IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



FAKULTETI I EDUKIMIT
DEGA CIKLI ULET
Detyrë Kursi
Lënda: Psikologji Edukimi
Tema: Trajtimi i stresit te te rriturrit dhe femijet

E gjithë shoqëria e njerëzimit po jeton në atë të ashtuquajturën “shoqëri moderne”, ku jeta priret të jetë gjithmonë e më shumë komode.Të gjithë ne kërkojmë në vazhdimësi të jemi të lumtur dhe të ngremë shtyllat e harmonisë brenda vetes dhe me njëri-tjetrin. Njeriu shpenzon një pjesë të mirë të kohës së tij për t’u ndjerë i realizuar dhe për t’i dhënë një kuptim jetës së tij. E megjithatë, jo në të gjitha rastet ia del mbanë dhe kënaqësia e tij jetësore dëmtohet. Një psikolog i shquar ka thënë se përballimi i suksesshëm i stresit shpie në një përshtatje të suksesshme të njeriut me jetën.
Po çfarë është stresi?
Stresi është një kompleks, proces dinamik i marrëdhënies ndërmjet një personi dhe jetës së tij. Stresi është mënyra me të cilën ne reagojmë fizikisht, psikologjikisht dhe emocionalisht ndaj ndryshimeve të kushteve dhe mundësive të jetës, që vjen si rezultat i një tensioni apo ankthi të shkaktuar nga ngjarje irrituese specifike, kushtet e përgjithshme të jetës ose ndryshimet gjatë ciklit të jetës. Njerëzit reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj stresit. Aftësia sesi reagojmë ndaj tij ka të bëjë me strategjinë sesi ne e kuptojmë atë, eksperiencat tona paraardhëse me stresin, prejardhjen gjenetike, niveli ynë i suportit social dhe sesi e shikojmë këtë mbështetje sociale. Faktor madhor është aftësia se si e perceptojmë stresin dhe se si e kontrollojmë atë. Ajo çfarë është stresuese për një individ mund të mos jetë stresuese për një tjetër. Stresi e prek njeriun në dy forma akute (e menjëhershme ) dhe kronike ( e zgjatur ).
Në stresin akut, organizmi përgjigjet ndaj një rreziku të perceptuar. Trupi i njeriut reagon kimikisht duke shtuar rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjet çlirojnë një sasi energjie. Kjo është e njohur si përgjigje ndaj stresit
Në stresin kronik, përgjigjja e organizmit varet nga ashpërsia dhe kohëzgjatja e stresit dhe mënyra se si njeriu e përballon atë. Sistemi kardiovaskular, sistemi nervor, sistemi imun mund të preken. Stresi kronik ka një ndikim të madh në disa sëmundje, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin dhe astmën.
Stresi gjithashtu shkakton humbjen e vëmendjes,vështirësitë në përqendrim, ankthin. Ai udhëheq drejt depresionit, problemeve në marrëdhëniet me njerëzit, performancë e dobët në shkollë dhe punë. Stresi kronik gjithashtu ndërhyn në uljen e aftësive të individëve për t’u zhvilluar dhe për t’u shprehur edhe duke ditur që një individ i caktuar në një fushë të caktuar, më përpara shkëlqente në atë fushë.
Një mënyrë për të vlerësuar stresin është dhe kryerja e disa pyetjeve vetvetes :
-Cilët faktorë ndikojnë në ciklin e jetës që mund të kontribuojnë në rritjen e stresit?
-Cilat probleme në punë, në familje dhe jetën personale shkaktojnë stres ?
-Koha që është dhënë në dispozicion, a është e mjaftueshme ?
-Kam ndonjë shenjë stresi?
-Si mund t’i mbuloj dhe t’i zhduk shenjat e stresit ?
-Stili im i jetës ndikon në aftësitë e mia për të ulur stresin ?
Vlen për t’u theksuar se pjesa më e madhe e veprimeve që shkaktojnë ankth dhe frikë mund të shkaktojë stres. Disa nga shenjat e stresit janë:
-Zemërim
-Vetëvlerësim i ulët
-Dhimbje koke dhe stomaku
-Rebelim
-Pagjumësi
-Anoreksi
-Pakënaqësi ndaj botës
Si eliminohet stresi?
Stresi është një pjesë e pandashme e jetës dhe mund të jetë pozitiv ose negativ. Stresi përjetohet në mënyra të ndryshme dhe është në varësi të perceptimit, si shihet një situatë dhe sa stres shkakton ajo
Gjithashtu, njeriu duhet të vlerësojë sasinë e stresit në jetën e tij, asnjë specialist nuk mund ta bëjë këtë më mirë sesa vetë individi
Një nga hapat e parë që ndërmerret për të eliminuar stresin është të mësuarit për të menaxhuar atë. Individi duhet të gjejë strategjinë që atij i përshtatet dhe i duket më e mirë..Përdorimi i strategjive në mënyrë të vazhdueshme është çelësi i zgjidhjes së problemeve. Ato përfshijnë :
Aktivitetet fizike -Aktiviteti fizik mund të reduktojë stresin dhe të rrisë përgjigjen ndaj stresit, siç mund të jenë të ecurit, të vrapuarit, dhënia e biçikletës etj.
Të shkruarit - Të shkruarit e ngjarjeve dhe rrethanave stresuese mund të ndihmojnë në lehtësimin e stresit .Të shkruarit për 10 ose 15 min për ngjarjet stresuese të ditës dhe sesi ndiheni, ndihmon për të larguar stresin.
Biseda me miqtë apo të afërmit mbi atë çfarë ndjeni - Shprehni mendimet dhe ndjenjat tuaja në biseda, në aspektin pozitiv të ngjarjes së ndodhur.
Qeshni dhe qani - Të qeshurit dhe të qarët janë mënyra natyrale për të larguar dhe lehtësuar stresin dhe tensionin.
Gjeni një aktivitet që ju sjell kënaqësi - Një aktivitet kuptimplotë ndihmon për të larguar stresin.
Relaksimi i trupit
Ushtrimet e frymëmarrjes - frymëmarrja dhe frymënxjerrja e thellë e ndihmon largimin e stresit.
Relaksimi progresiv i muskujve - ul tensionin e muskujve duke relaksuar grupe të ndryshme muskujsh.
Masazhet - siç janë masazhet e qafës dhe shpatullave
Joga - e cila është një formë ushtrimi dhe meditimi, kërkon instruksione të veçanta nga profesionet.
Shmangni stresin e panevojshëm
Për të shmangur stresin e panevojshëm, është e nevojshme të gjeni mënyra për të ulur apo shmangur incidentet stresuese që rrisin reagimin negative të organizmit.
Menaxhimi i kohës - I lejon individit administrimin më të mirë të mundshëm për vetë shoqërinë dhe familjen, duke rritur cilësinë dhe produktivitetin. Kjo mund të arrihet duke kursyer kohën. Përqendrohuni dhe skedoni kohën tuaj dhe si e shpenzoni atë.
Ndërtimi i strategjive të shëndetshëm të shëndetit - Kjo është tërësisht individuale. Individi duke njohur streset e përditshme, ndërton strategji për t’i eliminuar ato dhe për të shndërruar faktorët negativë në pozitivë .
Mbështetje sociale - është një faktor madhor në mënyrën sesi individi e përjeton stresin. Mbështetja sociale që merret nga komuniteti, miqësia apo familja është një faktor pozitiv, qoftë në perceptimin apo përballimin e stresit.

Nëse stresi nuk përballohet dot nga individi, është e nevojshme që individi të konsultohet me një terapist ose specialist.
STRESI PREK GJITHASHTU FEMIJET

Ne vorbullen e jetes se perditshme, harrohet ndonjehere qe femijet ndjejne frikera, perjetojne deshtime dhe jane deshmitare te pafuqishem te ngjarjeve gjeneruese te stresit. Nganjehere reaksionet e tyre - apati, kriza, te qara jane keqinterpretuar, mendohej se behej fjale per nje etape te zhvillimit te tyre ose te nje tipari te karakterit dhe jo te manifestimit te stresit. Perkundrazi, nje stres i madh sic eshte nje ndarje, nje vdekje, nje operacion qe do te behet, ose nje semundje e rende eshte thjesht per ta identifikuar. Ai shfaqet me nje humbje te oreksit, dhimbje barku, ose shenja depresioni. Tek bebet nje stres shume i rendesishem mund te ngadalesoj ritmin e njohurive te reja. Duke i analizuar ngjarjet qe u kane paraprire ketyre simptomave mund te jesh ne gjendje te kuptosh arsyen e stresit.
Termi “stress” eshte futur ne literaturen mjekesore ne 1936 nga psikologu kanadez Hans Selye. Eshte nje reaksion i organizmit kur ai i nenshtrohet nje agresioni: traumatizim, goditje emocionale, operacion kirurgjikal te lehte dhe ne pergjithesi detyrimet e jetes se pergjithshme. Edhe pse nje stres i vogel mund te luaj nje rol pozitiv, sepse ai perforcon kapacitetet e pershtatjes se individit njihen tashme te keqijat, dhimbjet dhe semundjet e lidhura me nje stres te madh ose perserites. Stresi ekziston gjithashtu tek bebet dhe tek femijet e cdo moshe edhe pse shpesh eshte i nenvleftesuar ose eshte tendence per te minimizuar rendesine. Disa femije kane nje temperament qe duket i predispozuar ndaj stresit. Per me teper familja dhe konteksti social mund te jene gjeneratore te tensionit.

NJE MJEDIS FAMILJAR NEN TENSION

Kur prinderit jetojne tensione te rendesishme, te gjithe anetaret e familjes, perfshire edhe femijet pesojne kundergoditje. “Divorci” ose cdo forme tjeter ndarje eshte nje faktor stresi madhor per femijen. Pervec ndarjes se prinderve ai peson ndryshime ne jeten e tij te perditshme, shpesh ai shikon qe shpenzimet e tij pakesohen, koha e tij e lire, argetimet, pushimet, aktivitetet jane corientuar. Plus kesaj ne te shumten e kohes divorci eshte sinonim i transferimit. Femija duhet te ndrroj shkollen, jeton nje shkeputje me miqte e shoket e tij dhe largohet nga gjysherit. Se fundi prinderit jane me pak disponibel ne planin afektiv dhe i kushtojne me pak kohe femijeve te tyre. Keto i jane dhene pas vetvetes, merren si te besueshem ose me keq akoma si deshe kurbani. Te deshperuar dhe te stresuar prinderit neglizhojne rutinen: psh: ora e fakteve ndryshon, s’ka rendesi se cfare ka apo jo ne cepin e tavolines.

STRESI I PERFORMANCES

Me perjashtim te tensioneve qe vijne nga abuzimi i alkoolit dhe drograve me te favorizuara ne mjedise te pafavorizuara, femijet e mjedisit social-ekonomik te pafavorizuar nuk i nenshtrohen me shume stresit se te tjeret. Perkundrazi disa femije te sferes se larte shoqerore jetojne nje stres dinak i lidhur me performancen sportive ose me suksesin shkollor me cdo kusht. Prinderit i shtyjne femijet e tyre drejt nje aktiviteti qe ata vete kane enderruar te praktikojne pa llogaritur qe te vegjelit e tyre nuk kane te njejtat shije me ta. Kjo ben qe te behen shume vizita te mjeku para se te behet lidhja midis dhimbjeve te renda te barkut tek nje femije dhe faktit qe ai nuk pranon te luaj nje loje vecse per ti bere qejfin te atit. Ndodh qe kontakti i pare me disiplinen dhe garen, kur fillon viti i ri shkollor psh, provokon nje stres te rendesishem.
Si perfundim, eshte e rendesishme te njihni cdo ngjarje te rendesishme qe ndodh ne jeten e femijes. Te rriturit jane te rendesishem ne jeten e femijeve. Krijoni nje mjedis qe inkurajon nje stil jete relaksues. Perdorni teknika qe favorizojne qetesi dhe relaksim.


Referenca:
Woolfolk Anita, “Psikologji Edukimi”, CDE, Tirane 2011
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels