IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
Auditimi i cah-it – Bilanci
Ceshtjet:
Identifikimi i objektivave te auditimit
Diskutimi i ceshtjeve qe lidhen me planin e auditimit
Ekzekutimi i auditimit
 Objektivat
- Verifikimi i balances se cash-it ne arke dhe banke
- Vertetesine dhe saktesine e paraqitjes ne kontabilitet
Kjo kerkon kuptimin e transaksioneve te te ardhurave dhe pagesave ne cash, vleresimin e riskut
Objektivat e auditimit

Balanca e cesh-it perfshin; parate te arke dhe ne banke. Parate ne arke perfshijne; parate e mbledhura port e pa depozituara ende gjate periudhes si dhe dhe gjendjen e arkes te trasheguar ( patty cash)
Parate ne banke perfshijne; parate e mbajtura ne llogarite korente dhe te depozitave te cilat jane ne perdorshme sipas kerkeses. Cash-i mund te jete ose aset ose detyrim (astet ose liability). Detyrim kur bankat lejojne njesite bazuar ne marevveshje te perdorin para edhe kur nuk kane ne llogari (overdraft) .
 Objektivat specifike 
Audituesi duhet te siguroje ne fund te auditimit per disa ceshtje si vijon ;
 Ekzistenca ; balancat e cashit te rregjistruara ne bilanc eshte e vertete
Plotesia ; rregjistrimi i te gjitha balancave te cash perfshire efektet e te gjitha transaksioneve qe kane ndodhur.
Te drejtat dhe detyrimet ; Titujt legale mbi te gjitha balancat qe paraqitet ne bilanc
Vleresimi ; balancat e rregjistruara te cash jane te realizuara ne shumat qe paraqiten ne bilanc
Prezantimi dhe zbulimet ; Balancat e cash-it jane te identifikuara dhe te klasifikuara ne bilanc. Linjat e kreditit, borxhet dhe te tjera kufizime mbi balancen e cash jane te zbuluara si duhet. 
Zhvillimi i planit te auditimit
Perpara se audituesi te hartoje Planin e Auditimit te Cash-it duhet te ;
Vleresoje riskun e kontrollit
Vleresoje materilaitetit dhe riskut te brendshem
Percaktoje strategjine e auditimit

Risku i kontrollit ; Disa procedura te kontrollit jane kategorite e meposhteme ;
Rakordimi si dhe nga kush kryhet.
Krahasimi i rezultateve te cash, me rregjistrimet kontabel
Krahasimi i te dhenave te brendeshme dhe burimet e jashtme te informacionit

Rakordimi me banke
Pasqayra e bankes eshte lista e te gjitha transaksioneve te cash te kryera me banke me klientet zakonisht ne nivel mujor. Zakonisht njesite verifikojne balancen e tyre te cash duke rakorduar te hyrat ne librin e cashit me pasqyren e bankes. Per pagesat procedura eshte te gjitha ceqet dhe pagesat e tjera te procesuara nga banka ne librin e cashit ose per ceqet e siguruara perpara fillimit te muajit me rakordimimet e pregatitura perpara mbylljes se muajit te meparshem. Cdo cek ne rakordimin e hapjes ose ne librin e cash qe nuk eshte procesuar ne banke per pagese rregjistrohen ne rakordim si ceqe ne udhetim  (outstanding). Zbritjet e tjera sipas bankes nga llogaria e njesise ose balanca e njesise nevojitet te rishikohet/verifikohet. Ketu perfshihen debitimet direkte, komisionet bankare dhe reversal i depozitave kur ceqet e depozituara nuk jane pranuar nga banka e leshuesit (kur ai ska fonde te mjatueshme) ose ceqet e kthyera. Libri i cekut zakonisht ka nevoje te axhustohet qe te reflektoje keto artikuj qe jane ne udhetim ose qe pritet te mbrijne ne balancen e cash per ne librin e cash-it.

I njejti krahasim perdoret edhe per depozitat por eshte me e tjeshte pasi zakonisht ketu ka vetem nje vonese te shkurter midis dates se depozitimit dhe dates kur depozitimi shfaqet ne pasqyren e bankes (bankes mund ti duhet nje ose dy dite te procesoje). Per kete pergatitet edhe nje liste e depozitave outstanding. Rakordimi bankar fillon me balancen e bankes, pakesuar me ceqet ne udhetim dhe shtuar me kthimin mbrapsh te depozitave dhe qe priten te futen ne pasqyren e bankes dhe me pas librin e cash.

Audituesi vlereson riskun e kontrollit gjate procesit kur njesia pergatit rakordimet. Rakordimet duhen pergatitur nga persona te pavarur nga rregjistruesi qe mban apo rregjistron transaksionet dhe i aprovon te zyrtari kompetent. Nese audituesi e vlereson riskun te ulet, atehere ai vlereson se si njesia e ka kryer rakordimin. Nese e vlereson riskun te larte, atehere audituesi duhet ta pergatise vete rakordimin e cash-it per tu siguruar.

Llogaritjet e cash-it
Njesite edhe jane te detyryara te mbajne edhe cash ne arken e tyre duke mbajtur nje liber arke te levizjes se cash-it ku paraqitet te gjitha transferimet e shumave te caktuara. Daljet e cashit autorizohen dhe mund te dokumentohen me nje fature furnizimi ose me nje mandat pagese te autorizuar nga zyrtari pergjegjes. Cashi ne arke mbushet nepermjet nje ceku bankar per te terhequr para nga llogaria bankare deri ne nje limit te caktuar.

Materialiteti dhe risku
Per shume njesi balanca e cash-it perfaqeson nje pjese te vogel te totalit te aseteve, por ne fakt shumat e cashit qe leviz permes llogarive ne nje periudhe te caktuar kohe, eshte shume me e madhe se shumat. Per me teper cash-i eshte vital per mbijetesen e biznesit pasi paaftesia e njesise per te paguar detyrimet ose pamjaftueshmeria e cashi-it e ben nje kompani jo solvente edhe pse operacionet e saj mund te jene fitimprurese. Ne keto kushte cash permban risk material.

Volumi i larte i transaksioneve kontribon ne nje nivel te larte te riskut te brendshem per balancen e cash. Per me teper natyra e cash balances ben qe te jete ne synim te vjedhjeve ose nje numri te madh skemash mashtrimi qekurse ka lindur vete paraja. Ndryshe nga debitoret apo stoku, risku qe i takon te drejtave dhe detyrimeve ka zbulime minimale nga auditimi krahasuar me ato te cash-it.

Strategjia e auditimit
Per shkak te volumit te larte te transaksioneve dhe balancave te vogla te llogarive, strategjia e auditimit eshte e ndryshme dhe nuk perqendrohet vetem ne verifikimin e balances, por me teper ne verifikimin e transaksioneve. Per me teper mundet qe balanca te jete me overdraft.

Procedurat e mundeshme per saktesine e balances se cash-it;
Kryej procedurat fillestare mbi balancen e cash-it dhe rregjistrimet.
Verifiko balancen e hapjes
Rishiko aktivitetet ne librin e madh te llogarive ne cash
Verifiko saktesine matematikore te permbledhjeve te pergatitura nga njesia
Procedurat analitike- testet mbi detajet e transaksioneve
Kryej teset e hyrje-daljes se cash-it  per te verifikuar eksistencen dhe plotesine.
Testet mbi detajet e balances ( ekzistencen, plotesine, te drejtat dhe vleresimin)
Llogarit ceqet e padepozituara
Konfirmo balancen e bankes
Verifiko rakordimet
Paraqitja e cash-it
Krahaso raportimin financiar me standartet e kontabilitetit

Teste mbi detajet e transaksioneve
Dy jane testet qe kryhen ;  
Cashi nga faturimet klienteve synon verifikimin nese keto te drejta te konstatuara jane rregjistruar ne llogari ne periudhen ne te cilen jane kryer. Audituesi duhet te verifikojne nese ne fund te vitit jane mbledhur te gjithe te ardhurat para mbylljes dhe jane kthyer ne cash qofte ne arke qofte ne banke, ose edhe ne tranzit, si dhe njekohesisht jane kredituar nga debitoret (kliente). Nje alternative e rendesishme ketu eshte rishikimi i te gjithe dokumentave qe mbeshtesin keto transaksione, si dhe permbledhjet ditore te balances se cashit dhe dokumentat e depozitimit ne banke ne diten e fundit te vitit.
Cashi nga pagesat. Metoda me e zakonshme per verifikimin e pagesave duke ekzaminuar daten e prezantimit te ceqeve te shkruara per pagesa ne diten e fundit te bilancit. Ky test eshte pjese e rakordimit te bankes, si dhe e perdorimit te ekstrakteve te bankes ne periudha periodike.

Teste mbi detajet e balances
Testet kryesore per balancen e cash ne kete kategori perfshijne ;
Llogaritjen e cash ne arke
Konfirmimin e balances se bankes
Verifikimin e rakordimit banker
Mbajtja dhe perdorimi i nxjerres se llogarive bankare periodikisht.

Llogaritja e cash ne arke ka te beje me testimin nese cashi qe duhet te jete ne arke ekziston ne te vertete fizikisht. Per kete duhet te ndiqen keto procedura ;
Kontrollin e cashit ne arke dhe numurimin e tij
Listimin e cdo artikulli qe ben pjese ne balancen e cashit
Ekzistencen e cdo dokumenti qe justifikon daljet (pagesat) dhe hyrjet (arketimet) apo rikthimet e fondeve cash.
Saktesimin qe te gjitha ceqet e pa depozituara jane te pagueshme me porosi te njesise.
Verifikimin nese cdo transaksion i listuar  per daljet e cash eshte i depozituar ne banke .
Te gjitha keto behen per te verifikuar qe cdo fond eshte transferuar ku duhet, eshte i dokumentuar si duhet dhe eshte aurorizuar nga autoriteti i ngarkuar.

Konfirmimi i balances se bankes
Eshte e rendesishme per audituesin qe te konfirmoje mbi balancat e depozitave dhe te huave paraqitura ne Bilanc dhe qe duhet ti pergjigjen balances ne daten e caktuar te bilancit ( zakonisht 31 dhjetor i cdo viti). Madje auditimi mund ti kerkoje edhe sejciles banke nje konfirmim mbi balancat e kesaj date, por edhe te cdo date apo periudhe tjeter gjate vitit, por mund ti kerkoje gjithashtu edhe cdo informacion tjeter p.sh mbi sigurine apo ruajtjen e parave etj.

Konfirmimi i cash-it ne depozita siguhet nga evidenca fillimisht per ekzistencen fizike te cash-it ne banke. Pergjigja nga banka gjithashtu siguron evidence mbi korrektesine e balances se cash-it.

Konfirmimi i overdraftit dhe balances se huase siguron evidence mbi;
Ekzistencen, sepse ne dokumenta te shkruara konfirmohet  se huaja ekziston dhe ka nje balance te caktuar.
Te drejtat dhe detyrimet, sepse huaja eshte nje detyrim i njesise
Vleresimin, sepse pergjigja e bankes pasqyron balancen e huase.


Verifikimi i rakordimit bankar
Kur nje njesi pergatit rakordimet bankare mbi nje baze rregullash, audituesi duhet te kryeje  teste rakordimi mbi to, te cilat perfshijne ;
Krahasimin e balances se mbylljes me balancen e konfirmuar nga banka
Verifikimin e vlefshmerise se depozitave ne transit ose ceqet ne udhetim
Verifikimin e te hyrave ne librin e arkes ose te bankes me pasqyren e bankes ne muajin e fundit te vitit fiskal , dhe rakordimin e bilancit te fillimit te muajit.
Identifikimi i depozitave dhe ceqeve te rregjistruar ne librin e arkes ne muajin e fundit te vitit fiskal, ose ne rakordimin ne fillim te muajit qe nuk dalin ne pasqyren e bankes por dalin ne rakordmin e mbylljes.
Pastrimin e rakordimit bankar per te siguruar qe te gjitha ceqet dhe depozitat e aplikuara por ne udhetim jane te rregjistruara ne libra dhe nuk jane fiktive.
Verifikimin e sigurise matematike te rakordimeve
Verifikimi i rakordimeve te tjera si p.sh tarifat e veprimeve bankare etj
Investigimi i veprimeve te vjetra ne kohe, si psh ceqet ne udhetim per nje kohe te gjate, ose edhe veprime te tjera jo te zakonshme.

Kur njesite nuk pergatisin rakordimin bankar ose kur risku nga mungesa e ketij kontrolli eshte i larte ( p.sh vete arketari e ben edhe rakordimin), audituesi e pergatit vete nje rakordim bankar per te verifikuar gjithcka me siper.

Kur audituesi ka dyshime, ai kerkon pasqyren e bankes ne fund te vitit direkt nga banka per ta perdorur ne hartimin e rakordimit bankar dhe nuk perdor ate qe i paraqet njesia, me qellim garantimin nga mungesa e ndonje te dhene.   

Prezantimi i i cashit ne kontabilitet
Cash-i duhet te jete i identifikuar me korrektesi dhe i klasifikuar ne bilanc. Psh cash-i ne depozite duhet te pasqyrohet ne asetet korrente. Nje overdraft bankar normalisht raportohet ne detyrimet korrente.
Audituesi vlereson nese pasyrat financiare prezantojne pozicionet e drejta te cash-it
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels