IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

LENDA: BIOLOGJI
 A e keni ditur që ajo që hani mund të përcaktoj nëse do të sëmureni me kancer? 
Dieta (gjërat që hani) mund të ju mbrojnë që të mos jeni njëri në mesin e 3 personave që preken nga kanceri në jetën e tyre. Cilat ushqime quhen super-ushqime anti-kancerogjene e që duhet t’i hani sa më shpeshHulumtimet nga Journal of American Medical Association
(Revista e Shoqatës Mjeksore Amerikane) ka zbuluar të ushqyerit me shumë fruta, perime, mish të shpezëve dhe peshk është dukur të ketë efekt mbrojtës kundër kancerit. 1009 pacient me kancer në zorrë janë studiuar. Pesë vite me vonë ata janë shqyrtuar dhe është parë se 324 pacient kishin përsëritje të kancerit dhe të gjithë kishin vdekur përveç njërit. Kurse edhe një numër shtesë prej 28 pacientëve kishin vdekur pa ndonjë dokument të përsëritjes së kancerit tek ta. Studimi ka identifikuar dy lloje të ndryshme kryesore të të ushqyerit (dieta), njëra që përbëhej nga sasi të larta të mishit, yndyrave, ëmbëlsirave dhe ushqimeve të rafinuara dhe tjetra që përbëhej nga sasi të larta të frutave, perimeve, mish të shpezëve dhe peshk. Ata që ushqeheshin me shumë pemë dhe perime kishin përqindje më të lartë të mbijetesës kurse ata që ushqeheshin me dieta të yndyrshme Perëndimore kishin përqindje më të lartë të vdekshmërisë dhe ripërsëritje më të shpeshtë të sëmundjes.
SI MERR ENERGJI TRUPI YNE
 Trupi ynë, ashtu sikurse të gjitha organizmat e gjalla ka nevojë për energji që të egzistojë. Burimi i vetëm i energjisë, është glukoza. Glukoza është me rëndësi jetësore për organizmin. Pa të, qelizat e indeve, sidomos qelizat e trurit do të vdesin. Çdo formë tjetër e depozitimit të energjisë, siç janë lipidet, proteinat dhe llojet e tjera të karbohidrateve, duhet të shndërrohen në glukozë përpara se ato të japin energji. Nga shpërbërja e glukozës në qelizë formohet një lëndë e quajtur adenozinë-trifosfat (ATP), e cilësuar ndryshe si “monedha energjetike”. Kjo molekulë prodhon energjinë e nevojshme për organizmin. Rregullatorët e brendshëm të organizmit mundësojnë që një sasi e përcaktuar e glukozës të shpërbëhet për të prodhuar energji në bazë të nevojave energjitike të trupit, kurse pjesa tjetër të konvertohet në yndyra, të quajtura trigliceride dhe që depozitohen në qelizat yndyrore për t’u përdorur më vonë. Nëse ne përfshihemi në aktivitete të gjata fizike dhe mendore, veçanërisht kur jemi të ngarkuar me nivel të lartë stresi, kërkojmë ekstra energji përtej asaj ç’farë nevojitet për funksionet normale. Kjo është edhe arsyeja pse qelizat e depozitojnë energjinë: ato e kanë atë atëherë kur iu nevojitet. Si te bejme nje jete sa me te shendtshme
 Hapi I T'i vendosim vetes nje qellim dhe te bejme te pamunduren per ta arritur ate.
 Hapi II Duhet te azhornojme diten tone me nje diete e nje fitness te planifikuar. Duhet te dime se kur dhe cfare te hame, te arrijme t'i vendosim vetes nje forme plani per te ndjekur dhe gjithcka do te shkoje mire. Hapi III Duhet te zgjedhim ushqimet qe konsumojme. Nder to mund te permendim: ushqime qe permbajne proteina, perime te shumta, kos, kikirika, gjalp fruta te fresketa etj. Kjo do te beje qe trupi jone te jete ne gjendje te mire dhe te mos kemi crregullime.
 Hapi IV Duhet patjeter te frenojme konsumimin e ushqimeve si: soda, ushqime te ngrira, fruta te ndenjura etj. Dhe gjithashtu, ne menyre kategorike, nuk duhet te mbajme diete. Eshte me e thjeshte qe te heqim nga menuja jone ditore ushqime qe kane shume sheqer, apo qe nuk permbajne vitamina, se sa t'i 'nenshtrohemi' nje regjimi qe mund te jete i demshem per trupin tone. Hapi V Nje sallate eshte miku me i mire per trupin tone. Duhet te fokusohemi gjithnje e me shume tek ky lloj ushimi.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels