IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Kur nuk mund të pushohet? Si duhet të veprojë kur pushimi nga puna është i padrejtë? Ja çfarë parashikon ligji italian Pushimi nga puna konsiderohet i ligjshëm vetëm kur ekzistojnë disa kushte të caktuara: Para së gjithash, duhet të ketë një "arsye të drejtë” ose një "arsye të justifikueshme"
, pra shkarkimi duhet të justifikohet nga një sjellje veçanërisht e rëndë e punonjësit ose në prani të një arsyeje të caktuar. "Arsyeja e drejtë” Arsyeja e drejtë përfaqësohet nga një sjellje të punonjësit që nuk bën të mundur vazhdimin, qoftë dhe të përkohshëm të marrëdhënies së punës. Në thelb bëhet fjalë për një shkelje të rëndë të punonjësit i cili thyen besimin mes tij dhe punëdhënësit. Mund të jenë hipoteza pushimi nga puna për arsye të drejtë mungesat e pajustifikuara nga vendi i punës; fyerjet ose kërcënimet e kryera kundër punëdhënësit apo kolegëve, shkelje të kryera gjatë procesit të punës (p.sh. një vjedhje e kryer në vendin e punës), apo veprat që, edhe në qoftë se janë kryer jashtë marrëdhënies së punës dhe të çojë në prishjen marrëdhënies së besimit mes të punësuarit dhe punëdhënësit. “Arsyeja e drejtë” lejon pushimin e menjëhershëm të punonjësit, pa asnjë njoftim paraprak. “Arsyeja e justifikuar” Pushimi nga puna për shkaqe të arsyeshme, mund të jetë subjektiv apo objektiv. Kuptohet me arsye të justifikuar subjektive një shkelje e detyrimeve të thyerjes së kontratës me punonjësin, por kur kjo nuk është aq e rëndë sa për të justifikuar pushimin nga puna dhe prandaj, punëdhënësi është i detyruar të japë njoftim paraprak. Mund të përbëjnë shkak për pushimin nga puna për arsye subjektive për shembull rendimenti i ulët i punonjësit, një qëndrim i dënueshëm, ose shkelja e detyrës për kujdesin, bindjen, besnikërinë që çdo punonjës duhet të respektojë në marrëdhënien e tij të punës. Kuptohet me arsye të justifikuar objektive, nevoja e punëdhënësit për shkurtimin e vendit të punës ose të mbylljes së repartit ku punon punonjësi, për shkak të veprimtarisë prodhuese, për organizimin e punës dhe funksionimin e saj të rregullt. Në raste të tilla, punëdhënësi është i detyruar të japë njoftim paraprak (ose t’i paguajë shpërblimin përkatës) të punësuarit. Në disa raste të veçanta, punëdhënësi mund të shkarkojë punonjësit edhe pa një arsye të vlefshme ose të drejtë. Është ai që quhet pushim nga puna "ad nutum”. Është i mundur për bashkëpunëtorët në familje, punonjësit mbi 65-vjeç ose ata që gjithsesi kanë plotësuar kushtet për daljen në pension, për atletët profesionistë, për praktikantët dhe punonjësit e punësuar për një periudhë prove. Në këto raste, punëdhënësi ka vetëm detyrimin për të njoftuar paraprakisht. Në rast të pushimit nga puna pa njoftim, punëdhënësi duhet t’i paguajë një dëmshpërblim punonjësit. Forma e pushimit nga puna. Për të qenë i vlefshëm pushimi nga puna i duhet komunikuar me shkrim punonjësit. Shkarkimi i bërë gojarisht nuk ka asnjë vlerë. Në rast se punëdhënësi bën një pushim nga puna gojarisht, punonjësi do të bënte mirë që të paraqitej gjithsesi në vendin e punës për të shmangur mbajtjen e një qëndrimi që më pas do të justifikonte pushimin e tij nga puna. Arsyet për pushimin nga puna mund të mos jepen menjëherë nga punëdhënësi, por në qoftë se ato kërkohen nga punonjësit, punëdhënësi është i detyruar t’ia tregojë ato në formë të shkruar. Punëdhënësi duhet të japë njoftimin paraprak brenda afatit dhe në mënyrën e parshikuar nga kontrata. Periudha e njoftimit paraprak do të fillojë nga data e marrjes së njoftimit për pushim nga puna dhe në këtë periudhë nuk mund të llogariten dhe ditët e pushimit (ferie). Në rast se nuk jep njoftim paraprak, punëdhënësi duhet të paguajë një shumë si dëmshpërblim të pagës që do t’i kishte takuar punonjësit gjatë periudhës së njoftimit. Njoftimi paraprak mund të mos të jepet vetëm në rastet e pushimit nga puna për shkaqe të arsyeshme. Apelim kundër pushimit nga puna. Nëse punonjësi e konsideron të paligjshëm pushimin nga puna, mund ta kundërshtojë atë brenda 60 ditëve nga njoftimi ose nga komunikimi i arsyeve, në qoftë se kjo ka ndodhur pas njoftimit të pushimit nga puna. Ankesa duhet të bëhet me shkrim. Është mirë të përdoren mjetet ankimore që të mund të dëshmojnë marrjen e ankimit nga ana e punëdhënësit, si letra e porositur me kthim. Pas njoftimit të ankesës për pushim nga puna, punonjësi ka 270 ditë duke filluar nga marrja e njoftimit nga punëdhënësi për të zgjedhur midis pajtimit me punëdhënësin (p.sh. arritjen e një marrëveshjeje të përbashkët) ose paraqitjen e një ankese në Gjykatë. Në rast se punonjësi vendos që të provojë rrugën e pajtimit, por kjo nuk do të çon në një marrëveshje, ai mund t’i drejtohet gjithsesi Gjykatësit të punës. Në këtë rast afati i fundit për të paraqitur ankesën është 60 ditë pas përpjekjes së dështuar për pajtim. Në rast pushimi të padrejtë nga puna, këshillohet gjithmonë që t’i drejtoheni një avokati me përvojë në fushën e të drejtave në punë. Sanksionet për pushim të padrejtë nga puna Sanksionet për pushim të padrejtë nga puna janë të ndryshme në varësi të faktit nëse punëdhënësi punëson më shumë ose më pak se 15 punonjës. Në rast se punonjësit janë mbi 15, flitet për "mbrojte efektive" të punonjësit që përfshin rivendosjen e punonjësit në vendin e punës dhe një dënim të punëdhënësit i cili duhet të paguajë dëmin e pësuar nga punonjësi. Ligji i jep punonjësit të drejtën të heqë dorë nga riintegrimi në vendin e punës duke kërkuar si shpërblim një shumë të barabartë me 15 muaj pagë. Në ndërmarrjet më të vogla (deri në 15 punonjës) pushimi i padrejtë nga puna ndëshkohet me dënime më pak të rënda dhe të kushtueshme; në raste të tilla zbatohet e ashtuquajtura “mbrojtje e detyrueshme”: Gjykatësi urdhëron punëdhënësin që të marrë sërish në punë punonjësin brenda tri ditëve apo t’i paguajë atij shpërblimin përkatës. Pra është punëdhënësi ai që zgjedh dënimin që preferon (rivendosjen e punonjësit në vendin e punës ose pagesën e shpërblimit). Ndalimi i pushimit nga puna të punëtoreve për arsye martese dhe për lindje Në Itali e drejta për bashkimin e familjes dhe të formimit të familjes është një e drejtë e njohur dhe e mbrojtur nga Kushtetuta. Si rrjedhojë është e ndaluar të pushohet nga puna një punonjës sepse martohet. Gjithashtu është e ndaluar të pushohet nga puna babai në rast të përdorimit të lejes përkatëse në rast lindjeje të një fëmije (për kohëzgjatjen e lejes prindërore dhe deri sa fëmijë të mbushë një vjeç) dhe të punonjëseve gjatë periudhës së shtatzënisë. Ndalimi i pushimit nga puna për gratë në këto kushte shkon nga fillimi i periudhës së shtatzënisë deri sa fëmijë të mbushë një vjeç; ose në rastet e abortit apo vdekjes së fëmijës, gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë. Punonjësja që pushohet nga puna gjatë kësaj periudhe të mbrojtur ka të drejtë që të rimarrë vendin e punës. Ajo duhet të paraqesë, brenda 90 ditëve nga pushimi nga puna, certifikatat përkatëse që dëshmojnë shtatzëninë në kohën e pushimit nga puna. Në këto raste pushimi nga puna është i pavlefshëm, pra është sikur të mos ketë ndodhur. Pushimi nga puna për sëmundje Sëmundja e punonjësit në vetvete nuk mund të jetë shkak për pushimin e tij nga puna. Nëse punonjësi është i sëmurë, mjafton që t’i dërgojë punëdhënësit certifikatën mjekësore, për të ruajtur vendin e tij të punës. Në disa raste të caktuara ama sëmundja mund të jetë shkak për pushimin nga puna. Sëmundje mund të shkaktojë pushimin nga puna në rast se ajo e pengon punonjësin të kryejë punën e vet. Mund të jetë shkak për pushimin nga puna, nëse, pas shqyrtimit nga një kontroll mjekësor, punonjësi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, pa një justifikim të përshtatshëm. Në këto raste mund të parashikohen ndëshkime më pak të rënda se pushimi nga puna, si për shembull një letër paralajmëruese. Ligji gjithashtu parashikon një periudhë maksimale sëmundjeje gjatë marrëdhënies së punës (zakonisht e vendosur në marrëveshjen kolektive që rregullojnë marrëdhënien e punës), pas kapërcimit të këtij afati, pushimi nga puna mund të konsiderohet i ligjshëm.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels