FAKULTETI I EDUKIMIT
DEGA: CIKËL I ULËT
LENDA: PRAKTIKA AKTIVE
SHKOLLA: QEMAL MICI
DETYRE KURSI
TEMA: NJË NXËNËS AUTIK
Une zhvilloj praktikën aktive në shkollën “Qemal Mici” në klasën e II a. Në klasë kam një nxënës autik. Kohë më parë nxësnësit autik pra ato nxënës me aftësi të veçnta janë konsideruar si një çështje e veçantë e cila ishte e ndarë nga edukimi i fëmijëve të tjerë, nërsa tani theksohet me forcë gjithpërfshirja e këtyre nxënësve me aftësi të kufizuar në edukimin e përgjithshëm.
Nxënësi që unë kam në klasë integrohet mirë në klasë, përshtatet më kshtet e mjedisit, nuk paraqet probleme dhe është plotësisht i aftë për të nxënë, bashkpunon me bashkmoshatarët e tjerë që kanë një zhvillim normal.
Tani do të flas në përgjithësi sesi duhet të jenë marrëdhëniet midis mësuesve dhe prinit i cili ka femijën autik:
Tani do të flas në përgjithësi sesi duhet të jenë marrëdhëniet midis mësuesve dhe prinit i cili ka femijën autik:
Ø Prinërit e këtyre fëmijëvë me aftësi të kufizuar në përgjithësi janë më të mundshëm të krijojnë mbështetje dhe ndihmë sesa prindërit e fëmijëve të tjerë.
Ø Ka shumë mundësi me të cilat prindërit e nxënësve me aftësi të kufizuar të ndihmojnë mësuesin për një edukim efektiv të fëmijës së tij.
Ø Lidhjet dhe marëdhëniet e ngushta midis mësuesve dhe prindërve kushtëzohet nga nevoja që kërkojnë nga njëri tjetri.
Prindi i fëmijës autik që unë kam në klasë ka kërkuar nga mësuesi që:
-`mesuesi të konsultohet me të dhe të dëgjojë e të marrë në konsideratë mendimet e tij.
- që fëmija i saj të jetë pjesmarrës në planifikimin e punës edukative.
Mësuesi gjithashtu duhet të njohë rrethanat dhe ambjentin e familjes kur ti japë detyra fëmijës, mesuesi gjithashtu duhet të jetë i gatshëm për të pranuar atë që ju sugjerohet në rastin kur ato nuk kanë njohuri për një problem të caktuar.

Bashkëveprimi midis mësuesit dhe prindit duhet te jetë i rregullt përfshirë këtu edhe vizitat në shtëpi të mësuesve për të ndihmuar prindërit në punën e tyre.
Përfshirja e prindit në edukimin e fëmijës së saj i cili është me aftësi të kufizuar dhe krijimi i një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme mësues-prind kushtëzohet edhe nga aspekte të rëndësishme si në atë të kontriutit që mund të japin prinërit në këtë edukim edhe në nevojat që kanë prindërit për një mbështetje nga mësuesit për të realizuar këtë edukim. Të gjithë prindërit kontribuojnë në dhënien e një informacioni shumë të vlefshëm për fëmijët e tyre, kështu ata njohin mirë dëshirat dhe mosdëshirat e fëmijëve. Kjo gjë kërkon nga mësuesi aftësi komunikuese dhe marrëse të këtij informacioni. Ata janë në gjëndje të bashkëpunojnë me mësuesit për të ndërtuar dhe përsosur programin e punës edukative për fëmijët e tyre program i cili realizohet në shtëpi pas punës në shkollë.
Gjithashtu shumë prindër kanë kohë dhe mundësi për të vepruar vullnetarisht në ndihmë të mësuesit jo vetëm në klasë dhe për problemet e saj por edhe duke përgatitur materiale për mësim ose të ndihmojë në rritjen e buxhetit të klasës.

Disa prindër mund të kenë kohën, mundësinë dhe aftësinë dhe njohuritë e nevojshme për të ndihmuar prindërit e tjetrë.
Mësuesi duhet të jetë i kujdesshëm për të shfrytëzuar me efektivitet keto burime të prindërve dhe të zotërojë aftësi komunikuese dhe menaxhuese lidhur me këtë problem.
Nga ana tjetër dhe vet prindërit mund të fitojnë një eksperiencë të re nga pjesmarrja e tyre, si burime për mësuesin dhe për fëmijët.
Gjithashtu ka edhe nga ata prindër të cilët janë të aftë të kontribuojnë si ekspertë në një fushë apo veprimtari të caktuar të shkollës përmes përfshirjes së tyre në organizata të tjera të shkollës. Të tjerë mund të përfshihen në konferenca apo seminare që organizohen nga shkolla.

Krijimi i kësaj aleance nga shkolla apo mësuesit me prindërit është një pjesë përbërëse e politikës dhe objektivave që ka shkolla në punën e saj.
Nëna e djalit që un kam në klasën ku bëj praktikën dëshiron që ta quajë autizmin si një keqqenie, e cila duhet trajtuar me kujdes, një keqqenie e cila shoqërohet me mbyllje në vetvete.
Nëna e djalit që un kam në klasën ku bëj praktikën dëshiron që ta quajë autizmin si një keqqenie, e cila duhet trajtuar me kujdes, një keqqenie e cila shoqërohet me mbyllje në vetvete.
Kjo mbyllje, sipas sajj, çon në vështirësi të tejskajshme të të mësuarit me ndryshime. Ajo thotë se fëmijët autikë, bashkë me ta edhe djali i tij, janë alergjikë ndaj ndryshimit dhe e kanë shumë të vështirë të ambientohen me ndryshimet që mund të ndodhin. Mungesa e komunikimit është problemi i dytë me të cilin has unë kujdestarët, terapeutët, psikologët dhe prindërit e tjerë që kanë kontakt me autikët. Më pas vjen mungesa e ndërveprimit shoqëror, e cila shkon deri në distancim nga vetvetja. “Djali im dhe të tjerë, fëmijë të bukur autikë, janë gjithmonë në kërkim të kufijve të vetvetes, kufij që nuk i kanë gjetur kurrë”, thotë ajo. Sipas saj, puna me fëmijë të tillë kërkon një përkthim ndryshe nga çdo përkthim tjetër. “Kjo është ajo që duhet të mësojë një prind si unë, prindi i një fëmije autik. Ajo dhe çdo prind tjetër duhet të mësojë të përkthejë dëshirat e fëmijës së tij dhe t’i falë atij dashuri, shumë dashuri”. Ajo që e shqetëson më shumë këtë nënë është mungesa e shtetit dhe ndihma nga biznesi i madh. “Këta fëmijë nuk dinë të mbrohen. Çfarë do të bëhet me ta pas vdekjes së prindërve të tyre?” Kështu dëshiron ta mbyllë bisedën kjo nënë. Ajo dhe shumë prindër të tjerë nuk e dinë se ç’do të bëhet me fëmijët e tyre kur ata të mos jenë më.