IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/
Qellimi I keti studimit eshte te indetifikoj ndryshimet qe kan ndodhur vitet e fundit  se si ka evoluar rrjedha e kominkimit qe nga greqia e lashte me bazat e Platonit e duke kaluar 25 shekuj me radhe deri ne ditet e sotme.
Gjithashtu ky studim synon te nxjerr ne pah te ardhmen e komunikimit.


Fjalet kyce
Komunikimi efektiv
E ardhmja e komunikimit
Stili i komunikimit


                                           Pasqyra  lendes
Pershkrimi
Kapitulli 1
Procesi I komunikimit
Prezantimi I problemit
Qellimi I studmit
Mostra
Rendsia  studimit
Kapitulli I 2
Perkufizimi  koncepteve  kryesore
Perkufizimi I komunikimit
Format e komunikimit
Kapitulli I 3
Karakteristikat e komunikimit efektiv
E ardhmja  komunikimit
Perfundime te sudimit
Konkluzjone
Rekomandime
Biblografia

1.Hyrja  
Per realizimin e ketij projekti akademik si opsion per mbledhjen e materialeve jane perdorur faqe te ndryshme te internetit dhe librave shkollor e revista te ndryshme si baze e burimeve paresore. Keto materiale paresore na tregojne se c’eshte etika dhe komunikimi ne nje biznes te caktuar .
Komunikimi mund te perkufizohet si mjeti me anen e te cilit individet arrijne te shkembejne midis tyre informacionit per operacionet dhe veprimtarite qe realizohen ne nje organizate biznesi ose eshte nje proces nepermjet te cilit mendimi krijohet  dhe dergohet per te krijuar kuptueshmerine e gjerave.
Prezantimi i problemit
Shpesh here menaxheret pohojne se pengesat ne komunikim jane nje nga problemet me serioze me te cilat ata ndeshen ne praktike. Pengesat e komunkimit ne mjaft raste sherbejne per te paralajmeruar ekzistencen e problemeve me te thella, prandaj nje menaxher nuk  duhet ti kapi gjerat shume siperfaqsore, por duhet qe ta trajtoje ceshjten ne menyre me te detajuar per te zbuluar shkaqet e verteta te barrierave te komunkimit.
Qellimi i studimit
Qe shume kompani te huaja kan kuptuar rendesin e nje komunikimi efektiv  duhet te ekzistoj brenda nje organizate qe punonjesit e saj te jen sa me produktiv ne punen e tyre.
Pra qellimi i ketij studimi eshte te tregoj se komunikimi brenda organizates eshte mjaft i rendesishem.

Mostra
Popullsia e ketij studimi eshte nje grup personash te cilet jane puntore te kompanis ALBA Therm Tecnology qe meret me aspirim .
Kjo kompani operon ne tregun shqipetare qe prej 20vitesh. Eshte perzgjedhur per shkak se konsiderohet e vjeter ne treg.Dhe dua te tregoj se e ka dhene rendesin e duhur procesit te komunikimit brenda dhe jasht organizates.
1 perkufizim i komunikimit
Per rendesine dhe rolin e komunikimit kane shkruar shume autore te njohur e te ndryshem. Keshtu per shembull, Ch. Barnard thekson se: “ komunkimi duhet te zere nje vend qendror ne teorine e organizimit per shkak se struktura , gjeresia e shtrirjes dhe fusha e organizimit percaktohen pothuajse teresisht nga teknikat e komunikimit”. Gjithashtu sipas tij ,funksioni kryesor i nje ekzekutivi eshte ndertimi dhe mbajtja e nje sistemi te caktuar e eficent te komunikimit.
Arritja e suksesit ne biznes, ne ditet tona, varet ne menyre te ndjeshme nga aftesitekomunikuese me njerezit, brenda dhe jashte organizates. Pavaresisht,nese behet fjale pernje vend pune apo per te gjetur kliente te rinj, suksesi ose deshtimi ka lidhje direkte meaftesite per te komunikuar.Ne fakt, komunikimi konsiderohet efektiv vetem kur te tjeret e kuptojne mesazhin tuaj ne menyre korrekte dhe ju pergjigjeni ne menyren e duhur.
 Komunikimi efektiv ndodhet ne qender te pothuajse cdo aspekti te veprimtarise se biznesit, sepse ai lidh kompanine me te gjithe “stakeholders”-at (pretendentet) me te cilet bashkevepron biznesi: punonjesit, klientet, furnitoret, komunitetin perreth etj. Nese duhet permiresuar eficenca, cilesia apo inovacioni, per kete nevojiten aftesi te larta komunikuese.
 
Disa nga karakteristikat me te rendesishme te komunikimit efektiv jane:

Jep informacion praktik, pavaresisht nese ka te beje me kuptimin e politikave te  kompanise apo me nxitjen per kryerjen e nje veprimi te caktuar.

Jep me teper fakte dhe me pak pershtypje, duke perdorur shprehje konkrete,detajespecifike dhe informacion te qarte,bindes,te sakte dhe etik.

Qarteso dhe perqendro informacionin, duke theksuar informacionet me te rendesishme.Mesazhet qe e seleksionojne dhe permbledhin informacionin jane mjaft efektive.

Identifiko sakte pergjegjesite, duke i shkruar mesazhet ne menyre te tille qe te kerkojne pergjigje nga nje audience specifike.Shprehu qarte se cfare prêt prej degjuesve dhe cfare mund te besh per ta

Bind te tjeret dhe jep rekomandime, duke iu shpjeguar degjuesve se cfare perfitimesh do te kene nga pergjigja ndaj mesazhit tuaj ne menyren e deshiruar.

Format e komunikimit brenda organizates se biznesit

Ndryshimet e medha , qe kane ndodhur me mjetet e komunikimit e te shkembimit te informacioneve ne ditet e sotme kane shtuar shume rolin dhe rendesine qe ka fluksi i informacioneve dhe shpejtesia e komunkimit te tij ne rritjen e efektivitetit te menaxhimit te organizatave.

Per realizimin e nje levizje te shpejte dhe efektive te informacionit te domosdoshem, menaxhereve qysh ne momentin e projektimit organizativ duhet te mbajne parasysh komunikimin , i cili do te realizohet ne kater drejtime te ndryshme:
komunkim nga larte-poshte, komunikim nga poshte-lart , komunikim horizontal dhe  komunkim diagonal.
Keto kater drejtime perbejne kuadrin baze te komunkimit. 
Komunkimi nga lart-poshte perben nje nga aspektet e komunkimit vertikal, i cili realizohet kur informacioni transmetohet nga nivelet me te larta drejt niveleve me te ulta te organizates. Ky lloj komunikimi kryhet nepermjet shume formave si per shembull , nepermjet takimeve apo mbledhjeve me anetaret e personelit , kontakti i drejtperdrejt-ball per ball, paraqitja e raporteve informative, hartimi dhe paraqitja e direktivave etj.
Komunikimi vertikal nga lart poshte, duke e percjelle informacionin nepermjet shume niveleve kerkon nje kohe relativisht te gjate. Eshte kjo nje nga arsyet qe disa menaxhera te nivelit te larte preferojne ta dergojne informacionin ne menyre direkte tek personi apo grupi i cili e kerkon apo e ka te domosdoshem marrjen e tij.
 Komunkimi nga poshte lart, i cili mund te perkufizohet si levizja e fluksit te ideve, opinioneve, ankesave apo edhe llojeve te tjera te informacionit, nga vartesit per tek eproret e tyre. Ky lloj komunikimi nuk eshte direktiv dhe zakonisht eshte i pranishem ne mjediset organizative demokratike, ku nxitet e inkurajohet pjesmarrja e punonjesve. Forma te tjera tipike pervec zinxhirit te komandes jane memorandumet dhe raportet,  procedurat e zgjidhjes se mosmarrveshjeve, vendosja e perbashket e objektivave, ndjekja e praktikes se politikes te dyereve te hapura etj.


      Komunkimi nga posht larte eshte i rendesishem ne organizate per disa arsye, pasi:
a)      nepermjet tij menaxheret informohen per qendrimin e punonjesve ndaj politikes se organizates, per punen qe ata kryejne si edhe per kushtet e saj.
b)      ai i nxit punonjesit per te diskutuar per ato problemet te punes, te cilat pengojne rritjen e produktivitetit dhe te eficenses.
c)      ai u ofron menaxhereve informacionet e nevojshme lidhur me reagimin e punonjesve ndaj ndryshimeve te politikes, ndryshimimeve ne departamentet e tyre si dhe per ceshtje te tjera te cilat ndikojne ne qendrimin dhe performancen e tyre.

Pra, marrja e informacionit per nje diapazon te gjere ceshtjesh qe preukupojne, jo vetem punonjesit, por edhe menaxheret e tyre, i ndihmon keta te fundit qe te percaktojne vendime sa me efektive qofte per te zgjidhur nje problem te dhene ashtu edhe per te eleminuar rezistencen e stafit per ndryshimin e politikes.

Pervoja ka treguar se ne ato organizata ku komunikim vertikal poshte lart mungon, apo nuk funksionon ashtu sic duhet, problemet jane me te medha pasi punonjesit e ndjejne veten te menjanuar nga ceshtetjet qe percaktojne organizaten , ndersa distanca midis tyre dhe menaxhereve eshte e madhe sepse menaxheret ose refuzojne te degjojne punonjesit ose kane kontakte jo te mjaftueshme me ta .

Komunkimi horizontal si fluks i informacionit ndermjet individeve te cilet ndodhen ne te njejtin nivel hierarkik ne organizate, eshte i rendesishem jo vetem per menaxheret, por edhe per punonjesit e tjere. Pa kete lloj komunikimi nuk mund te realizohet kordinimi i funkioneve te biznesit.
Per individet, te cilet punojne bashkarisht dhe komunikojne rregullisht me njeri-tjetrin, rallehere mund te ndodhe qe te kete probleme te mirekuptimit midis tyre. Nderveprimi u jep atyre gjithashtu, mbeshtetje emocionale dhe in ndihmon per te kenaqur nevojat e tyre te komunikimit social dhe ne grup.

Komunikimi diagonal eshte i rendesishem dhe perdoret ne ato situata kur nuk mund te perdoren me efktivivitet kanalet apo rruget e tjera te komunikimit. Nje shembull i tille mund te jete rasti i kryerjes te  nje analize ne lidhje me koston e prodhimit, ku personit qe merret dhe raporton per kete ceshtje i duhet te bazohet ne nje raport tjeter, i cili mund te jepet nga nje seksion apo nga departement tjeter, si per shembull ai i burimeve njerzore.
Eshte e qarte se duke ndjekur rrugen diagonale te komunkimit kursehet kohe, energji e ne disa raste edhe burime financiare.

Komunkimi informal eshte nje tjeter lloj komunkimi dhe eshte paksa i vecante sepse kryehet ne trajte informale ose e thene ndryshe “pjergulla”.

Ne nje studim te kryer nga K.Davis, ne perfundim te analizes te llojeve te komunkimit informal ai ka arritur konkluzionet e meposhtme:

-        komunkimi informal e shperndan informacionin shpejt
-        komunkimi informal eshe zgjedhes ne ate c’ka ai transmeton
-        ai ploteson boshlleqet e lena nga kanalet zyrtare te komunkimit
-        eshte i perqendruar ne vendin e punes

Saktesia e informacionit te transmetuar ne kete menyre arrin ne masen 50-90 %  qe do te thote eshte nje fenomen normal i procesit te komunkimit.

E ardhmja e komunikimit
Shumica e organizatave bejne perpjekje per te siguruar sjelljet etike dhe per rrejdhoje komunkimin e moralshem nepermjet perpunimit dhe shpalljes te detyrueshme te rregullave te punes. Megjithate , kyci per zhvillimin e komunikimit etik ne organizate mbeten sjelljet individuale te menaxhereve dhe mbikeqyresve. Ne radhe te pare nje menaxher duhet te diskutoje vazhdimisht lidhur me komunikimin etik ne biznes ose ne organizaten e tij. Kjo do te thote se menyra e percaktuar e komunikimit duhet qe te rishikohet here pas here, per t’u sjelle ne pajtim me stadin e zhvillimit moral dhe te nevojave aktuale te shoqerise. Rishikimi i menyrave te komunikimit, si nje teknike e perdorur keto vitet e fundit, eshte nje metode efikase per te kontrolluar politikat e komunikimt, procedurat , rrjetin dhe tere aktivitetet e tij.

Gjuha e nderlikuar renditet si nje nder problemet me serioze te komunkimit efektiv.
Ne nje komunkim etik, qe bazohet ne kodet e perpunuara te etikes, ne rregullat e adoptuara, apo ne kuadron te tjere te pranuar , ka rendesi gjithashtu, qe te zgjidhet forma e dhenies se informacionit. A duhet qe ky informacion te jepet ne menyre te drejtperdrejt, me goje ( ne telefon, radio , etj) apo me shkrim ( letra, libra , gazeta , reklama , etj).

Si shembull mund te merret komunikimi me shkrim, i cili mund te shoqerohet nga perdorimi i shume prej individeve, pavaresisht shkalles se inteligjences apo edukimit te tyre, i nje zhargoni teknik dhe strukturave fjalish te papershtatshme te cilat fshehin, ose e japin te paqarte permbajtjen apo konkluzionet kryesore te informacionit. Per ta permiresuar kete lloj komunkimi do te ishin efektive disa nga rreguallat udhezuese :

-        perdorimi i fjaleve te shkurta e te njohura, si dhe fjalive dhe frazave te thjeshta.
-        menjanimi i fjaleve te teperta dhe te pakuptueshme
-        zgjedhja e nje stili te shkruari ku i pershtatet situates dhe efektit qe deshiron te arrije derguesi i mesazhit.

                              Perfundime


Komunkimi eshte thelbi i manaxhimit.
 Komunikimi eshte i rendesishem per udheheqjen dhe motivimin e individeve ose punes ne grup.
 Ndryshimet e medha , qe kane ndodhur me mjetet e komunikimit e te shkembimit te informacioneve ne ditet e sotme me hapa te medha ka bere rritjen e efektivitetit dhe eficenses se manaxhimit ne organizate.
 Saktesia e informacionit te transmetuar nepermjet komunikimit informal arrin ne masen 50-90 %  qe do te thote eshte nje fenomen normal i procesit te komunkimit.

Nje pjese e drejtuesve ose menaxhereve , neglizhojne ose nuk i marrin parasysh nje pjese te informacioneve qe mblidhen per ne marrjen e vendimive ne nje organizate.
 Gjuha e nderlikuar joetike renditet si nje nder problemet me serioze te komunkimit efektiv. 
Celesi per zhvillimin e nje komunikimi etik ne organizate jane sjelljet individuale te menaxhereve dhe mbikeqyresve.


                                    REKOMANDIME

 Liderat duhet te jene motivues e kreative per ide e vizione.
 Ne duhet ta trajtojme komunikim dhe etiken si nje mjet me anen e te cilit lidhen individet ne organizate per arritjen e nje qellimi te perbashket.
 Ne komunikim duhet perdorur nje gjuhe efektive midis eproreve dhe vartesve ne nje organizate.
Drejtuesit e organizatave duhet rishikojne normat e rregullat e etikes cdo kohe per nje komunikim sa me te mire  e te paster.
 Te reduktojme gabimet e punemarreseve ne nje organizate sepse vijne nga mungesa ne komunikim. 
Menaxherat duhet ti njohin mire barrierat qe pengojne gjate komunkimit ku te jene perfekt ne pune ne grup ose ne nje organizate.
 Menaxherat gjate nje pune ne mbledhjen e informacioneve duke i seleksionuar ato , nuk duhen hedhur poshte nje pjese e tyre sepse ato ndikojne shume ne vendimarrje.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels