IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

HYRJA
 Menaxhimi i projektit dhe strategjia organizative duhet të jenë partnerë të natyrshëm në çdo biznes. Menaxherët e projektit kanë të gjithë mundësinë dhe duhet të luajnë një rol të fortë në ekzekutimin e strategjisë organizative. Ata gjithashtu duhet të ofrojnë informacione të rëndësishme ndaj drejtuesve të cilët kanë përcaktuar strategjinë organizative.
Për fat të keq, shumë menaxherë projektesh ende nuk shohin se si puna e tyre duhet të jetë në përputhje me qëllimet strategjike dhe se si këtë përputhje ta prezantojnë tek të tjerët. Strategjia e zbatimit të një projekti është çështje që ka të bëjë me qëllimet dhe objektivat e përcaktuara në kuadër të strategjisë së organizatës. Një strategji ka në përbërje të saj objektivat e organizatës ku reflektohet qëllimi i projektit, apo limitin se ku do të arrihet, që më pas të përcaktohet mënyra se si do të arrihet deri atje, pra strategjia e punës së projektit. Kompanitë kanë mundesi të formojnë një partneritet të ngushtë midis strategjisë dhe projekteve duke përdorur të menaxhimin strategjik dhe planifikimin. Shumë organizata të suksesshme formulojnë strategjinë e tyre duke përdorur parimet e planifikimit. Kjo kërkon vizion, projektim, mbledhjen e informacionit dhe zbatimin, i cili ndodh nëpërmjet një portofoli të iniciativave strategjike. Këto iniciativa fokusohen në tematika, programe dhe projekte. Kuadri strategjik siguron një plan zbatimi dhe rezultate të përcaktuara qartë në varësi të kohëzgjatjes së tij.. Kjo është në fund të fundit përgjegjësia e Bordit për të siguruar që strategjia është dorëzuar përmes një sistemi kontrolli të brendshëm të shëndoshë i cili krijon krijon vlerë dhe mbron investimet e aksionarëve. Të menduarit në mënyrë strategjike fokusohet në faktin si të krijosh një të ardhme më të mirë duke qenë proaktiv dhe duke sthuar vlerën për shoqerinë nëpërmjet realizimit të ardhurave më të larta. Të mënduarit në mënyrë strategjike ka të bëjë më marrjen nën kontroll të së ardhmes dhe hartimin e projekteve realiste mbi të ardhmen e aksionereve, partnereve dhe klienteve. Planifikimi Strategjik është procesi me anën e të cilit anëtarët e një organizate parashikojne të ardhmen dhe hartojne procedurat dhe operacionet e nevojshme për arritjen e qellimeve të tyre. Ndërsa planifikimi strategjik përfshinë formulimin dhe vlerësimin e alternativave strategjike, zgjedhjen e strategjise dhe hartimin e planeve të detajuara për vënien në jetë të strategjisë, Menaxhimi Strategjik perfshinë planifikimin strategjik, zbatimin dhe kontrollin e strategjise. Planfjikimin duhet ta kuptojmë si procesin e krijimit të objektivave dhe zgjedhjes së mënyrave më të përshtatshme për arritjen e këtyre objektivave përpara se të ndërmerren veprimet apo aksionet e zbatimit. Strategjia konsiston në mënyrën se si një organizatë zgjedh për të lëvizur prej pikës A në pikën B. Për të lëvizur nga një pikë në tjetren së pari duhet të vleresohet se ku organizata ndodhet aktualisht. Vlerësimi i situatës aktuale përfshinë përcaktimin e tregut, industrisë, konkurrenteve, burimeve, fuqive dhe dobesive, teknologjisë, faktorëve ekonomikë, nevojave të konsumatoreve dhe shumë faktor të tjerë.   Strategji do të thotë te levizesh nga nje pike A ne nje pike B: pra ku ne jemi dhe ku duhet te shkojme, dhe kur do te shkojme.
 Disa nga arsyet e mungesës së menaxhimit strategjik në firmat e vendit tonë janë : 
1. Mungesa e eksperiencës menaxheriale. 
2. Qëndrimet ndaj praktikave aktuale. Fokusimi me shumë tek e tashmja se sa e ardhmja.
 3. Burimet e kufizuara. Fakti që menaxhimi strategjik është një element dominues në suksesin e një organizate, i ka rrënjet në shprehen, “nese nuk dini ku do shkoni, ju do mbeteni në mes të rrugës. Cdo organizatë sado e vogel qoftë duhet të ketë përcaktuar mirë qëllimin për të cilin është krijuar, dhe misionin e saj. Drejtuesit duhet të arrijnë në një konsensus për sa i përket cështjes: “ cfarë është biznesi ynë, cfarë ai do të jetë dhe cfarë ai duhet të jetë”. Për çdo organizatë është kritike zotërimi i një strategjie, pavarësisht nëse ajo është kompani private, një kompani publike, njësi qeveritare ose një organizatë jo-fitimprurëse. Formulimi i një strategjie të shëndoshë lehtëson një sërë veprimesh pa të cilat arritja e rezultateve të dëshiruara bëhet e vështirë. Një plan strategjik, i komunikuar në mënyrën e duhur i ofron punonjësve një vizion të qartë për qëllimet dhe objektivat e organizatës. Formulimi i strategjisë detyron organizatat për të shqyrtuar mundësinë e ndryshimit lidhur me të ardhmen duke përgatitur ndryshim në vend se sa të presin në mënyrë pasive derisa forcat e tregut ta detyrojë atë dhe duke lejuar organizatën të përshtasin planin buxhetimit të saj. Kompanitë kanë fonde të kufizuara për të investuar dhe për këtë arsye duhet të drejtojnë fondet kapitale në investime ku ata do të jenë më efektive dhe do të dalin me kthim fitimi mbi investimin e kryer. Pa një plan strategjik të qartë vendim-marrësit- nuk kanë drejtim se ku të përqëndrojnë përpjekjet përveç ruajtjes së status quo-së. Organizata bëhet thjesht reaktive ndaj presioneve të jashtme dhe më pak efektive në trajtimin e ndryshimit. Në tregjet shumë konkurruese, një kompani pa një strategji koherente ka të ngjarë të dali jashtë loje nga rivalët e saj dhe të përballet me rënie të cmimit të aksioneve.të saj në treg. 1) Procesi i Planifikimit Organizativ Një system planifikimi strategjik është një mënyre për të strukturuar formulimin, zbatiminin the kontrollin e strategjive të organizatës. Per të modeluar dhe operuar një system planifikimi ai duhet ti përshatet strukturës organizativë dhe proceseve të saj. Psh. Një system planifikimi i një organizate nuk mund të të transplantohet në një tjetër.   a. Planifikimi strategjik është planifikimi afatgjatë Planifikimi strategjik është procesi me anë te cilit anëtarët e një organizate planifikojnë të ardhmen dhe hartojnë procedurat dhe operacionet për arritjen e te ardhmes. Ai percakton:
 • Në cfarë biznesesh do jetë firma;
 • Si ajo do të financohet; 
• Si do të shpërndahen burimet e firmës midis biznesëve dhe sektorëve të saj. Këto vendime mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme menaxhimin e organizatës. 
 b. Planifikimi taktik ka të bëjë me zbatimin dhe mbështetjen e planeve afatmesme. Planifikimi takik përcakton: 
 • Cilat janë variantet më optimale të investimeve për zbatimin e planit afatgjatë.
 • Cfarë vendimesh rreth vendosjes së paisjeve, zgjerimit apo shkurtimit, do të maksimizonin fitimet; • Cilat produkte duhet të shtohen apo të pakësohen;
 • Cili është cmimi më optimal i produktit. Disa shëmbuj të planifikimit taktitk janë: buxhetimit i kapitalit, zgjerimin ose mbylljen e një firme, vendosjen e cmimeve për linjat e produkteve dhe zhvillimet e tregut. c. Planifikimi operacional iu shpërndan detyrat njësive të vecanta ekzistuese për të arritur objektiva të vecanta në cdo periudhe planifikimi. Ka të bëjë me operacionet e përditshme në një ndërmarrje. 
Planifikimi i operacioneve përcakton: 
 • Cili është plani operues me optimal (lidhur me lëndët e para, inventarin shperndarjen, etj.) për të arritur objektivat; 
• Cili është plani më i mire operues në të cilin do të mbështeten planet e prodhimit dhe shpërndarjes. Pra planifikimi operacional lidhet me operacionet e përditshme të biznesit duke përfshirë prodhimin, marketingun, dhe shitjen e mallrave ose shërbimeve që prodhon organizata. 
 2) Menaxhimi Strategjik dhe performanca. 
 Menaxhimi strategjik është i rëndësishëm për suksesin e kompanisë dhe bëhet akoma më i rëndësisshëm kur organizata dhe ambienti saj bëhen më komplekse. Nje nga vlerat e menaxhimit strategjik është se podhojnë përmirësim të përformancës së një organizate. Faktor të tjerë jo strategjike, ose operues jane: efektiviteti i forcave të saj të shitjes, eficenca e prodhimit, politikat kontabël dhe performanca e njerëzve të saj. Disa faktor të tjerë janë mjedisi ekonomik, veprimet konkurruese, normat e interest, niveli i taksave, forcat e natyrës dhe faktorë të tjerë. Pra, menaxhimi strategjik përfshin parashikimin dhe zhvillimin e strategjive me qellim përputhjen e veprimtarisë së ndërmmarjes me mjedisin. Firmat që praktikojnë menaxhimin strategjik do të jenë në gjëndje të parashikojnë dhe përpunojnë në interes të tyre faktorët e mjedisit që janë jashtë kontrollit të tyre. Procesi përmes të cilit strategjia formulohet përmban potencialin për avantazh konkurrues. Pra procesi i strategjisë mund t’i japë ndërrmarjes një mbështetje në konkurrencë. Sa me e madhe të jetë aftësia e firmës në hartimin e strategjive në mënyra të ndryshme aq me e lartë do të jetë performanca e organizatës. Me fjalë të tjera, organizatat që përdorin konceptet the teknikat e menaxhimit strategjik kanë peformancë të lartë. Personat e aurizuar për vendimarrje strategjike shqyrtojnë të gjitha situatat e mundshme me qëllim të përcaktojnë vendime të përshtatshme. 
 3) Karakteristikat e Vendimeve Strategjike 
 • Vendimet stategjike kanë të bëjne me fushën e aktiviteteve të një organizate: Ku duhet organizata të përqendroj aktivitetin e saj, ne nje fushë apo në disa? Përzgjedhja e fushës së aktivitetit është themelore për vendimet stategjike sepse në këtë mënyrë përacktohen kujifjtë e veprimit të drejtusve strategjikë. Kjo lidhet me cfarë organizata dëshiron të jetë. 
 • Strtegjia realizon përputhjen e aktiviteteve të një organizatë me mjedisin në të cilin ajo operon: Vendimet e kësaj natyre kanë si detyrë të shmangin kërcenimet e mjedisit dhe të shfrytëzojnë interest ë organizatës shanset që i ofrohen nga ky mjedis. 
 • Strategjia realizon përputhjen e aktiviteteve të një organizatë me burimet disponibël. Në këtë mënyrë strategjia jo vetëm identifikon shansset dhe kërcënimet e mjedisit të organizatës por i përputh ose i lidh ngusht me burimet e disponueshme. 
• Vendimet strategjike kërkojnë angazhim nga menaxhimi i lartë: Pasi këto vendime përfsjijnë disa fusha të veprimtarisë së firmës, ato kërkojnë doemos pjesëmarrjen e menaxhimit të lartë si presidentit, shefit ekzekutiv, dhe zv.presidentit ekzekutiv. Menaxhimi i lartë ka të qartë perpsektivën dhe ndikimin e vendimeve të tilla në të ardhmen dhe ka kompetencat për shpërndarjen e burimeve të nevojshme. 
• Kërkojnë sasi të mëdha të burimeve të firmës. Në varësi të rëndësisë së tyre kërkojnë burime të konsiderueshme në njerëz, mjete monetare e fizike që mund të sigurohen nga burimet e brendshme ose të jashtme të firmës.
 • Ndikojnë në prosperitetin afatgjatë të firmës: 
Organizojnë firmën për një periudhë të gjatë kohe. Kur strategjia është e suksesshme organizata/firma bëhet e njohur për disa tregje e produkte dhe për teknologjitë e përdorura. 
• Janë të orientuara nga e ardhmja.
 • Ndikojnë në shumë fusha funksionale të organizatës. Vendimet strategjike për cështje të tilla si, përbërja e konsumatorëve, avantazhi konkurues, ose struktura organizative, merren duke u bazuar në shumë njesi strategjike, divizione apo njesi funksionale.   
 Fomulimi i strategjisë ka 6 hapa të rëndësishëm: 
 1. Organizata duhet së pari të zgjedhi biznesin apo bizneset në të cilat ajo dëshiron të angazhohet - qëllimi strategjik (strategic intent). 
 2. Kompania pastaj duhet të artikulojë (formuloj) një "deklaratë të misionit të saj", në përputhje me përkufizimin e saj të biznesit.
 3. Kompania duhet të zhvillojë objektiva apo qëllime strategjike dhe të përcaktoj objektivat e performancës. 
 4. Kompania krijon një strategji të veçantë konkurruese që do të përmbushë qëllimet e saj (p.sh., duke ndjekur një strategji për kapjen e tregut, të ketë kosto të ulëta prodhimi, të ketë prodhim të lartë, të ketë strategji për rritjen e cmimit etj). 
 5. Kompania pastaj zbaton strategjinë duke ndërmarrë (p.sh. uljen çmimeve, krijimin e partneriteteve, krijimi i kanaleve të reja të shpërndarjes, etj), veprime specifike.
 6. Së fundi, kompania duhet të rishikojë efektivitetin strategjisë së saj, të kryej matje mbi performancën e vet, dhe ndoshta (kur ështe e nevojshme) të ndryshojë strategjinë e saj duke modifikuar disa ose të gjitha hapat e mësipërme. 

 4) Nivelet e Strategjisë Hierarkia e marrjes së vendimeve përbehet nga tre nivele: 
 1. Niveli i korporatës është në majë të kësaj hierarkie, përbëhet nga bordi i drejtoreve, shefi ekzekutiv dhe pasqyron interesat e aksionerëve dhe të shoqerise në terësi. Vendimet janë të orientuara nga vlera, janë më konceptuale. Vendime të tilla përfshijnë zgjedhjen e biznesit, politikat e dividentit, burimet e financimit afatgjatë dhe prioritetet për rritjen. 
2. Niveli i biznesit: niveli i mesëm i hierarkisë së marrjes së vendimeve, i përbëre nga menaxheret e njesive të biznesit dhe të korporatës. Menaxheret e këtij niveli zbërthejnë dhe konkretizojne objektivat dhe strategjitë e nivelit të korporates, në strategji divizioni. Vendimet në nivel biznesi përfshijnë në përgjithësi vendimet për vendosjen e njesisë së biznesit, segmentimin e tregut, vendosjen gjeografike, kanalet e shpërndarjes.
3. Niveli funksional: niveli më i ulet i hierarkisë së marrjes së vendimeve dhe përbëhet kryesisht nga menaxherë të fushave si prodhimi, marketingu, financa, burimet njerëzore. Menaxherët e këtij niveli zhvillojnë objektiva dhe strategji afatshkurtra (vjetore ose më pak se një vit) për fushat funksionale. Vendimet në nivel funksional përfshijnë vendimet për markën dhe etiketimin e produkteve, për nivelet e inventarit, për paisjet e prodhimit, për mbikqyerjen e aktiviteteve.  
 5) Hartuesit e Strategjisë a. Nje skuadër ideale e menaxhimit strategjik përfshin vendimarrje në të tre nivelet. Skuadra merr të dhëna nga menaxherët dhe mbikeqyrësit e niveleve më të uleta per marrjen e vendimeve strategjike, të cilat do të vihen në zbatim nga këta të fundit. Një strategjist i mirë duhet të këtë një stil menaxhimi aktiv: 
 a. Vlerëson menaxhimin strategjik; 
b. Inkurajon procesin e menaxhimit strategjik; 
c. Njeh konceptet e menaxhimit strategjik; 
d. Harton një proces menaxhimi strategjik të aplikueshem për një organizatë specifike.
 b. Menaxhimi i lartë. Mban përgjegjësi për të gjithë elementët kryesor të planifikimit e menaxhimit strategjik. Ai merr në shqyrtim problemet më kryesore të planit strategjik dhe gjithashtu vlerëson e këshillon për të gjitha problemet e tjera të firmës. 
Disa shembuj janë: 
a. Analiza dhe parashikimet për të ardhmën
 b. Vendosja e objektivavetë biznesit dhe zhvillimin e planeve të biznesit. 

 6) 4 Stile të Menaxhimit Strategjik në Organizatë
 1. Menaxhimi në kaos, realizohet kur bordi i drejtorëve ashtu dhe menaxhimi i lartë angazhohen pak në procesin e menaxhimit. Bordi pret propozimin nga menaxhimi i lartë, ndërkohe ky i fundit, orientohet dhe mbështet strategjitë, politikat dhe programet e hartuara nga sipermarrësi. Filozofia e menaxhimit këtu është se cfarë është e mirë për bosin është e mirë dhe për ne. 
2. Menaxhimi sipermarrës, realizohet kur në organizatë bordi angazhohet pak, dhe menaxhimi i larte qe tej angazhohet. Bordi i drejtorve duhet të plotësoje vullnetin e menaxhimit të lartë. Pra shefi ekzekutiv, i vetëm ose sëbashku me komitetin, dominon gjithë veprimtarinë e organizatës. 
3. Menaxhimi kukull gjendet më rrallë. Ndodh kur bordi i drejtorëve është thëllësisht i angazhuar në marrjen e vendimeve kurse menaxhimi i lartë merret me probleme kryesisht operative.
 4. Menaxhimi me pjesëmarrje është stili me efektiv i menaxhimit strategjik. Ky lloj stili nënkupton një bord drejtorësh dhe menaxhim të lartë tepër të angazhuar. Të dy këto organe punojnë së bashku për të hartuar misionin, objektivat dhe strategjinë. Anëtarët e bordit janë aktiv dhe ushqejnë vazhdimisht me informacione menaxhimin e lartë.  
 Përshkrimi Komandues Simbolik Racional Me pjesëmarrje Gjenerues Stili Urdhërues! Strategji e drejtuar nga udhëhqësi ose nga një skuadër shumë e vogël Kulturor! Strategji e mbështetur në misionin dhe vizionin e së ardhmës. Analitik! Strategji e mbështetur në strukturat formale dhe sistemet e planifikimit. Procedural! Strategji e mbështetur në proceset e brendshme dhe korrigjimet e dyanshme. Organik! Strategji e mbështetur në iniciativën e anëtarëve të organizatës. Roli i menaxhimit të lartë Komandues! Siguron Drejtimin Trajner! Motivon dhe inspiron Bos! Vlerëson dhe kontrollon Lehtësues! I aftë dhe ne fuqi të plotë. Sponsor! Përkrah dhe ndihmon. Roli I anëtarëve të organizatës Ushtar! I bindet urdhrave Lojtar! I përgjigjet sfidave. Vartës! Ndjek sistemin Pjesëmarrës ! Mëson dhe përmirëson. Sipërmarrës! Eksperimenton dhe ndërmerr riskun   
 7) Procesi i Menaxhimit Strategjik
 1. Misioni i kompanisë, është qëllimi që ka një kompani, e bën atë të dallohet nga kompanitë e tjera të njejtit lloj. Gjithashtu, nëpërmjet misionit kompania përcakton synimet kryesoretë veprimtarisë së saj. Në mënyrë të përmbledhur misioni përshkruan ato fusha të produktit, të tregut dhe të teknologjisë. 
2. Analiza e mjedisit të jashtëm. Konsiston në mundësinë (shanset dhe kërcënimet) që ekzistojnë jashtë organizatës dhe is të tilla nuk mund të jenë nën kontrollin e drejtuesve të saj. Këto mundësi krijojnë kontekstin brenda të cilit cdo organizatë zhvillon veprimtarinë e saj. 
 3. Analiza e mjedisit të brendshëm. Konsiston në mundësitë (forcat dhe dobësitë) brenda organizatës, të cilat nuk janë në kontroll të plotë të menaxhimit të organizatës. Këto munësi ose variabla krijojnë mjedisin në të cilin punon organizata. Këtu përfshihen struktura, kultura dhe burimet e organizatës.
 4. Hartimi i objektivave afatagjata. Pasi përcaktohet misioni I organizatës hartohen objektivat afatgjata dhe strategjitë për zbztimin e këtyre objektivave. Objektivat afatgjata janë rezultatetqë një firmë kërkon të arrijë gjatë një periudhe disavjecare. Objektivat e këtij lloj zakonisht përfshijnë disa ose të gjitha fushat e mëposhtme: përfitueshmërinë, efektivitetin e investimeve, pozitën komkurruese, udhëheqjen teknologjike, rendimentin, marrëdhëniet e punojsve, përgjegjësinë publike dhe zhvillimin e punonjësve. 
5. Analiza dhe zgjedhja strategjike. Vlerësimi i njëkohshëm I mjedisit të jashtëm dhe të brendshëm ndihmon firmën në përcaktimin e shanseve të mundshme e atraktive. Këto shasne sigurojnë mjete të ndryshme për investime. Megjithatë, ato duhet të shqyrtohen duke pasur si kriter misionin e kompanisë dhe mbi këtë bazë të sigurohen një serë shansesh që janë të mundshme e të dëshiruara. Seleksionimi i ëtjeshëm I këtyre mundësive që paraqet mjedisi i jashtëm con në zgjedhjen e alternativës. Qëllimi është që të arrihet një kombinim i objektivave afatagjata dhe strategjisë së madhe në mënyrë të tillë që firma të zërë një pozitë optimal në mjedisin kokurues për realizimin e misionit të saj.
6. Zbatimi i strategjisë. Procesi i zbatimit, i vënies në jetë të planeve, programeve dhe buxheteve përbën fazën e zbatimit të strategjisë. Objektivat vjetore, strategjitë funksionale dhe politikat e vecanta sigurojnë mundësinë për të kuptuar se cfarë duhet bërë për të zbatuar strategjinë e përgjitshme të firmës. Nëpërmjet zbërthimit të objektivave afatgjata në objektiva konkrete afatshkurtra, strategjia e madhe zbërthehet në strategji operative. Por gjithashtu, strategjia e përgjithsme duhet të institunializohet, dmth ajo duhet të përshkojë gjithë jetën e përditshme të kompanisë në mënyrë qe ajo të zbatohet me efektivitet. Tre janë elementet bazëqë sigurojnë mundësinë e institucionalizimit të strategjisë së firmës, strukura, udhëhqja dhe kultura. Menaxhimi dhe integrimi efektivi të tre elemntevetë mësipërm bën të mundur që strategjia të luaj rolin e saj në jetën e përditshme të firmës.  
 7. Kontrolli dhe vlerësimi. Strategjia e vënë në zbatim duhet të vëzhgohet vazhdimisht për të parë në cfarë mase janë arritur objektivat. Me gjithë përpjkjet që bëhën gjatë formulimit të strategjisë, për të qënë sa më të saktë dhe objektiv, gjatë procesit të zbatimti ajo duhet të kontrollohet edhe përmirësohet në përputhje me ndryshimin e kushteve. Për këtë qëllim firma duhet të sigurojë metoda vëzhguese e kontrolluese sa më të mira, për të arritur objektivat e partashikuara. 
 Ndyshimet në nje element do të ndikojnë në elementet e e tjerë të saj. Një shembull tipik mund të jetë rasti I një kompanietë prodhimit të energjisë, që si rezultat I stimujve shtetërorë të përfshijë në misionin e saj zhvillimin alternative të energjisë. Për këtë ajo premton zgjerimin e përgjegjësive të kërkim-zhvillimit në fushën e prodhimit të qymyrit të lëngshëm. 
 Vështrimi i menaxhimit strategjik si një proces lidhet me faktin që formulimi dhe zbatimi I strategjisë janë pasues të njëri tjetrit. 
Nevoja e ushqimit të fazavetë para të tij me të dhënat që rezultojnë nga vlerësimi dhe rishikimi i rezultateve të zbatimit dhe që do të shërbejë në marrjen e vendimeve në të ardhmen. 
 Vështirmi menaxhimit strategjik si një process i jep atij kuptimin e një sistemi dinamik të lidhur dhe të ndërvarur nga kushtet ambientale. 
 8) Menaxhimi Strategjik në Lloje të ndryshme Organizatash. 
 1. Menaxhimi strategjik në bizneset e vogla. Bizneset e vogla operojnë në një numër tregjesh të kufizuar dhe produkte apo sherbime të kufizuara. Në këto biznese vendimet mbi strategjitë konkurruese merren nga pronaret.
 2. Menaxhimi strategjik në organizatat e prodhimit dhe sherbimit Ekzistojnë shumë ndryshime në këto organizata. Në kompanitë prodhuese strategjia konkurruese lidhet me produktin, dhe e dyta konkurron me anë te sherbimeve që ofron. Në firmat e shërbimit, faktorët kyc për avantazh janë personat në piken e levrimit të shërbimit. 
3. Menaxhimi strategjik në sektorin publik ka ndryshim nga organizatat tregetare, dhe pse shumica e koncepteve të strategjise janë njësoj të rendesishme. Diferencat lidhen me natyren e pronesisë dhe kontrollit, influencat politike për faktin se subvencionohen nga shteti, dhe gjendja në situata monopoli apo gjysem monopoli. 
4. Menaxhimi strategjik në organizatat jofitimprurese Në këto organizata burimet e të ardhurave ndryshojnë nga ato te bizneseve private. Në formulimin e strategjive influencohen nga bordet e financimit. Drejtuesit e këtyre organizatave hartojnë strategji për të kenaqur objektivat e sponsoreve se sa të klienteve.   
 Koncepti i Qeverisjes në këndëvështrimin e projekti. 
 Projekt Qeverisja është një kornizë që përcakton strukturën, burimet, komunikimin, raportimin dhe monitorimin e sistemeve për të menaxhuar një projekt në përputhje me vizioni strategjik.të një organizate.
 Qeverisja në thelb ka dy kuptime: 
 Drejtimin 
 Udhehqjen. 
Qeverisja në menaxhimin e projektit.
 • Zhvillimi dhe menaxhimi i proceseve
 • Udhëzimet dhe procedurat
 • Menaxhimi i rrezikut
 • Menaxhimi i ndrushimit të propozimeve 
 • Monitorimi dhe raportimi mbi proceset e qeverisjes për të siguruar pajtueshmërinë 
 • Të sigurohët që janë projektet në rrugën e duhur për të përmbushur rezultatet e dëshiruara 
 • Alokimi i burimeve në nivelet e duhura 
 • Linja raportimi të qarta
 • Të sigurojë djagamen e procesit të dakorduar për përfundimin e një projekti 
 • Respektimi i udhëzimeve dhe procedurave
 • Transparencë e plotë 
 • Struktura e Projektit 
 • Mbikëqyrja e objektivave të projektit. Litetaratura Vasilika Kume. “Menaxhimi Strategjik, Teori, Koncepte, Zbatime.”, Tirane 2010
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels