IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


http://eseshkolle.blogspot.com/ “Mjedis” jane perberesit natyrore: ajri, toka, uji dhe deti, klima, bota e bimëve dhe kafshëve në tërësinë e ndërveprimeve të tyre me njëra-tjetrën, si dhe trashëgimia kulturore si pjesë e mjedisit të krijuar nga njeriu; 
“Dëmtim i mjedisit” eshte dëmi apo humbja qe ka pesuar funksioni natyror i mjedisit, që është shkaktuar nga demi apo humbja qe ka pesuar ndonje nga përbërësit e tij dhe/ose nga nderhyrjet e shkaktuara nga njeriu në bashkeveprimin mes perberesve të tij dhe rrjedhën natyrore të zhvillimit te tyre;
Siguria mjedisore është një term i ri politik dhe shkencor, që ka evoluar vetëm gjatë 20 viteve të fundit, si pasojë e ndikimit të madh që faktorët natyrorë kanë në sigurinë kombëtare. Ndërsa kemi patur një konsensus mbi termin ‘mjedis’,përsa i përket ‘sigurisë’, për një kohë të gjatë ajo është konceptuar ngushtësisht si siguri territoriale nga rreziqet e jashtme, ose si mbrojtje e interesave kombëtare në politikat e jashtme. Pra, siguria ka qenë tradicionalisht e lidhur me shtetin komb si territor se sa si popull. Si rrjedhojë, shqetësimet legjitime të njerëzve të zakonshëm janë anashkaluar, duke mos marrë parasysh se për shumë prej tyre efektet natyrore mund të përbëjnë një kërcënim direkt e kryesor.

Një numër mjaft i madh kërcënimesh vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga degradimi i shpejtë i marrëdhënies që njeriu ka me sistemet dhe burimet natyrore. Këto kërcënime, fillimisht manifestohen si kriza ekologjike ose të burimeve natyrore lokale. Por, shumë shpejt mund të shndërrohen në kriza ekonomike: varfëri, papunësi, mungesë stabiliteti, burime të kufizuara natyrore etj. Në këtë kornizë, mund të shohim se degradimi i natyrës në mënyrë të drejtpërdrejt ndikon në erozionin e të drejtave themelore të njeriut, pasi të drejtat e njeriut abuzohen më shumë në sistemet politike të paqëndrueshme
me institucione që kontrollojnë dhe menaxhojnë pa kriter burimet natyrore.
Termi “siguri mjedisore” u përdor për herë të parë nga PNUD-i në vitin 1994, duke përfshirë kërcënimet madhore që mund të prishin ekuilibrat delikat në tokë. Siguria Mjedisore hyri në axhendën e ‘zhvillimit të qëndrueshëm’ që ka si qëllim përmbushjen e nevojave aktuale të brezave të sotëm, pa kompromentuar brezat që do të vijnë. Aktualisht, ky koncept ka të bëjë me nevojën për të mbrojtur njerëzit nga shkatërrimet dhe përkeqësimi i kushteve të mjedisit në
plan afatshkurtër dhe afatgjatë.Paaftësia e qeverive për të siguruar në territorin e tyre ekosisteme të shëndetshme e të qëndrueshme, në mbështetje të jetës së gjallë, si gjenerimi i ujit, ushqimit, ajrit të shëndetshëm etj, mund të sjellë si pasojë që gjeneratat e sotme dhe ato të ardhshme të përballen me probleme serioze që eventualisht mund të jenë burim konfliktesh të dhunshme, në nivelin global, rajonal, kombëtar, lokal apo njerëzor.
Në listën e faktorëve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ‘sigurinë mjedisore’ është aktiviteti individual ose i organizuar njerëzor mbi natyrën, që mund të kthehet në kërcënim për njerëzit, si pasojë e degradimit gradual ose të menjëhershëm të mjedisit. Në këtë kuadër, mund ta përcaktojmë sigurinë mjedisore si siguri relative e publikut nga rreziqet e shkaktuara nga procese natyrore apo humane, si pasojë e injorancës, aksidenteve dhe keqmenaxhimit që e kanë origjinën brenda kufijve të një shteti.
Bazuar në këto të dhëna, kërcënimet mjedisore formojnë një binom të pandashëm që përbëhet, nga njëra anë, nga efektet direkte dhe indirekte të formave të ndryshme të ndryshimeve të klimës dhe natyrës; dhe nga ana tjetër mungesën e sigurisë së komuniteteve të ndryshme si rezultat i ndryshimeve në natyrë si ndotjet e ajrit dhe ujit, përmbytjet si pasojë e ndërtimit të digave etj. Al Gore në vitin 1992 do t’i identifikonte kërcënimet natyrore në disa kategori, të ngjashme me nivelin e operacioneve ushtarake: kërcënime lokale ose taktike – rreziqet që vijnë nga ndotja e ujit, ndotja e ajrit. rreziqe rajonale – problemet si shiu acid, ndotjet e ujërave të nëndheshme,
ndotjet nga nafta; rrezik strategjik– ngrohja globale.
 Në mënyrë që të parandalojmë rreziqet me natyrë mjedisore mund të veçojmë disa aspekte si
(a) sigurimi publik nga rreziqet natyrore, të shkaktuara nga procese natyrore ose njerëzore,       aksidente, keq-menaxhim ose keqdashje;
(b) përmirësim i burimeve natyrore të degraduara;
 (c) mbajtja e një mjedisi të shëndetshëm,
(d)shmangia e konflikteve sociale me natyrë mjedisore etj.

Gropat e thithjeve neper oqeane dhe detra jane me te forta se termetet. Mund te marrin me vete cdo gje qe kane perrotull. Nje shkaterrim te tere. Por ne se s'do te ndodhin keto, uji do te ishte i akullt nuk mund as te hynim ne uje, as nuk mund te kemi aq peshq.
Stuhia, e cila goditi këtë pjesë të SHBA-së më 29 gusht 2005, shkaktoi zhvendosjen e qindra mijëra njerëzve.

1)Termeti me i madh i regjistruar ne USA ka qene 9.8 ballsh,i cili ka goditur Prince William Sound,Alaske ne te ashtequajturen Good Friday, ne 28 Mars,1964

2)Termeti me i madh i rgjistuar ne bote ka qene 9.5 ballsh dhe ka goditur Chile ne 22 Mai,1960

3)Termeti me i hershem i raportuar ne Kalifornia ne 1976, eshte ndjere nga nje ekspedite eksploruese e Gaspa de Portola ndrekohe qe ky grup kish kampuar rreth 48 kilometra ne juglindje te Los Angeles.

4) Perpara se te arrinte tekologjia e regjistrimit elektronik te termeteve,shkencaret kishin ndertuar nje sizmometer teper te madh ne perpjekje per te regjistruar zhvendosjet ne periudha te gjata te krijuara nga termetet.Sizmometri me i madh peshonte 15 ton.Egziston nje i tille me madhesi mesatare,i larte sa nje pallat trekatesh qe eshte akoma sot e kesaj dite ne perdorim ne Mexico City.

5)Levizja mesatare terthor zones difektoze te San Andreas gjate 3 milion viteve eshte 56mm ne vit.Nese zhvendosja vazhdon ne kete ritem shkencaret mendojne se Los Angelos dhe San Francisco do ndahen nga njeri tjetri pas perafersisht 15 milion vitesh.

6)Sistemi Rift ne Afriken Lindore eshte rreth 50-60km zone e gjere me vulkane aktive dhe difekte te cilat shtrihen ne veri-jug te Afrikes lindore ne gjatesi prej 3000 km nga Ethiopia ne veri e deri tek Zamnezi ne jug.Ky eshte nje shembull i rralle i ne Rifti ne zone kontinentale,ku pjatat kontinentale tendojne te ndahen ne dysh dhe te levizin ne drejtime te kunderta nga njera tjetra.

7)Sizmoskopi i pare per te matur lekundjen e tabanit te tokes gjate nje termeti eshte krijuar ne vitin 1951,dhe deri ne vitin 1955 difektet tokesore nuk kan qene te njohura.

8)Termetet ne Hene ndodhin,veqse ndodhin me rralle dhe jane me te vogla ne ballsh,ne krahasim me termetet ne Toke.Supozohet se termetet ne Hene kane lidhje gjithashtu me distancen e Henes ne orbite nga Toka.Po ashtu zhvillohen ne thellesine e saj,pothuajse diku nga mesi i siperfaqes me berthamen.

10) Edhe pse te dyja jane termete me vale detare,Tsunami dhe Tidal jane dy fenomene te ndryshme dhe te palidhura njera me tjetern.Vala Tidal eshte vale ne thellesi te ujrave te shkaktuara nga efekted gravitacionale mes Diellit,Henes dhe Tokes.Nersa Tsunami eshte vale ujore e shkaktuar nga termetet nenujore apo rreshqitje e tabaneve tokesore te cilat kryejne zhvendosje masive te ujt.

11)Hypoqendra e nje termeti eshte poshte siperfaqes se tokes,pikerisht aty ku fillon difekti tokesor.Nersa epiqendra eshte pjesa direkt mbi hypoqender,ne siperfaqe te tokes.

12)Eshte llogaritur qe ndodhin rreth 500.000 termete te regjistrueshem ne bote cdo vit.100.000 nga te cilet jane te ndjeshem dhe 100 prej te cileve mund te shkaktojne demtime.

12)Mendohet se demtim me i madh eshte bere si rezultat is zjarrit pas termetit te San Francikos ne 1906,sesa nga vete termeti.

13) Cdo vit Kalifornia jugore perjeton rreth 10.000 termete.Shumica e tyre jane te vogla dhe nuk ndjehen.Vetem disa qindra prej tyre jane me te medha se 3 ballsh, dhe vetem 15-20 prej tyre jane me te medha se 4 ballsh.Sidoqofte nese ndodh termet me i madh se kaq,tronditja e saj do krijoje disa termete te madhesive te ndryshme qe mund te pasojne me muaj.

14) Shkaku i vertete termetit eshte zbuluar korrektesisht ne vitin 1970 nga nje inxhinier Britanik,John Michell i cili ngelet ne memorie si babai i sizmologjise.John shkruante se termetet dhe valet e energjise qe ato clirojne jane shkak i shembjes se pjeseve masive te tokes poshte siperfaqes.

15) Shumica e termeteve ndodhin ne thellesi prej 80km poshte siperfaqes se Tokes.

16)Termeti me vdekjeprures ne bote ka ndodhur ne vitin 1955 ne Kine.Ky termet kish goditur zona ku njerezit jetonin ne shpella qe kishin strukture me gur te bute.Keta shpella u shemben gjate termetit duke sjellur pasoja prej rreth 830.000 njerez te vdekur.Ne vitin 1976 nje tjeter termet vdekjeprures godet Tangshan ne Kine ku me teper se 250.000 njerez vdiqen.

17)Florida dhe Dokota kane numrin me te vogel te termeteve ne USA.

18)Alaska eshte zona me e permendur per termete ne USA dhe zona me aktivo-sizmologjike ne bote.Alaska perjeton termete 7 ballesh pothuajse cdo vit dhe termete 8 ballesh apo me te larte cdo 14 vjet.

19)Kur ka ndodhur termeti i Chilean ne vitin 1960,sizmografet kane regjistruar vale sizmike qe kane udhetuar gjithandej rreth e qark botes.Keto vale sizmike kane tronditur boten per disa dite.

20) Pishina e Universitetit te Arizonas ne Tucson ka humbur gjith uijn e saj nga lekundtjet e shkaktuara gjate nje termeti ne Meksike 1985 (rreth 2000 km larg)

Gjatë viteve të tranzicionit, I cili ndoqi rënien e regjimit totalitar në Shqipëri, zbatimi i dobët i ligjeve rezultoi në shpyllëzime të gjera dhe ndotje të niveleve të larta në rajonet urbane. Keqmenaxhimi dhe shfrytëzimi pa kriter i burimeve dhe pasurive natyrore rezultoi në degradimin e shpejtë të mjedisit, duke shkaktuar edhe emergjenca kombëtare. Si rrjedhojë, çështjet mjedisore nisën të konsideroheshin rrezik për sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Por, pavarësisht kërcënimit real, mjedisi vazhdon të mos shënojë prioritet në axhendën e sigurisë
kombëtare, ku disa probleme, në dukje më të prekshme, si papunësia, korrupsioni, apo terrorizmi, paraqiten si kërcënuesit primar të interesave kombëtare.Aktualisht në Shqipëri, mbrojtja e mjedisit është njohur si një ndër
Mjedisi në kornizat e Sigurisë (ndër) Kombëtare prioritetet kombëtare dhe një detyrim për të gjithë aktorët, qofshin këta institucione shtetërore, organizata jofitimprurëse, kompani private apo qytetarë të thjeshtë. Ligji kryesor “Për mbrojtjen e mjedisit”, që aktualisht rregullon marrëdhënien mes agjentëve humanë dhe ekonomikë në Republikën e Shqipërisë, u aprovua nga parlamenti në vitin 2002, duke patur si qëllim të përmbushë normativat kushtetuese për një mjedis të pastër. Ndërkohë, shumë prej nesh janë në dijeni të dokumenteve strategjike që mbulojnë fushën e mjedisit si “Strategjia Kombëtare e Sigurisë”, “Strategjia Kombëtare e Mjedisit”dhe “Strategjia Ndërsektoriale e Mjedisit”. Me hyrjen e tyre në fuqi, u mendua
se do t’i jepej një përgjigje e organizuar mbrojtjes së mjedisit dhe burimeve natyrore. Por, në një vështrim të përgjithshëm, përveçse këto strategji deri diku arrijnë të identifikojnë formalisht rreziqet kryesore që i kanosen Shqipërisë, si pasojë e degradimit të mjedisit dhe të keqmenaxhimit të burimeve natyrore, ato dështojnë të nxjerrin në pah objektiva reale dhe masa konkrete për të reaguar ndaj kësaj situate.Duke iu referuar dokumentit kryesor “Strategjia e Sigurisë Kombëtare”,ndonëse i skaduar në kohë, vërehet se kërcënimet mjedisore janë të pranishme,por paraqiten të fundit në listën e “interesave kombëtare”. Kjo mund të dëshmojë shkallën e prioriteteve në fushën e sigurisë kombëtare (në kohë paqeje), ku natyrisht kërcënimet kryesore që i kanosen Shqipërisë janë të një natyre emergjente e që lakohen më tepër në debatin publik, si krimi I organizuar, destabiliteti politik, varfëria, emigracioni etj.
 Dokumenti i rishikuar i Strategjisë Kombëtare, që pritet të aprovohet së shpejti, duke parë krizat me faktorë mjedisorë gjatë viteve të fundit në Shqipëri, besohet se do të reflektojë një vëmendje më të madhe në sigurinë mjedisore.E vetmja arritje që mund të cilësohet e suksesshme në dekadën e fundit, është korniza ligjore e përmirësuar ndjeshëm, bazuar në rekomandimet e Bashkimit Europian. Kjo ka sjellë progres të ngadaltë, por të qëndrueshëm, në përmirësimin e kornizës ligjore për mjedisin.E megjithatë, zbatimi i ligjit dhe strategjive kombëtare përbën edhe sfidën më të vështirë për Shqipërinë e tranzicionit.Kjo reflektohet në fondin modest të buxhetit të shtetit drejtuar mbrojtjes mjedisore.
Konkretisht, shpenzimet drejtuar mjedisit në buxhetin e shtetit 2009 përbëjnë vetëm 0.2% të GDP-së, krahasimisht shumë më e ulët se mesatarja e investimeve publike në fushën e mjedisit në vendet e BE-së, rreth 0.61% e GDP. Edhe në nivel kombëtar,kërcënimet ushtarake lënë totalisht në hije kërcënimet mjedisore. Pas hyrjes së Shqipërisë në NATO, buxheti për shpenzime ushtarake vitin e kaluar ishte 23.6 miliardë lekë të rinj, ndërkohë që për mjedisin, buxheti
ishte vetëm 2.04 miliardë lekë të rinj.
Shpesh ndodh që, shumica e rreziqeve natyrore (përmbytjet,zjarret, etj.) pretendohet se lidhen me fenomenin madhor të ngrohjes globale. Por, kjo është e diskutueshme pasi në pjesën më të madhe rreziqet natyrore lidhen ngushtë me aktivitetin njerëzor dhe aktivitetin industrial në natyrë.


Ndikimet negative mjedisore

Ndikimi mjedisor lidhur me thellimin e mundshëm të Lumit Buna duhet parë në disa aspekte, si në atë bio-ekologjik, hidrologjik, gjeomorfologjik etj.Së pari, do të ishte e nevojshme që pjesa teknike e këtij projekti (nëse ekziston diçka e tillë e shkruar) të bëhej publike. Kjo do të ndihmonte për të kuptuar më saktë se çfarë do të ndodhë me lumin dhe të gjithë sistemin ujor të lidhur me të. Rrjedhimisht, do të ndihmonte edhe për një vlerësim sa më të saktë të llojit
dhe të shkallës së ndikimit negativ në natyrë.Nëse thellimi i Bunës bëhet me qëllim për të zvogëluar përmbytjet e mundshme nga Liqeni i Shkodrës (siç janë bërë disa prononcime në shtyp),atëherë duhet patur kujdes që studimi të përfshijë të gjithë kompleksin ujor
që lidhet me Bunën, pra edhe Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Drin. Siç dihet, shkaku kryesor i përmbytjes, nuk është cektësia e Bunës, por prurjet e mëdha ujore të Lumit Drin në sezonet e shirave ose të shkrirjes së dëborës, të cilat, në nyjën Drin-Bunë, pengojnë daljen e Bunës nga Liqeni i Shkodrës, duke sjellë rritjen e nivelit të ujit të liqenit dhe përmbytje të sipërfaqes përreth.Thellimi i mundshëm i Bunës, duke ndryshuar regjimin hidrologjik dhe nivelet e ujit të vetë lumit dhe të Liqenit të Shkodrës, pritet të ketë ndikim në popullatat bimore dhe shtazore që konsiderohen me shkallë të lartë ndjeshmërie ekologjike.
Këto janë kryesisht popullata të brigjeve të lumit dhe të pjesës lindore e jugore të liqenit, të cilat janë shumë të ndjeshme ndaj faktorëve abiotikë, duke filluar që me nivelin e ujit.Ndryshimi i nivelit të ujit në brigjet e Bunës mund të çojë në degradim ose tjetërsim të habitateve të ashtuquajtura ‘riverine’, ekzistenca dhe strukutra e të cilave varet direkt nga nivelet e ujit në brigje. Riformimi apo ristrukturimi i habitateve tipike riverine mund të kërkojë kohë dhe mund të mos jetë I garantuar në kushtet e reja hidrologjike dhe ekologjike.Ndërkohë, një nga komunitetet lumore që ndikohet drejtpërdrejt nga gërmimet për thellimin e shtratit të lumit, është komuniteti bentik, pra organizmat bimore dhe shtazore që janë të lidhura me fundin e basenit (bimët,algat, molusqet, krustacetë, krimbat, insektet, disa lloje peshqish etj). Ndërhyrjet në substratin lumor mund të shkaktojnë dëmtime të këtyre popullatave, si në mënyrë të drejtpërdrejtë, ashtu edhe duke ndryshuar karakteristikat e substratit dhe duke i bërë ato të papërshtatshme për stabilizimin e komunitetit.Kjo mund të sillte pasoja për të gjithë rrjetën ushqimore të lidhur me këtë kompleks ujor, pasi pjesa më e madhe e llojeve bentike, në mënyrë të veçantë e invertebrorëve, përbën një bazë të rëndësishme ushqimore për peshqit dhe shpendët ujorë, të cilët i japin vlerë shumë të madhe, madje në përmasa rajonale dhe më gjerë kompleksit ujor Liqeni I Shkodrës – Bunë – Velipojë.
Gjithashtu, ndërhyrjet e pritshme në Lumin Buna mund të shkaktojnë edhe ndryshime në
karakteristikat fiziko-kimike të substratit dhe të kolonës ujore. Krahas komunitetit bentik, kjo
mund të përbënte kërcënim edhe për popullatat pelagjike (që notojnë ose plluskojnë) të lumit, ku grupi më I rëndësishëm janë peshqit. Shkalla e këtij ndikimi mund të jetë e lartë, duke patur parasysh që Lumi Buna është rrugë migrimi për në det e shumë llojeve migratore, pjesë e një
rrjeti hidrologjik shumë të gjerë në Ballkanin Jugperëndimor, të lidhur me pellgun ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës dhe, përmes Drinit,edhe me Liqenet e Ohrit dhe të Prespës. Disa prej këtyre llojeve janë të rëndësisë rajonale dhe globale në aspektin e biodiversitetit dhe
disa të tjerë janë me vlera të mëdha ekonomike, si objekt peshkimi për komunitetin lokal.
Pa u zgjatur, mund të përmendim vetëm faktin se Lumi Bunë mendohet të frekuentohet ende nga peshqit blin (Acipenser) dhe peshqit kavall(Petromyzon) – lloje me shkallë të lartë kërcënimi në nivel global, të cilët aktualisht janë tepër të rrallë në pellgun e Mesdheut
.Duke patur parasysh shkallën e lartë të ndjeshmërisë ekologjike të kompleksit ujor Liqeni i Shkodrës– Bunë – Drin – Velipojë, florën dhe faunën e tij të pasur me lloje të rëndësisë globale e rajonale(kujtojmë se kjo zonë gëzon statusin Ramsar), ndërhyrjet duhet të paraprihen nga studime cilësore për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe duhet të realizohen me shumë kujdes.
Meqë kemi të bëjmë me një ekosistem ndërkufitar, por edhe me një rrjet hidrologjik të përmasave rajonale, i një rëndësie të veçantë paraqitet edhe bashkëpunimi ndërkufitar dhe rajonal për vlerësimin e ndikimeve negative.
Të luftosh për informacionin në Shqipëri është po aq e vështirë sa të luftosh për të gjetur të vërtetën. Autoritetet “fshehin” dokumentacione për të cilat mendojnë se publiku nuk duhet të informohet, sepse ajo e vërtetë nuk duhet të dalë jashtë mureve të një dikasteri para se të realizohet dhe askush të mos e kthejë dot mbrapsht. Nuk është një rregull i shkruar, por një mënyrë e kultivuar mendësie e administratës shtetërore, në grackën e së cilës bien edhe të ashtuquajturat çështje mjedisore. Edhe pse kjo është një e drejtë e fi tuar tashmë, sipas tre shtyllave të Konventës së Aarhusit, e detyrueshme për Shqipërinë, pas ratifi kimit në vitin 2000, ende plotësimi me ligje specifi ke për vendin tonë ka mangësi të theksuara dhe publiku nuk merr pjesë pothuajse në asnjë moment në vendimmarrje.
Është një handikap? Apo një hendek i lënë qëllimisht? Lëvizje të ndryshme qytetare në mbrojtje të mjedisit shpesh e kanë ngritur zërin për rëndësinë që duhet të ketë zbatimi i kësaj konvente në jetën e përditshme dhe çështjet civile apo mjedisore. Të gjithë qytetarët mespërmes kësaj konvente, që duhet të jetë një armë e fortë në duart e tyre, mund të ngrenë zërin kur mendojnë se janë në rrezik apo mjedisi rreth tyre shkatërrohet. Kjo sepse Konventa e Aarhusit specifi kon pikërisht “të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”.
Rastet e suksesshme të zbatimit të kësaj të drejte në Shqipëri numërohen me gishta. Edhe nëse shteti nuk informon për ‘projektet’ e mëdha që ka ndër mend për të shkatërruar një pjesë të natyrës së përbashkët, në të mirë të një fushe tjetër të ekonomisë, të paktën duhet të informojë qytetarët për rreziqet ndaj jetës së tyre. T’u mungosh qytetarëve të tu këtë informacion është njësoj si t’i vrasësh në mënyrë çnjerëzore, me vetëdije dhe me një ‘plan’ konkret. Në këtë “dyluftim” mes autoriteteve shtetërore dhe publikut asnjëherë nuk ka fitimtarë, sepse të gjithë zyrtarët në radhë të parë duhet të kuptojnë që janë qytetarë dhe dëmtimi i mjedisit është një e keqe që do të ndjekë nga pas jo vetëm komunitetin që ai e mendon shumë larg shtëpisë së vet, por edhe brezat e tjerë, familjarë të tij, që nuk do të mund ta ndryshojnë një të ardhme. Autoritetet shqiptare janë të detyruara që të përmirësojnë kuadrin ligjor dhe ta përshtatin atë me konventat që ky shtet ka ratifi kuar me kalimin e viteve, drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian, ashtu siç janë të detyruara që edhe të raportojnë ecurinë e punës në këtë drejtim, apo edhe të mbajnë përgjegjësi konkrete për mosrealizimin e objektivave shumë të qarta. Dhe në këtë pikë nuk ka justifi kime, sepse të shkruara e zeza mbi të bardhë termat ligjorë janë mjaftueshëm të qartë. Duhet vetëm të dimë t’i lexojmë, t’i interpretojmë dhe t’i mirëpërdorim ato në të
mirë të interesave kombëtare.
Ngrohja globale, miliarda njerëz rrezikohen nga ndryshimi i klimës 
Duke deklaruar se popujt më të varfër të botës ishin seriozisht të rrezikuar nga ngrohja globale, Kenia kërkoi në konferencën ndërkombëtare të 189 vendeve pjesëmarrëse që të shtohen përpjekjet në luftën kundër ndryshimit të klimës si dhe ndihma për Afrikën.Me një ceremoni të shkurtër nisën bisedimet e përvitshme të OKB-së, për herë të parë në Afrikën Subsahariane, për diskutimin e mënyrave lidhur me zgjerimin e Protokollit të Kyotos përtej periudhës së parë, që zgjat deri në vitin 2012.
“Ndryshimi i klimës po shfaqet me shpejtësi si një nga rreziqet më serioze me të cilat mund të përballet njerëzimi”, deklaroi ministri kenian I Mjedisit, Kivutha Kibwana. “Ndryshimi i klimës vë në rrezik synimet e zhvillimit për miliarda njerëz të pjesës së varfër të botës”, tha ai. Ministri bëri thirrje për marrjen e masave konkrete për çështjet më emergjente. Në një raport të OKBsë, thuhet se Afrika është edhe më e rrezikuar nga pasojat e ndryshimit të klimës, kryesisht për shkak të emetimit të gazeve si pasojë e përdorimit të lëndëve djegëse ndotëse në centralet energjetike dhe fabrika.




Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels