IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

TRADITA E DASMAVE TIRANASE 
Tradita tiranase, një llokume përgjysmë mes vjehrrës dhe nuses
 Në qytetin dhe rrethinat e Tiranës është zakoni që dasma fillon që të enjten, ku hapen dyert e shtëpive dhe priten me muzikë e ëmbëlsira vizitat e shoqërisë. Në këtë trevë, dhëndrin nuk e veshin dhëndër deri ditën që shkon e merr nusen. Pastaj, e premtja është dita që nisin pajën për tek shtëpia e
dhëndrit, apo shtëpia e ardhshme e nuses. Gratë vijnë e shikojnë se çfarë do çojne; dhe gratë andej nga dhëndri shikojnë se çfarë ka sjellë nusja. Shumë familje kanë traditat e tyre të vogla, që i kalojnë brez pas brezi. Është ruajtur zakoni që, në çdo valixhe të pajës, nusja hidhte disa karamele, pak oriz dhe nga dy sytha lulesh, si për të treguar një fillim të ri e me ëmbëlsi. Dita e shtunë, për tironsit quhet dita e nuses. Kjo për faktin se atë ditë nusja feston fundin e beqarisë dhe bën darkë pa burrin, si hera e fundit që “është e lirë”. Sipas zakonit, darka fillon rreth orës 20.00 dhe atëherë zhvillohej në ndonjë prej oborreve më të mëdha të lagjes, ndërsa në ditët e sotme kryhet në lokale të ndryshme, pasi është më praktike dhe tradita ka humbur disi fillin e saj. Krushqit vinë në darkë vetëm pas mesnate dhe janë një rreth i ngushtë familjar i dhëndrit, por të pashoqëruar nga dhëndri. Ata nuk qëndrojnë më tepër se një orë dhe janë të detyruar që sipas adetit, të hedhin valle për nder të familjes. Kurse të dielën, nusja përgatitet që të lërë shtëpinë e nënës dhe zakonisht rreth orës 11 vjen dhëndri me dajën dhe me një fëmijë të vogël, i afërm të tyre, i cili i jep lule nuses, ndërkohë që ajo duhet ta dorovitë. Më pas ata hipin në makinën e zbukuruar (dikur pelë e bardhë) dhe bashkë me shoqëruesit nisen drejt shtëpisë së dhëndrit, ku dasma zhvillohet sigurisht, në madhështinë e saj të tejplotë. Kur hyn dhëndri në dhomë, takohet me të gjithë dhe përpara i del vëllai i nuses, ose nëse nusja nuk ka vëlla një kushëri i saj, i cili më pas e gjuan djalin me një shuplakë. "Të gjithë bërtasin bjeri, bjeri fort, por sot kanë filluar ta gjuajnë dhendrin më lehtë. E gjitha kjo bëhet sa për t i treguar dhëndrit, se eshte dikush këtu për këtë vajzë dhe ai duhet të sillet me kujdes ndaj saj, ta respektojë dhe të mos ta përdhosë sipas qejfit. Njëri nga krushqit e dhëndrit, është si zakon që duhet të tregohet i shkathët dhe më i zoti se njerëzit e shtëpisë së nuses, për t i vjedhur një objekt apo send të çfarëdoshëm para se të dalin jashtë dhe më pas t ia japë të zotit të shtëpisë, duke i thënë se "ne jemi më të zotët. Jua hodhëm...!". Imagjinoni pak, një atmosferë me muzikë, urime, ecje dhe qëndrime me kujdesje në të njëjtën kohë, për tu ruajtur se mos shkelet ndonjë zakon, sikundër duhet krijuar dhe atmosfera festive dhe humori që ndez festën. E mes këtyre të gjithave, përfytyroni krushqit që ruajnë palën tjetër, se mos ju vjedh gjë, megjithëse gjithmonë del dikush i zoti nga "hajdutët" për shkak dhe të gjithë rrëmujës së krijuar. Nusja?! Ka lezet të qajë pak...! Teksa nusja është duke kaluar pragun e shtëpisë i hedhin tek këmbët raki. Kjo ka mbetur si zakon, për të mbajtur larg shejtanin dhe syrin e keq. Dhe nusja qan aq shumë, sa i prek të gjithë, a thua se po i japin burrë me zor! Por, sapo nusja del jashtë, ia shtron valles me komshijtë e të afërmit. Pas kësaj, nusen e zbukuruar e hipin në makinë, të cilës i kanë vënë dhe një sixhade sipër. Ndërkaq, nusja duhet të hedhë një vezë mbrapsht. Pas kësaj, makinat nisen karvan duke u rënë borive dhe bëjnë xhiro në qytet. Të gjitha shkojnë në një vend të bukur, siç është Kopshti Botanik, ku dhe dasmorët bëjnë foto që t i kenë kujtim. Sa i afrohen shtëpisë nusja me krushqit, shohin vjehrrën që del e pret te dera me një llokume, që gjysmën e ha vetë dhe gjysmën ia jep nuses, si dhe me një pjatë me mjaltë, në të cilën nusja ngjyen dy gishtërinj dhe i fshin te pragu i portës. Pasi mbaron dhe ky detaj ceremonial, zakoni e do që nusja të hyjë brenda dhe të qëndrojë për disa orë rresht me kokën ulur, pa shikuar askënd në sy e fytyrë, duke i takuar të gjithë, e duke u thënë veç "Faleminderit!", teksa e urojnë që të trashëgohet dhe të ketë jetë të lumtur. Pas kësaj, nusen e marrin dhe e fusin në dhomën e saj, ku i tregojnë se si ia kanë mobiluar. Nëse nusja nuk e pëlqen, kjo duket shumë shpejt, pasi acarimet me vjehrrën për pozicionimet e krevatëve, kolltuqeve, tavolinave, do të jenë të pashmangshme dhe sa vjen e më të shpeshta. Kur nusja hyn në dhomën e saj, shkon tek krevati, ku i vjen një vogëlush i afërm i burrit, të cilin ajo duhet patjetër që ta dorovisë. Në atë çast në dhomë hyn dhëndri, i cili ia heq këpucën nuses dhe nis t ia mbushë me florinj. Ritet e dasmave shqiptare, me ngjyresat e jetës në emigracion “Komercializmi i dasmave, një gjë vulgare Shumë kohë më parë në dasmat shqiptare në vend të parave jepeshin dhurata. Tek-tuk ka rikthim të kësaj tradite edhe në ndonjë dasmë shqiptare qytetare. Por në më të shumtat e rasteve doroviten para. Ndërkohë që tradita të tjera negative janë në rikthim, janë harruar fare tradita të mira si ajo e sponsorizimit të pajës. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka patur shumë ndryshime në ritin e dasmës, fejesës dhe martesës. Kjo shpesh ka ndodhur për arsye të difuzimit kulturor nga vendet fqinje. Për shembull, është shtuar përdorimi i pijeve të tjera që pak përdoreshin në dasmat tradicionale ku dominonte rakia. Tani përdoret shumë vera dhe birra. Këto prirje kanë lidhje me emigracionin. Për shembull në dasmat e të emigruarve në Itali shpesh shokët e dhëndrit qëllojnë njëri-tjetrin me tortë, por sidomos dhëndrin. Kjo si shenjë e jetës së lumtur por me ndikim nga kultura italiane. Nga ana tjetër është thyer zakoni për mosvajtjen e dhëndrit vetë për të marrë nusen (prej kohësh) dhe tani dhëndri shkon ta marrë nusen, madje si shofer. Këto janë disa shembuj periferikë të ndryshimeve që kanë ndodhur në ritet e dasmave. Një ndryshim i rëndësishëm është ai i shtimit të diferencës në moshë mes dhëndrit dhe nuses, edhe kjo e lidhur me emigracionin. Në një farë mënyre në këtë rast kemi të bëjmë me rikthim tek tradita shqiptare, ku kishte diferencë të konsiderueshme ndërmjet burrit dhe gruas në moshë. Sot kjo diferencë sipas statistikave shkon deri në 2 vjet më shumë se paraadhësja, pra në 6-7 vjet ndërmjet burrit dhe gruas. Ky fenomen ndodh sepse emigrantëve shpesh u shkon mosha duke punuar jashtë. Një rikthim tjetër është fakti, që një pjesë e emigrantëve marrin gra të pashkolluara. Është një rikthim negativ, sepse këto gra po e humbin në këtë mënyrë pavarësinë ekonomike dhe njëkohësisht pushteti ekonomik i burrit është rritur shumë. Por veç traditave jopozitive të së shkuarës ka tradita të mira, tek të cilat ia vlen të kthehesh. Nuk është në traditën e shqiptarëve komercializimi i dasmës. Si rregull nuk çohej para në shtëpinë e atyre që martoheshin, por dhurata si për shembull dashi ose diçka simbolike si sheqer, etj. Sipas mendimit tim, më mirë të bëhen dhurata simbolike sesa të detyrosh në një farë mënyre të ftuarit e tu të dorovisin para, edhe kur janë të varfër. Komercializimi i dasmave është bërë një gjë vulgare. Një rit tjetër interesant por edhe human i traditës shqiptare është ai i “sponsorizimit” siç do të shpreheshim sot, i pajës së nuses së varfër nga familjet e pasura. Ka qenë një traditë e Shqipërisë së Mesme, e cila për fat të keq, është zhdukur thuajse krejtësisht. Sigurisht, ideja klasike e pajës nuk mund të aplikohet më, por në vend të saj “sponsorizimi” mund të ishte për diçka tjetër të dobishme për çiftin e të sapomartuarve”.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels