IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Tani ndihem cudicem, njekohesisht i mbushur me vorbulla ndjesish qe krijohen ne brendesin time, i carmatosur nga vemenedja e cdo mendimi tjeter, i gjendur me nje flet dhe nje laps ne dore, them se tani fytyra ime ka marre nje nur te vecant dhe nje buzqeshje me vjen rishtazi e postuar ne zemer dhe e vulosur ne buzet e mija, do shkruaj per Familjen .
Sa dituri është e përmbledhur tek kjo fjalë! Sa dashuri e pa rreshtur! Në kohën tonë depresuese, ku të gjithë qahemi dhe ankohemi për kaq e kaq probleme do strukemi gjithmon diku per te mbeshtetur koken, dhe do gjejm gjithmon mbeshtetjen e pakushtezuar, forcen dhe motivacionin per ti ber balle cdo sfide dhe kete e gjem ne djepin e jetes, ne familje.
Qe ne hapat e mija te para e deri me sot kam patur fatin qe te kem gjithmon perkushtimin, mbeshtetjen, dashurin dhe besimin e prinderve te mi te mrekullushem.
Ndonse jeta ime familjare nuk ka qen aspak e lehte pasi shpesh rruget e fatit te perplasin ne udhekryqe dhe ekuacione qe duhet ti gjesh nje zgjidhje per te hecur perpara.
E une me naivitetin time ne ate kohe teper i vogel per te zgjidhur te tilla probleme, degjoja tek-tuke ndonje fjale qe nuk me linte te kuptoja shume por perseri e ndieje ate gjendje te trisht e teper pesimiste qe ndonjeher krijohej.
por kjo kalonte kur
me pas te vinin dy duar te ngrohta qe te perkedhelin faqet dhe nje buzqeshje qe te mbushte me fryme, buzqeshja e nenes time, e adhuroja ate moment kur ajo qeshte dukej sikur me jepte jete, e syt e mi shkelqenin, mbase ajo i buzqeshte syve te mij, e une buzve te saj.
Nuk me ka munguar asnjeher as dashuria e babit kur me rrembente ne krah me puthte dhe me fluturone lart e une qeshja me te madhe.
Nuk me kan munguar asnjeher as keshillat e tyre qe edhe sot mundohem ti ndjek me perpikmeri, pasi dua qe te jem krenaria e tyre,
ashtu sic jan ata krenaria ime.
Kjo per ta eshte falenderimi dhe mirnjohja me e mire per gjithcka qe me kan dhuruar.
Por une mbaj edhe pergjegjsin e te qenit Vella, jam femija i dyt, dhe me duhet te marre shembujt e edukimit te me te medhenjve dhe te jap shembuj per me te vegjelit.
Sjellja dhe veprimet e mija jan ne menyr direkte pasqyrim ne syt e tyre.

Per mua, familja eshte shkolla e detyrave... themeluar mbi dashurinë.
E ndij dashurin e tyre kur me zgjohem nje ne mengjes, nje ze i embel me zgjon, ato fjale te ngrohta kthehen ne melodin e preferuar te veshve te mi, e ndiej sa here qe ndodhem larg ne telefonatat e shpeshta duke shfaqur gjithmon merak dhe shqetesim.
E ty per nje moment te duket sikur je ulur me ta, i ke pran dhe po sforcohesh te kapesh nje perqafim ne menyr te pa vetedishm, ndergjegjsohesh, dhe kupton se dashuria i thyen distancat, tani nuk ndihesh me vetem ata jan me mua, me shoqerojn kudo.
Familja per mua eshte universi! E une jam rruga e qumeshtit qe do heci gjithmon ne drejtim te tyre...Gjithmone....
 
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels