NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Rendesia e biodiversitetit
22 Maji është Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, ndërsa viti 2010 nga Kombet e Bashkuara është shpallur si viti ndërkombëtar i biodiversitetit. Kam përshtypjen se opinionit i mungojnë informatat për rëndësinë e biodiversitetit, rreziqet që po i kanosen dhe masat mbrojtëse që duhet të merren për ruajtjen e tij. Prandaj qëllimi i këtij artikulli është që shkurtimisht me disa të dhëna të njihet opinioni për këtë vlerë të pakrahasueshme të natyrës.LEXO ME SHUME....
Biodiversiteti nënkupton larminë e gjeneve, të llojeve dhe të ekosistemeve në planetin tonë. Biodiversiteti është vlera më e lartë e natyrës, është baza e jetës tonë dhe themeli i zhvillimit të qëndrueshëm. Biodiversiteti është rezultat i evoluimit të jetës në Tokë gjatë miliarda vjetësh. Në plantën tonë, llogaritet se jetojnë rreth 13 milionë lloje të bimëve, kafshëve dhe mikroorganizmave, prej të cilave vetëm 1.75 milion janë të emërtuara dhe të përshkruara. Vlera e ekosistemeve nuk është vetëm ekzistenca-bazë për jetën e bimëve dhe kafshëve, por edhe për ne njerëzit. Shërbimet e vlerave të ekosistemeve të cilat nga natyra janë “falas”, janë esenciale për shëndetin tonë, sigurinë tonë ushqimore dhe shëndetësore dhe prosperitetin tonë. Biodiversiteti është begati thelbësore për ndërtimin e cilësisë të jetës tonë. Njeriu me aktivitetin e vet agrikultural ka mundësuar plotësimin e nevojave të tij me llojet që i nevojiten. Kështu p.sh. në mbarë botën ka më shumë se 20,000 lloje dhe varietete molle. Nga biodiversiteti plotësohen rreth 80% e nevojave të njeriut dhe rreth 40% e ekonomisë botërore. Biodiversiteti është burim i ushqimit, i lëndëve të ndërtimit, i lëndëve të tekstilit, ilaçeve, i lëndëve të para për laboratorët hulumtuese etj. Cilësia jonë e jetës dhe mirëqenia janë të varura direkt ose indirekt nga biodiversitetie. Duhet të kuptohet nga të gjithë se humbja e llojeve, dhe dëmtimi i ekosistemeve ka pasoja dramatike për njerëzimin si tërësi. Hapësira e Kosovës edhe pse përfshinë një sipërfaqe të vogël të Ballkanit (rreth 2.4%), krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit dhe të Evropës, dallohet me resurse të shumta natyrore, pra edhe me vlera të larta të biodiversitetit. Kosova është shtëpia e rreth 2,500 llojeve të bimëve lulore, 210 lloje të egra të kurrizorëve, 200 lloje të fluturave, 104 lloje kërpudhash etj. Ajo që biodiversitetin e Kosovës e bënë interesant dhe të rëndësishëm është prania e një numri të madh të llojeve endemike dhe relikte. Por fatkeqësisht biodiversiteti i Kosovës, këta dy dhjetëvjeçarët e fundit, për arsye të ndryshme është dhe më i rrezikuari në Ballkan dhe Evropë. Biodiversiteti në rrezik! - Çdo lloj i cili vdes dhe shkon nga bota jonë, është i pakthyeshëm, një burim natyror më pak. Biodiversiteti natyror nuk ka qenë kurrë më i atakuar se sa në dhjetëvjeçarët e fundit që lidhet me shumë faktorë: shumëfishimi i njerëzimit brenda një kohe të shkurtër, tej-eksploatimi i resurseve, ndotja e madhe etj. Humbjet e diversitetit biologjik janë drastike dhe fatkeqësisht shkatërrimet e ekosistemeve janë në rritje permanente. Njerëzit me ose pavetëdije janë duke bërë zhdukjen në masën më të madhe të biodiversitetit në historinë e Tokës. Në mbarë botën tashmë janë më shumë se 60% e ekosistemeve me rrezikshmëri të përhershme dhe një parashikim të numrit prej 15,600 llojeve që kërcënohen të zhduken. Në të gjithë botën si pasojë e veprimtarisë së faktorit njeri, çdo ditë zhduken lloje kafshësh dhe bimësh . Rezultatet e raportit të një studimi Evropian, më 2008 tregon se në 300 vitet e fundit, në botë sipërfaqja e përgjithshme pyjore është tkurrur me 40%. Llogaritet se në çdo minutë zhduken rreth 20 hektar pyje. Në 25 vende të botës, pyjet janë zhdukur tashmë plotësisht. Prerja e një bime masa drunore e të cilit do të kushtonte rreth 500 euro është një humbje e madhe pasi që gjatë jetës së tij ky dru do të gjeneroj deri 1,900,000 euro përmes vlerave ekologjike siç janë: prodhimi i oksigjenit, pastrimi i ajrit, riciklimi i ujit, fertilizimi i tokës, kontrolli i erozionit, sigurimi i habitateve për botën e egër, zbutjen e efekteve toksike të gazeve, etj. Në botë që nga viti 1900 rreth gjysma e të gjitha kënetave janë të humbura.
BIODIVERSITETI DHE BURIMET NATYRORE
Shqipëria shquhet për një larmi të madhe biologjike dhe pejsazhore. Në origjinë të kësaj llojshmërie, qëndrojnë pozicioni gjeografik, faktorët gjeologjikë, pedologjikë, hidrologjikë, relievi dhe klima. Larmia e madhe e ekosistemeve dhe habitateve (ekosistemeve detare, bregdetare, laguna e vende të lagëta, delta lumenjsh, duna ranore, liqene, lumenj, shkurreta mesdhetare, pyje gjethegjërë, halorë dhe të përzjerë, livadhe dhe kullota subalpine e alpine, ekosisteme të maleve të lartë), ofron një larmi të pasur llojesh bimore dhe shtazore duke përfaqësuar rreth 30% të florës Europiane. Për ruajtjen e kësaj pasurie biologjike, REC Shqipëri ka zbatuar dhe po zbaton një sërë projektesh konkrete dhe trajnuese në këtë fushë.
STRATEGJIA E NDËRGJEGJËSIMIT TË KOMUNITETIT MBI PASURITË NATYRORE
Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Shqipëri ka nisur punën për hartimin dhe zbatimin e Strategjisë për rritjen e ndërgjegjësimit së komunitetit mbi burimet natyrore dhe rëndësia e ruajtjes së tyre. Kjo veprimtari zbatohet në kuadër të Projektit të Zhvillimit të Burimeve Natyrore të menaxhuar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave. Përgatitja e kësaj strategjie do të përfshijë aktorë në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor në takime diskutimi për të identifikuar nevojat dhe tendencat që do të adresohen. Gjithashtu, procesi përmban organizimin e aktiviteteve praktike për të promovuar menaxhimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve natyrore. LEXO ME SHUME....
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL
Tweet Follow @DIONISXHANI
Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...