IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
EKONOMIA E ILIRISË NË 

PERIUDHËN ROMAKE

Pushtimi romak
Në territoret e Ilirisë juridiksioni romak  fillon me 168 p.Kr., me mbarimin e luftës së tretë iliro-romake, kur një pjesë e  këtyre territoreve u përfshin në provincën romake të Maqedonisë.
Koinonet me bazë federative u shpërbenë.
Një pjesë e koinoneve mbetën formalisht të pavarura, duke ruajtur ende formën tradicionale të administnimit autonom nën protektoratin romak.


Qytetet në Iliri gjatë sundimit romak ndaheshin në:
Qytete koloni (Dyrrahu, Butrinti, Bylis).
QyteteCivitas ose qendra autonome (Gurëzeza, Margëlliçi, Apollonia etj).
Qytete Vicus ose vendbanim i vogël civil me karakter urban ose rural; i vendosur pranë një fortese, me qëllin sigurimin e shërbimeve dhe nevojave për këtë të fundit, nën varesinë e një  kolonie romake (Skampi).     Qytete të vogla të quajtura municipe (Lisus
Lindën qytetet koloni, si Buthroti (Butrinti), Bylis, (Hekali), Dyrrachu (Durrësi), Skodra (Shkodra) dhe municipiumi i Lisit (Lezha).
 Në këto qytete u vendosën kolonët romak që së bashku me një pjesë të parisë vendase qeveriste qytetin dhe rajonin.
Kolonët ishin të vendosura në lagje të veçantë brenda qytetit.
Kolonët sollën me vete traditat romake të qeverisurit dhe të zhvillimit ekonomik e kulturor.

Organizimi i punës në qytete
Një formë e organizimit të punës ishte edhe kolonati, ose dhënia e tokës bujqësore me qera.
Kolonët personat që merrnin tokë me qera  duhej të jepnin 1/3 prodhimit.
Duhet të punonin 12 ditë në muaj në tokën e aristokracisë skllavopronare.
Nga mbishkrimet e shek. II/I para Kr. që janë gjetur në jug të Ilirisë, njihesh me tregetarë, kolegjet e poçarisë, të argjentarëve etj.

Ekonomia Qytetare
Popullsia e Ilirisë por edhe e qyteteve ishte e ndarë në disa shtresa:
Kolonët Romak
Aristokracia vendase ilire
Shtresa e mesme e quajtur Plebej (tregtarë, poçarë, argjendarë, zejtarë, shitës etj).
Fshatarët e lirë ose njerëzit e lirë
Skllevërit

Ekonomia Qytetare
Përfaqësuesit e shtresës së pasur, financonin shfaqje teatrale, garat sportive dhe luftërat e përgjakshme të gladiatorëve.
Të hollat për të gjitha këto nxirreshin nga puna e skllevërve dhe e masës së gjerë të popullsisë së varfër.
Banorët vendës ishin të paktë, sepse qenë dëbuar që në fillim, madje edhe nga zonat periferike bujqësore, nuk kishin të drejta politike dhe kryenin punë të rënda si punëtorë krahu, druvarë, barinj etj.
Në veprën e tij : “Mbi ekonominë fshatare” shkrimtari romak Varroni shkruan për ekzistencën në shek. I të erës sonë të fshatarëve të varur, të skllavëruar në borxhe, që sipas tij gjendeshin me shumicë në Iliri dhe punonin në vende e në kushte të vështira
Funksionarë të tjerë të qytetit ishin:
Duumvirët, ishin dy persona që qeverisnin qytetin të zgjedhur nga popullsia e qytetit me mandat 5 vjeçar.
Edilet (aediles), të cilët kujdeseshin për ndërtimet publike e furnizimin e popullsisë
Kuestorët (questores), që kishin nën kontrollin e tyre arkën e shtetit.
Strategu ose Kalorësi, ishte personi që kujdesej për ushtrinë apo qetësinë brenda në qytet.
Magjistër i lojrave me gladiator.
Kryeprifti, ishte personi që kujdesej për organizimin e ceremonive fetare dhe të tempujve pagane.
Augustali, kishte funksion fetarë pasi lidhej me adhurimin e kultin të familjes perandorake dhe me organizimin e ceremonive fetare për këtë kult.

Në përgjithësi ekonomia antike ilire ishte një ekonomi autokonsumi, por informacionet e autorëve të asaj kohe hedhin dritë mbi faktin se mbretëritë, koinonet apo qytetet luanin një rol drejtimi në ekonomi që ndoshta kishte të bënte me shpërndarjen e pasurisë natyrore dhe me organizimin e saj.
Qoftë mbretëritë, koinonet, fiset apo qytetet kishin një territor të tyrin në zotërim, çka përbënte dhe territorin e tyre ekonomik. Si rrjedhojë e këtij fakti mendojmë se kemi të bëjmë me një ekonomi shumë të fragmentuar lokalisht dhe që shtrihej deri në kufijtë e pushtetit politik të mbretit, koinonit apo qytetit.

Prodhimet kryesore
Qytetet e mëdha si Dyrrachiumi me një numër të madh banorësh, kërkonte sasi të jashtëzakonshme të ushqimit të përditshëm, si grurë, mish, djathra, vajra, perime dhe verëra.
Ekonomia ishte e fokusuar për plotësimin e këtyre domosdoshmërive të përditshme të popullsisë nëpërmjet tregtisë dhe prodhimit.
Prodhimet kryesore ushqimore
Studimet kanë treguar se në territorin e Ilirisë prodhohej:
Tulla e tjegulla për ndërtim.
Produkte tekstilesh për veshje.
Vera (një lloj vere ilire që eksportohej njihet me emrin Balisca në territorin e Dyrrahut, lloje tjetër ishin Lora dhe Vappa).
Vaji prodhohej një lloj vaji prej yndyrnash me origjinë shtazore. Vetëm një emër është me origjinë ilire, GENTI, punishtet e tjera ishin greke ose italike.
Guri dhe produktet e tij, dëshmuar nga farërat e gruri gjetur nëpër enë qeramike dhe vegla pune.
Mishi  i derrit dhe lopës.
Bulmetrat e ndryshme.

Sektori i ndërtimeve
Sektori i ndërtimit ishte sektori që mori një zhvilllim të madh në territorin e ilirisë. Kjo është e dëshmuar nga ndërtimet e shumta që u ngritë gjatë kohës së qeverisjes romake.
Romakët përzien traditat lokale vendase helenistike me ato romake në ndërtim.
Kjo mundësoi punësimin e njerëzve në këtë sektor, investime dhe zhvillim i degëve të ndryshme të ekonomisë

Bujqësia
Tokat prona të shtetit romak (ager publicus).
Latifondet ekonomitë e mëdha bujqësore që zotëroheshin nga kolonët romak (familjet patrice romake e Pompon Atiku në Butrint dhe e Turëve në Skup dhe Dardani).
Fermat bujqësore që zotëroheshin nga aristokracia vendëse.
Vilat janë në vetvete një institucion ekonomik që organizon punën dhe prodhimin bujqësor në Njoftimet nga i kemi për organizimin e ri që bëri Roma në territorin ilir në bujqësi:
Burimet arkeologjike (gjetja e enëve të depozitimit, farërat e bimëve, pikturat në qeramikë apo varre, gdhendjet në mermer apo gur dekorativ, veglat bujqësore etj).
Burimet e autorëve antik (fushatat e konsujve romak që grabitën grurë në Dasareti apo tek Molosët për të furnizuar ushtrinë romake).
fshat (Shkodër dy vila, në Dyrrah tre dhe në Butrint një).

Blegtoria
Në këtë periudhë për prodhimet blegtorale dallohet Epiri ku autorët antik tregojnë për një zhvillim më të madh në raport me rajonet e tjera të ilirisë. Rriten e tregtohen këto kafshë:
Demat (autori antik Varroni).
Dhentë (autori antik Gaius Julius Çesar).
Kali (autori antik Virgjili).
Buajt (autori antik Varroni).
Qeni (autori antik Varroni).
Kërmilli që eksportohej me shumicë në itali (autori antik Varroni).
Peshkimi (autori antik Straboni).

Blegtoria
Ekonomia blegtorale ilire dhe Epirote ishte e organizuar mbi bazën e fermave.
Rritja e kafshëve në territorin Ilir dhe Epirot, që nga shek. II p.e.s. Ndodhej në duart e sipërmarrësve italikë.
Përveç tregtisë së gjësë së gjallë shitej e prodhohej edhe leshi, bulmeti, mishi, qumështi, djathi etj.
Autorët antikë na informojnë se për prodhimin e djathit njihej shumë zona e Dardanisë, e cila prodhonte caseus dardanicus (djathë), i një cilësie shumë të lartë.

Minierat
Pas pushtimit të Ilirisë edhe minierat e arit, të argjendit, të bakrit e të hekurit të Dalmatisë, të Dardanisë e të viseve të pirustëve u bënë prona të shtetit romak.
Minierat janë aspekti i ekonomisë ilire më pak i njohur deri më sot.
Shfrytëzimi i minierave bëhej vetëm në sipërfaqe, pa hapje galerish në periudhën perandorake romake.
Studjuesi Italian L.Ugolini që para luftës së Dytë botërore na sinjalizon se kishte parë gjurmë të nxjerrjes së minareleve pranë Lissus-it, pranë lumit Fand, në Pukë dhe në Gjegjan të Kukësit.
Ikonografia e monumenteve sepulkrale nga Dasaretia, një zonë e pasur me minerale, na vjen një stelë  e shekullit III e.s. ku paraqiten dy hekurpunues.
Një tjetër burim nga ku njoftohemi se në iliri shfrytëzoheshin minierat janë autorët antik.
Straboni na informon se Iliria, ashtu si dhe Mezia, ishte e njohur për minierat e hekurit.
Tit-Livi, kur përshkruan riorganizimin që i bënë romakët territorit ilir pas luftës me Gentin, thotë se ata e ndaluan shfrytëzimin e minierave të argjendit dhe të arit nga ilirët, por i lejuan të vazhdonin shfrytëzimin e minierave të hekurit dhe bakrit.
Para ardhjes së romakëve, minierat ishin dhënë me koncesion dhe se sipërmarrësit i paguanin taksa mbretit Gent.
Në rastin e mbretit Gent, atij iu konfiskua nga romakët një pasuri shumë e madhe, e përbërë nga 27 ponde ari, 19 argjendi, 13 000 denarë dhe 120 000 monedha argjendi të Ilirisë, pasuri që ishte akumuluar nga taksat dhe veprimtari piraterie në det.
Para ardhjes së romakëve në Iliri kishim një aktivitet të rëndësishëm minerar. Këtë situatë e dëshmon dhe prerja e një sasie të konsiderueshme monedhash argjendi nga Damastioni.
Monedhat e tij paraqesin veglat e punës që përdoreshin në miniera, si për shembull çekiçi apo lingotat.
Në kohën Augustit, ky i fundit i dha urdhër Viviut, mëkëmbësit të Dalmacisë, që të detyronte popullsinë vendase për të punuar në minierat e xeherorëve.
Në periudhën romake, gjatë sundimit të Neronit, disa nga minierat në Iliri arrinin të prodhonin deri 50 shufra  ar në ditë (Dalmaci).
Nga mbishkrimet e zbuluara deri më sot njohim edhe prokuratorët (procuratores) që dërgoheshin nga Roma për të ndjekur punimet në këto miniera.
Në periudhën e Trajanit mësojmë se fisi ilir i pirustëve u zhvendos në Transilvani nga ky perandor, pikërisht sepse konsideroheshin si minatorë me shumë eksperiencë.

Mineralet
Përveç mineraleve, Iliria njihej edhe për burimet e bitumit. Për këtë na njoftojnë shumë autor antik si p. Sh. Strabonit, (Geographica, VII, 5, 8).
Guroret (Karaborun, Bylis, në fshatin Shkallë, pranë Butrintit).
Një degë të rëndësishme të ekonomisë për romakët ishte lënda drusore. Autorët antik na njohin me Rastin e Statilius Taurus që përdori pyjet e zotërimeve të tij rrotull Dyrrahut,për të ndërtuar një amfiteatër prej druri në Romë.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels