbënin edhe bazën ekonomike të tij. Shfrytëzimi i tyre dhe zhvillimi i zejtarisë së përpunimit të metaleve qenë degët kryesore të kësaj ekonomie. Karakteri i saj bëhet i qartë edhe nga simbolet që mbajnë monedhat e qytetit, të cilat paraqesin midis të tjerash çekanin e minatorit dhe shufrat metalike.
Damastioni është, kështu, shembulli i një qyteti zejtar të përparuar të kësaj kohe, por padyshim jo i vetmi. Pelioni shfaqet në burimet, jo vetëm si qyteti më i fortë midis qyteteve të Dasaretisë, por edhe si kryeqendër apo qendër rezidenciale e mbretit ilir. Ka mundësi që qytetet e tjera më të vogla, ato që Diodori i quan polisma, do të kenë qenë qendra njësish gjeografiko-ekonomike, ku do të ketë mbisunduar ekonomia bujqësore-blegtorale me ndonjë degë të kufizuar të zejtarisë.
Vendosja e ekonomisë skllavopronare .
Qytetet ishin qendra ekonomike dhe administrative,ku popullsia e tyre përbëhej nga masa e gjerë e prodhuesve zejtarë, bujq e blegtorë, nga pronarët e punishteve zejtare, tregtarët dhe aristokracia e vjetër fisnore që përbënte parinë e qytetit.
Masën kryesore të popullsisë e formonte fshatarësia e lirë, por burimet bëjnë fjalë edhe për një popullsi fshatare të varur. Theopompi në veprën e tij “Filipika” shkruan se “ardianët kanë 300 mijë prospelatë si helotë...”. Me prospelatë (skllever )autorët e vjetër kuptonin një popullsi të varur që merrej me punimin e tokës dhe që u jepte zotëruesve të saj si detyrim një pjesë të prodhimit. Duke i krahasuar prospelatët e ardianëve me helotët e Spartës, Theopompi e përcakton edhe më mirë gjendjen e tyre sociale. Me sa duket edhe këta ishin, sikurse helotët, një popullsi e nënshtruar që pas pushtimit ishin shpronësuar dhe ishin kthyer në gjendje vartësie. Nuk kemi prova nëse kjo ishte një popullsi e huaj apo një fis tjetër ilir që pësoi këtë fat; numri i tyre gjithashtu duhet të jetë i tepruar, por mbetet i padiskutueshëm fakti që kemi të bëjmë me një masë popullsie mbi të cilën ushtrohet shtypje ekonomike dhe politike.
Midis ilirëve ky nuk ishte një fenomen i veçantë për ardianët. Një shekull më vonë Agatharkidi në veprën e tij “Evropaikon” do të pohojë se “dardanët kanë kaq shumë skllevër (ai i quan këta me emrin “dullos”), sa dikush kishte 1 000, kurse të tjerë edhe më shumë. Secili nga këta në kohë paqeje punon tokën, kurse në kohë lufte merr pjesë në ushtri duke pasur si prijës zotin (“despotes”) e tij”.
Prania e një popullsie të varur e të shfrytëzuar ekonomikisht midis ilirëve, është një dëshmi e rëndësishme për të përcaktuar karakterin dhe strukturën e shoqërisë ilire. Siç tregojnë të dhënat e autorëve antikë, popullsia e varur e tipit prospelatë-helotë-penestë përfaqësonte në këtë kohë në Iliri një formë të hershme të skllavërisë që ekzistonte në disa nga popullsitë kryesore ilire. Kjo kategori njerëzish përdorej në masë në punimet bujqësore dhe mbase edhe në shfrytëzimin e minierave. Zotërit e tyre (despotët) duket se banonin në qendrat e vogla të fortifikuara ose në qytete. Kohën më të madhe ata e kalonin në luftëra dhe jo rrallë me dëfrime. Theopompi na thotë se sunduesit e prospelatëve ardianë “çdo ditë deheshin, bënin mbledhje dhe shtroheshin në gosti, të dhënë pas të ngrënit e të pirit”. Pjesën tjetër të popullsisë e përbënte masa e fshatarëve të lirë që luante, me sa duket, ende një rol kryesor në prodhimin shoqëror.
Përveç përfitimit nga puna e popullsisë vendase, shtresa e pasur siguronte të mira materiale nëpërmjet grabitjes kolektive të popujve fqinjë me anë të luftërave. Tributet e përvitshme që detyroheshin të paguanin popujt e nënshtruar tregojnë se këto grabitje kryheshin në mënyrë sistematike.
Kështu në shek. IV p.e.sonë, shoqëria ilire paraqitet si një shoqëri e ndarë në klasa e shtresa shoqërore. Kjo shoqëri njihte atëherë format e hershme të varësisë skllavopronare, prandaj edhe ishte një shoqëri skllavopronare. Lindja e qyteteve ndihmoi për thellimin e diferencimit shoqëror, sepse duke u bërë qendra të rëndësishme të zejtarisë dhe të tregtisë ato i dhanë hov rritjes së prodhimit, shkëmbimit me para dhe shfrytëzimit të punës së huaj.
Pa mbivlerësuar peshën dhe rolin e qytetit ilir në këtë periudhë të hershme mund të thuhet se ai vepron jo vetëm si bartës i skllavopronarisë, por edhe si përçues i saj në botën fshatare që e rrethon. E lidhur me qytetin me anë të marrëdhënieve ekonomike dhe e varur prej tij përmes këtyre marrëdhënieve, bota fshatare ilire, sidomos ajo që ndodhej rreth qyteteve nuk është më bota e organizimit fisnor. Ajo njeh tani marrëdhënie vartësie në formën e skllavërisë së tipit helot.
Askekte të aktivitetit ekonomik.
Iliria, që ka një relicv me te favorshem se Epiri. Por ashtu si dhe rajonet ë tjera re gadishullit ballkanik ,Iliria goditej edhe nga të korra të këqija dhe nga zia e bukes.
Ka të dhëna burimore se tregtaret italiane interesoheshin te blinin  nga rajoni adriatiko-jonian i Ilirikut prodhime ushqimore, lekure dhe drurë, por edhe prodhime artizanale, minerale, katran, bitum, dhe njekohesisht shesnin prodhime te sjella nga Italia e Jugut.
Vera dhe vaji kanë qenë prodhime të rëndësishme në antikitet. Përveç rolit të tyre ushqimor, ato luanin edhe role të tjera kryesore. Për shembull vera përdorej në ceremonitë fetare, mortore dhe në mjekësi, ndërsa vaji për parfume, në mjekësi, për ndriçim si dhe për të lyer trupin.Shpërndarja e verës dhe vajit italian nuk kryhet në një territor të panjohur nga tregtarët antikë. Kolonët korintas dhe korkyras ishin të parët që integruan bregdetin e Adriatikut lindor në një rrjet të gjerë shkëmbimesh me botën greke. Fundi i shekullit III p.e.s. është shumë i rëndësishëm përsa u takon shkëmbimeve tregtare në Adriatik. Në këtë kohë fillon të dobësohet monopoli egjean. Në këto kushte tregtarët italikë të verës dhe vajit monopolizuan tregtinë e këtyre rajoneve që mbetën jashtë influences së ishullit të  Rodit. Italianët e vendosur që në shekullin e II p.e.s. në Iliri luajtën dhe rolin kryesor në futjen e verës italike në këto territore. Këto amfora, prodhuar në shekujt III-II  p.e.s. në Siçili dhe Magna Grecia, dëshmojnë dhe për shkëmbimet e para në masë Ekzistenca e ekonomisë familjare lidhet direkt edhe me problemin e monetarizimit
të ekonomisë antike tek ilirët. Në këtë kuadër nuk është e rastit që gjetjet monetare në territorin rural janë shumë të pakta, çka tregon se nuk kemi të bëjmë me një ekonomi monetare, sepse mbiprodhimi ishte një fenomen i rrallë. Monedha, megjithëse pritej që në shekullin IV p.e.s. nga Apollonia e Dyrrahu dhe më pas në shekullin III kemi një shtim të konsiderueshëm të atelieve monetare, nuk arriti të luante një rol kryesor në shkëmbimet ekonomike. Në këtë kontekst, mendojmë se nuk kemi të bëjmë vërtet me një ekonomi monetare dhe se monedha ka luajtur një rol dytësor. Monetarizimi i ekonomisë lidhet direkt me mbiprodhimin dhe ishte pikërisht pjesa e mbiprodhuar që përjashtohet nga autokonsumimi dhe që mund të shitej kundrejt një vlere monetare ndërmjet dy brigjeve të Adriatikut duke reflektuar situatën politike në rajon. Amforat greko-italike i gjejmë pothuajse në të gjitha qendrat ilire. Duke ditur se rolin kryesor në shpërndarjen e prodhimeve e luanin kolonitë greke të Durrësit dhe Apollonisë
Një tjetër prodhim, qe meriton të permendet në mënyrë te veçantë, jane vreshtat, kryesisht ato te krahinës se Dyrrahut.  Varietetet e rrushit te rajonit Bordelais ne Francë mendohej se kishin prejardhjen nga krahina e Dyrrahut Edhe Plini i Vjetri mburrte cilësine e rrushit  duke e krahasuar varietetin e quajtur balisca ne Dyrrah me coccolobis-in e Spanjës.
Nga Iliria e jugut eksportohej ne Greqi lenda drusore, jo vetem per ngrohje, por edhe per armaturat dhe per ndertimin e anijeve, dhe vecanërisht Korkyra ishte e interesuar  per te riperteritur floten e saj.
Antizanati familjar ilir  mundesonte prodhimin ne tezgjah te veshjeve me lesh deleje, prodhimin e kepuceve dhe sendeve prej lekure, ato te veglave te drurit  te nevojshme per bujqesine ose pen blegtonine. Kishte zejrare të  specializuar ne punime me delikate, si metalurgjia ose ne punime qenamikes së hollë.. Ne fakt, qenamika e perdorimit të perditshem me shpesh ishte veprimtani e punishteve familjare, ashtu sic ishte  edhe ndertimi i shtepive te banimit apo i haureve per bagetine. Antigonea, ne huginen e Drinos, ne Kaoni, eshte e njohur per punimin artizanal te veglave bujqesone: Sopatave , draperve , belave, masheve per tredhje etj.Qysh  ne epoken e Bronzit te Vone, iliret punonin bakrin dhe bronzin.Iliretb shquheshin  në prodhimin e sepatave,te cilat jane përdorur kryesisht si nje mjet shkembimi, ne nje ekonomi para-monetane Disa nga keto punime jane realizuar sipas modeleve vendese, si sepatat te quajtura skutarine ose Skodrane, kurse disa te tjera jane riprodhime te formave egjease ose jane te importuara.
Zhvillimi i qyteteve, u bashkëshoqerua naryrshëm ne një lulèzim të zanateve te ndertimit,te drejtuar nga  arkitektët te cilët shquhen nga formirni i tyre për imitimin e  modeleve  greke në Magna Grecia, Siçili, Epir, Maqedoni dhe ne qytetet koloni, Në mjaft qenderbanime kishte ishin të njohur muratorët, gurëgdhendësit, karpentieren, zdrukthtaret e të  tjerë zanatcinj.
Minierat
Shfrytëzimi i minierave bëhej vetëm në sipërfaqe, pa hapje galerish. Në territorin e Shqipërisë njihen vetëm sporadikisht disa galeri minierash antike.Studjuesi Italian I shek te kaluar L. Ugolini na sinjalizon se ka parë gjurmë të nxjerrjes së minareleve pranë Lissus-it, pranë lumit Fand dhe Bulgjer, por i konsideronkëto galeri si të periudhës mesjetare. Përsëri Ugolini na bën me dije se në Pukë një shoqëri italiane që kishte marrë me koncesion një minierë, kishte rënë në gjurmët e një galerie romake. Një tjetër minierë antike është sinjalizuar në Gjegjan të Kukësit. Jo vetëm minierat, por edhe përpunimi i metalit njihej shumë mirë nga ilirët. Për këtë, përveç burimeve antike na vjen në ndihmë edhe ikonografia e monumenteve sepulkrale. Për shembull, nga Dasaretia, edhe kjo një zonë e pasur me minerale, na vjen një stelëe shekullit III e.s. ku paraqiten dy hekurpunues .Autori antik ,Straboni na informon se Iliria, ashtu si dhe Mezia, ishte e njohur për minierat e hekurit.Përveç mineraleve, Iliria njihej edhe për burimet e bitumit, një element ky shumë I shfrytëzuar në antikitet, sidomos për izolimin e anijeve. Straboni na informon për praninë e burimeve të asfaltit në territorin e Apollonisë. Edhe autorët e tjerë antikë japin informacion për këto burime, te të cilat ishte ndërtuar edhe një orakull. Zjarri i Nymfeutprezantohet edhe në monedhat perandorake të prera në Apolloni. Megjithatë, deri sot nuk kemi asnjë gjurmë arkeologjike të shfrytëzimit të tyre në antikitet.Ashtu si minierat, edhe guroret përbënin një element të rëndësishëm të jetës ekonomikenë Iliri. Për shembull, rasti i Bylisit është shumë i veçantë, sepse gurorja ndodhet brenda territorit të qytetit. Studimet e deritanishme në të kanë treguar se kjo gurore është përdorur intensivisht gjatë periudhës perandorake romake. Ndërkohë gurorja e Karaburunit është nga më të përdorurat në antikitet, sidomos nga qytetet e Orikut dhe Apollonisë, që e kishin këtë gurore burimin kryesor të materialit ndërtues . Një tjetër gurore ndodhet në fshatin Shkallë, pranë Butrintit. Kjo duket se ka shërbyer më shumë për ndërtimet e Butrintit dhe Çukës së Ajtoit. Gjurmët e nxjerrjes së gurëve janë ende të dukshme në këto gurore.
Përveç mineraleve, këto zona ishin shumë të pasura edhe me pyje, që përbënin gjithashtu një degë të rëndësishme të ekonomisë për romakët. Por është e pamundurtë gjejmë gjurmë arkeologjike të shfrytëzimit të pyjeve në antikitet. Edhe në këtë rast janë tekstet e autorëve antikë që na japin pak informacion. Për shembull mund të përmendim rastin e Statilius Taurus që përdori pyjet e zotërimeve të tij rrotull Dyrrahut,për të ndërtuar një amfiteatër prej druri në Romë.
Shfrytezimi i nëntokes ishte një sektor i rendesishem i veprimtanisë në Iliri. Damastioni, ishte qyteti më i njohur per mineralet e tij te pasura me argjend . Per nxjerrjen e rnineraleve, per te cilat  korintasit ishin shumë re interesuar, u perdor një krah pune i bollshem, dhe në  pjesën të madhe, duket se ishin skllever, Një roj të dukshëm luajti gjithashtu ngritja e punishteve per përpunimin e rnineralit për t’u eksportuar në rradhë të parë në Greqi.
Për prodhimin e eneve prerj balte në Dyrrah kishte furra qe imitonin shumë mire prodhimet e Italise se jugut, ose vazot e Megarës.Ne prodhimin e enëve por edhe të materialeve të ndërtimit kishte punishte edhe ne Apolloni,Dimal , Bylis , Margelliç e ne qytete te tjera. Nga prodhimet e tyre bie në sy një numëer i madh i emrave të pronarëve  ilire dhe jo greke: Bato, Epikado, Genti, Glaukia, Platori, Pleurati, që kanë vulosur ne prodhimet e tyre  markat personale .
Zejtaria, bujqësia e blegtoria
Lindja e qyteteve i dha një shtytje të re zhvillimit të degëve të ndryshme të ekonomisë ilire.
Zejtarinë e shfrytëzimit të minierave dhe të përpunimit të metaleve ilirët e njihnin dhe më parë, por asnjëherë si tani ajo nuk paraqitet si degë e veçantë e një qyteti, siç është rasti i Damastionit. Në shek. IV në zejtarinë e punimit të metaleve nuk vihet re ende ndonjë ndryshim cilësor, fjala vjen në punimin e veglave të punës, të armëve apo të zbukurimeve, në krahasim me shekujt pararendës. Por tani mund të flitet për një veprimtari më të gjerë e më intensive si në shfrytëzimin e minierave, ashtu edhe në prodhimtarinë e degëve të veçanta të zejtarisë metalpunuese. Bie në sy në mënyrë të veçantë rritja e prodhimit të armëve, që përbëjnë në këtë kohë gjetjet më të shumta nëpër nekropolet në krahasim me zbukurimet.
Megjithatë, nuk pati ndonjë përparim, në fushën e zejtarisë së prodhimit qeramik, madje importi e dobësoi për një kohë këtë degë të zejtarisë ilire. Punishtet e specializuar te qeramikes helenistike te zbuluara ne Dyrrah,Apolloni,Antigone,Fonike etj  zotëronin pajimet e nevojshme për realizimin e të gjitha etapave të prodhimit, që nga përgatitja e argjilës (vaskat e larjes) deri tek pjekja (furrat), ku rreth një mjeshtri-prodhues i kallëpeve punonin  një numër të caktuar artizanë-skllevër e çirakë. Nga derdhja e shlikerit (brum balte i perpunuar ne trajte qulli) ne kallëpet prodhoheshin figurina prej balte të pjekur në sasira të konsiderueshme, duke bërë të mundur hedhjen e tyre ne treg.
Ndërkaq në fushën e ndërtimeve ndodh një revolucion i vërtetë. Mjeshtrat e ndërtimit shquhen në shek. IV për aftësitë e tyre arkitektonike e teknike dhe për njohuritë e thella në fushën e artit të fortifikimeve, që i zbatonin në nivelin më të përparuar të kohës, ashtu si në shumë vise të tjera të botës mesdhetare. Muret rrethuese të qyteteve të ndërtuara në stilin poligonal janë dëshmia më e qartë e arritjeve në këtë fushë.
Të dhënat për bujqësinë dhe blegtorinë e ilirëve për shek. IV janë të varfra. Autorët bashkëkohës, si Aristoteli, Skymni, etj., nuk bëjnë tjetër veçse përsërisin Hekateun, për shkak të njohjes ende të pamjaftueshme të Ilirisë; megjithatë Iliria për autorët grekë ishte vendi i një bujqësie e blegtorie të zhvilluar, tokat pjellore të së cilës shfrytëzoheshin vende-vende në mënyrë intensive dhe që krahas kulturave bujqësore (rritja e ullirit, kopshtaria e bletaria), në kullotat e pasura rritnin bagëti të mira të racës.
Bujqësia ishte degë kryesore e ekonomisë në antikitet me të cilën ishte e angazhuar pjesa më e madhe e banorëve antik. Për pjellorinë e territorit të Ilirëve na flasin edhe burimet historike. Për shembull, Herodoti më 478 p.e.s. tregon se rrotull Apollonisë kishte toka shumë pjellore që zotëroheshin nga aristokracia vendëse. Ndërsa Straboni shkruan për ullishtat dhe vreshtat e këtij vendi.
Në periudhën helenistike  shfaqen   fermat bujqësore në territoret përreth qyteteve .Zbulimi i veglave bujqësore nga gërmimet arkeologjike, si për shembull në  Antigone, Irmaj e Dimal shpreh një dëshmi te këtij aktiviteti. Ky zhvillim i bujqësisë gjatë shekujve III-II p.e.s. pati si rrjedhojë rritjen e prodhimit, madje edhe në nivele eksporti, po të kemi parasysh faktin se tregtarët italikë shkonin në Epir jo vetëm për të eksportuar prodhimet e tyre, kryesisht verë e vaj, por ndoshta edhe për t’u furnizuar me grurë.
Për një ekonomi bujqësore të zhvilluar na informojnë indirekt edhe të dhënat historic mbi grabitjen e grurit të parthinëve dhe epirotëve nga romakët. Ndërkohë që në zonën e Korçës, zbulimi i shumë pitosave na bën të mendojmë për praninë e shumë ndërtimeve me karakter bujqësor, ku depozitohej prodhimi. Duke qenë se bujqësia ishte dega më e përhapur e ekonomisë në antikitet, ajo kërkonte angazhimin e një numri të madh krahu pune. Ky krah pune përbëhej nga fshatarë të lidhur ngushtë me tokën, nga skllevërit, si dhe nga disa njerëz të lirë. Këtë gjë e pohojnë aktet  e lirimit të skllevërve në Butrint.
Përsa u takon marrëdhënieve të fshatarëve me tokën, kemi disa informacione nga autorët antikë, ku kuptohet se toka tek ilirët jepej me qira. Sipas autorit antik : “Të gjitha tokat punohen nga skllevër ose njerëz të lirë, ose nga të dyja palët bashkë; nga të lirët ose kur i punojmë vetë siç bëjnë shumë të varfër me familjarët e tyre, ose me njerëz të paguar, atëherë kur më të lirët kryejnë punët më të rëndësishme, siç janë vjeljet dhe korrjet, dhe këta quhen prej tonëve oberari; këta edhe sot gjenden me shumicë, në Azi,Egjypt dhe në Ilirik. Mbi të gjitha këto dua të them se është më mirë që vendet e vështira të punohen me njerëz me pagesë sesa me skllevër, gjithashtu edhe në vendet më të shëndosha, ata të ngarkohen me punët bujqësore më të rënda siç janë tharja e frutave, vjeljet e korrjet.”
Blegtoria
Një vend të rëndësishëm ne ekonominë antike ilire zinte blegtoria shtegtare e cila shtrihej në zona malore dhe fushore: rritja te dhenve dhe e dhive, por edhe të bagëtisë se trashe, qeve  dhe kuajve , që duheshin per të pajisur kavalerine, e cila në Greqinë e Veriut dhe në Iliri ishte  me e madhe se në Greqine Qendrore dhe Jugore. Perpjekjet e Pirros per te inkurajuar përmirësirnin e racave te gjedhit te trashe dhe te imët nëpermjet nje scleksionimi rigoroz, sic tregon autori antic, Plini i Vjetri ,ky synim pati ndikim te madh ne gjithë llirinë e  Jugut. Pelqeheshin veçanerisht dhente qe ishin në sasi e në tufa të  shumë te medha në Epir.
Rritja e kafshëve në Epir përbënte aspektin ekonomik më të zhvilluar dhe më të organizuar. Këtë fakt e konfirmojnë edhe autorët antikë.Ndërsa Plini nga ana e tij përmend demat e Epirit si më të mirët dhe për këtë meritën kryesore ia atribuon Pirros, i cili kishte treguar një kujdes të madh për rritjen e tyre.Blegtoria epirote me siguri ka pasur si rrjedhojë edhe zhvillimin e disa produkteve të tjera, si për shembull prodhimin qumështit, përpunimin e mishit dhe prodhimin e leshit. Sipas Varronit, që prodhimi i leshit të ishte i një cilësie të mirë, dhentë duhej të mbaheshin në ferma të mbuluara. Ndërsa Plini na përmend si me nam leshin e Histrisë dhe Liburnisë që u përngjan fijeve të flokut. Fatkeqësisht gërmimet arkeologjike nuk kanë identifikuarende ndërtime të tilla të mbuluara me çati. Ne nuk njohim as punishtet ku bëhej ky përpunim i leshit, megjithëse kjo industri duhet të ketë qenë nga më kryesoret po të kemi parasysh sasinë e madhe të prodhimit dhe të fitimit. Në këtë kontekst, kur të dhënat arkeologjike për momentin mungojnë, mund të supozojmë se leshi i prodhuar në Epir eksportohej dhe përpunohej në Itali. Për më tepër, edhe rritja e kafshëve, që nga shekulli II p.e.s. ndodhej kryesisht në duart e sipërmarrësve italikë. Përveç leshit dhe mishit, nga rritja e bagëtive në antikitet ishte mësuar të përftohej edhe djathi. Janë sërish autorët antikë që na informojnë se për këtë prodhim njihej shumë zona e Dardanisë, e cila prodhonte caseus dardanicus (djathë) që klasifikohej si prodhim I cilësisë së lartë. Një kafshë tjetër e rritur nga epirotët është kali. Një tekst i Gjeorgjikeve të Virgjilit ku përmenden kuajt e Epirit, na bën të mendojmë se edhe ata eksportoheshin në Romë duke qenë se i vlerësonin për cilësitë e tyre.Ndër të tjera, ky autor na informon për ekzistencën e buajve të egër në Dardani si dhe për qentë molosë që ishin të mëdhenj e të zinj, të cilët përdoreshin shumë për ruajtjen e bagëtive. Një informacion tjetër me vlerë i Varronit për një artikull tjetër që eksportohej në Itali, është mbi kërmijtë e Ilirisë, shumë të njohur në Romë dhe nga më të mëdhenjtë në treg.
Prodhimi i dritherave sigurohej nga fusha dhe pllaja mjaft te gjera në Shqiperine Qendrore ( fusha e Muzeqesë, fusha Kavajes në veri  të Shkumbinit, rrafshnalta e Korçes etj.), edhe pse zonat bregdetare janë shpesh laguna e keneta që  prekeshin  nga malarja.
Element tjetër i rëndësishëm i ekonomisë ilire ishte dhe peshkimi. Me shumë mundësi ky aktivitet ishte i përqendruar në qytetet bregdetare të Ilirisë, por nuk duhet të harrojmëdhe pasurinë e lumenjve dhe liqeneve me peshq. Për shembull, Straboni përmend liqenin e Ohrit si një vend ideal për kripjen dhe tharjen e peshkut.
Të dhënat arkeologjike i vërtetojnë këto njoftime. Parmenda e paraqitur në buzët e një pitosi gjetur në fushën e Korçës, si dhe figurat simbolike të paraqitura në monedhat e Dyrrahut e të Apolonisë, apo në monumentet varrimore të kohës, si kalliri i grurit, dega e ullirit, bistaku i rrushit, bleta, lopa si dhe briri i bollëkut, simbol i pjellorisë dhe i begatisë, u bëjnë jehonë pasurive të tokës ilire dhe zhvillimit që kishin marrë bujqësia e blegtoria ilire në këtë kohë.
Edhe ne Ilirinë Jugore ,gjate periudhes helenistike ,zhvillimi i bujqesise varej nga qarkullimi bujqesor i rregullt .Ne ultësirën pranadriatike ,fushën e Korces  mbilleshin periodikisht,drithera ,bime leguminoze dhe  vajore , etj. Nje perhapje te madhe kishte kultura e rrushit dhe prodhimi veres.Ne Ilirine malore kishte lendina shume te medha ku rriteshth rracat me te mira te kuajve.
Ashtu  sikurse edhe ne qytetet e  tjera helenistike, edhe ne Dyrrah ,Apolloni,toka ishte pasuria kryesore e  aristokracise dhe  njëkohesisht, siperfaqja e punueshme, shërbente si nje mjet saktë per te siguruar ushtrine. Ne parim e gjithe toka i perkise mbretërisë ilire (bazileut).Zakonisht ajo punohej nga duart e fshatarëve, dhe nga te ashtuquajturit njerez te mbretit; pjesa kryesore e prodhimit të punes se tyre shkonte në favor te mbretit, te te afermve te tij dhe te ushtareve. Bibliografi:
1.Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë. Burime të zgjedhura për histroinë e Shqipërisë, vëll. I, Tiranë, 1965.
2.Historia e Popullit shqiptar,Tirane 2002.


           
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels