IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


Për të kontribuar në pakësimin e konsumit të energjisë dhe, rrjedhimisht, në ngadalësimin e faktorëve që sjellin ngrohjen globale, gjithsecili prej nesh mund t’ia nisë nga shtëpia e tij. Gazeta angleze “The Independent” ka botuar 10 mënyra për të kursyer energjinë në shtëpi. Kjo do të thotë se do të harxhoni më pak energji dhe do të paguani më pak para.


1. Ndryshoni llambat e zakonshme duke vënë llamba ekologjike. Një ndër mënyrat më të thjeshta për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike është të zëvendësoni llambat e zakonshme me ato ekonomike. Në Shqipëri ka filluar prej disa muajsh tregtimi i llambave të tilla, edhe pse nuk kanë hyrë në treg llambat fluoreshente. Poça që konsumojnë pak energji janë të madhësive të ndryshme dhe janë 12 herë më afatgjata se ato të zakonshmet.


2. Izoloni ngrohësin e ujit. Izoloni papafingon, muret dhe cilindrin e ujit të ngrohtë. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike konsumohet më kot, pasi shërben për të ngrohur hapësirën. Kjo mënyrë është shumë e thjeshtë. Tubat e ngrohësit të ujit mund t’i mbështillni me ngjitës plastikë. Muret nxjerrin jashtë nxehtësinë dhe ajrin e ftohtë, prandaj nëse keni mundësi do të bëni mirë t’i izoloni. Edhe pse fillimisht mund t’ju kërkojë shumë mundësi financiare, do t’ju kursejë më pak energji për ngrohje edhe për ftohje.

3. Ndryshoni ngrohësin e ujit. Nëse keni një ngrohës uji të vjetër, atëherë me siguri ju kërkon shumë energji, dhe rrjedhimisht edhe shumë para. Teknologjia sa vjen dhe përparon, duke ndikuar njëkohësisht edhe te ngrohësit e ujit, që çdo familje i ka. Prodhimet më të fundit janë më ekonomike se të parat, prandaj nëse i juaji i ka bërë vitet e veta, blini një me valvula termostatike.

4. Ricikloni. Tani që kjo metodë është e njohur nga të gjithë, mos hezitoni të ndani shishet plastike, shishet e qelqit, kanaçet, letrat apo gazetat dhe materialet e tjera të konsumit tuaj të përditshëm nga njëra-tjetra.

5. Dopio xham për dritaret. Xhamat e zakonshme të dritareve dhe kornizat e paizoluara lëshojnë një të pestën e nxehtësisë apo të ajrit të ftohtë jashtë. Dopio xhamat zvogëlojnë këtë humbje me 50 për qind, duke kursyer në të njëjtën kohë shumë kilovat energji.

6. Plehëroni. Nëse keni fatin të keni shtëpi me oborr, shumë prej artikujve që bëhen humus mund t’i groposni në shtëpinë tuaj. Produktet që plehërohen janë të panumërt, që nga mbeturinat e ushqimeve, letra kuzhine, çantat e kartonit të fshesave me korrent e shumë të tjera.
7. Përdoreni lavatriçen vetëm atëherë kur të jetë mbushur. Asnjëherë mos e vini në përdorim lavatriçen apo pjatalarësen kur ajo nuk është mbushur, nëse nuk keni një larëse me program ekonomik. Këta artikuj të nevojshëm në shtëpi janë gjërat që konsumojnë më shumë energji, prandaj kur të vijë dita e larjes së rrobave bëni një kontroll nëpër shtëpi që të grumbulloni gjithçka, duke kursyer njëkohësisht ujë dhe energji. Mos harroni gjithashtu të lani në temperatura deri në 30 gradë, nëse është e nevojshme, duke përdorur temperatura të larta vetëm nëse është e nevojshme.


8. Vloni aq ujë sa ju nevojitet. Është shumë e lehtë të hapësh rubinetin dhe të mbushësh kazanin me ujë, pa marrë parasysh se sa ujë ju nevojitet, por nëse tregoheni të kujdesshëm dhe zjeni aq ujë sa ju nevojitet, atëherë do të kurseni në të njëjtën kohë edhe elektricitet edhe ujë. Kjo vlen për periudhën e dimrit, pasi gjatë verës mund të ngrohni ujë duke e lënë në ambiente me diell.


9. Kurseni energjinë kur gatuani. Ndajeni ushqimin në copa të vogla kur gatuani, pasi do të gatuhet më shpejt dhe do të harxhojë më pak energji. Është e rëndësishme të kini kujdes që tenxheret apo tiganët të jenë në madhësinë e duhur dhe ta shpërndajnë nxehtësinë njëtrajtësisht. Nëse doni të ngrohni shtëpinë, mund ta mbani hapur derën e kuzhinës pasi të keni përfunduar, që nxehtësia e sobave elektrike të shpërndahet edhe në pjesën tjetër.




10. Mos i lini ndezur aparatet shtëpiake apo abazhurët nëse nuk është e nevojshme. Drita e vogël e kuqe e aparaturave të lëna ndezur harxhon 10 deri 60 për qind energji, prandaj do të bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe ta fikni. Gjithashtu mos harroni edhe të fikni dritat ashtu si dhe çdo aparaturë tjetër kur dilni nga shtëpia, që të mos shpenzohet pa qenë e nevojshme energji e vyer dhe p
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels