IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Ese e krahasim kontrastit :Klitemnestra dhe Medea-dy nena dy bashkeshorte,ku ngjajne e ku dallojne ato.
O mendje njerezore,njekohesisht e erret dhe e paparashikueshme,pjelle e veprave nga me tragjiket,nga me te dhimbshmet,si dhe pjelle e veprave nga me te bukurat dhe me te jashtezakonshme.O shpirt njerezor,nje qiell i kalter dhe i paane me ndricim e madheshti ,njekohesisht nje pus i thelle i erret e plot mistere.

Kete dualizem e gjejme ne cdo sfere te jetes njerezore, deri tek mardhenjet bashkeshortore dhe ato prinder-femije. Klitemnestra dhe Medea -dy qenje njerezore qe e pasqyrojne ne menyren me perfaqesuese te keqen qe mund te pjelle mendja njerezore,nje mendje shume djallezore. Klitemnestra-nje nene e dhemshur,deri ne tragjedi qe vret burrin e saj. Pra nje mohim i ndjenjave bashkeshortore per ndjenja te dyshimta memesore. Rasti i saj me kujton nje thenje qe nuk e di sa qendron:'"O grua,qe e ke emrin tradheti...!"Pra kjo grua vritet nga biri i saj. Kjo ben qe te shkermoqet ai pretendim memesor, me tecilin ajo perpiqet te justifikoje krimin e saj...
Medea-nje nene dhe bashkeshorte tek e cila nuk kuptohet qarte nese keto dy cilesi bashkejetojne apo mohojne njera-tjetren. Une mendoj se ketu qendron edhe tragjedia e saj,sepse ketu prishet raporti midis nenes e gruas. Une si njeri me shpirt e ndjenja njerezore nuk mund te kuptoj hakmarjen e saj ndaj gruas e cila i mori burrin, dhe jo me ndaj burrit te saj, ndaj te cilit u hakmor duke vrare femijet ,qe ishin ne radhe te pare te pafajshem dhe njekohesisht ishin dhe femijet e saj. perfundimisht ,mendoj se ato si nena ngjajne ne mohimin e bijve te tyre per dashurine ndersa si gra ngjajne ne krimin ndaj bashkeshorteve. Mendoj se ato dallojne ne faktin se KLitemnestra ishte tradhetare, kurse Medea ishte e tradhetuar.Gjithashtu,ato dallojne nga fakti se e para vritet nga femijet,kurse e dyta i vret ata...



Related Posts:

  • ESE:Familja IME dhe UNEESE:Familja IME dhe UNEVijmë në jetë si engjëj jo të kotë,vijmë në jetë si një shpirt i ri,vijmë në jetë për të lumturuar dy persona e për t’ia bërë jetën atyre më perfekte,vijmë në jetë..eh,më saktë erdha në jetë,erdha në je… Read More
  • ESE ME TEME: Atdheu ImESE: Atdheu ImAtdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem. Por ende shume toka shqiptare ndodhen jasht kufijve te shtetit shqiptar.Historia me … Read More
  • ESE:Të jetuarit mes dashurisë, tradhëtisë dhe humanitetitESE:Të jetuarit mes dashurisë, tradhëtisë dhe humanitetitNjerëzit kanë një jetë jo të sigurtë, një jetë në të cilën gjenden mjaft elementë sa të mirë aq edhe të këqinj. Janë tradhëtia, besnikëria, dashuria, humaniteti dhe shu… Read More
  • ESE:Shqiptaret kombi me i vjeter I BallkanitESE:Shqiptaret kombi me i vjeter I BallkanitShqiptaret e lashte nenkuptojme Iliro-Pellasget ne kuptimin e trashegimise se emrit etnik pasi emri i Ilireve dhe Ilirise ishte i njohur ne perjudhen historike, ato si etni ekziston… Read More
  • ESE:Ekzistencializmi është humanizëm!ESE:Ekzistencializmi është humanizëm!Të jesh ekzistent nuk do të thotë të jetosh, por të jesh hija e atyre që të rrethojnë, të biesh në sy dhe të kesh vëmendjen e personave të cilët çdo kush do të donte t’i kishte pranë. Gëzi… Read More
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels