IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts

Motivimi i nxënësve! “Nga psikologjia është e njohur se me nocionin motivim i nxënësve nënkuptohet sistemi i nxitjeve, shtytjeve apo i cytjeve të aktiviteteve intelektuale, emocionale, sociale, motorike e kështu me radhë.” Motivimi është faktori kryesor i mësimdhënies dhe nxitësi i cili e shton aktivitetin e nxënësve, interesimin dhe vullnetin e tyre. Andaj, jo rrallë thuhet se mësimdhënësi i mirë i tërheq nxënësit sikur magneti thërrmijat e atomit. Pra, motivimi është proces i cili inicohet nga mësimdhënësi, dhe vetëm ai mund ta bëjë këtë duke pasur në zbatim mjete dhe praktika efektive, të cilat do të ndikonin pozitivisht tek subjektet. Kjo do të thotë se krijimi i një mjedisi pozitiv në klasë arrihet vetëm përmes motivimit të nxënësve në mësim. Një faktorë thelbësor i cili ndikon në motivimin e nxënësve, është ekologjia (mjedisi, ambienti) e klasave, struktura e saj, pajisja me variacione atraktive dhe posedimi i mjeteve mësimore stimuluese. P.sh. një klasë e cila posedon banga dhe karrige kualitative e të pastra, harta e portrete të ndryshme, punime të nxënësve të vendosura në muret e klasës, projektorë e ilustrime të tjera, janë faktorë parcial, por që kanë efekt në motivimin e nxënësve. Në metodologjinë e mësimdhënies thuhet se komponentët kryesore të motivimit të nxënësve janë:
- motivimi i brendshëm,
- motivimi i jashtëm, dhe
- shpresa për sukses.
Motivimi i brendshëm ka të bëjë me shkallën në të cilën nxënësit merren me një veprimtari, me qëllim që të plotësojnë ose kënaqin kuriozitetin dhe interesin e tyre për një temë të caktuar në kuadër të një lënde. P.sh. ka disa nxënës të cilëve u pëlqen Historia apo Gjeografia, dhe ata punojnë shumë në atë lëndë. Ky është motiv i brendshëm. Ndërkaq, motivi i jashtëm ka të bëjë me tërheqjen në një veprimtari me qëllim që të arrihen disa synime, të cilat shpërblehen, p.sh. lëvdata nga prindërit dhe mësuesit mund të jenë si lloje të stimulimit të jashtëm. Shembull: nëse një nxënës e do dhe interesohet për lëndën e Biologjisë (motiv i brendshëm) për të kjo lëndë është shumë e rëndësishme që të arrijë qëllimin në realizimin e dëshirës për profesionin e ardhshëm (motiv i jashtëm). Shpresa për sukses ka të bëjë me atë se çdo detyrë që i ngarkohet nxënësit duhet të jetë në përputhje me shkathtësitë psiko-fizike të tij, dhe ngarkesa në rangun e mbimesatares së mundësive të nxënësit është e lehtë dhe e mundshme për të. Natyrisht që në çdo fillim ai e prognozon problemin dhe e parasheh zgjidhjen e tij. Kur zgjidhet problemi, tek nxënësit arrihet kënaqësia, dhe ky veprim apo sukses e stimulon atë të ballafaqohet edhe me detyra më të mëdha, por pa shkaktuar vështirësi në zgjidhjet e tyre. Në anën tjetër, duke iu shmangur pakëz këtij trajtimi disi të komplikuar, të vështrojmë konceptin e konkretizimit të këtij faktori nga këndvështrimi i mësimdhënësit. Tani jemi në dijeni se në shumicën e shkollave tona, sidomos në ato të ciklit të ulët, procesi mësimor realizohet përmes formës së punës në grupe, por ka raste edhe kur realizimi i saj bëhet edhe përmes formës në çifte. “Në literaturën didaktike dhe psikologjike më së denduri përmenden këto mjete stimuluese: lëvdata, dhurata, qortimi, premtimi, garat, bashkëpunimi, informimi përkitazi me rezultatet e arritura, etj.” (Haliti, 2003, f.38). Pra, këto mjete duhet të përdoren me vend dhe në mënyrë adekuate. Sigurisht që kërkesa dhe dëshira e mësimdhënësit është që të dëgjojë dhe respektojë mendimin e nxënësve. Do të ishte shumë konstruktive, nëse çdo mendim, opinion, mirëpritet nga mësimdhënësi me kërshëri, habi dhe interes të madh. Madje një përshëndetje e këtij mendimi apo angazhimi me një vlerësim si “të lumtë”, “vazhdo kështu se shumë mirë është”, “falëmnderit për mendimin tuaj, ishte mjaft i interesant”, etj., lënë përshtypje pozitive për nxënësin dhe ai tani krijon bindjen se është subjekt i cili mund të kontribuojë në vetvete dhe në klasë. Po ashtu, mësimdhënësi duhet t´i stimulojë nxënësit edhe përmes premtimeve dhe dhuratave, por duhet të jetë i vëmendshëm se nëse ato nuk realizohen me kohë dhe me vend, kanë gjasa të destimulojnë veprimtarinë e mëtutjeshme të nxënësve në lëndën përkatëse.  Kërkohet vazhdimisht që të aktivizohen nxënësit të cilët rrinë mbyllur, të pamotivuar, të painteresuar apo që janë intravert. Arsimtari me kohë duhet t´i verifikojë dhe identifikojë rastet e tilla, dhe të ndërmarrë masat e nevojshme në integrimin e tyre në proces, sepse edhe ata kanë aftësi dhe shkathtësi kreative, por u mungon kurajo, guximi dhe trimëria për t´i shfaqur ato. Derisa bëjmë fjalë për motivimin e nxënësve, duhet të theksojmë këtu edhe disa sugjerime që transmeton Bonnie Miller:
- Përforco vetëbesimin,
- Lavdëro përpjekjet dhe progresin,
- Mëso fëmijët se ata janë përgjegjës për ngritjen e tyre intelektuale,
- Pranoj gabimet si mjete për të mësuar,
- Zgjerohu në fusha të suksesshme në shkollë dhe jashtë saj,
- Përshtateni materialin me jetën dhe qëllimet e tyre. 
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels