IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Intervistë me Vetvehten 
Po më shumë se në çdo vepër filozofia e të jetuarit të P.Markos ndjehet veçanërisht në librin monumental "Intervistë me vetveten", lënë dorëshkrim dhe botuar 10 vjet pas vdekjes së autorit. Në këtë vepër rrugën e tij jetësore, jetëshkrimin e tij Petro Marko i lë si dëshmi të drejtpërdrejta, pa u distancuar përmes personazheve letrarë, siç vepron në shumicën e romaneve.
Rrëfimi është i rreptë dhe total, ai ngrihet në shkallë të një metafore për rrugën e Shqipërisë gjatë 60 vjetëve, në metaforë të luftës së pandërprerë të njeriut mes së mirës dhe së keqes. Luftëtar dhe kryeluftëtar në Spanjë, në Francë dhe Itali, kryengritës burgjesh nëpër Evropë dhe në Mesdhe, P.Marko marshon fuqishëm drejt atdheut të vet, i cili ishte dhe ai i pushtuar nga fashizmi. Autori shfaqet gjatë rrëfimit të historisë së tij në "Intervistë me vetveten" si një kriiesë mitologie e lindur ta mbajë shpatën ngritur dhe të gatshme për të goditur të keqen kudo qoftë ajo, i bindur se ashtu e pastronte dhe qiellin e tokës së vendlindjes. Me këtë besim madhor Petro Marko pas vitesh e betejash të pandërprera nëpër Evropë, më 1944 do të kthehet në Shqipëri. Në moshën 30 vjeçare, por me aq bëma mbi shpinë, sa në jetën e një njeriu të zakonshëm nuk mund të ngarkohen as për një shekull, P.Marko sa qe gjallë, do të përjetojë në atdhe zhgënjimin dhe dhembjen më të thekshme. Ditët e para në Tiranë, pasi e emërojnë përgjegjës shtypi, i caktojnë shtëpinë ku do të jetonte. Vonë në mbrëmje, që natën e parë, ai do jetë dëshmitar i një takimi trishtues me famlijen, pronarin e vilës: "Shoku Petro na kanë dhënë urdhër t'jua lëshojmë sbtëpinë me krejt çka ka në të, ku do të vendosemi dhe a mund të marrim me vete ndonjë gjë personale", e pret zonja e shtëpisë duke u dridhur. Petroja trishtohet, lë shtëpinë dhe kërkon sqarim nga shokët - mos është ndonjë gabim apo keqkuptim? Kështu e fillon rrëfimin e vet P.Marko në veprën voluminoze "Intervistë me vetveten", që është një nga dëshmitë më rrënqethëse për atë që do të vinte dhe do ta mbërthente Shqipërinë gjatë diktaturës Komuniste. Po ashtu do ta detyrojnë Petro Markon që të futet nën tutelën e gazetës "Borba" të Beogradit. Por ai nuk pranon: "Ne kemi më shumë traditë, jemi vazhduesit e gazetës "Bashkimi i Kombit" para lufte, le të mësojë "Borba" nga ne", dhe këtu do të zinte fill kalvari i ri i burgosjeve dhe i persekutimeve të një egërsie që nuk e kishte provuar më parë. Një bashkëluftëtar nga Italia pas afro 50 vjetësh, diku para vdekjes, do t'i thotë Petros "Shkruaje rrugën, historinë tënde se ajo vlen më shumë se 100 romane." Dhe vërtet, libri "Intervistë me vetveten" është historia për gjysmë shekulli e Shqipërisë, rrëfimi me fuqi rrezatimi i përmasave të një bibliotekë të tërë dokumentash. Përmes kësaj vepre njihet më mirë drama e kombit dhe e Shqipërisë dhe pas leximit të këtij libri duhet më shumë dhe më pastër atdheu e kombi.

Related Posts:

  • Njëqind vjet vetmi - Gabriel Garsia Markes (Analiza) Njëqind vjet vetmi - Gabriel Garsia Markes (Analiza) NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL   ''Subjekti'': historia e librit fillon në mars të 1952 gjatë një udhëtimi me nënën në Arackataka, fshati i tij i lindjes. Në k… Read More
  • Eskili, ky humbës i madh – Ismail Kadare (analizë) NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Eskili, ky humbës i madh – Ismail Kadare (analizë) Vepra eseistike e Ismail Kadaresë “Eskili, ky humbës i madh”, së pari flet për fatin e hidhur të tragjedive të Eskilit e të vetë duke u p… Read More
  • ANALIZE LETRARE: KENGET E MILOSAOS - JERONIM DE RADANA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZE LETRARE: KENGET E MILOSAOS - JERONIM DE RADA [ANALIZE LETRARE] KËNGA XX Poemat epiko-lirike quhen të tilla, sepse ngërthejnë lirizmin (shprehjen e ndjenjave, emocioneve, tip… Read More
  • Prilli i thyer - Ismail Kadare -(Analiza)NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Prilli i thyer - Ismail Kadare -(Analiza) Prilli i thyer është roman i cili prek apo trajton temën e gjakmarrjes. Përshkruhet me hollësi forca dhe ndikimi i kanunit në jetën e malësorëve. Vep… Read More
  • I huaji - Albert Kamy - (Analiza) I huaji - Albert Kamy - (Analiza) NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Tema: fatkeqsitë e një njëriu i cili i shtyrë nga rrethanat e përfundon jetën si kriminel. Kamy vë në pah situate jetësore, kur ekzistenca e njeriut për… Read More
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels