IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts


Të jesh ekzistent nuk do të thotë të jetosh, por të jesh hija e atyre që të rrethojnë, të biesh në sy dhe të kesh vëmendjen e personave të cilët çdo kush do të donte t’i kishte pranë. Gëzimi më i madh i njeriut është të ekzistojë për këdo, veçanërisht për një person, ose për një grup njerëzish që në jetë marrin emrin familje.
Ekzistencializmi shihet kudo, tek kushdo që ti vetë hedh sytë. Nëse sheh dikë të qeshë, të luajë, të vrapojë, apo të marrë frymë do të thotë që po sheh dikë që ekziston, që është kapur fort pas të ashtuquajturës jetë dhe po lufton me çdo kusht që të jetë pjesë e saj. Këtë gjë nuk mund ta blesh apo ta shesësh, sepse nuk ka valutë për të. Këtë gjë vetëm mund ta falësh. Por si mund të jesh kaq human me diçka që shumica e jetëve nuk besojnë? Çdo kush të është mirënjohës nëse për një çast të vetëm ti i hedh sytë. Me këtë gjest e bën atë ekzistent ndaj një bote joekzistente. Pikërisht ky gjest është humanizëm, pra ekzistencializmi &eu ml;shtë humanizëm.
Në një rast tjetër ti je arsyeja e jetës së dikujt tjetër në këtë botë. Ekzistenca jote mban në jetë prindërit e tu, të afërmit, të dashurin e jetës sënde dhe ti nuk e vë re se sa shumë i rëndësishëm je për ta. Si mund të tregohesh ti humanist ndaj tyre? Mjafton të jetosh, të ekzistosh dhe të mirmbash të ashtuquajturën jetën tënde të sigurtë dhe bashkë me ty do të ekzistojnë dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish.
E njëjta gjë vlen dhe për ty. Ti ekziston falë prindërve të tu, jeton për shkak të dikujt apo diçkaje e cila përpiqet të ekzistojë për shkakun tënd. Dhe në këtë mënyrë krijohet një zinxhir ekzistentësh që qëndrojnë të lidhur fort me njëri-tjetrin. Nëse një prej tyre humbet apo resht së ekzistuari, të tjerat po të njëjtin fat do të kenë. Forca është e barabartë ndërmjet të gjitha hallkave, sepse ashtu është dhe forca edashurisë ndërmjet tyre, e barabartë. Pra, ja tek iu përgjigjëm dhe pyetjes mundimtare se përse ne ekzistojmë. Ne ekzistojmë prej dashurisë dhe për dashurinë.
A mund të paraprijmë ne dobësimin e një hallke? Sigurisht që jo, kjo për shkak se akrepat e orës janë koherent, nuk mund të të paralajmërojnë për diçka që do të ndodhë, por për atë që po të ndodh në atë çast. Ti thjesht përpiqu të jesh ekzistent për veten tënde dhe hallkat e tjera do të jenë po në të njëjtën formë. Ti ekziston si ti, përpiqesh të ruash dhe të përballosh atë peshë që të është besuar, për të tjerat kujdesen ata që kanë përgjegjësi. Ti përgjigju për atë që të takon, ekzisto jo për humanizëm, por për një arsye më të madhe se kaq, për të jetuar dhe për të përballuar atë përgjegjësi që të takon.
E gjitha kjo është humanizmi të cilin ti ke për detyrë ta bësh, sepse çdo kush e di se ti nuk do të dëshiroje këputjen e hallkave që ndodhen sipër teje. Ekzistenca e tyre mundëson dhe tënden. Ky është humanizmi yt, të ekzistosh për të bërë të mundur ekzistencën e hallkave që ndodhen pas teje. Sigurohu të ekzistosh pra.


Related Posts:

  • ESE:Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ?ESE:Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ?Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ?Bota ne te cilen jetojme, shoqeria njerezore e se ciles jemi pjese gjate gj… Read More
  • ESE BUKURIS, SI PERCEPTOHET BUKURIAESE: BukuriaBukuria. Si perceptohet.Shpesh e kemi pyetur veten ne nje pike te jetes: cfare eshte bukuria, pas te ciles thuren kaq shume poema, kenge dhe industri te tera? Pasi analizova arrita ne perfundimin qe bukuria nuk es… Read More
  • Ese letrare : Libri, miku yne me i mireEseletrare : Libri, miku yne me i mireBesoj se te gjitheve na ka qelluar te kemi lexuar ndonje liber aq perfshires saqe s'e kemi kuptuar as si ka kaluar koha, as qe jemi vetem ne dhome. Personazhet na duken si miq te vjeter, … Read More
  • ESE:"Cfare me thone 100 vjet pavaresi e vendit tim"ESE:"Cfare me thone 100 vjet pavaresi e vendit tim"“Çfarë më thonë 100 vjet pavarësi e vendit tim”. Flamuri po ngrihej lart e më lart. Nën tingujt e himnit të flamurit dhe të brohorimave të qytetarëve, ai valvitej krenar… Read More
  • Analize e nje pikture te Van GoghESE: Analize e nje pikture te Van GogVincent Van Gogh – LuledielliKa shume vepra arti qe shetisin neper te gjitha galerite e botes, dhe jane bere sinonime te vete emrit te artistit apo teknikes. Pikturat e shumta te lulediell… Read More
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Gallery

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Gallery

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels