IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Tema: Roli dhe funksioni I fondit monetear ndrekombetar(FMN)
http://eseshkolle.blogspot.com/ 
Fondi Monetar Ndërkombëtar, (shkurt:FMN, anglisht: IMF ) është një organizatë ndërkombëtare e 184 vendeve me seli në Washington, D.C.. Qëllimi primarë i themelimit të fondit monetarë ndërkomëtarë ka qenë që të krijohet një bashkëpunim monetarë mes vendeve, stabilitet monetar në këmbim dhe marrveshje të rregullta të këmbimit monetarë për të shpejtuar rritjen ekonomike, për të ngritur nivelin e punësimit dmth zvoglimin e nivelit të papunësisë dhe për të krijuar asistencë të përkohëshme të shteteve të varfëra për të balancuar sistemin pagesorë.

FMN

veprimtaria
Që nga themelimi i vet FMN gjithnjë është përmbajtur në qëllimin e themelimit por teknikat e veprimit dhe mënyrat e reagimit ndaj probleme të shteteve të ndyshme si dhe numri i shteteve ojesmarrëse gjat viteve kan ndyshuar.

Cfare ben fmn-ja ?                                                                                                                               
Puna e FMN –së ështe e tre llojeve të ndryshme. Mbikqyrja perfshin monitorimin e zhvillimeve financiare dhe ekonomike, në dhënien e këshillave mbi politikat e ndjekura që synojnë të shmangin krizat ekonomike. FMN –ja gjithashtu u huazon para vendeve me vështirësi në balancën e pagesave, për tu dhënë financim të përkohshëm dhe suport në korigjimin e problemeve; huatë për vende me të ardhura të ulëta jepen për të reduktuar varfërinë.Së treti, FMN-ja u jep vendeve asistencë teknike dhe trajnim në fushat e saj të ekspertizës. Gjithashtu, për të mbështetur këto tre aktivitete, FMN-ja punon në kërkime ekonomike dhe statistikë. Vitet e fundit, ne kuadër të përpjekjeve për të forcuar sistemin financiar ndërkombëtar dhe për të rritur efektivitetin në parandalimin dhe zgjidhjen e krizave, FMN-ja ka aplikuar mbikqyrjen dhe asistencën teknike në zhvillimin e standarteve dhe kodeve të praktikës në fushat e saj të përgjegjësisë, dhe në forcimin e sektorëve financiarë. FMN-ja luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në luftën kundër pastrimit të parave dhe terrorizmit

Mbikqyrja e FMN-s
Për të promovuar stabilitetin ekonomik global nëpërmjet kooperimeve multilateral, FMN-së i është dhënë një mandat për të mbikqyrur sistemin monetar ndërkombëtar dhe për të monitoruar politikat ekonomike dhe financiare të 185 vendeve anëtare. Mbikqyrja e FMN-së ofron vlerësim të specializuar të zhvillimeve ekonomike dhe financiare globale dhe rajonale . Ajo jep këshilla rreth rreziqeve që i kanosen stabilitetit dhe rritjes ekonomike. Në këtë mënyrë FMN-ja ndihmon sistemin monetar ndërkombëtar që ti shërbejë qëllimit të tij primar duke dhënë një kornizë që lehtëson shkëmbimin e të mirave, shërbimeve dhe kapitalit ndërmjet vendeve dhe të mbajë një rritje ekonomike të mirë.
Në ekonominë e sotme globale, ku politikat ekonomike dhe financiare të një vendi mund të ndikojnë në shumë vende të tjera, bashkëpunimi ndërkombëtar në shkallë globale për të monitoruar dhe influencuar zhvillimet ekonomike është e domosdoshme. Me pjesmarrjen pothuajse universale të 180 vendeve, mbikqyrja e FMN përbën mekanizmin e duhur për këtë bashkëpunim. Mbikqyrja efektive ndihmon në një sistem monetar ndërkombëtar të qëndrueshëm dhe bën të mundur një rritje ekonomike të qëndrueshme me anë të proceseve bashkë-përforcues që vijojnë: mbikqyrja shumë-palëshe, ose vështrimi i ekonomisë botërore në tërësi; dhe mbikqyrja dy-palëshe e cila përfshin këshillime për politikat e cdo anëtari individual për të promovuar stabilitet të jashtëm dhe të brendshëm (duke përfshirë edhe rritjen); analizën e efekteve ekonomike nga një vend në tjetrin; dhe eksperiencën e 180 vendeve anëtare. afaf

Roli i FMN-S
Mbikqyrja, në formën që ka sot, u vendos nga Artikulli IV i Artikujve të Marrëveshjes të FMN në sajë të rishikimit që iu bë në fundin e viteve 70 pas dështimit të sistemit të kurseve të këmbimit fikse Bretton Woods. Sipas Artikullit IV, vendet anëtare marrin përsipër të bashkëpunojnë me FMN-në dhe me njëri-tjetrin për të promovuar stabilitetin e sistemit global të kurseve të këmbimit. Në vecanti, ata duhet ti përmbahen në bërjën e politikave të tyre ekonomike të brëndshme dhe të jashtme, një kodi sjelljeje të caktuar. FMN-ja ka për detyrë të: (i) monitorojë sistemin monetar ndërkombëtar për të siguruar operimin e tij efektiv, dhe (ii) të sigurohet që politikat e cdo vendi anëtar i përmbahen detyrimeve. Për tu siguruar që mbikqyrja të zhvillohet dhe të mbetet efektive në ekonominë e globalizuar të shekullit 21, FMN-ja po implementon një Strategji Afat-Mesme.


Huadhenia e fmn
1:Një nga përgjegjësitë kryesore të FMN është tu japë hua vendeve me probleme në bilancin e pagesave. Kjo asistencë financiare i mundëson vendeve të rindërtojnë rezervat e tyre ndërkombëtare; të stabilizojnë valutat e tyre; të vazhdojnë të paguajnë për importet e tyre dhe të përtërijnë kushtet për rritje të mirë ekonomike. Ndryshe nga bankat, FMN nuk jep hua për projekte specifike.
Volumi i huadhënieve të FMN është luhatur shumë gjatë kohës. Kriza e naftës më 1970 dhe kriza e borxheve më 1980 u karakterizuan të dyja nga rritje e theksuar e huadhënieve nga ana e FMN. Më 1990, procesi i tranzicionit në Evropën Qëndrore dhe Lindore dhe krizat e tregjeve ekonomike cuan në shtimin e mëtejshëm të kërkesës për burime nga FMN-ja të cilat, në pjesën më të madhe janë shlyer pasi u përmirësuan kushtet.
Procesi I huadhenjes ne Fmn
 Me kërkesë nga një vend anëtar, huaja nga FMN jepet nën një “rregullim” që specifikon politikat dhe masat që vendi ka pranuar të ndërmarrë për të regulluar problemet e tij të bilancit të pagesave. Programi ekonomik formulohet nga vendi nën konsultën e FMN-së dhe i paraqitet Bordit Drejtues të Fondit me anë të një “Letre të Qëllimeve”. Pasi aprovohet nga Bordi, huaja jepet pjesë pjesë, në bazë të zbatimit të programit.


FMN ne lidhje me shqiperin.
Nje histori 21-vjecare bashkepunimi, e cila pervec ndihmave te konsiderueshme monetare, i ka siguruar Shqiperise edhe nje besueshmeri te larte tek autoritetet e larta financiare boterore. Keshtu e ka vleresuar Banka e Shqiperise, gjate nje analize te posacme, marredhenien e vendit tone me Fondin Monetar Nderkombetar. Te datuara qe nga 15 tetori i vitit 1991, ato nisen fillimisht me
synimin e zbatimit te nje strategjie per zhvillimin ekonomik, duke siguruar kalimin, nga nje ekonomi te planifikuar drejt nje ekonomie tregu. "Edhe marreveshja e pare e nenshkruar me Shqiperine, synonte stabilizimin makroekonomik dhe fillimin e ndryshimeve strukturore, drejt ekonomise se tregut", - cileson analiza e posacme e BSH-se. Per te vijuar me tej, me faktin se anetaresimi prane Fondit ka sjelle "perfitime ne ekonomi, besueshmeri tek institucionet e tjera financiare dhe ne tregjet financiare, siguri ekonomike per investitoret e huaj, si dhe mundesi per marrjen e kredive per investime etj.". Nga ana tjeter, BSH ve ne dukje edhe se marreveshja e pare qe Shqiperia ka perfituar nga Fondi, ka qene ajo 12-mujore, e nenshkruar me date 26 gusht 1992, ne shumen 20 milione SDR (32 milione dollare), e disbursuar ne 3 transhe dhe e perfunduar ne vitin 1998. Nderkaq, ne vijim te kredise, ne korrik 1993, Bordi Ekzekutiv i FMN-se miratoi nje kredi 3-vjecare, ne shumen prej 42.3 milione SDR (66 milione dollare), me qellim mbeshtetjen e programit ekonomik dhe financiar te viteve 1993-1996, nga e cila u terhoqen vetem 31 milione SDR. Nderkaq, ne vitin 1997, si pasoje e trazirave te ndodhura, FMN miratoi kredine EPCA, per mbeshtetje emergjente ne shumen e 8.8 milioneve SDR (13.5 milione dollare). Per te vazhduar me


ndihmen e tij, Fondi Monetar Nderkombetar i ka akorduar Shqiperise ne vitet 1998-2001, edhe nje kredi ne shumen 45 milione SDR (69 milione dollare), nje te re ne daten 27 janar 2006, e cila ka qene edhe e fundit 3-vjecare, me shumen prej 17 milione SDR (26 milione dollare). Pasketaj, marredheniet e Shqiperise me kete institucion te rendesishem financiar boteror, jane perqendruar kryesisht ne konsultime, te cilat jane ne te njejten kohe edhe pjese e punes monitoruese qe kryen FMN. "Nje mision e viziton nje vend cdo vit, ose nje here ne dy vjet, per te grumbulluar informacion dhe per te shkembyer pikepamje me autoritetet vendore", - sqarojne ekspertet e BSH-se, ne analizen e tyre. Duke detajuar me tej, se konsultimi me i fundit u krye nga misioni i FMN-se qe vizitoi Shqiperine ne muajin qershor te vitit 2011. "Duke filluar nga viti 1999, renditen 9 misione te stafit te FMN-se, ne konsultim me Shqiperine, raportet e te cileve jane publikuar perkatesisht ne vitin 1999, 2000, 2001, 2003, 2005, 2006, 2008, 2010, dhe raporti i fundit ne vitin 2011", - citojne ekspertet e Bankes se Shqiperise, lidhur me nje proces te tille.

Shqiperia ka 1341 vota ne FMN, ose 0.05% te totalit te anetareve 

Shqiperia zoteron aktualisht 1341 vota, ose 0.05% te shumes se pergjithshme te votave, te te gjithe anetareve te Fondit Monetar Nderkombetar. Kjo, fale rritjes se fundit te kuotes qe ajo ka paguar, per anetaresimin ne kete organizate te rendesishme financiare boterore. Konkretisht, sipas te dhenave qe referon BSH-ja, kjo kuote u rrit ne nivelin 60 milione SDR (90 milione dollare), ne muajin janar te vitit 2012, si rezultat i hyrjes ne fuqi te reformes se vitit 2008, mbi rritjen e kuotes dhe perfaqesimit ne FMN. Tashme, me rritjen e kuotes se saj, vendi yne ka rritur edhe fuqine e tij ne vendimmarrjen e ketij institucioni. Kujtojme ketu, se ne momentin e anetaresimit, kuota per Shqiperine u caktua 25 milione SDR (37 milione dollare). Vete FMN-se, burimet qe ka ne dispozicion i vijne nga pagesa e kuotave te anetaresimit, te cilat paguhen nga te gjitha vendet anetare, plot 188 te tilla, sipas madhesise dhe fuqise ekonomike perkatese te tyre. 

Deri tani, FMN ka derguar ne Shqiperi 9 misione me eksperte

Konkluzionet e misioneve te FMN-se, publikuar per ecurine e treguesve ekonomike ne Shqiperi, kane qene kryesisht pozitive. Keshtu, Banka e Shqiperise, ne analizen e saj, permend ato te misionit te fundit, ne qershor te vitit 2011. "Ne to eshte theksuar se: 1. Ekonomia shqiptare ka treguar nje ecuri te admirueshme, duke perballuar mire krizen financiare boterore te vitit 2009-es, si rrjedhoje e zbatimit te politikave te shendosha, ne periudhen para krizes. 2. Sistemi financiar perballoi stresin e krijuar nga kriza, dhe shmangu gjithashtu krizen ne sektorin e kredise, ndonese raportohet se pati nje renie te cilesise se aseteve. 3. Gjate gjithe periudhes, inflacioni ka mbetur i mire ankoruar dhe gjithashtu, ribalancimi i nevojshem i ekonomise ka filluar, duke shenuar nje rritje te eksporteve si dhe nje reduktim te deficitit te larte te llogarise korente", - citojne ekspertet e BSH-se, konkluzionet e permendura nga ekspertet e misionit te FMN-se vjet, ne vendin tone. FONDI Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë që të tërhiqet nga rritja e pagavedhe pensioneve gjatë këtij viti, për të mbajtur nën kontroll financat e drobiturapublike.Në një deklaratë zyrtare të publikuar një ditë më parë, FMN thotë se qeveria nuk duhet të bëjë në 2010-ën rritje reale të pagave për administratën dhepensioneve, por vetëm një indeksim të tyre në masën e inflacionit.
“Është shumë e rëndësishme që shpenzimet korrente të rishikohen dhepagat dhe pensionet të mbahen nën kontroll. Kjo mund të bëhet duke i indeksuar këto të fundit vetëm pas inflacionit” deklaron Fondi, cka do të thotë një rritje pagash në masën 3 deri në 3.5 për qind, gati tre herë më pak nga premtimet e qeverisë që deklaron rritje të mesatare 10 për qind.

Por vec pagave FMN thotë se rishikimi i shpenzimeve duhet të prekë të gjitha zërat kryesorë të buxhetit.

“Pas  përfundimit të rrugës Durrës-Kukës edhe investimet publike duhet të përshkallëzohen në nivele më të menaxhueshme,” vijon deklarata.

Ekspertët e FMN-së argumentojnë se këto masa janë të domosdoshme për të mos rrezikuar buxhetin, i cili këtë vit paraqet risqe të larta fiskale. Në programin afatmesëm ekonomik, qeveria ka premtuar një shkurtim të shpenzimeve në masën 30 miliardë lekë për vitin 2010, i cili sipas Ministrisë së Financave do të ligjërohet në mes të vitit. Por për FMN kjo nuk është e mjaftueshme dhe duhen të tjera shkurtime.
Sipas Fondit ekonomia shqiptare deri tani është përballur mirë me krizën, por ecuria e saj dhe stabiliteti ekonomik i vendit gjatë këtij viti do të varet shumë nga mënyra se si qeveria do të menaxhojë buxhetin.   


FMN ne lidhje me KOSOVEN

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, filloi publikimin e statistikave për Pozicionin e Investimeve Ndërkombëtare (PIN) dhe Borxhin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, duke bërë kështu edhe një hap të madh  në zhvillimin e sistemit të statistikave në vendin tonë. Informacionet e plota për statistikat e Republikës së Kosovës që janë përgjegjësi e BQK-së si dhe praktikat e shpërndarjes janë të publikuara në faqen e internetit të BQK-së. Këto informata njëherësh janë të prezantuara edhe në bazën e të dhënave të FMN-së, të njohur si Statistika Financiare Ndërkombëtare (anglisht: International Financial Statistics – IFS)
Duke përgëzuar stafin e BQK-së për progres të shkëlqyeshëm në fushën e publikimit për herë të parë të pozicionit të investimeve ndërkombëtare të Kosovës, Guvernatori Gërguri ka nënvizuar se  “zgjerimi i pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës me më shumë statistika nga sektorë të ndryshëm në IFS e rrit cilësinë e grumbullimit, përpunimit dhe të shpërndarjes së statistikave për sektorë të caktuar, ndërsa saktësia dhe besueshmëria e tyre kontribuon në avancimin e imazhit të shtetit tonë në fushën e investimeve të huaja direkte dhe në fusha të tjera që janë të domosdoshme për të kontribuar në zvogëlimin e defiçitit në llogarinë rrjedhëse të bilancit të pagesave të Kosovës”

Dërgimi për publikim në IFS të FMN-së dhe në bazën e të dhënave të Bankës Botërore, në fund të tremujorit të parë 2012, përfshin statistikat si në vijim:  
 Bilanci i Pagesave (në frekuencë tremujore);   
 Borxhi i Jashtëm (në frekuencë tremujore);  Pozicioni i Investimeve Ndërkombëtare (në frekuencë vjetore);
 Raporti i Koordinuar për Investimet e Huaja (anglisht: Coordinated Direct Investment Survey – CDIS);
  Raporti i Koordinuar për Investimet Portfolio (angl. Coordinated Portfolio Investment Survey – CPIS).

Baza Tremujore e të Dhënave mbi Borxhin e Jashtëm (anglisht: Quarterly External Debt Statistics

QEDS database ) e zhvilluar nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në vitin 2004, bashkon  në një vend qendror të dhënat të detajuara të borxhit të jashtëm të publikuara individualisht nga vendet të ndryshme, sidomos ato që i përkasin Sistemit të Shpërndarjes së të Dhënave të Posaçme të FMN-së (anglisht: Special Data Dissemination Standards). Republika e Kosovës, ka filluar pjesëmarrjen në Sistemin e Shpërndarjes së të Dhënave  të Përgjithshme (anglisht: General Data Dissemination System) të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) më 01 prill 2011, ndërsa të dhënat për borxhin e jashtëm i dërgon Bankës Botërore në bazë vullnetare.

Për më shumë informacion mbi të dhënat për Pozicionin e Investimeve Ndërkombëtare dhe borxhin e jashtëm të Kosovës.




Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels