Analize dhe koment i vepres "Zonja Bovari" (Gustav Flober)
Veçoritë e veprës
Titulli: Zonja Bovari
Autori: Gustav Flober
Lloji: novelë
Gjuha: Frëngjisht
Koha dhe vendi ku është shkruar: Croisset, Francë, 1851-1857
Data e publikimit të parë: 1857
Rrëfyesi
Në kapitullin e parë, shokët e Sharlit tregojnë historinë në vetën e parë shumës “ne”. Është e paqartë nëse flet e gjithë klasa apo një person. Deri në fundin e novelës, një person i tretë e tregon historinë. Megjithëse rrëfyesi duket objektiv, ai shpesh e bën opinionin e tij të ndihet, në veçanti përpjekjet qesharake të personazheve të tij të duken të sofistikuara.
Pikëpamja
Kapitulli i parë tregohet nga perspektiva e një apo më shumë shokë klase të Sharlit. Pas kësaj, ne e shohim botën sipas syve të Sharlit momentalisht para se të prezantohet me Emën. Pjesa më e madhe e veprës tregon mënyrën se si ajo i përjeton ngjarjet, megjithëse gjithmonë në vetën e tretë dhe ndonjëherë duke na dhënë një paraqitje të shpejtë në mendjen e të tjerëve. Pavarësisht faktit që rrëfyesi e kufizon vëmendjen drejt Emës, gjithsesi, ekziston një përzierje e vëzhgimeve objektive të sjelljes së saj dhe e mendimeve subjektive pra të ndjenjave dhe mendimeve të saj. Floberi gjithashtu shpesh përdor ligjëratën e drejtë, integrimin rrëfyes të mendimeve dhe të ndjenjave pa shënime për të treguar çfarë po mendonin personazhet e tij. Pas vdekjes së Emës, rrëfimi është pothuajse objektiv.
Interpretimi
Sjellja e Floberit ndaj kësaj historie dhe heroinës së tij është i ndarë ndërmjet simpatisë dhe dhe përbuzjes ironike. Ne dimë që ai identifikohet fort me heroinën e tij sepse ai dikur tha: “Unë jam Zonja Bovari.” Simpatia e tij është e dukshme në mënyrën se si ai i përshkruan pasionet e saj dhe rrethanat në të cilat gjendet ajo. Ai është gjithashtu i vetëdijshëm sa qesharake mund të jenë përpjekjet për sofistikim nga anëtarët e borgjezisë dhe prandaj ai i portretizon shumë prej personazheve të tij si budallenj, qesharakë dhe groteskë.
Koha e përdorur
Koha e kryer e thjeshtë
Koha: Mesi i viteve 1800
Vendi: Francë, duke përfshirë qytetet Tot, Jonvil dhe Ruan
Protagonistja: Ema Bovari
Konflikti: Ema dëshiron dashuri romantike, pasuri dhe status shoqëror por ajo nuk mund t’i ketë pasi është e martuar me një doktor të shtresës së mesme.
Veprimi rritës: Ema fillon që të marrë para hua që të paguajë dhuratat për të dashurin e saj të parë, Rodolfin. Kur ai e lë atë, ajo sëmuret dhe bashkëshorti i saj, Sharli, merr edhe më shumë para hua për kujdesin e saj. Ema tashmë duhet që të marrë edhe më shumë para hua që të paguajë borxhet e saj dhe të ushqejë shijet e saj ekstravagante. Ajo zë një të dashur të dytë, Leonin, por ai shpejt lodhet prej saj.
Klima: Kreditori kryesor i Emës, z.Lërë, insiston që ajo paguajë dhe zotëron një urdhër gjykate që të konfiskojë të gjithë pronën e saj.
Veprimi zbritës: Deri në dëshpërim, Ema kërkon ndihmë financiare kudo, por nuk mund të gjejë askënd; ajo gëlltit arsenik dhe vdes. Pas vdekjes së Emës, Sharli humbet gjithçka. Ai zbulon pabesitë e së shoqes dhe vdes si një burrë i thyer. Vajza e Emës, Berta dërgohet në një filaturë pambuku.
Tema: Papërshtatshmëria e gjuhës, varfëria e një gruaje, të metat e klasës së borgjëzisë.
Motivet: Vdekja dhe sëmundja, dritaret
Simbolet: personi i verbër, lulet e thara, taja
Paralajmërimi: Shkatërrimi financiar i Emës paralajmërohet në kapitullin e parë të novelës, kur Floberi prezanton rrezikun e financave nëpërmjet përshkrimit të menaxhimit të paaftë të anëtarëve të familjes së Sharlit. Prezenca e z.Lërë, që përpiqet për të tunduar Emën, paralajmëron natyrën e saj në rënie: ajo do ta shohë veten e saj thellë e më thellë në borxh me z.Lërë. Zhgënjimet romantike të Emës paralajmërohen gjithashtu ; me Rodolfin dhe Leonin, ne i shohim në ndjenjat e tyre ndaj Emës që nuk janë as të forta as të gjata sa ajo do të dëshironte. Përfundimisht, arseniku me të cilin Ema kryen vetëvrasjen na shfaqet gjashtë kapituj para se ajo t’i japë fund jetës së saj.
Stili i shkrimit të Zonjës Bovari: Ironik dhe përshkrues
Stili i Floberit në këtë libër është një përzierje interesante elementesh të ndryshme. Ai është i aftë në njëfarë mënyre të të kombinojë ironinë me përshkrimin evokativ. Ne vrasës të njëanshëm të cilët janë shkatërrues në thjeshtësinë e tyre, në të cilët qesharakja e njerëzimit është e dukshme. (Shembulli më i dukshëm është rreshti i fundit:"Ai sapo ka marrë çmimin e Kryqit të Legjionit të Nderit.)
Nga ana tjetër ne arrijmë të dallojmë detaje intime, në veçanti në lidhje me gjendjen e Emës. P.Sh: Pas eksperiencës së saj të parë me Rodolfin, ne mund të ndjejmë gati “zemrën e saj duke rrahur sërish, dhe gjaku duke rrjedhur në kraharorin e saj si një lumë qumështi.” Stili i këtij libri është një kujtesë që ne jemi njerëz dhe si njerëz, ne kemi të metat tona.
Iluzioni dhe realiteti
“Zonja Bovari” e Floberit gjendet ndërmjet mënyrës se si është bota dhe mënyrës se si do të dëshironte ajo që të ishte. Kjo novelë franceze është brilante në në portretin realist të mërzisë ecila ishte tipike për Francën në këtë kohë. “Zonja Bovari” është e avancuar, revolucionare dhe kontradiktore për kohën në të cilën është shkruar. Kjo novelë pati influencë në lëvizjen e realizmit dhe modernizmit në shekujt XIX dhe XX.
“Zonja Bovari” ishte qendra e romantizmit në shekujt e mëtejshëm dhe shkatërroi mitet të cilët ishin përplasja e romantizmit me botën moderne. Floberi e trajton marrëdhënien fizike në një mënyrë të përparuar dhe modern, duke pranuar që kënaqësia fizike nuk është vetëm dëshirë e meshkujve por në mënyrë të vullnetshme mund të jetë edhe dëshirë e grave.
I fuqishëm por i kuptuar, shkrimi i Floberit është më i miri ku bëhet fjalë për imtësira të çdo dite dhe me thellësinë e karaktereve të secilit. E fortë, e padobësuar në dëshirën për të arritur të vërtetën e njerëzimit, “Zonja Bovari” trajton dëshirën për një jetë më romantike dhe mirëkuptimin e këtij irritimi.
Papërshtatshmëria e gjuhës
Zonja Bovari eksploron mundësinë që fjalët e shkruara të dështojnë të kapin edhe një pjesë të vogël të thellësisë së jetës njerëzore. Floberi përdor një shumëllojshmëri teknikash për të shfaqur se si gjuha shpesh është një mjet i papërshtatshëm për të shprehur emocione dhe ide. Paaftësia e vazhdueshme e karaktereve për të komunikuar më njëri-tjetrin është fakti që fjalët nuk përputhen plotësisht me domethënien e tyre. Një kapitullin e parë, p.sh. mësuesi i Sharlit mendon se emri i tij është “Sharbovari.” Ai dështon që të bëjë të kuptohet emrin e tij. Papërshtatshmëria e gjuhës është diçka që Ema do ta hasë shpesh dhe ajo mundohet që ta çliroj&eu ml; stresin e saj duke u rrëfyer te prifti apo apo duke shprehur dashurinë e saj për Rodolfin. Kjo është gjithashtu e pranishme kur Sharli lexon letrën dhe e keqinterpreton këtë gjë si dashuri platonike.
Gënjeshtrat e Zonjës Bovari ndikojnë që fjalët të mos marrin kuptimin që duhet dhe bëjnë që fjalët të shërbejnë më shumë për qëllimin e errësimit të së vërtetës sesa për të treguar të vërtetën. Jeta e Emës përshkruhet si një “pëlhurë gënjeshtash”. Ajo shpik histori njëra pas tjetrës që i shoqi të mos e merrte vesh për lidhjen e saj. Në mënyrë të ngjashme Rodolfi thotë aq shumë gënjeshta saqë hamendëson se edhe fjalët e Emës nuk janë të vërteta. Floberi thekson se gështrat e të dashurvë e bëjnë të pamundur për fjalët të prekin të vërtetën .
Sensi i fortë i gjuhës është një pjesë e një reaksioni kundër realizmit të shkollës. Gjithashtu edhe Floberi ishte realist në disa sense, ai gjithashtu besonte se ishte e gabuar të pretendohej që realizmi siguronte një pikturë më të mirë të jetës sesa romanticizmi. Floberi përdor disa përshkrime romantike ironike që të sigurojë një tension ndërmjet aspekteve reale të jetës dhe eksperiencës së ngjarjeve të karaktereve të ndryshme. Floberi kombinon romantizmin ironik dhe tregimin realist letrar në veprën e tij.
Pafuqia e një gruaje
Shpresa e Ema Bovarisë që fëmija i saj do të ishte një mashkull sepse “një grua është gjithmonë e penguar” është vetëm një nga momentet ku Floberi demonstron një mirëkuptim të lehtë mbi vështirësitë e gruas në këtë kohë. Ne shohim përmes Emës sesi meshujt që rrethojnë Emën zotërojnë fuqinë që të ndryshojnë jetën e tyre për mirë ose për keq, një fuqi që asaj i mungon. Edhe Sharli ndikon në pafuqinë e Emës. Përtacia e tij ndalon atë prej të qënit një doktor i mirë, dhe paaftësia e tij e ndalon nga avancimi në një shkallë më të lartë që mund të kënaqte ambicjen e Emës. Si rezultat, Ema ka ngecur në një qytet pa shumë para. Rodolfi, i cili zotëron f uqinë financiare që ta largojë Emën nga jeta e saj e varfër, e braktis atë, dhe si një grua, është e paaftë të largohet vetëm. Leoni fillimisht ngjason me Emën. Të dy janë të shkëputur nga jeta e qytetit dhe të dy ëndërrojnë gjëra më të mira dhe më të mëdha. Por duke qenë se Leoni është një burrë, ai ka fuqinë që ta realizojë ëndrrën e tij të largohet nga qyteti, kurse Ema duhet të qëndrojë e lidhur pas një burri dhe një fëmije.
Sidoqoftë, struktura morale e novelës kërkon që Ema të mbajë përgjegjësitë për veprimet e saj. Ajo nuk mund të fajësojë për gjithçka burrat përreth saj. Ajo lirshmërisht zgjedh që të mos jetë besnike ndaj Sharlit dhe tradhtitë e saj e çojnë Emën në një fund. Nga ana tjetër,në situatën e Emës, dy zgjidhjet e vetme që Ema ka janë ose të mbajë të dashur ose të qëndrojë besnike në një martesë të kotë. Kur Ema martohet me Sharlin, zgjedhja për të kryer tradhëti bashkëshortore është mjeti i vetëm që ka Ema për të ushtruar forcë mbi fatin e saj. Ndërsa meshkujt kanë fuqi në pasuri dhe pronë, e vetmja pasuri që Ema ka për të influencuar të tjerët është trupi i saj, një formë pasurie që ajo mund ta tregtojë në fshehtësi me çmimin e turpit dhe me shpenzimin e mashtrimit. Kur ajo kërkon dëshpërimisht për para që të paguajë për borxhet e saj, burrat ofrojnë para në këmbim të ndereve të dashurisë së Emës. Gradualisht, ajo përpiqet ta fitojë mbrapsht Rodolfin si një i dashur nëse ai i paguan borxhet e saj. Vetë akti final i vetëvrasjes është bërë i mundur nga një veprim i kryer me sharmin e saj, i cili i drejtohet Justinit, që Emën të marrë arsenik nga ena ku mbahet. Edhe për të marrë jetën e saj, ajo duhet të përdorë fuqinë e sharmit të saj, që të përdorë dashurinë e Justinit në mënyrë që ta bindë atë për të bërë atë q&eu ml; ai dëshiron.
Popular Posts
-
ESE: Atdheu Im Atdhe, nje fjale qe menjehere te sjell ndermend vendlindjen tone te bukur. Per ne shqiptaret atdheu eshte shume i rendesishem...
-
Ese per 28 nentorin Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë d...
-
Detyre Kursi Bazat e Finances Detyre Kursi ne Psikologji Detyre Kursi ne Sociologji Detyre Kursi per Marketing Detyre Kursi per Dr...
-
Per të qenë tolerant individi pikësëpari duhet të jetë i pajisur me kultururën e vërtetë njerëzore, sjelljen e mirë, paraqitjen e njerëzish...
-
Ese : Krahasim –Kontrasti , Shqiperia dje dhe sot . Shqiperia sot dhe dje ! Nuk eshte e larget dita kur per historine e Shqiperise u hap nj...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL ANALIZA E NJE VEPRE LETRARE. Autori : Viktor Hygo (Victor Hugo) Titulli : Katedralja e Parisi...
-
Fotosinteza Ҫ ’është Fotosinteza ? Procesi i fotosintez ës është një reaksion kimik . Ësht ë reaksioni më i rëndësishëm kimik në plan...
-
NA NDIQNI - SHPERNAJE NE PROFIL Nata [Ese pershkruese ] Nata ka gjithcka. Henat kane tendencen qe te sjellin pergjigje dhe mesime. Drita e d...
-
Nje Curricilum Vitae ofron nje pasqyre te pervojes dhe kualifikimet e nje personi. Perdoret zakonisht per aplikantet qe kerkojne pune, dhe ...