IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



DETYRË  KURSI
Tema: . ADMINISTRATA SI PJESË E PUSHTETIT EKZEKUTIV1. SHTETI DHE ADMINISTRATA PUBLIKE

Fakulteti Drejtesise
Dega:Juridik
Lenda:E Drejta Administrative
Viti: 2
Punoi: Pranoi:MSc.
Dr.Proc.

ADMINISTRATA SI PJESË E PUSHTETIT EKZEKUTIV1. SHTETI DHE ADMINISTRATA PUBLIKE
 Lidhja në mes të koncepteve shtet dhe administratë publike është e pashkputshme.Për administrimin publik dhe adminsitratën publike mund të flasim vetëm në suaza tëbashkësive juridike-publike. Bashkësia më e gjerë juridike-publike është shteti. Procesi iadministrimit publik, pra zhvillohet në kuadër të shtetit si bashkësi më e gjerë juridike-publike. Ai proces, siq e kemi parë, përfshin vendimmarrjen për interesat publike(nevojat, dobitë, qëllimet e bashkësisë shoqërore e cila është e organizuar në shtet) dhepër realizimin e interesave. Administrata publike është mekanizëm ekzekutiv profesionalme ndihmën e të cilit vepron shteti, aparat me të cilin shteti realizon qëllimet e veta. Pashtet nuk ka as administrim publik e as administratë publike, gjithashtu nuk mund të ketëas shtet pa administratë publike. Konceptin e shtetit mund ta kuptojmë në dy mënyra: si organizim të njerëzve nënjë territor të caktuar (vendi) të cilin e ndërlidh pushteti politik (koncepti më i gjerë),gjegjësisht si organizatë e cila zbaton pushtetin politik në një territor të caktuar (konceptimë i ngushtë). Shteti është organizatë e cila në territorin e saj ka ekskluzivisht pushtetin(e lartë, e pavarur) gjithpërfshirës. Pushteti nënkupton fuqinë për të detyruar të tjerët nësjellje të caktuar, pushteti politik është shprehje që përdoret për të shënjuar pushtetin nëterritorin e caktuar – atë pushtet sipas definicionit e ka shteti. Pushteti shtetëror ështëpërjashtues brenda dhe jashtë, kjo do të thotë se në hapsirën e shtetit nuk ka organizatë ecila do të mund të rrënonte pushtetin e shtetit dhe që shteti ushtron pushtetin pavarësishtnga shtetet e tjera. Përjashtimin e hapsirës shpesh e shënojmë me nocionin e sovranitetit.Pra, shteti është sovran brenda dhe jashtë, ku posaqërsiht sovraniteti i jashtëm në botënmoderne është relativizuar me ndërvartësinë reciproke të shteteve. Shtetet nënshkruajnëmarrëveshje në mes veti, të cilat e kufizojnë sovranitetin e tyre, sepse ato sjellin obligimetë caktuara të cilat duhet respektuar me rastin e zbatimit të pushtetit të tyre. Kufizimi isovranitetit të jashtëm gjithashtu është çështje e vërtetë “jashtëjuridike”. Shtetet, që nëmarrëdhëniet ndërkombëtare kanë posaçërisht fuqi të madhe (për shkak të madhësisë,zhvillimit ekonomik dhe veçanërisht forcës ushtarake) vërtetë ua imponojnë sjelljenshteteve më të dobëta, gjegjësisht vendosin për fatin e tyre. Pushteti politik i shtetit buron nga monopoli i tij mbi mjetet e detyrimit fizik.Detyrimi është bazë e pushtetit politik. Shteti bashkëkohor e shfrytëzon më rrallë se sa nëtë kaluarën. Raportet shoqërore zhvillohen në pajtim me vendimet e shtetit kryesisht papasur nevojë për angazhimin e këtyre mjeteve – pjesërisht për shkak se shtetin për herë emë tepër po e pranojmë si organizatë “e jona”, organizatë e cila është aty për të kënaqurnevojat tona të përbashkëta, ndërsa në anën tjetër për shkak se secili adresat i vendimeveshtetërore është i vetdijshëm për mundësitë që në rast të mosrespektimit të këtyre 41 ,42. vendimeve, aktivizohen mjetet e detyrimit fizik. Në këtë mënyrë i është mundësuar shtetitqë të koordinojë jetën shoqërore, pavarësisht nga rezistenca e mundshme e atyresubjekteve në të cilat ndikojnë ato vendime. Gjithashtu, nëse anëtarët pranojnë sanksionetë caktuara në rast shkeljes së rregullave të organizatës, anëtari gjithmonë ka mundësi qënë bazë të vullnetit të lirë të dal jashtë nga organizata. Sipas rregullit që e krijon shteti,duhet t’i nënshtrohet secili që gjendet në territorin e saj. Pushteti politik të cilin e ka shteti duhet të jetë i institucionalizuar. Kjo do të thotë,se në shtet duhet të ekzistojnë institucione dhe mekanizma përmes së cilave zbatohetvendimmarrja për punët publike. Duhet të ekzistojnë institucione dhe mekanizma përmessë cilave formësohet interesi publik (përcaktohen qëllimet e bashkësisë shoqërore). Këtomekanizma dhe institucione dallojnë varësisht nga shteti. Në shtetin autokratik, interesinshtetëror mund ta përcaktojë vet sunduesi, ndërsa në shtetin demokratik duhet ekzistuarmekanizma dhe institucione adekuateë për parimin se për çështjet publike vendosin tëgjithë qytetarët e moshës madhore. Veçanërisht duhet tërhequr vërejtjen se shpërndarja reale e pushtetit shoqëror nëshoqëri, kurrë nuk pajtohet me institucionet e tij të ngjashme politike. Profesori Buqarflet për "realitetin dhe imagjinatën e demokracisë", gjegjësisht për "pushtetin formal dhereal në shtet". Fuqia shoqërore, në të cilën bazohet pushteti (mundësia e vendimmarrjespër sjelljen e të tjerëve) në shoqëri sidoqoftë është e shpërndarë jo vetëm në mes tëbartësve të funksioneve formale (delegatët e parlamentit shtetëror, kryetarit të qeverisëdhe ministrat, etj.) por edhe në mes të subjekteve të tjera. Fuqinë shoqërore e kanë tëgjithë ata të cilët kanë qasje në të mirat nga fushat në të cilat individët i plotësojnënevojat e veta. Këto të mira mund të jenë të ndryshme – mund të jenë të mira materiale(para) për informata, dituri, etj. Fuqia shoqërore është e pëmasës së njëjtë me vartësinë:individi do të ketë aq pushtet mbi individët tjerë sa është vartësia e tyre ndaj tij. Në pjesëntonë neve na intereson pikësëpari shpërndarja formale e pushtetit – e drejta për tëvendosur për punët publkike. Në disa pjesë do të flasim edhe për ndikimet joformale(jashtëinstitucionale) në marrjen e vendimeve.1.2.2. Tendencat në zhvillimin historik të shtetit Administrata publike është aparat që i shërben shtetit për arritjen e qëllimeve tëtij. Duke e pasur këtë parasysh atëherë është e rëndësisë së posaqme për pozitën dhestrukturën e administratës publike se qfarë është mozaiku i segmentit institucional(politik) të organizatës shtetërore. Pëveç kësaj, për pozitën dhe strukturën e adminsitratëspublike është me rëndësi gjithashtu roli i përgjithshëm i shtetit në shoqëri. Ai rol përgjatëhistorisë ëshët ndryshuar andaj mund të flasim për tendenca të caktuara – ligjshëmri nëzhvillim.. DemokratizimiShteti prej kur ka qenë në formën historike më të vjetër organizatë në duart e një personi(sunduesi) ose të një grupi të ngushtë të njerëzve, ose të një klase shoqërore, bëhetorganizatë me të cilën për intersa të vetëvetës administrojnë të gjithë anëtarët e saj  qytetarët. Demokratizimi është i lidhur me fuqinë e shpërndarë të vërtetë shqoërore dheme vendosjen e institucioneve dhe mekanizmave të cilën mundësojnë vendimmarrjen përçështjet publike (zgjedhjet, referendumi).. Zvogëlimi i rolit të detyrimitMe demokratizim zvogëlohen nevojat për përdorimin e mjeteve të detyrimit fizik, sepserregullat që i parashtron shteti, individët i pranojnë si të vetat dhe legjitime. Pëveç kësaj,zakonisht për respektimin e rregullave që i vendos shteti është e mjaftueshme vetëdija përekzistimin e mundësive për përdorimin e mjeteve të detyrimit.. Zhvillimi i rolit shërbyes Shteti i ka dy fytyra, shteti paraqitet si pushtet (autoritativ) dhe si subjekt i cilisiguron shërbime të ndryshme (shërbyes). Sigurimi i disa të mirave publike, sikurse qëjanë - rendi publik, siguria e komunikacionit, luftimi i kriminalitetit, sigurimi i hapësiravepër përdorim të posaçëm, sigurimi i kryerjes kualitative të veprimtarive ekonomike,zgjidhja e kundërshtive në mes të individëve – kërkon intervenimin e shtetit. Shteti, ende në masë të madhe vepron autoritativisht. Por, për herë e më tepërfutet roli i tij shërbyes – shteti siguron të mira të shumta të cilat nuk kërkojnëintervenimin e pushtetit në sferën private të individit; siguron ndërtimin dhe mirëmbajtjene rrugëve publike dhe infrastrukturës tjetër, siguron një vëllim të caktuar të shërbimevearsimore dhe shëndetësore etj. Roli shërbyes i shtetit fiton në peshë kundrejt atijautoritativ. Nuk mund të pritet që roli autoritativ i shtetit në të ardhmen do të vdes. Klasifikimi i sistemeve shtetërore Shtetet në mes veti dallojnë në pikëpamjen e rregullimit të institucioneve politike.Ato i ndajmë në aspektin e sistemit politik, formës së sundimit, raporteve në mes tëfunksioneve të pushtetit, formave të rregullimit shtetërorë dhe shkallës së decentralizimit.Nga rregullimi institucional i shtetit, në shumicë varet edhe pozita dhe struktura eorganeve të adminsitratës publike, andaj është e nevojshme që shkurtimisht tëprezantojmë llojet themelore të sistemeve shtetërore. I. Sipas formës së sundimit, shtetet i përcaktojmë në bazë të pozitës së kreut tështetit (shefit të shtetit). Në monarki, shefi i shtetit është politikisht dhe juridikisht personjopërgjegjës i cili vjen në atë pozitë me trashëgimi. Në republikë, shefi i shtetit ështëfunksionar (ose organ kolektiv) i cili vjen në pozitë me zgjedhje (të drejtëprdrejta ose tëtërthorta), dhe i cili është përgjegjës politikisht dhe juridikisht. Fakti se një shtetështë monarki, nuk do të thotë se sistemi i saj politik nuk është demokratik, për monarkitëbashkëkohore parlamentare vlen se tek ato roli i vërtetë politik i monarkut (roli gjatëvendimmarrjes për punët publike) është i vogël, monarku para së gjithash ka rol simboliktë përfaqësimit të shtetit unik dhe përgjegjësi të shumta simbolike.
Sipas formës së rregullimit shtetëror shtetet i ndajmë në federale (të përbëra)dhe në të tëra (unitare). Shteti federal përbëhet nga njësitë shtetërore relativisht tëpavarura (të emëruara në mënyra të ndryshme: shtete federative, kantone, republika) tëcilat kryejnë funksione të caktuara shtetërore sikurse ligjvënëse ashtu edhe gjyqësore eekzekutive. Shteti unitar njësi të tilla nuk ka fare. Shteti federal pavarësisht ngakompleksiteti i vet ende është vetëm një, vetëm shtet (nuk bëhet fjalë për bashkim, lidhjetë shteteve). Në territorin e të gjitha njësive federale është sovran shteti federal, e jonjësitë federale. Vëllimi i funksioneve shtetërore, të cilat i kryejnë njësitë federale janë tëpërcaktuara me kushtetutën e shtetit federal, megjithëse edhe njësitë federale mund tëkenë kushtetutat e veta. Shtetin federal duhet dalluar nga konfederata, te ecila nuk bëhetfjalë për formë shtetërore, por për bashkim (lidhje) të shteteve sovrane, të cilatvullnetarisht (sipas vullnetit të secilës prej tyre) i delegojnë një pjesë të pushtetit nëorganet e përbashkëta të konfederatës. Secila anëtare e konfederatës mund të dal nga aibashkim, gjë që nuk vlen për njësitë e shtetit federal. III. Sipas shkallës së centralizimit shtetet nuk mund t’i kategorizojmë, sepsebëhet fjalë për shkallë, për intenzitet. Mund të flasim vetëm për shtete relativisht mëshumë ose më pak të decentralizuara. Decentralizimi do të thotë bartje të vendimmarrjespër punët publike (çështjet politike) nga organet shtetërore në bashkësivetëadministrative. Te decentralizimi i shtetit zakonisht shohim decentralizimin territorial– bartjen e pushtetit në bashkësitë territoriale (lokale) vetëadministrative. Rezultati iprocesit të decentralizimit është vetëadministrimi lokal – e drejta e bashkësisë lokale,gjegjësisht e qytetarëve të saj që në mënyrë të pavarur të vendosin për një llojë të caktuartë punëve publike (zakonisht bëhet fjalë për punët e rëndësisë lokale). Bashkësitë lokalekanë aq pushtet sa ua pranon shteti me aktet e veta politike (kushtetutën dhe ligjet). Pra,pushteti i tyre rrjedh nga pushteti shtetëror e jo nga sovraniteti i tyre në shtetin e tyre. Shkalla e decentralizimit varet nga ajo nëse në territorin e shtetit veprojnëbashkësitë lokale vetadministrative si persona juridik, sa nivele të atyre bashkësiveekzistojnë, a janë vendosur institucionet dhe mekanizmat përmes të cilëve banorët ebashkësive lokale vërtetë vetë vendosin për punët e caktuara publike, sa janëkompetencat e tyre dhe qfarë vëllimi i mjeteve është dedikuar për veprimtarinë e tyre. IV. Format e sistemit politik dhe raporteve në mes të bartësve të funksionevepërkatëse të pushtetit shtetëror për rregullimin juridik të administratës publike janëgjithashtu mjaft të rëndësishëm kështu që do t’i përpunojmë në pika të veqanta në tekstine mëtejmë të këtij libri.1.2.4. Sistemet politike Pushtetin politik në shtet mund ta ketë rrethi i ngushtë dhe i gjerë i personave. Kurqytetarët e kanë në duart e veta pushtetin politik në shtet atëherë bëhet fjalë për sistempolitik demokratik, në të kundërtën bëhet fjalë për sistem politik autokratik. Në sisteminpolitik autokratik, për çështjet që kanë të bëjnë me tërë bashkësinë shoqërore vendos njëperson ose një grup i vogël njerëzish (oligarkia) – në atë rast shteti vepron para sëgjithash si organizatë poër realizimin e interesave të këtyre personave – megjithëse këta  persona nëse janë të sinqertë mund të drejtojnë shtetin duke kënaqur një pjesë tëinteresave të qytetarëve të vet. Ndërsa për atë se qfarë duhet të jenë interesat e qytetarëvetë vet nuk vendosin njerëzit por vet sundimtari. Sipas botëkuptimeve moderne, forma demokratike e sistemit politik është më emira dhe më e drejta. Demokracia në shtetin modern kuptohet si vlerë supreme, të gjithashtetet prezantohen si demokratike, madje edhe ato që në të vërtetë nuk janë. Në sistemin politik demokratik për çështjet politike qytetarët vendosindrejtpërdrejt ose përmes përfaqësuesëve të zgjedhur. Pjesa më e lartë gjegjësisht pjesainstitucionale e procesit administrues pra është në duart e qytetarëve. Sistemin politik demokratik e karakterizojnë institucionet dhe mekanizmat të cilëtformalisht mundësojnë sundimin e qytetarëve (zgjedhjet, organet përfaqësuese,referendumi, nisiativat qytetare). Megjithatë, duhet tërhequr vërejtjen se rregullimiinstitucional i sistemit politik ende nuk është kusht i mjaftueshëm për veprim vërtetdemokratik të shtetit. Prof. Buqar, shembull tërheq vërejtjen për zbrastësinë në mes tëdemokracisë formale dhe të vërtetë. Tanimë, siq kemi theksuar, për demokracinë e vërteë,reale është e nevojshme që fuqia shoqërore edhe realisht, relativisht në mënyrë të drejtë tëshpërndahet. Koncentrimi i tepërt i kapitalit në duart e një grushti të njerëzve,koncentrimi i ndikimit në forcat e armatosura të shtetit dhe në duart e një grushti tëgjeneralëve, monopoli i vërtetë ose mbizotërimi i madh i një partie politike mbi mediatpublike, monopoli i qasjes në informatat e shërbimeve sekrete, etj. – të gjitha këto dukurimunden që në jetën e vërtetë politike të relativizojnë ose tërsisht të asimilojnëdemokracinë, megjithëse formalisht janë të vendosur të gjitha institucionet demokratike. Ta shqyrtojmë shkurtimisht se cilat institucione të sistemit politik mundësojnëvendimmarrjen demokratike për punët publike. Demokracia mund të jetë e drejtpërdrejtose e tërthortë. Demokracia e drejtpërdrejt mundëson vendimmarrjen e të gjithë qytetarëve tëcilët kanë të drejtë vote për çështjet e caktuara politike. Janë të njohura dy forma zbatuese të demokracisë së drejtpërdrejt: e ashtuquajtura“demokraci e pastër” (pure democracy) – formë e njohur janë shembull tubimet eqytetarëve dhe referendumi. Dallimi në mes të dy formave qëndron në zbatimin teknik; teforma e demoracisë së pastër janë të gjithë që kanë të drejtë të vendosin, mund të jenëfizikisht prezent në fund të vendimmarrjes, që mundëson diskutimin para marrjes sëvendimit. Referendumi zbatohet përmes votimit në vendvotime. Në botë janë të njohura disa forma të ndryshme të referendumit: - në aspektin e subjektit të vendimmarrjes, referendumin e ndajmë nëreferendumin për kushtetutën, referendumin për materien ligjore, referendumin përçështjet lokale dhe referendumin për çështje të tjera, ndërsa në aspekt të hapsirës i ndajmënë referendum shtetëror dhe lokal në aspekt të obligimeve të shpalljes së referendumit për çështje të caktuara indajmë në referendum të detyrueshëm (obligativ) dhe joobligativ (fakultativ). - në aspektin e rezultatit juridik, i ndajmë në referendum vendimtar, obligativ dhekëshilldhënës (dakordues): në të parin qytetarët vendosin për një çështje të caktuar ashtuqë ai vendim të ketë rezultat juridik të drejtpërdrejt, ndërsa në të dytin mirret vendim i cilijuridikisht e obligon organin i cili është përgjegjës që ta marr atë vendim: vendimi isjellur në referendumin këshilldhënës nuk e ka atë rezultat juridik. - në aspektin kohor, i ndajmë në referendum paraprak dhe pasues (të mëpasëm);ky i fundit shpallet pasi që organi përgjegjës tanimë të ketë marr vendimin – votuesit nëkëtë referendum kanë mundësinë që të vendosin për vërtetimin apo anulimin e atij vendimi .

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels