IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
Termi “politikë publike” është  shumë i vonshëm. Ai është futur në gjuhën e shkencave politike dhe administrative evropiane në vitet ’70 si përkthim fjalë për fjalë i termit “public policy”.
Në bazë të këndvështrimit të shoqërisë dhe të raporteve të saj me politikën, politika mund të ndahet në tre degë, që sipas teminologjisë anglosaksone quhen: politics, policy dhe polity. Mepolitics nënkuptohen veprimtaritë e partive të ndryshme politike, ose të grupeve të ndryshme për të bërë të mundur marrjen e pushtetit politik. Me policy nënkuptohen ligjet ose aktet e tjera juridike të realizuara nga pushteti politik për të menaxhuar pasurinë publike. Me polity nënkuptohet konsensusi nga ana e trupit elektoral për pushtetin politik dhe kohezioni ndër-shoqëror i grupeve dhe shtresave të ndryshme. Tre aspektet ndërthuren dhe influencojnë në njëra tjetrën duke realizuar dinamika komplekse socio-politike.
Në qasjen anglosaksone termi policy, duket i kundërt me termin politics, në kuptimin thjesht të raporteve të partive dhe të politikanëve.  Në Evropën kontinentale është e përhapur ideja se politika në kuptimin e politics dhe politika në kuptimin e policy janë dy aspekte të të njëjtit fenomen. Në qasjen anglosaksone të dy termat njohin një diferencë jo vetëm leksikore, por edhe thelbësore. Në Europë, vetëm Britania e Madhe njeh diferencën midis politics dhe policy për shkak të uniformitetit të gjuhës dhe shkëmbimit tradicional kultural me SHBA. Për të gjithë vendet e tjera europiane, termat ruajnë formën e tyre të importuar dhe diferencimi midis politics dhe policy është praktikisht në proces. Edhe në gjuhën shqipe dallimet në termat nuk vihen në dukje sepse përfshihen në të njëjtën fjalë: “politika”. Politikat publike janë të shumta.  Sipas studjuesit amerikan Th.J.Lowi, në parim, ekzistojnë katër kategori të mëdha të politikave publike: ato distributive, rregullatore, ridistributive dhekonstitutive. Në mvartësi të tipit të përftuesve prej politikave publike (individ apo grup) dhe tipit të detyrimit (direkt apo indirekt). që përdoret për zbatimin e tyre. Një politikë publike përkufizohet si një rradhë vendimesh ose veprimesh koherente, të ndërmara prej aktorëve të ndryshëm, publikë ose nganjëherë privat, burimet, lidhjet institucionale dhe interesat e të cilëve ndryshojnë, për të zgjidhur një problem të konsideruar politikisht si shoqëror. Kjo tërësi vendimesh dhe veprimesh, të formalizuar në akte përkatëse me natyrë më shumë ose më pak detyruese, synon të ndryshoj sjelljen e grupeve sociale të supozuar në origjinën e problemit  që duhet të zgjidhet (grupi i shënjuar), në interes të grupeve sociale që pësojnë efektet negative të problemit në fjalë (përfituesit finalë). Fazat e një procesi të politikave publike formojnë atë që zakonisht quhet cikli i politikave publike. Një model standart i ciklit të politikave publike është si më poshtë:
- identifikimi i problemit (Problem definition). Që Shteti të filloj të veprojë mbi një problem, duhet së pari të njohë ekzistencën e tij. Kjo është pika e fillimit të çdo politike publike;
- formulimi i një politike (Policy formulation). Kur problemi është identifikuar, duhet të analizohen shkaqet e tij, të propozohen zgjidhjet e mundëshme, pra, të propozohen politika që besohen se mund të  zgjidhin këtë problem;
- marrja e vendimit (Decision-making). Midis zgjidhjeve të propozuara, domethënë,  politikave të formuluara, zgjidhet një ose disa që konsiderohen si të përshtatëshme për të ndërhyrë mbi problemin. Autoritetet publike dhe mënyrat e marrjes së vendimit ndryshojnë sipas politikave.
- zbatimi (Policy implementation). Në vazhdim, duhet zbatuar vendimi, domethënë, duhen kryer veprimet konkrete;
- vlerësimi i rezultateve (Policy evaluation). Për të ditur nëse politika ka arritur objektivat  e saj, duhen vëzhguar efektet që ajo ka pasur mbi problemin, pra të veprohet me një vlerësim të veprimit. Kjo mundëson të përcaktohet nëse politika ka qënë e suksesshme, apo nëse, në të kundërtën, problemi vazhdon. Në këtë rast duhet formuluar një politikë e re.
Shpesh vazhdimi ose përfundimi i një politike konsiderohet si një fazë e gjashtë e cklit të politikave publike.
Vlerësimi i politikës publike përbën sot një disiplinë të vecantë shkencore.

Related Posts:

  • Fjalë të urta nga Mit`hat FrasheriFjalë të urta nga Mit`hat FrasheriLiria është që të mos të trazojë njeri ty dhe ti të mos të trazosh të tjerët.  Meqënëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që, së bashku, formojnë … Read More
  • Fjalë të urta nga Nene Tereza Fjalë të urta nga Nene Tereza Ne s'mund te bejme dot gjera te medha,vetem gjera te vogla me dashuri te madhe.Nuk ka rendesi sa shume jemi te angazhuar te bejme, por sa shume dashuri veme, ne te beret.Sa me teper kemi,aq … Read More
  • Anjezë Gonxhe Bojaxhiu- Nene TerezaAnjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen,kurse me 19 Tetorë të… Read More
  • Prefiksi telefonik i ShqipërisëPrefiksi telefonik iShqipërisë 00 355Qyteti PrefiksiBallshi - 0313 Libohova - 0881 Bajram Curri - 0213Lushnja - 035Berati - 032Rrësheni - 0216Burreli - 0217Rrogozhina - 0577Bulqiza - 0219 Maliqi - 0861Bilishti … Read More
  • Fjale te urta nga Gjergj Fishta Fjale te urta nga Gjergj Fishta Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta se ti bashkosh dy shqiptarë.Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota.Pak di ai që të gjitha ia tregon gruas.Nese rrezi… Read More
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels