IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



http://eseshkolle.blogspot.com/Lënda:       Dituri natyre 4
Tema :       Atmosfera dhe perberesit e saj
Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë:
                       -- të emërtojnë elementet përbërëse të atmosferës;
                       -- të tregojnë shtresat përbërëse të atmosferës;
                       -- të shpjegojnë rëndësinë e atmosferës për jetën në Tokë.

Fjalë kyç: atmosferë, oksigjen, azot, dioksid karboni, troposferë, stratosphere mezosferë, jonosferë, ekzosfere.

Mjetet: teksti i nxënësit, materiale nga interneti, “Enciklopedia për fëmijë”.

                                                    Struktura e mësimit:ERR
Fazat e strukturës
Strategjitë mësimore
Veprimtaritë e nxënësit

Evokim
(nxitja për të nxënë)

Parashikim me terma paraprak

Diskutim i ideve
Paraqitja grafike e
ideve

Realizim i kuptimit
(përpunimi i përmbajtjes)
Harta e koncepteve semantike
Par aqitje grafike e
informacionit

Reflektim
(konsolidimi i të nxënit)
Pune praktike
Nxitje e diskutimit
Eksperiment


                                       Zhvillimi i mësimit
Evokim:(Parashikim me terma paraprak)
I nxjerr nxënësit jashtë dhe u kërkon atyre të vrapojnë me fluger në duar. Pas ca
sekondash, i përplas duart dhe nxënësit ndalojnë. I pyes  nxënësit:
-- ,Çfarë ndodhi me flugerin tuaj kur vrapuat?
-- Kush e bëri flugerin të rrotullohet?
-- A e shohim ne ajrin?
-- Tregoni shembuj të tjerë që tregojnë praninë e ajrit.
Veprimtarit te nxenesit
Nxenesit iu pergjigjen pyetjeve <kur ne vrapuam flugeri filloi te rrotullohej. Ajo cfare e beri flugerin te rrotullohej ishte era\ajeri . ajerin nuk e shohim por  ne e ndjejme ate.


               
Realizim i kuptimit: (organizuesi grafik i analogjise)
Nxënësve u kërkohet të lexojnë informacionin e librit duke nënvizuar fjalët kyç. Mësuesja
drejton diskutimin për të shpjeguar kuptimin e tyre dhe, në të njëjtën kohë, plotësohet organizuesi grafik në tabelë.

Pyetjet që u drejtohen nxënësve:
-- Ç’është atmosfera? Përse shërben ajo?
-- Cilat janë elementet që e përbëjnë atë?
-- Si quhen shtresat përbërëse të atmosferës?

                           Eshte?        element natyror i mjedisit
                                               me trashesi 1500m                                 Shtresat?   troposfera
                                               mbeshtjellje e gazte                                                       jonosfere
            Atmosfera                                                 

Elementet?                                                                                               mezosfere                                                                                                                                                                                                                               
azoti,ozoni                                                                                                                    stratosfere                                                                                                     
oksigjeni,                                                                                                                      ekzosfere
dioksidi i karbonit                                 Sherben?   Per zhvillimin e jetes
pluhuri, avuj uji                                                           ruan ngrohtesine e tokes
                                                                                     permban gazet e domosdoshme
                                                                                     zhvillohen dukurite atmosferike
                                                                                     mbron token nga rrezet e demshme te diellit




Reflektim:pune praktike
Pas punimit te hartes semantike ju kërkoj nzënësvë informacionet shtesë që kanë marë në libra të ndryshëm apo në internet. Lexohet informacioni nga nga dy nxenes. Atmosfera (nga greq  atmós - "avull" dhe  sfera - "lëmsh") është një shtresë gazesh që mbulon një trup qiellor . Ajo përbëhet shpesh nga një përzierje gazrash të ndryshëm, dhe mbahet e mbërthyer nga fuqia e rëndesës në trupat qiellorë. Atmosfera është në sipërfaqe më e dendur dhe me rritjen e lartësisë shkon duke u rralluar.  Përbërja fillestare atmosferike është e lidhur në përgjithësi me kimine dhe temperaturën e mjegullnajave lokale diellore gjatë formimit planetar dhe ikjes se mëvonshme të gazeve të brendshme. Këto atmosferës origjinale te evolucionit ka pësuar shumë me kalimin e kohës, me pronat e ndryshme të çdo planeti që rezulton në rezultate shumë të ndryshme.
Si përfundim u kërkoj nxënësve të kryejnë eksperimentin: I udhëzoj se si duhet të veprojnë, duke marë një gotë plot me ujë dhe mbi të mbështetet një kartolinë, ku ana e lustruar të jetë nga uji. Duke e mbajtur mirë me një dorë kartolinën me dorën tjetër e kthejmë përmbys gotën. Nëse e heqim ngadalë doren shohim se kartolina qëndron ngjitur me gotën dhe uji nuk derdhet. Në këtë rast ushtron forcë mbi kartolinën shtypja atmosferike që ka forcë më të madhe se pesha e ujit që ndodhet në gotë.
Vlerësimi:Nxënësit vlerësohen me notë për përgjigjet, për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen.

Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels