IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

http://eseshkolle.blogspot.com/
OBJEKTIVI:
TE NDERGJEGJESOHEMI  DHE TE EDUKOHEMI  NE PERDORIMIN E USHQIMEVE TE SHUMELLOJSHME ME TE GJITHA VLERAT E TYRE USHQYESE.
Trupi ynë ka nevojë natyrale që të furnizohet me ushqim për të qëndruar në këmbë dhe për të funksionuar në mënyrën e duhur.
Kjo është një e vërtetë me themele të shëndosha e që nuk ka nevojë të përsëritet. Por gjithashtu e dimë se jo gjithçka që hamë është e dobishme për t’u ushqyer. Ka disa ushqime që janë më të mira se disa të tjera, më të shëndetshme dhe më substanciale. Për shembull, qysh kur kemi qenë të vegjël na është mësuar se ngrënia e shumtë e ëmbëlsirave na bën keq apo pirja e lëngjeve me gaz na fryn barkun dhe konsumimi i madh i sallamit është një e keqe për zemrën.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, në vend që të privilegjojmë ato ushqime që e dimë shumë mirë se janë ideale për mirëqenien tonë dhe për mbajtjen e linjave, biem gjithmonë pre e zakoneve të vjetra dhe më pas pyesim veten përpara pasqyrës: “Përse nuk arrij të dobësohem”? Kështu që harrojini vaktet e lehta përpara apo midis vakteve, kikirikët e kripur, pijet shumë të ëmbla, picat, akulloret etj.
Por le t’i kthehemi temës kryesore: Si mund të dobësohemi duke ngrënë?
Ja një listë prej 5 ushqimesh, të thjeshta, të mira, të ushqyeshme, të cilat nëse do t’i konsumoni rregullisht dhe brenda një diete të ekuilibruar, do t’ju ndihmojnë për të djegur yndyrat. Le t’i shohim:
1) Mollët
“Një mollë në ditë mban larg mjekun”, thotë një fjalë e urtë italiane. Është shumë e vërtetë. Këto fruta të thjeshta dhe të shijshme pastrojnë zorrët dhe ndihmojnë në luftimin e fryrjes së barkut dhe të mbajtjes së ujit. Përmbajtja e tyre e lartë me fibra është e dobishme për njerëzit që vuajnë nga kapsllëku, sepse këto fibra kufizojnë absorbimin e yndyrave në zorrë dhe shuajnë inflamacionin. Nga një studim që u paraqit në revistën “Appetite”, është treguar se gratë të cilat ishin në dietë dhe që konsumonin tri mollë në ditë, dobësoheshin më parë dhe më mirë se sa të tjerat që nuk hanin fare mollë. Ndaj në vend të mishit të pjekur hani sa më shumë mollë…
2) Domatet
Domatet janë gjithmonë të pranishme në dietën tonë. Të pasura me antioksidante, duke përfshirë tashmë edhe të mirënjohurin lycopene, këto perime të kuqe dhe me lëng veror janë gjithashtu një ilaç i mirë edhe për bukurinë tonë. Ato i japin ndriçim fytyrës. Ndërkaq domatet të ngopin, pavarësisht se kanë shumë pak kalori dhe gjithashtu ndihmojë për të djegur yndyrat, për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave. Domatet janë ideale për dietë, si në sallatë, si të përgatitura për salcë.
3) Bajamet
Bajamet, në cilësinë e frutave të thata me kalori (për nga përkufizimi), shpesh shihen me dyshim nga ata që janë në dietë. Por ky është një paragjykim i pabazuar! Yndyrat e këtyre frutave të shkëlqyera i përkasin familjes së madhe të acideve yndyrore Omega 3 e 6, dhe për këtë arsye bajamet janë të dobishme për të pastruar arteriet tona dhe për të luftuar kolesterolin e lartë. Hani një grusht çdo ditë për t’u ndier plot energji, por edhe të lehtë.
4) Salmoni
Salmoni është një peshk i mrekullueshëm, jo vetëm për shijen e tij mjaft të mirë! Ai është i pasur me yndyra “të mira”, me Omega 3. Salmoni është një vakt i shkëlqyer për ata që janë duke ndjekur një dietë kundër kalorive të tepërta. Pra salmoni është i shkëlqyer për të arritur dhe për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Konsumojeni të paktën dy herë në javë.
5) Vezët
E përfundojmë me vezët! Burimi i pasur me proteina, vezët na japin një rezervë të jashtëzakonshme energjie, ndërsa yndyra që gjendet në to (në të verdhën e vezëve), është mjaft e dobishme për trupin tonë. Me përjashtim të rasteve kur individëve u ndalohet, vezët e gatuara në mënyrë të thjeshtë duhet të konsumohen të paktën dy herë në javë gjatë dietave për humbje të kalorive.
Cfare eshte obeziteti ?
Obeziteti konsiderohet një situate jonormale, ku ka depozitim te tepërt te yndyrës ne trup. Kjo ndodhe nga marrja e tepert te e ushqimit, dmth te energjisë te tepërt. 

Te dhena per Shqiperine
Sa i takon Shqipërisë, sipas të dhënave nga Studimi Demografik dhe Shëndetësor, realizuar nga Instiututi  i Shëndetit Publik dhe INSTAT, 39 % e femrave në moshën 15-49 vjeç janë mbipeshë, ose obeze apo 30 % janë mbipeshë dhe 10 % janë obeze. Të dhënat tregojnë se nivelet e mbipeshës dhe obezitetit rriten ndjeshëm me moshën. Kështu moshat 15-19  vjeç  mbipeshë  dhe obeziteti është 7,9%; moshat 20-29 vjeç mbipeshë  dhe obeziteti është 22,8 %; moshat 30-39 vjeç mbipeshë dhe obeziteti është 49 %; moshat 40-49 vjeç mbipeshë  dhe obeziteti është 63%.
Sa u takon meshkujve, 53,3 % e tyre në moshën 15-49 vjeç janë mbipeshë ose obezë apo 44,8 % janë mbipeshë dhe 8,5 % janë obezë. Nivelet e mbipeshës dhe obezitetit rriten ndjeshëm me moshën, ashtu sikurse dhe për femrat. Kështu, në moshat 15-19  vjeç mbipeshë  dhe obeziteti është 21%; moshat 20-29 vjeç mbipeshë  dhe obeziteti është 38 %; moshat 30-39 vjeç mbipeshë  dhe obeziteti është 69 %; moshat 40-49 vjeç mbipeshë  dhe obeziteti është 74%.
Bazuar në Studim, vetëm 46 % e meshkujve dhe 58 % e femrave kanë indeksin trupor brenda normës prej 18,5-24,9.
Bulimia
Bulimia nervosa (apo në shqip: neuroza bulimike) është një çregullim psikologjik i të ngrënit, që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të përcjellur me metoda joadekuate për kontrollim të peshës (të vjellur). Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë poashtu karakteristika të bulimisë.
Faza e kënaqësisë është intervali kur një individ ha sasi shumë më të mëdha të ushqimit se shumica e njerëzve në situate të ngjashme. Të ngrënit me kënaqësi nuk është përgjigje ndaj urisë intenzive. Zakonisht është rezultat i depresionit, stresit apo çështjes së vetbesimit. Gjatë këtij intervali, individi përjeton humbjen e kontrollit. Sidoçoftë ndjenja e humbjes së kontrollit poashtu përcillet edhe me intervale të shkurtëra të qetësisë.e cila shpesh përcillet me neveri ndaj vetes.
8 Keshilla Si Te Humbni Peshe Dhe Mos Te Shtoni
Disa dieta kryejne pune e ca te tjera nuk jane efektive. Por per te humbur peshe dhe per te mos e shtuar prape ate ketu me poshte keni 8 keshilla qe shperesoj se do te ju ndihmojne qe nese e humbi peshen mos ta shtoni prape.
Kurr Mos Mbaj Diet Te Shpejt
Kur ju humbni peshe shpejte trupi juaj thjeshte eshte ka humbe glycogen (karbohidrate) dhe peshe uji, por jo yndre (dhjame) at qe me se shumti e deshirojme te humbur. Trupi juaj me fjale te tjera mendon se eshte ka vdes urie dhe e zvoglon shpejtesin e metabolizmit, gje qe e ben me te veshtire per trupin tuaj qe te djeg kalorit sepse ato djegen me nje ritem me te ngadalshem se sa do te digjeshin normalisht. Dhe kur filloni prape te hani normalisht si me pare, trupi juaj fillon prape te ruaj sa me shume ushqim qe mundet ne qelizat dhjamore ne raste urgjente urie.
Plani Me I Mire I Humbjes Se Peshes: zevendeso ushqimet ne vend se t’i eliminosh ato
Edhe pse shume njerez ndjejne se ushqimet me yndyre te reduktuar nuk jane po aq te mira se sa origjinalet (dmth ato qe nuk kane te reduktuar yndyrnat), do te ishte ndihmes e madhe per ju nese zgjedhni te bleni ushqime me me pak yndyre perkunder shijes. Provo edhe emra tjere te ushqimeve me yndyre te reduktuar dhe kush e di, ndoshta do te gjeni dicka qe ju pelqen me shume se sa produkti me te cilin jeni mesuar deri me tash dhe i cili ka shume me shume yndyre. Çelesi ketu eshte te besh ndryshimin ne zevendesim – nese te pelqen nje ushqim perplot me yndyre duke u munduar qe ta eliminosh ate tersisht nuk kishte me kry pune. Por, nese e zevendeson me nje ushqim te ngjajshem por me me pak yndyre kishte me pas ndryshime te dukshme tek ju pershkake te konsumit me te vogel total te kalorive per nje periudh te gjate.[wp-like-locker]
Cfar Te Pini Per Te Humbur Peshe
Te ndrepresesh krejtesisht pijet soda (si coca cola) nga dieta juaj te ruan nga mesatarisht 360 kalori apo edhe me shume gjate dite. Edhe soda dietale (si coca cola diet), disa lengje frutash, dhe qumshti i plote mund te shtojne kalori te panevojshme ne konsumin ditor te ushqimit. Ne vend te tyre pini shume uje dhe ndrysho nga qumeshti i plote ne qumesht me pak yndyre apo qumesht soja; keto gjera te vogla bejen ndryshim te madhe tek ju.
Humbja Peshes=diet e shendetshme dhe levizje
Te ngritesh, te levizesh dhe te ushtrosh do te thote te djegesh kalorit e teperta. Sigurisht qe keni shume mundesi te jeni atletik ne nje menyre apo tjeter. T’i bashkangjitesh ndonje ekipi, te shkosh ne ushtrimore (gym), te dalesh per nje ecje apo vraposh, etj. Keto nuk jane te vetmet menyra per te rritur nivelin e aktivitetit tuaj. Ju duhet te beni ndryshime tjera ne jeten tuaj sikur te ecesh apo te shkosh me biciklet deri ne pune apo shkolle ne vend se te vozitesh, te ecesh shkalleve disa her ne dite ne vend se te hipesh ne lift (ma leht por ma keq per ty), te besh edhe nje gjiro me shume deri ne shitore apo edhe ne bllokun ku jeton. Keto jan ato ndryshimet e vogla per te cilat po flasmi. Ekspertet rekomandojnen 30-45 minuta ushtrime aerobike per 3-5 here ne jave por nese krejt cka mund te besh eshte te ecesh rreth bllokut ku jeton per nja 30 minuta disa her ne jave ky eshte nje fillim i mire. Me mire pak se sa hiq dhe eshte me e veshtire te hash kur je duke levizur keshtuqe kjo tek ju rezulton me me pak konsumim te ushqimeve dhe me shume djegie te kalorive. Gjeja me e mire e ushtrimeve aerobike eshte se te mirat e tyre jane kumilative – me fjale te tjera eshte se nesi ecni 3 here ka 10 minuta gjate dites ju i keni po te njetat te mira shendetsore sikur te ecni per 30 minuta nje here ne dite.
Ndryshimet Graduale Jane Me Te Mirat Per Te Humbur Peshe
Mos harro se me leht eshte te qendrosh me ndryshime te vogla se sa te mundohesh qe te besh ndryshim te madhe pernjeher. Fillo ngadal duke len gjithmon pak ne pjaten tuaj. Mos i degjo te tjeret qe te shtyejne te fshish pjaten apo si themi tek ne (haje edhe qat kashore, mos e le). Keto ndryshime te vogla kan gjithashtu shancin te mbesin me ty edhe pasi te keni perfunduar me diet. Mundohu te besh ndryshime ne sjelljet e tua dhe cakto qellime per te cilat ua merr mendja qe do te mund ti arrini per vitet ne vijim jo vetem jave.
Mos E Tepro Duke Ngrene
Nese je i ngopur apo thjeshte ndiheni i knaqur me sasin qe keni ngren deri tash, ndal e mos ha me shume. Nuk eshte e then qe duhet te hash deri sa te ndjesh se stomaku don tju plase. Perveq tjerash mos harro se merr pak kohe deri sa materiet ushqyese ne ushqim te futen ne rrjedhen e gjakut dhe qarkullojne deri tek qendrat nervore qe rregullojne apetitin tuaj. Te hash ngadal te ndihmon qe ju mos ta kenit tepruar duke ngren para se keto qendra nervore te ju japin sinjal se eshte bolle aq sa keni ngren deri tash.
Provo Te Mos I Perjashtosh Disa Ushqime Kur Ben Diet
Mos i thuaj vetevetes se kurr me nuk do te kesh dicka sepse menjeher do te fillosh te kesh deshire per ta pasur para e per ta ngrene. Njerezit duhet te hane edhe yndyrna per te qen te shendetshem por vetem duhet te siguroheni se po hani me mase. Ne vend se te vazhdosh te hash ushqimin e yndyrshem cdo mengjes si me pare ndoshta eshte mire te beni nje ndryshim dhe te hani selino, mysli te perziera me qumesht me pak yndyre. Provo te besh veten te mendosh dhe te thuash: “E di se MUND ta ha, por a duhet ta ha?”
Humbje E Suksesshme E Peshes: qendro fit pergjithmone
Dietat e shpejta dhe rutinat e pambajtura te ushtrimeve nuk do te te mbajne ne peshen qe deshironi per nje periudhe te gjate. Ne vend se te mendoni me jave ju duhet te fokusoheni ne qellime reale te arritshme. Me fjale tjera modifikimet e sjelljeve me te cilat do te jetoni dhe te cilat do ju sherbejne per gjith jeten. Ne fund po marmi nje shembull per te ilustruar me mire te mirat e ketyre ndyrshimeve: te themi se nje person ka afer 5kg me shume peshe se sa duhet por eshte ne balanc perfekt te energjise – ai hane po aq kalori sa mund te djeg gjate dites keshtuqe pesha e tij mbetet konstant. Nes ky person kishte me sakrifiku nje copez te vogel nga gjerat qe hane gjate dites, te themi nje chips qe eshte i barabarte me 100 kalori, per nje periudhe te barabarte me nje vite ai person kishte me i humbe permbi 5kg! Gjysme kilogrami dhjame ne trupin tuaj perfaqson rreth 3500 kalori te ruajtura. 100 kalori X (here) 365 dite ne vite eshte e barabarte me 36500 kalori, apo me shume se 5kg dhjame (yndyre).

REKOMANDIME :
TE HAME USHQIME BIO.TE KONSUMOJME SA ME PAK PRODUKTE OMGJ

TE HAME SHPESH DHE NGA PAK

TE MOS ANASHKALOJME ASNJE VAKT USHQIMOR SIDOMOS MENGJESI I CILI ZE VENDIN ME TE RENDESISHEM NDER VAKTET E TJERA

TE KONSUMOJME TE GJITHE LLOJET E USHQIMEVE

TE MOS BIEM PRE E SEMUNDJEVE NERVORE PER NJE PARAQITJE TE BUKUR

ESHTE ME E RENDESISHME KUJDESI PER SHENDETIN SESA KUJDESI PER BUKURINE

 
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels