IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Sistemet e qeverisjes liberale ne Britani. 

Ashtu si edhe vetë modeli Westminster i mënyrës parlamentare të qeverisjes, edhe elementi i tij kryesor, sistemi dypartiak, gjatë dy dekadave të kaluara e ka humbur shumë fuqinë e tij shkëlqyese. Sistemi britanik i qeverisjes me shekuj të tërë u konsiderua brenda dhe jashtë vendit si sistem udhërrëfyes.
Kjo pikëpamje edhe sot e kësaj dite është e ngulitur në kokat e shumë britanikëve. Duke u nisur nga situata tripartiake në kohën mes dy luftave, kur Partia Laburiste gradualisht e dëboi Partinë Liberale tek Konservatorët si kundërmonopol, politologu socialist Harold Laski ishte i bindur se vetë kthimi në sistemin dypartiak mundëson pasqyrimin dhe bashkimin politik të konflikteve kryesore në shoqëri:
Sistemi politik funksionon edhe më mirë nëse është në gjendje të shprehet përmes kontradiktave të dy partive të mëdha. Edhe pse sistemi grupor ndoshta pasqyron më saktësisht mënyrën e vërtetë të ndarjes së mendimeve të popullit, ai megjithatë është fatal për qeverisjen si art praktik. Sepse nevoja më e rëndësishme e administratës është mungesa e pasigurisë. Depërtimi i partive, e jo aq shumë krijimi i grupeve, është rruga në të cilën duhet të ecnin idetë.

Qeveritë funksionuese për britanikët kanë qenë gjithmonë qëllim më i rëndësishëm se pasqyrimi mundësisht i saktë i spektrit të mendimit politik në korporatat përfaqësuese. Edhe pse lidhja funksionale ndërmjet sistemit parlamentar të qeverisjes dhe sistemit dypartiak mbi bazën e zgjedhjeve të shumicës relative nëpër zonat elektorale në realitet nuk ka ekzistuar përherë në një formë të tillë të pastër, rasti britanik megjithatë ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm normativ. Përparësitë e dukshme kundrejt sistemeve shumëpartiake mbi bazën e sistemit proporcional të zgjedhjeve janë përmendur në shkrime të shumta të teorisë mbi demokracinë dhe partitë. Sisas këtij argumentimi, modeli britanik mundëson një qeveri të qëndrueshme njëpartiake; krijimi i koalicioneve bëhet i panevojshëm. Partia qeveritare, vazhdojnë argumentimet në fjalë, ka gjatë kohës së qeverisjes së saj të gjithë përgjegjësinë politike, ndërsa opozita, si qeveri mund të profilizohet duke përgatitur programe alternative dhe si dhe nëpërmjet kritikës ndaj qeverisë. Partia qeveritare dhe ajo opozitare janë të detyruara t'iu referohen votuesve dhe interesave të tyre politike. Duopoli partiak garanton në këtë mënyrë një politikë të moderuar dhe pengon radikalizimin dhe fragmentimin e kontradiktave politike. Votuesi, shprehen më tej përkrahësit e sistemit dypartiak, kur voton, ndodhet në një gjendje të qartë përgjegjshmërie dhe përcakton në mënyrë të drejtpërdrejtë drejtimin që do të marrë vendi.

Me krizën gjithnjë e më të qartë dhe të vazhdueshme ekonomike të Britanisë së Madhe, që nga vitet 60, gjithnjë e më shpesh shtrohet pyetja nëse "qartësia britanike" bazohet në deficite strukturore. Përparësitë e prekura më lart të sistemit dypartiak u kthyen në anën e kundërt nga politikanët britanikë si adversary politics. Sipas këtij interpretimi, sistemi partiak nëpërmjet ndryshimit radikal të politikës kontribuon si rezultat i ndërrimeve të qeverive të ashtuquajturit British decline. Sipas tyre, gjasa për ripërtëritje politike dhe ekonomike ofron vetëm reforma e sistemit të zgjedhjeve dhe aplikimi i një sistemi shumëpartiak, të dominuar nga mesi politik.

Ndërgjegjësimi për krizën shprehet edhe në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara. Suksesi i partisë së vjetër Partisë Liberale si dhe i nacionalistëve në Skoci dhe Uells në vitet 70, rigrupimet e mesit politik në vitet 80 dhe gjallërimi i Green Party në Zgjedhjet Evropiane të vitit 1989 e kanë vënë nën presion duopolin e Partisë Konservatore dhe Partisë Laburiste. Ndërkohë flitet madje edhe për fundin e sistemit dypartiak.

Procesi politik, pavarësisht nga interpretime të tilla përcaktohet akoma nga "mekanika" e sistemit dypartiak, të futur thellë në vetëdijen politike. Edhe pse shenjat e erozionit janë të dukshme, duopoli partiak ka mbështetje instucionale (sistemi zgjedhor), sociostrukturore (ndarja sociale dhe rajonale e elektoratit) dhe habituese (kultura politike), e cilat atij i kushtëzojnë një afat jo të shkurtër përshtatjeje për përballimin e sfidave të reja dhe pengesave pothuajse të patejkalueshme për partitë e treta dhe të vogla. Se a është rrezikuar vërtetë dominanca e Conservative Party dhe Labour Party, kjo në radhë të parë varet nga mënyra e reagimit të tyre ndaj sjelljeve të ndryshuara politike të votuesve kundrejt konkurrentëve të rinj në tregun politik.

Rasti klasik i sistemit dypartiak
Sistemi dypartiak britanik i përgjigjet rastit "klasik" të një sistemi dypartiak sipas Xhovani Sartorit ("Parties and Party Systems. A Framework for Analysis, Vol. I, Cambridge 1976), i cili në tipologjizimin e tij shprehet: Një parti konsiderohet vetëm atëherë pjesë relevante e sistemit partiak, nëse ka vende në parlament dhe nëse dëshmon ose potencial për koalicion ose qeverisje ose potencial për të penguar, d.m.th. nëse është e përfshirë në mënyrë pozitive apo negative në formimin e qeverisë.

Partitë pa bazë parlamentare, e madje edhe vetë grupet e vogla parlamentare bien nga kjo kornizë analize. Në rastin britanik, kjo do të thotë për shkak të sistemit mazhoritar të zgjedhjeve të shumicës relative, se rregulli i numërimit i Sartorit rreth një të katërtës së votave të dhëna nuk i jep fare rëndësi për funksionimin e sistemit partiak. Edhe pse duopoli i përbëraë nga Partia Konservatore dhe Partia Laburiste që nga viti 1974 ka humbur dukshëm në numrin e përgjithshëm të votave, dominanca e saj në ndarjen e vendeve në parlament pothuajse nuk ka ndryshuar fare.

Këto kritere relevante të teorisë së shkencave politike e gjejnë shprehjen e tyre në realitetin politik të Britanisë së Madhe. Vetëm qeveria dhe opozita zyrtare (Her Majesty's Opposition) luajnë rol të rëndësishëm në raportimet e mediave. Partive të vogla u mbeten vetëm fushatat elektorale për të tërheqir vëmendjen e opinionit, veçanërisht periudha me ndikim për mediat pas zgjedhjeve e diskutimeve rreth ndarjes së vendeve në parlament (by-elections) dhe udhëheqësit e përshtatshëm për ekranet televizive.

Një sistem partiak, sipas Sartorit, ka vetëm atëherë formatin dypartiak, nëse dy parti luftojnë për shumicën e vendeve në parlament dhe nëse një parti fiton me të vërtetë një shumicë të mjaftueshme parlamentare. Mekanika e një sistemi dypartiak është e dhënë vetëm atëherë, nëse partia fitimtare është e gatshme të qeverisë vetëm, dhe nëse ekziston të paktën një mundësi e besueshme se partia e mundur, në zgjedhjet e ardhshme do të ketë mundësinë e ndërrimit të qeverisë. Ky ndryshim i formatit dhe i mekanikës së sistemit dypartiak pikërisht në rastin britanik ka rëndësi të veçantë. Partia më e rëndësishme deri tani ka qenë gjithnjë e gatshme të marrë përsipër gjithë përgjegjësinë e qeverisjes, madje edhe në periudhat e raporteve jo të qarta të shumicës, siç ishte rasti në kohën e qeverisjeve të qeverisë laburiste nga shkurti deri në tetor 1974 dhe nga prilli 1976 deri në maj 1979. Koalicionet janë shumë të padëshiruara. Këtë e përjetuan edhe liberalët, në momentin kur rrëzuan qeverinë laburiste të Gallaganit në bazë të një pakti joformal dhe u bënë për këtë arsye shënjestër e kritikave dhe e presionit masiv të opinionit brenda dhe jashtëpartiak. Partitë britanike veprojnë sipas mekanikës së sistemit dypartiak madje edhe në rastet e ekzistencës së një formati të kushtëzuar dypartiak.
Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe e Irlandës së Veriut është monarki kushtetuese e trashëguar. Udhëheqës i vendit është mbreti qeverisës. Detyra e tij apo asaj është emërimi me propozimin e kryeministrit i anëtarëve të qeverisë, i peshkopëve të Kishës Anglikane (kishës shtetërore angleze), i gjykatësve supremë dhe i udhëheqësve të ushtrisë, të betuar para mbretit. Detyrat e monarkut janë të natyrës përfaqësuese, ceremoniale dhe integrative. Mbretëresha e sotme Elizabeta II nga familja Hannover-Windsor-Mou­ntbatten qeveris që nga viti 1952, ajo (më saktë familja mbretërore) përfaqëson vendin brenda dhe jashtë tij, dhe është drejtuese e Kishës Shtetërore Anglikane. Mbretëresha jep legjitimitete, si p.sh. ai në rastin përvitshëm të hapjes së parlamentit, ku ajo lexon deklaratën e përpiluar nga kryeministri (fjalimin e fronit). Pozita e saj mbipartiake e bën atë në një figurë kombëtare, përgjithësisht të pranuar, madje edhe në kohërat e luftërave dhe të krizës.

Funksioni më i rëndësishëm politik në sistemin britanik të qeverisjes është ai i kryeministrit. Kryeministrat britanikë kanë pushtet të madh, sepse ata zotërojnë një potencial të madh partonazhi, i cili u jep mundësinë për emërimin p.sh. në poste ministrore të afro 100 deputetëve të partisë qeverisëse brenda dhe jashtë kabinetit të tij dhe në postet e tjera të qeverisë si dhe të gremorganeve drejtuese të një sërë institucionesh publike, si p.sh. të sistemit shëndetësor, atij të komunikacionit dhe të BBC-së. Pushteti i tij bazohet edhe në lojalitetin ndaj partisë së tij, kryetar i së cilës është vetë, në parlament, dhe në faktin se ato zakonisht nuk janë të lidhur në koalicione.

Kryeministrat e sotëm, përkrahjen për politikën e tyre gjithnjë e më tepër e kërkojnë duke kontaktuar drejtpërdrejt me popullin dhe me ndihmën e mediave. Ndikimi në raportimet mbi qeverinë, kontrolli profesional i shfaqjes në opinion, për shefin e qeverisë është bërë të paktën po aq i rëndësishëm sa edhe vetë substanca e punës së qeverisë. Për "menaxhimin" e opinionit publik përdoret tradicionalisht sekreti dhe dhënia selektive dhe taktike e informacioneve. Për këto të fundit përshtatet veçanërisht e ashtuquajtura gazetaria e lobeve. Për të hyrjë në "klubin" ekskluziv të rreth 150 gazetarëve, të cilët furnizohen çdo ditë me informacione "të besueshme" nga zëdhënësi i qeverisë, burimin e së cilave ata nuk duhet ta publikojnë, vendos qeveria. Në këtë mënyrë, Toni Bler e ka perfeksionuar përmes politikës qeveritare ndikimin mbi raportimet e mediave, duke mos i lejuar në njërën anë asnjë anëtari të kabinetit dhënien e deklaratave politike pa lejen e kryeministrit, dhe në anën tjetër duke vënë nën kompetencat e bashkëpunëtorëve të tij që merren me çështje publike (të ashtuquajturit "spin doctors") marrjen e iniciativës, si p.sh. në fushatat elektorale, dhe pushtimin e axhendës së raportimmeve me temat e përshtatshme për qeverinë. Parlamenti, ashtu si rrethi i ministrave, tërhiqen në sfondin e një stili të tillë mediatik të personalizuar, të ngjashëm me atë të presidentit të SHBA-së.

Parimet e punës
Puna qeveritare orientohet në tri parime tradicionale:

Parimi i parë, pozita dominante e kryeministrit, në njërën anë përmban kompetencën e përcaktimit të kahut të polikësPërveç kësaj, roli i madh i kryeministrit ndikon edhe në proceset e vendim-marrjes brenda qeverisë. Kryeministri i ndan këto në shumë segmente të kabinetit, të krijuara ad hoc, të kontrolluara prej tij apo të besuarve të tij. Këto procese të brendshme të vendosjes, shumë më tepër se në Gjermani, zhvillohen jashtë vëmendjes së opinionit publik. Edhe më e rëndësishme është aftësia e kryeministrit për ushtrimin e zgjeruar të pushtetit, i cili nuk kufizohet as nga partnerët e koalicionit, as nga një tekst kushtetues, gjykatë kushtetuese, kryetar shteti apo parlament. Për këtë arsye, sistemi britanik i qeverisjes quhet edhe qeveri e kryeministrit (prime ministerial government) ose në mënyrë polemike edhe "dikataturë zgjedhore" (elective dictatorship). Se si i shfrytëzon kryeministri përkatës mundësitë e tij të zgjeruara, kjo natyrisht varet nga personaliteti i atij që mban këtë funksion. Margaret Theçer, në kohën e qeverisjes së saj si shefe konservatore e qeverisë nga viti 1979-1990, njihej për regjimin e saj të ashpër ndaj kabinetit dhe për vullnetin krijues, të bazuar në parime të forta politike. Toni Bler gjithashtu ushtron një kontroll të ngjashëm mbi kabinetin e tij, edhe pse në aspektin ideologjik deri tani duket shumë më i papërcaktuar se Margaret Theçer
Konkluzionet:
·         Sistemi britanik i qeverisjes me shekuj të tërë u konsiderua brenda dhe jashtë vendit si sistem udhërrëfyes.
·         Sistemi grupor ndoshta pasqyron më saktësisht mënyrën e vërtetë të ndarjes së mendimeve të popullit, ai megjithatë është fatal për qeverisjen si art praktik. Sepse nevoja më e rëndësishme e administratës është mungesa e pasigurisë.
·         Qeveritë funksionuese për britanikët kanë qenë gjithmonë qëllim më i rëndësishëm se pasqyrimi mundësisht i saktë i spektrit të mendimit politik në korporatat përfaqësuese. Edhe pse lidhja funksionale ndërmjet sistemit parlamentar të qeverisjes dhe sistemit dypartiak mbi bazën e zgjedhjeve të shumicës relative nëpër zonat elektorale në realitet nuk ka ekzistuar përherë në një formë të tillë të pastër, rasti britanik megjithatë ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm normativ.
·         Edhe pse shenjat e erozionit janë të dukshme, duopoli partiak ka mbështetje instucionale (sistemi zgjedhor), sociostrukturore (ndarja sociale dhe rajonale e elektoratit) dhe habituese (kultura politike), e cilat atij i kushtëzojnë një afat jo të shkurtër përshtatjeje për përballimin e sfidave të reja dhe pengesave pothuajse të patejkalueshme për partitë e treta dhe të vogla.
·         Një parti konsiderohet vetëm atëherë pjesë relevante e sistemit partiak, nëse ka vende në parlament dhe nëse dëshmon ose potencial për koalicion ose qeverisje ose potencial për të penguar
Referenca: Interneti.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels