"Neper dy pika kalon nje dhe vetem nje drejtez." Njeriu i shekullit te ri, bashke me revolucionin teknologjik, solli dhe ate te mendimit shkencor. Ne ndryshim nga koha e mesjetes ku cdo ndodhi, fenomen apo objekt I atribuohej nje qenieje me te larte, shekulli I ri krijoji nje tjeter objekt kulti: shkencen. Fizika me perparimet qe ajo solli na mundesoi te kishim nje pamje me te qarte te realitetit ne te cilin jetojme. Nderkohe, matematika si mema e shkencave, na ofron nje ambjent te pershtatshem per te formuluar teorite tona. Matematika eshte ekzakte, nuk lejon devijime apo
interpretime sipas deshires; ajo eshte e akullt dhe konstante, njelloj sic nuk mund te kundershtojme qe neper dy pika kalon nje dhe vetem nje drejtez. Megjithe saktesine qe na ofron matematika si nje shkence ekzakte, ajo eshte e modeluar sipas kendveshtrimit tone te realitetit pra nuk eshte absolute. Kjo do te thote qe ne nje realitet te ndryshem nga ky I yni, keto ligje dhe rregulla nuk do te ishin te vlefshme, ne te njejten menyre neper 2 pika do tem und te kalonin mijera drejteza. Para disa vitesh keshilli i qytetit te Monzes ne Itali ndaloi njerezit qe kishin peshq te kuq, ti mbanin ata ne akuarime te rrumbullaketa. Arsyetimi ishte qe eshte mizore ti mbash peshqit ne nje akuarium me faqe te perkulura, pasi peshku ka nje perceptim te shtremberuar te realitetit. Por nga e dime ne qe kemi nje perceptim te drejte dhe te pashtremberuar te realitetit? Perceptimi I peshqve ne akuarium eshte I ndryshem nga I yni, por a mund te jemi te sigurte qe eshte me pak I vertete? Ky perceptim nuk eshte si I yni, por megjithate peshku mund te formuloje ligje shkencore qe shpjegojne realitetin dhe levizjen e trupave qe veshtrojne jashte akuariumit. Megjithese levizja e objekteve do te ishte ne nje vije te lakuar, peshku mund te formulonte ligje te cilat ishin te verteta dhe do te kryenin parashikime per levizjen e trupave. Sigurisht qe ligjet e tyre do te ishin me te veshtira se tonat, por thjeshtesia eshte ceshtje shijeje. Nje tjeter shembull eshte shikimi,qe realizohet nga truri, I cili merr nje seri sinjalesh nga nervi optik. Keto sinjale perpunohen nga truri dhe formojne figuren ne menyren si e perceptojme ne. Keshtuqe kur dikush thote “shoh nje karrige”, nuk sheh tjeter gje vec driten qe karrigia ka perthithur dhe ia ka transmetuar trurit. Keto shembuj na cojne ne nje konkluzion shume te rendesishem per filozofine dhe menyren e perceptimit: Nuk ka nje koncept realiteti te pavarur nga teoria apo vrojtimi. Ne vend te tij neve bazohemi ne nje realitet te varur nga nje model vrojtimi. Ky lloj realiteti I perkon dhe menyres si ne I perceptojme objektet ne jeten e perditshme. Pra ky njeri I shekullit te ri, ka ngritur kultin e tij, I cili nuk ka kufizime apo detyrime dhe nuk kerkon perkushtim. Dhe ky kult I pershtatet me se miri realitetit qe secili prej nesh jeton.Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...