IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Ne menyre qe te percaktojme pozicionin e sakte te vendit ku ndodhemi, puna jone msimdhense ka nevoje per matje dhe vlersim te vazhdushem. Ne drejtim te funksionit informative ne mund te themi se mesuesit e perdorin ate per tu vene nota nxenesve ; mesuesit kujdestar e perdorin per tu dhene keshilla nxenesve ose prinerve te tyre ; adimistratoret e arsimit e perdorin per te gjykuar punen mesimore ose efektivitetin e kurrkules etj. Per rolin me te rendesishem informues I vlersimit eshte perdorimi I tij ne vete procesin mesimor. Vlersimi gjithashtu eshte n je mjet ei rendesishem per motivimin e nxenesve sepse u jep nenesve informimin e nevojshme  me qellimin qe te orjentohen dhe perfitojn nga suksest dhe deshtimit. Vlersimi esht I dy llojeve ; kulitativ ose metrik. Para se te bejeme vlersimin per menyren se si do studjohet dhe sa eshte pervetsuar nje kapitull, njesi mesimore, ose gjithe kursi ,duhen percaktuar objektivat instruktues. Pas pergatitjes se objektivave duhet bere nje plan I punes per vlersimin. Plani I vlersimit duhet te sigurioje jo vetem perdorimin e instrumenteve te pershatashme , por edhe qe keta instrumente te m,asin sic duhet perparimin e secilit nxenes ne studimin dhe pervetsimin e kapitullit , njesie ose kursit. Per te bere nje plan vlersimi mjafton te renditni gjithe objektivat specific dhe te shenohen procedurat qe do te perdoren per te matur arritjen e objektivave.

Ø SHKALLET E VLERSIMIT METRIK OSE NOTAT''.
Sistemet e vlersimit jane shum te larmishme .Vende te ndryshme perdorin sisteme te ndryshme. Ne vendin tone , si system formal vlersimi perdoret sistemi me 10 njesi . Ne kete system , shakalla ose nota 10 paraqet vleren me te larte tepervetesimit, ndersa shkalla ose nota 1, vleren me te ulet. Pavarsisht nga zgjedhja e sistemit qe mund te perdore , mesusesi duhet te beje kujdes qe kjo matje te te kete vlere, gte jete e besushme , te jete objective dhe ti sherbje punes mesimore. Notat konsiderohet te domostoshme sepse e mbahjne gjendjen te ngrehur. Ato perdoren si baze per te informuar prinderit per gjendjen mesimore mesimorete femijeve te tyre ; per te rapotuar tek personat qew jan te ineresuar per punen e shkolles; per te vendosur nese nese nxenesit  mund te kalojen dhe, kur jane te shkelqyre nese mund te lavderohen publikisht; per te gjykuar nese nxenesit kane aftesi ose dije te mjaftushme per te ndjekur shkolla me te larta. Megjithate dekadat e fundit ka pase kendveshtrime dhe opinine te ndryshem kritike per vleren e notave. Ne shume vende ka pase vazhdojne te bhen kritika per sistemin e vlersimit me nota. Kritiket rendition te pakten pese arsyje kryesore ;
Se pari ; sipas kritikeve nuk tregojne se cfare mjeshterish , konceptesh, qendrimesh, gjykimeve ose idealesh kane mesuar nxenesit. Ato nuk thone pikat e forta dhe dobesite e nxenesit ne nje lende, as si ka perparuar ai. Notat qe vene mesusit shpesh inflincohen prej ceshtjesh te jashtem si ; rregullsia , sjellja ne shkolle , qendrimet , frekuentimi energjia qe shpenxon nxednesi e deri tek pamja e jashteme dhe seksi. Te gjithe keto trobullime bejne qe te deformohet kuptimi I notes.
Se dyti ; sistemi I notave nuk lejon te merresh ne menyre te mjaftushme me ndryshesat individuale.
Se treti; me gjithe shpresat tona, praktikat dhe jeta e te rriturva tregon qe ska nevoje lidhje te ngushte midis notave te shkolles dhe suksesit te mevonshem ne jete.
Se katerti; jeta e te rriturve eshte pergjithsisht jete konkurrues.
Se pesti; pika e forte ne vlere te sistemit te notave eshte efekti motivues emocinal. Por ky  efekt duket se eshte iluziv.
Ø INSTRUMENTAT E VLERSIMIT METRIK.

·        TESTIMET
''Testimit kane nje rendesi shume te madhe per funsionimin dhe seriozitetin e shkolles. Megjithe vleren dhe rendesine e madhe qe ka nje testim , shume nxenes nuk dine se sit e pergatiten dhe sit e bejne nje test me shkrim.
Ja disa prej teknikave ;
·        Jini ne kohe. Merrni me vete gjithe mjetet e duhura.
·        Para se te filloni hidhni nje sy testit . mbani shenime nqs se lejohen.
·        Me pare pergjigjuni pyetjen me te lehta.
·        Gjate testit ndaloni her pas here; pushoni, mbyllni syte , merrni fryme thelle, bemi dicka per te lehtesuar tensonin.
 
·        TIPET E TESTIMEVE
''Ne praktiken shkollore aplikohen dy tipe kryesore testimesh ; testimet formale dhe testime informale. Testimet e tipit gte pare u referohen arritjeve te mesimdhenjes dhe aplikohen zakonisht per qellime zyrtare. Testimet  informale zakonisht perdoren nga mesuseit ne nivel klase me qellim matjen  e efektivitetit te punes mesimore vlersimin e nxenesve te klases motivimin e tyre krahasimit e nxenesve.
1.      Testet fomale ; testet qe perdoren ne keto testime jane instrumente te rendesishme ne matje. Ne pergjithsi testet formale ndahen ne tri kategori ; testet per standartet , testet e personalietetit dhe te karakterit dhe testet e dhuntise e te inteligjences. Testi ndahen ne dy tipe themelore ; testi qe tregon pikat e forta dhe dobesit e nxenesve dhe testi qe tregon gjendjen e nje grupi te vecante nxenesish krahasuar me gjithew masen tjeter te nxenesve . yestet per standartet behet per te evituar faketetdhe administrohen ne shkiolla me nxenes tre te njejtit nivel dhe ne te njejtin lende . testi per standartin e aarritjes eshte nje mjet shum I mire per te digniostiukuar shkathtesin akademike dhe shakllen e susesit ten je program shkollor .
''Norma eshte krejt te ndryshme . ajo eshte nje mesatare , testet normative japin nje pershtypje te pergjithme per nje individ . Ato nuk japion informacin specific qe lidhet me arritjen e qellimeve individulae ose perparimit ne drejtim te permbushjes te standarteve shtetrore.Si rregull japin norma qe lejon krahasimin e ne grupi me grupe te tjera

2.     Testet informale; llojet me te perdorshme te ketyre testeve jane testet e zoterimit,e monitorimit dhe testet diagnostikuese.Testet e zoterimit behen per te percaktuar nese nxenesit e kane arritur nje standart te caktuar te caktuar minimal.Ky test nuk orvatet te mase vleren e punes se nxenesve te vecante.Testi I monitorimit behet per te pare ndryshesat ne arritjen e nxenesve dhe te percaktoje treguesit e shkathesise se tyre te pergjithshme ne fushen ku kryhet testimi.Ky test perdoret per te krahasuar rezultatet e nxenesve dhe ka si qellim kryesor venien e notave.Testi diagnostikues perdoret te evidentuar pikat e forta dhe dobesite e nxenesve.Ne kategorine e testeve informale hyjne dhe testet e fuqise testet e shpejtesise dhe testet problemore.Testet e fuqise behet qe te masin ate cka mund te beje nje nxenes.Testet e shpejtesise synojne ne matjen e nje produkti qe eshte zoteruar mire nga nxenesit .Testet per situate problemore mund te jene dhe te teste te formatit gojor dhe shfrytezohen nga mesuesit per te vezhguar se si veprojne nxenesit ne situatta reale .Ne ke te test mesuesi e konfronton nxenesin me nje situate te caktuar problemore

3.     Formatete e testeve; Sipas formes testet mund te ndertohen ne forme objective ose pershkruese.Ne testet objective nxensve u kerkohet te dallojne,vecojne ose seleksionojne informacionin e duhur nga informacioni i pergjithshem qe permban testi.Ne ket e testim pershkrues ose shtjellues nxenesve u kerkohet te prodhojne vete informacionin e duhur.

Ø TEKNIKAT E VLERSIMIT.

1.      Vrojtmi ; kjo eshte nje nga teknikat me te zakonshme per te gjykuar sjelljen e nje personi . perms saje nje mesuae I vemendshem mund te gjeje shakqet per nje sjellje te caktuar te nxenesit. Kjo teknike ndoshta mund te jape rezultate nese mesuesi percakton qe me pare se cfare do te klerkoje dhe si do ta kerkoje ate
2.     Rubrika ; kjo teknike eshte e dobiashme ne rast se do te gjykohet per njohuri apo sjellje te fituar ne nje fushe sociale ose humanitare
3.     Pergatitja ; vendosim se cfare karakteristikash deshirojme te masim . per cdo shakllezim zakonisht perdoren 3 deri ne 7 shkalle. Se paroi vendosim se cfare element te posterave duhet gte matim ne konsidersate .

LISTA E KONTROLLIT .
 Lista eshte shume e dobishme per vlersimin e produkteve dhe procedurave. Ajoi m und te perdoret gjithashtu per te mbledhur fakte ne lidhje me perparimin e nxenesve ne raport  me objektivat mesimore.
HARTIMI I TEKSTIT INFORMAL.

Testimi me I zakonshem qe ju behet dijeve te nxenesve esht ai qe behet ne klase nga mesusesi I lendes apo kursit.

Procedura eshte si me poshte;
a)     Percaktohet se cilet duhbet te jene objektivat instruktiv specific te njesise.
b)    Nisur nga objektivat vendoset se cmaterial duhet te kontrollohet me ane gte testit
c)      Hartohen pyetje ose kerkesa dhe organizohen ato.
d)    Skicohet nje plan vlersimi qe merr parasyshe objektivat dhe peshen e kerkesave qe mbart testi.
e)     Shkruhen udhezimet qe duehn mbajtur  parasyshe gjate zhvillimit te teksit.
Hartimi I pyetjeve mbeshtetet ne nente rregullat  e meposhtme.
1.      Objektivat duhet te testohen ne raport me rendesin e tyre.
2.      Ne qoftese testet jane monitories ato duhet te permbajne pyetje te lehta per nxenesit e dobet po ashtu dhe pyetje per nivelin e larte.
3.      Eshte me mire we testi te kerkoje vetem nje tip ceshtje ; objektiv ose pershkrues
4.      Pyetjet organizohen nga me e lehta tek me eveshtira ne menyre qe te nxiten te gjithe nxenesit.
5.      Formulimi I pyetjeve dhe kerkesave duhet te jene te qarta dhe niveli I leximit te fjaleve dhe termave te jete ne perputhje me nivelin e nxenesve.
6.      Pyetja ka vlere kur ajo I pergjigjet objektivit specific.
7.      Mesusi duhetr te sigurohet qe teksti nuk kerkon gjera per te cilin nxenesit nuk jan te informuar.
8.      Kerkesat dueht te hartohen ne menyre te tille qe nxenesit ta kene te lehte te tregojen se ato qe kane mesuar.
9.      Ne rastin e tekstit objektiv per te njejtin objektiv specifikduhet synuar mete pakten  dy pyetje.

HARTIMI I NJE TEKSTI OBJEKTIV.
Ky lloj formati eshte me I perhapurii tekstit I cili zakonisht permban kerkesa me pergjigje alternative. Ja disa shebuj kerkesash;
Pyetjet e lloijt qarko ose nenvizo pergjigjen e drejte. Kjo lloj kerkesash mund te gjehet ne disa variante .
Pyetjet e llojt V_ R. tipi me I zakonshem I kerkeses me pergjigje alternative shte kerkesa V_R. per hartimin e testeve V_R specialistet japin keshillat e meposhtem.
a)     Te  mos shkruhen pyetje qe kerkojne pohime te pergjithshme.
b)    Duhet te shmangen pohimet negative.
c)     Te behet kujdes qe pyetjet e synojne ne nje pergjigje te vetem te drejte.
d)    Pergjigjia duhet te konvergjoje tek ideja qendrore.
e)     Qe resti te jete sa me I besushem ai duhet bere I gjate , domethenes te permbaje shum kerkesa.
f)      Te mos perdore fjale te tilla si zaskonishte ose gjitmone.
g)     Raporti I pohimeve te vertetame ato te rrema te jete afersisht 60% me 40%.
Pyetje me kontrollo listen. Ne test paraqiten lista relaitivisht te gjata ku nxenesi duhet te zgjedhe ato qe duhen.
Pyetje me pershtatje. Shkruhen dy kolona. Kolona e pare permban pyetje me rezultat perfundimtar qe priten te jepen nsersa kolona e dyte pershkruan natyren e rezultatit .
Pyetje me zgjedhje te shumfishte. Keto pyetje kane perparsine qe nuk mund te perdoresh hamndjenmeqense egziston nje nder 3_4 pergjigje te mundshme. Per te hartuar pyetje te mira qe bazohen ne zgjedhje e shumfishte eshte mikr te kemi parasyshe gjashte rregulla.
       I.            Shkruhet pjesa kryesore e kerkeses sin je pyetje e drejteperdrejt.
   II.            Kerkesa duhet te shkruhet qarte pa e renduar me fjale te pa nevojshme .
III.            Duhen bere kujdes qe aleternativat te duken te besushme pavarsisht se se mund te kete vetem nje pergjigje te drejte.
IV.            Pjesa pjesa kryesore e kerkeses duhet te paraqese  nje problem qendror , te qarte dhe te kuptushme.
    V.            Eshte mire qe pjesa kryesore te permbakje te gjithe fjalet e mund te perseriten tek alternativat.
VI.            Duhet te shmanget sa me shum te jete e mundur perdormi I negatives.
Pyetje me renditje dhe vlersim. Keto pyetje apio kerkesa testojne nje nivel te larte te mesuaridhe shkathtesin per te perdorur njohurite e fituara.
Pyetje me intepretim. Kto konsiderojne nje pohim hyres dhe nje seri pyetjesh qe un kerkojne nxenesve te prezantojn te dhenat . ne cdo rast kerkesat duhet te nenshtrohen analizes ose te intepretimit te materialit hyres . ky varjant tenton te synoje te mesuarit thelle.
HARTIMI I NJE TESTI PERSHKRUES .
Pyetje me pergjigje te shkurtra. Kto jan pyetje qe mund te pergjigjes me nje fjale ose me nje fraze dhe jane shum praktike ,hartimi I testeve pershkruese ndjek rregullat e meposhtme;
1)     Pyetjet ti kufisojme me ate mase qew nxenesit te kene mundesi te pergjigjen brenda kohes se parashikuar.
2)     Te sigurojme qe testi te jete hartuar ne menyre te tille qe te plotesojme qellimin per te cilin behet.
3)     Te sigurohemi qe secili pyetje e testit te tentoje te pakten nje produkte specific dhe qe informacioni qe kerkohet te jete dhene gjate zhvillimit te kursit.
4)     Te jemi specific . cdo pyetje duhet te kete tre beje me nje gjr konkrete qe duhet shkruar nga nxenesi.
5)     Te vendosim shkallen per vlersimin metric te pergjigjeve.
ADMINISTRIMI I TESTEVE.
Gjate zhvillimit te testeve mesuesi duhet te perballet me tentativat e nxenesve per kopijm ose plagjatur. Ketu mesuesi duhet te tregohet I zgjuar dhe I prere. Ja disa keshilla te vogla;
·        Gjithe udhezimet dhe sqarimet duhen bere para se te filloj testi . tem so pranohet tu pergjigjeni nxenesve te vecante kur ka filluar puna.
·        Ne raste se veme re nej levizje dhe tentative per kopijm ose komunikim te mois nderhyjme me ze te larte . klasa nuk duhet te shqetsohet dhe te marre vesh se cpo ndodh mjaftojme te ndjekim me shikim levizjet ne menyre qe te krijojme pershtypje se cdo gje e kemi nen kontroll.
·        Ne qoftese nxenesi vazhdon me tentative atehere duhet ti afrohemi atij dhe te qendrojme aty deri sa I ose ajote kuptoje qe ne se kemi ndermend te tolerojme.
·        Te jemi vazhdimisht ne levizje rrotull klases.
VLERISMI I PUNES TENTUESE.
Vlerismi metrik.
Testi ne rastin e ketijn testi objektiv p;una eshte me e lehet sepse vlersimi esht automatic. Fillijme me kodin e vlersimit. Nje menyre e mire per te caktuar kete kod eshte te indetifikosh te gjitha pergjigjet e pranushme nderkohe qe hartohet teksti.me pas caktojm kodin. Nje meyre tjeter I vlersimit mbeshtetet tek perdorimi I maskave. Maksat jane rripa kartoni qe vendosen mbi test. Ato mbulojne gjithe prgjigjet egabuara dhe lejojne te duhen vetem ato korrekte. Pergatitja e tyre eshte  e lehte ‘ mbulojme testin me nje leter dhe pastaj behet vrime aty ku duken pergjigjet e drejta.
Testi peshkrues.
Pasi eshte bere testi duhet vlersuar me pike ose note . Testi pershkrues pergjithsisht jan te veshtira per tu vlersuar objektivisht. Megjithate kjo gje duhet bere sa me mire te jete e mundur dhe procedura me poshte ndihmon per kete qellim. Eshte e rendesishme qe kjo menyre te merret mire ne konsiderate vecanerisht nga mesuesit e rinje sepse duhet kuptuar qe menyra se si vihen nottat testohen ne nje fare menyre nga nxenesit. Pas mbarimit te kerkeses se pare perserutim te njeten menyre me kerkesen e dytre e keshtu me rradhe .
PERZGJEDHJA E INSTRUMENTIT TE PERSHTATSHEM.
Ky hap eshte disi i komplikuar sepse ka shum mjete dhge proceduar per te matur perparimin e nxenesve. Speciualistet mendojne se testi me shkrim nga vete menyra e tije me shume ka te ngjare te testoje rreth njohjes sesa vete njohjen aim err me shum ene konsiderste verbalizmin se sa shkathtesine per te bere dicka.pavarsisht nga instrumentet mates qe mund te perdoret e rendesishme eshte qe ai te jete I mire . ai duhet te jete I tille kur ploteson kater kriteret; 1- te jete I vleshem , 2- te jete I besushem, 3- te jete objektiv dhe 4- te jete I perdorshem.
Nje test I ndertuar nga mesuesi mund te konsiderohet I besushem  kur;
·        Kur testi zhvillohet per nje kohe relativisht te gjate .
·        Testet kontrollohen ne menyre sa me objektiove per te rteduktuar gabimet ne venjen e notave .
·        Ceshtjet dhe udhezimet sa me me kujdes ne menyre qe nxenesit te mos bejne gabime qe nuk jane per faijn e tyre.
·        Administrimi I tekstit behet sa me shum kujdes ne menyre qe te mos behen gabime si rezulata I gabimeve I faktoreve te jashtem .
KUJDESI KUR KORIGJOJME.
Te gjithe mesuesit para se te vendosin notat eshte mire qe te dine disa rregulla .disa nga rregullat jane ;
1.      Te mos kufizojme kohen kur vendosim te korigjojme .
2.      Vendi I korigjimit duhet te jete iu rehatshem.
3.      Ti kthejme provimet relativisht shpejt. Me kete menyre ne japim shembullin tone kur ju kerkojme nxenesve te mbarojn punen ne kohe.
4.      Te kemi parasyshe gjate korigjimit te provimit qe nuk po vlersojme nxensesit dhe punen e tyre. Kjo do te thote qe ne asnje menyre te mos hakmerremi ndaj nxenesve .
5.      Kur shkruajm ndonje koment ose shenim te mbajme parasyshe qe ai te jete n je komet I prszier me kritika pergezime dhe sygjerime per permirsim.
6.      Me kritikat duhet te jeni sa me konciz dhe te drejperdrjet te mos mbushim faqen me boje te kuqe ndryshe do bejme efektin e kunder nga ajo qe kerkojme ne.
7.      Sado qe me kujdes te korigjojme detyrat ndosh qe notat e vena te mos pasqyrojene plotesisht realitetin e detyres.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels