IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

LENDA:FIZIKE
BURIMET E ENERGJISE
RIPERDORIMI, REDUKTIMI, RICIKLIMI...jane 3 fjalet me te rendesishme qe ndihmojne natyren dhe mjedisin ku jetojme. ndryshe te quajtura 3R
Riciklimi është përpunimi i materialit (mbeturinave) në produkte të reja me qëllim që të parandalohet krijimi i mbeturinave nga materialet të cilët mund të ripërdoren,
të zvogëlohet përdorimi i lëndëve të reja të para, të zvogëlohet përdorimi i energjisë, të zvogëlohet ndotja e ajrit dhe ujit me zvogëlimin e kërkesës për mënyrën e zakonshme të grumbullimit të  mbeturinave në groposje. Riciklimi është aktivitet kyç i  mënyrës bashkëkohore të zvogëlimit të sasisë së mbeturinave dhe aktiviteti i tretë në hierarkinë “Redukto, Ripërdor, Riciklo” 
SIMBOLI I RICIKLIMIT
Simbolin universal të riciklimit i cili sot është në përdorim e ka dizajnuar Gari Anderson, një student i cili në  vitin 1970 e fitoi çmimin e parë për projektimin konceptual të simbolit të riciklimit në konkursin të cilin e kishte shpallur një kompani amerikane. Ky simbol gjëndet në të gjitha materialet dhe prodhimet të cilat mund të ripërdoren, pra të riciklohen.
Simboli përbëhet nga tri shigjeta të vogla të cilat simbolizojnë proçesin qarkor dhe secila nga ato ka domethënie. Shigjeta e parë ka domethënien “Redukto” dhe këtu mendohet në zvogëlimin e sasisë së mbeturinave; shigjeta e dytë ka domethënien “Ripërdor”, e cila na kujton që shumë gjëra mund të përdoren përsëri, dhe shigjeta e fundit me domethënie “Riciklo”, e cila shënon proçesin e riciklimit. 
Është shumë e rëndësishme që në fillim të ndahen mbeturinat sipas llojit. Shumica a materialeve mund të përdoren përsëri nëse mblidhen  veçanërisht dhe grumbullohen  në mënyrë të duhur. Pra, proçesi i riciklimit fillon me grumbullimin e  veçantë të mbeturinave  në kontejnerë dhe pastaj me kamionet e shërbimeve komunale transportohen për  në qendër për riciklim ku fillon proçesi i seleksionimit të llojeve të ndryshme të mbeturinave, dërmimi ose shkrirja e tyre me qëllim që të fitohet lënda e parë nga e cila mund të bëhen produkte të ndryshme ose mjete të cilat mund të përdoren në jetën e përditshme. 

PËRSE është riciklimi i rëndësishëm?
Përmes riciklimit ruajmë mjedisin
Gjatë riciklimit  përdorim shumë më pak energji dhe lëndë djegëse në fabrika se sa do të duhet sikur të prodhonim  një produkt të ri nga burimet natyrore. Përdorimi i zvogëluar i energjisë në proçesin e prodhimit zvogëlon emetimin e gazërave të dëmshme të cilët lirohen në atmosferë. Siç e dini, gazërat e dëmshme shkaktojnë nxehjen e shpejtë të atmosferës tokësore, shkrirjen e akullnajave, krijimin e stuhive, vërshimet dhe rritjen globale të nivelit të ujit në lumenj, detëra dhe oqeane.

RICIKLIMI NDIHMON  RUAJTJEN E BURIMEVE NATYRORE
Burimet natyrore, siç është nafta (nga e cila bëjmë plastikën), janë të kufizuara, çka do të thotë që nuk do të ekzistojnë përherë. Për disa vite, rezervat e këtyre burimeve do të shpenzohen nëse nuk mësojmë dhe fillojmë ti ruajmë, përmes riciklimit dhe ripërdorimit.

Me riciklim zvogëlojmë  sasinë e mbeturinave
Miq, nëse njerëzimi nuk ndërmerr masa të duhura, qytetet tona, fshatërat, lumenjtë  dhe liqenet  në të ardhmen e afërt do të mbulohen me mbeturina. A mund të paramendoni sikur  të gjitha bukuritë tona natyrore të ishin  të mbuluara me mbeturina, a mund ta paramendoni përhapjen e sëmundjeve dhe erës së keqe? Kjo mund të na ndodhë në të vërtetë nëse nuk fillojmë të sillemi me përgjegjshmëri ndaj mbeturinave dhe nëse nuk i ndërrojmë zakonet tona kur është fjala për grumbullimin e mbeturinave dhe ruajtjen  e mjedisit.
Riciklimi është një tërësi aktivitetesh që përfshijnë grumbullimin, ndarjen dhe procesin e kthimit të mbetjeve në një prodhim të ri, me dhe pa strukturën kimike të materialit.
Riciklimi është një mundësi ekologjike dhe fitimprurëse në menaxhimin e mbetjeve krahas landfill-eve (vendgroposje) apo incenerim-it (djegies) sepse përmes tij: kursehet energji,  kursehen taksa, zvogëlohet sasia e mbeturinave, ruhen burimet natyrore ( si pyjet, ujrat, pasuritë nëntokësore, metalet dhe nafta/lëngjet fosile) etj., parandalohet ndotja e ajrit që shkaktohet nga prodhimi i një produkti të ri si dhe çon në reduktimin e ngrohjes globale.

 Shkurt, procesi i riciklimit ndihmon në ruajtjen e mjedisit. Por kur flasim për veprimtari të tilla, të cilat janë të një rëndësie kombëtare duhet medoemos një frymë bashkëpunimi në nivel individual dhe shtetëror, sepse dakort që qytetari do bëjë ndarjen e mbetjeve po ku, ne cilat kosha do shkojnë këto mbetje, ku janë koshat riciklues që bëjnë veçimin e tyre? Sot, edhe në Tiranë, që është kryeqyteti i vendit, nuk sheh më shumë se dy-tre kosha të tillë, ndërkohë që popullsia kap afersisht shifrën rreth një milionë. Absurditet!
Ndërkohë le të marrim shembull Gjermaninë, e cila është rasti model për sa i përket kulturës mjedisore, ricikluese dhe jo vetëm. Në çdo qoshe të rrugës sheh të vendosura tre vazo të mëdha metalike ( qelqi, plastika dhe letra). Dhe çdo familjeje, çdo shtëpie iu janë shpërndarë falas nga shteti enë të veçanta ku mblidhen mbeturinat, bëhët ndarja e tyre dhe kështu çdo gjë riciklohet.

REDUKTIMI
Me reduktim nenkuptojme shfrytezimin sa me efikas te resurseve natyrore zvogelim te prodhimeve te panevojshme dhe te planifikuara domethen humbje me te vogel te energjise .Perdoruesit ta shfrytezojme mundesine per riperdorimin dhe riciklimi e ambalazhit. Reduktimi në burim
 Mbeturinat paraqesin një material shumë kompleks dhe heterogjen që formohet
gjatë aktiviteteve të përditshme të njeriut në punë, banesë, sipërfaqe publike, shkolla,
industri, dyqane dhe aktivitete të tjera .
menyra me e mire per te reduktuar mbeturinat eshte te jeni nje bleres I kujdesshem.Mos blini me shume se ckeni nevoje.
Gjithashtu mos I zevendesoni objektet apo sendet e prisura por riparojini ato.
Riperdorimmi

Disa prodhime janë të dizajnuara në atë mënyrë që mund të shfrytëzohen disa
herë. Përdorimi i serishëm i qeseve të najlonit ose kavanozave të qelqit, janë shembuj të
shpeshtë.
Ekzistojnë disa arsye për ripërdorimin e prodhimeve:
- kursehet në energji dhe lëndë të parë;
- zvogëlohen shpenzimet për deponim;
- zvogëlohen shpenzimet për tregtarë dhe konsumatorë.
Me rëndësi shumë të madhe, është edhe numri i gjërave që ripërdoren, gjegjësisht koha e
prodhimit. Nese nuk ju duhet dicka kjo sdo te thote ta flakni tutje pershembull: nje shishe plastike bosh.
Ato mund ti perdorni edhe per pune artizanale.

Mendimi im
Une mendoj se projekti shkoj mire .
Mund te shkonte edhe me mire por une nuk gjeta shume informacion prandaj nuk shkoi aq mire sa e mendoj
Burimet e riperterishme
Energjite e riperteritshme 
është energjia që fitohet nga resurse të ndryshme nga ato që përdoren sot (nafta, qymyri etj.Kjo lloj energje synon të jetë sa me e pastër dhe sa me pak e dëmshme për mjedisin jetësor. Kjo lloj energje nxirret nga resurse të përsëritshme si era, rrezet e diellit, uji  etj.Shkenca e sotme është duke punuar së tepërmi mbi këtë lloj energjie duke e parë si "shpëtim" për të ardhmen e resurseve të papërsëritshme të planetit.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels