IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Vijmë në jetë si engjëj jo të kotë,vijmë në jetë si një shpirt i ri,vijmë në jetë për të lumturuar dy persona e për t’ia bërë jetën atyre më perfekte,vijmë në jetë..eh,më saktë erdha në jetë,erdha në jetë nga dy njerëz të mrekullueshëm,nga një dashuri e pafundme dhe sot jam kjo që sheh cdo person tjetër,cdo njeri është i vecantë,cdo njeri
shpesh nuk është ai që duket ne pamje të parë..Shpesh gënjehemi nga pamja e parë dhe biem pre e një iluzioni të gabuar e plot imazhe fallco. Të flasësh për dikë është tepër e vështirë,prandaj si fillim duhet të flasim për veten tone. Kush jemi në të vertetë...si erdhëm në këtë botë mizore por nga ana tjetër tepër madhështore. Të flasësh për veten gjithmonë duhet ti drejtohesh unit tënd si të ishte një person tjetër. E kam parë veten time të rritet e kam qenë e vetmja që i jam gjendur pranë,jam e vetmja që di cdo gjë që do,cdo gjë që urren..cdo gjë për të cilën do të dhuronte jetën. Vetëm unë mund të flas për ty sepse unë jam TI. Po rritesh,dhe unë të kam parë të rritesh,cdo ditë,se kam jetuar me ty cdo sekondë timen,kur ke qenë mire dhe kur ke qenë keq,kur ke pasur aq shumë njerëz përqark dhe kur ke qenë plotësisht vetëm. Njoh ata që të duan dhe ata që nuk të duan,njoh njerëz që të urrejnë dhe iu buzëqesh,sepse realisht kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm që ti të bëhesh ti. Dhe e di? Jam krenare për ty,sepse je krejt e zakonshme dhe njëherazi krejt e vecantë ,sepse di të vesh maska për të fshehur atë që ndjen,sepse ti më mirë se kushdo ke ditur gjithmonë ta mbulosh dhimbjen me një buzëqeshje dhe ta sfidosh atë. Jam krenare sepse ke kaluar aq shumë sfida dhe qëndron akoma e fortë,dhe dukesh kaq e pathyeshme,të admiroj! Jam krenare për ty dhe do doja të isha ti,dhe eshte privilegji im që jam Ti. Jam ajo vajza e ndrojtur në pamje të pare,jam ajo që qesh në castet më të bukura të jetës,jam ajo që di të falë ndoshta edhe për gabimet më të mëdha e mizoritë e kohës. Mund të quhet e padrejtë të flasësh për veten pasi gjithmonë tregojmë vetëm anën e mirë.. Por jo...ndal kohën për një cast dhe tregoj anët e mia më të errëta që askush përvec vetes time nuk i di. Jam ai tipi që qëndron i heshtur gjatë gjithë kohës por në castin që më lëndojnë di të shfaq anën negative,por të shfaqësh anën negative për një moment nuk do të thotë të jesh e tillë gjthmonë pasi të mbrosh veten është njësoj si të lejosh dikë të fluturojë në qiellin e pafund i lirë per t’u kthyer më pas në castin që do për ta bërë jetën më superiore në cdo aspekt.
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels