IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



BIOLOGJI
Tema: Te dobesohemi duke ngrene
Trupi ynë ka nevojë natyrale që të furnizohet me ushqim për të qëndruar në këmbë dhe për të funksionuar në mënyrën e duhur.
http://eseshkolle.blogspot.com/http://eseshkolle.blogspot.com/Kjo është një e vërtetë me themele të shëndosha e që nuk ka nevojë të përsëritet. Por gjithashtu e dimë se jo gjithçka që hamë është
e dobishme për t’u ushqyer. Ka disa ushqime që janë më të mira se disa të tjera, më të shëndetshme dhe më substanciale. Për shembull, qysh kur kemi qenë të vegjël na është mësuar se ngrënia e shumtë e ëmbëlsirave na bën keq apo pirja e lëngjeve me gaz na fryn barkun dhe konsumimi i madh i sallamit është një e keqe për zemrën.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, në vend që të privilegjojmë ato ushqime që e dimë shumë mirë se janë ideale për mirëqenien tonë dhe për mbajtjen e linjave, biem gjithmonë pre e zakoneve të vjetra dhe më pas pyesim veten përpara pasqyrës: “Përse nuk arrij të dobësohem”? Kështu që harrojini vaktet e lehta përpara apo midis vakteve, kikirikët e kripur, pijet shumë të ëmbla, picat, akulloret etj.
Por le t’i kthehemi temës kryesore: Si mund të dobësohemi duke ngrënë?
Ja një listë prej 5 ushqimesh, të thjeshta, të mira, të ushqyeshme, të cilat nëse do t’i konsumoni rregullisht dhe brenda një diete të ekuilibruar, do t’ju ndihmojnë për të djegur yndyrat. Le t’i shohim:
1) Mollët
“Një mollë në ditë mban larg mjekun”, thotë një fjalë e urtë italiane. Është shumë e vërtetë. Këto fruta të thjeshta dhe të shijshme pastrojnë zorrët dhe ndihmojnë në luftimin e fryrjes së barkut dhe të mbajtjes së ujit. Përmbajtja e tyre e lartë me fibra është e dobishme për njerëzit që vuajnë nga kapsllëku, sepse këto fibra kufizojnë absorbimin e yndyrave në zorrë dhe shuajnë inflamacionin. Nga një studim që u paraqit në revistën “Appetite”, është treguar se gratë të cilat ishin në dietë dhe që konsumonin tri mollë në ditë, dobësoheshin më parë dhe më mirë se sa të tjerat që nuk hanin fare mollë. Ndaj në vend të mishit të pjekur hani sa më shumë mollë…
2) Domatet
Domatet janë gjithmonë të pranishme në dietën tonë. Të pasura me antioksidante, duke përfshirë tashmë edhe të mirënjohurin lycopene, këto perime të kuqe dhe me lëng veror janë gjithashtu një ilaç i mirë edhe për bukurinë tonë. Ato i japin ndriçim fytyrës. Ndërkaq domatet të ngopin, pavarësisht se kanë shumë pak kalori dhe gjithashtu ndihmojë për të djegur yndyrat, për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave. Domatet janë ideale për dietë, si në sallatë, si të përgatitura për salcë.
3) Bajamet
Bajamet, në cilësinë e frutave të thata me kalori (për nga përkufizimi), shpesh shihen me dyshim nga ata që janë në dietë. Por ky është një paragjykim i pabazuar! Yndyrat e këtyre frutave të shkëlqyera i përkasin familjes së madhe të acideve yndyrore Omega 3 e 6, dhe për këtë arsye bajamet janë të dobishme për të pastruar arteriet tona dhe për të luftuar kolesterolin e lartë. Hani një grusht çdo ditë për t’u ndier plot energji, por edhe të lehtë.
4) Salmoni
Salmoni është një peshk i mrekullueshëm, jo vetëm për shijen e tij mjaft të mirë! Ai është i pasur me yndyra “të mira”, me Omega 3. Salmoni është një vakt i shkëlqyer për ata që janë duke ndjekur një dietë kundër kalorive të tepërta. Pra salmoni është i shkëlqyer për të arritur dhe për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Konsumojeni të paktën dy herë në javë.
5) Vezët
E përfundojmë me vezët! Burimi i pasur me proteina, vezët na japin një rezervë të jashtëzakonshme energjie, ndërsa yndyra që gjendet në to (në të verdhën e vezëve), është mjaft e dobishme për trupin tonë. Me përjashtim të rasteve kur individëve u ndalohet, vezët e gatuara në mënyrë të thjeshtë duhet të konsumohen të paktën dy herë në javë gjatë dietave për humbje të kalorive
Një dietë e shëndetshmena ndihmon qëtë mbajmëosetë përmirësojmëshëndetin tonë dhe çka është më e rëndësishme ndihmon në luftën ndaj problemeve shëndetësore të tillasi:sëmundjet kardiovaskulare, obeziteti, diabeti, hipertensionidhe kanceri.Një dietë e shëndetshmepërfshin kryesisht konsumin efrutave, perimeve dhe drithërave, por edhe mishin dhe prodhimet e detit në sasi të moderuar për të kënaqurkërkesat përenergji, por edhe për të furnizuar  organizmin me lëndët ushqyese thelbësore siç janë proteinat,karbohidratet, vitaminat dhe fibrat bimor.
Shpesh mendojme se per te ndjekur nje diete te shendetshme mjafton qe te eliminojme ushqimet e renda dhe kalorike.
Sigurisht qe duhet reduktuar konsumimi i shume elementeve te demshem per organizmin, por fillimisht duhet te perqendrohemi tek futja ne dieten e perditshme te disa ushqimeve te domosdoshme.
Jane disa ushqime qe permiresojne dieten tone dhe qe e bejne trupin me te shendetshem.
 Arrat
Arrat kane shume kalori dhe duhen konsumuar me sasi te moderuar, por pikerisht yndyra qe permbajne eshte jashtezakonisht e mire per organizmin. Duke konsumuar kete lloj yndyre qe gjendet tek arrat, organizmi redukton kolesterolin e keq dhe ul rrezikun per iktus dhe semundjet kardiake. Arrat jane nje burim i madh me proteina, fibra dhe antioksidante, vitamina dhe minerale.
 Peshku i pasur me yndyre
Nese konsumohet me mase, peshku i llojit salmon, sardele dhe trofte eshte thelbesor per shendetin. Jo vetem qe eshte i pasur me vitamina dhe minerale, por permban edhe Omega 3, nje element i domosdoshem per organizmin e njeriut. Keta lloj peshqish qe ju permendem me lart kane efekte shume pozitive, pasi ulin rrezikun e semundjeve kardiake, te demeve cerebrale, iktusit dhe kancerit te prostates. Nderkohe rezultatet e nje kerkimi te publikuar ne “British Journal of Ophthalmology”, tregojne se Omega 3 eshte nje element shume i mire per shendetin e syve.
 Panxhari
Panxhari eshte nje superushqim per shkak te efekteve te jashtezakonshme qe ka per shendetin. Studime te shumta tregojne se nese konsumohet lengu i panxharit, mund te permiresohet shendeti i zemres, funksioni i melcise dhe reduktohet rreziku i kancerit. Panxhari eshte nje burim me vitamine C, e domosdoshme per rritjen dhe riparimin e indeve. Te panxhari gjendet edhe acidi folik qe parandalon anemine dhe rrezikun e defekteve te femijet qe ende ndodhen ne barkun e nenes.
 Qepa
Ushqime si qepa, hudhra, bishtat e qepeve te njoma mund te bejne mrekulli per organizimin tone. Studime te shumta tregojne se si qepa eshte ne gjendje qe te ule nivelin e kolesterolit te demshem. Qepa mund te ule nivelin e presionit te gjakut tek personat qe e kane problem. Po ashtu eshte nje luftues i mire kunder baktereve dhe lufton viruset e ndryshme qe jane ne qarkullim, sidomos ne stinen e ftohte te dimrit, ku rezistenca e trupit bie ndjeshem per shkak te temperaturave teper te uleta.
 Perime me gjethe jeshile
Perime te tilla si spinaqi jane te pasura me hekur, potasium, kalcium dhe vitamine C. Menyra e rritjes se spinaqit, e ben kete produkt te pasur me elemente te domosdoshem per shendetin e njeriut.Manaferra, boronica…jane te pasura me antioksidante me kapacitet qe te permiresojne shikimin, te parandalojne infeksionet ne kanalin urinar dhe ne luftimin e kancerit te shtylles kurrizore.
 Fasulet
Nga studimet e fundit thuhet se personat qe kerkojne uljen e peshes mund te besojne te fasulet dhe te vlerat e tyre ushqyese. Fasulet, pervecse ndihmojne nje person qe te dobesohet, furnizojne trupin me energji dhe kane proteina dhe substanca te tjera ushqyese si hekuri, magnezi dhe vitamina te tjera te grupit B.
 Domatet
Ndonjehere vlerat e domates lihen ne hije. Por ne fakt efektet e jashtezakonshme te saj jane te padiskutueshme. Domatet forcojne sistemin imunitar, permiresojne shendetin e zemres, ndihmojne ne permiresimin dhe hollimin e gjakut dhe te disa semundjeve te tjera, perfshi edhe zemren.
DIETA E SHENDETSHME DHE EFIKASE
Ngrënia e një luge mjaltë çdo natë para se të flihet bën që të humbet peshë. Nuk është një dietë çudibërëse, por një mënyrë shkencërisht e provuar për tu dobësuar”-shkruajnë mediat. Dieta me mjaltë është ideuar nga dietologu Mike Mc Innes, i cili pretendon se nëpërmjet ngrënies së një luge mjaltë në darkë, digjen më lehtë yndyrat gjatë gjumit. Asnjë veprim ekstrem dhe as ushqime dietike të kushtueshme, por falë kësaj “diete” mund të humben deri në 3 kilogramë në javë. Mike McInnes, zbuloi se kombinimi i mjaltit me sheqerin natyral është ideal për të humbur peshë. Mund të hahen ëmbëlsira, biskota etj, e rëndësishme është që të jenë të përgatitura me mjaltë. Mjalti redukton gjithashtu stresin, duke na mundësuar që të flemë më mirë si dhe ndihmon tupin për të përshpejtuar djegien e yndyrave. Theksohet se mjalti është element kyç për të eliminuar dëshirën për sheqer, duke u cilësuar si një mik i mirë kundër obezitetit. Ndaj këshillohet që të niset dita me një ose dy lugë mjaltë në një filxhan me ujë të ngrohtë, në vend të sheqerit në çaj apo në kafe. Nëse doni të hani diçka, gjithashtu mund të lyeni një fetë bukë me mjaltë.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels