IBRA SERVIS

IBRA SERVIS
KOMPIUTER - LAPTOP - SMARTFON - TABLET

Popular Posts



Hyrje ne kontabilitetin e kosto-drejtimit
Kontabiliteti I Kosto-Drejtimit
Lindi si nje  nevoje  per njesite ekonomike per shkak te rritjes se kompleksitetit te prodhimit  dhe shumellojshmerise se tij si dhe lindja e nevojes per nje informacion me te te detajuar dhe real te costos se produkteve dhe te fitimit te realizuar.Kjo dhe per shkak te rritjes se ekonomise kombetare dhe globale

Kontabiliteti I kostos siguron informacion per kontabilitetin e kostos dhe kontabilitetin financiare.K.kostos realizon  identifikimin, grumbullimin, matjen , analizen dhe raportimin e informacionit financiar dhe jofinanciar ne lidhje me  koston e sigurimit apo te perdorimit te burimeve ne njesine ekonomike.
Kontabilitetin e drejtimit  perfshihen metoda dhe procedura te zgjedhje dhe vleresimit te informacionit kontabel per marrjen e vendime te biznesit , hartimin e planeve dhe buxheteve , vleresimeve dhe kontrollet e veprimeve te ndermarrjes.
Sistemet e informacionit kontabel mundesojne evidentimin e kostove qe krijohen nga prodhimi I te mirave dhe realizimi I sherbimit, mundesojne analiza te thelluara per te permirsuar shperndarjen e burimeve dhe matjen e performances.

         Kontabiliteti I kostos  merret me percaktimin e costos dhe me saktesisht me klasifikimin , regjistrimin shperndarjen dhe rishperndarjen e kostos sipas qendrave te costos .Ajo perfshin disa veprimtari funksionale:
         1-Funksionimin e sistemit dhe percaktimin e procedurave te kalkulimit te kostove , me te pershtatshmen qe kenaq nevojat e njesise ekonomike dhee ben me te lehte calkulimin e kostos
         2-shperndarjen e kostos sipas qendrave te kostos  (sipas depatamenteve, qendrave te prodhimit,produkteve,klienteve, reparteve) dhe analiza e kostos dhe behet analiza e kostos sipas te ciles percaktohet cili produkt, klient, qender prodhimi ndikon me shume ne realizimin e fitimit dhe cila la kosto me te ulet apo me te larte.Nqs ka kosto me te larte duhet te merren vendime per uljen e costove.
         3-Kontrolli I kostos, do te thote te percaktoje se sa kostoja e realizuar I pergjigjet kostos  se vene objektiv nga ndermarrja, pra eshte pergjegjese per shmangiet e mundshme qe vihen e midis kostove te parashikuar , kostos standarte dhe kostos faktike dhe rritjen e metejshme te eficences.
Disa objektiva te kontabilitetit te kostos:
1-Percaktimi I costos I cili eshte objektivi kryesor I kontabilitetit te kostos dhe llogaritja e percaktimi I costos se produkteve e sherbimeve ehste shume e rendesishme  per njesine ekonomike per te njohur se sa I kushton asaj realzimi I produkteve te saj.
2-Kontrolli ;nepermjet tij realizohet ulja e kostos dhe permiresimi I burimeve te njesise ekonomike.Me kete proces kontrolli kuptojme kontrollin e plotesimit te treguesve te planifikuar
3-Vleresimi I  inventareve-Informacioni per inventaret kryesore, te prodhimit ne proces dhe te produkteve te gatshme eshte nje informacion I rendesihsem per manaxhimin e burimeve
4-rritja e eficences-eficenca e cdo operacioni mund te matet ne menyre reale  nepermjet shumes se pjeseve te tij. Nqs ka ineficence ne nje operacion ajo do te shkaktoje ineficence dhe ne operacione et tjera.
5-Percaktimi I cmimit te shitjes-me njeinformacion te detajuar te kontabilitetit te kostos mund te percaktohen cmimet optimale te produkteve duke marre parasysh ekonomine  evendit, sezonin etj.

Modeli I funksionimit te sistemit te informacionit te kontabilitetit te drejtimit

Sistemi I kosto -drejtimit  eshte nje sistem informacioni qe prodhon autpute duke perdorur inpute dhe procese  per te plotesuar objektivat specifike te drejtimit.Proceset e k.d kane te bejne me mbledhjen , ruajtjen, analizen, raportimin dhe administrimin e informacionit.Outputet perfshijne pasqyra te vecanta per kostot e produkteve, kostot  e klienteve, buxhetet dhe pasqyrat aportuese te performances.


·         Aktivitetet kryesore te kontabilitetit te drejtimit jane :
Planifikimi eshte formulimi I detajuar I veprimit per te arritur ne nje rezultat te caktuar.Planifikimi kerkon vendosjen e objektivave dhe percaktimin e metodave dhe strategjive per te arritur keto objektiva.Planet e drejtimit paraqiten ne formen e buxheteve qe jane shprehje sasiore e qellimeve te vendosura prej tij.Nepermjet ketij procesi  drejtuesit hartojne plane per vitet e ardhshme duke percaktuar dhe hapat qe nddermerren per plotesimin e tyre.
         Kontrolli-plani qe hartohet duhet te vihet ne zbatin dhe nderkohe qe vihet ne zbatim drejtuesit dhe punonjesit kontrollojne zbatimin e tij  per te pare nqs po zbatohet sipas planifikimit te bere.Pra aktiviteti I vazhgimit te zbatimit te planit dhe marrja e veprimeve korrigjuese atehere kur duhet quhet kontroll. Zakonisht kontrolli arrihet me perdorimin e feedback.Perdoren pasqyra qe quhen raporte te performances.
         Marrja e vendimeve eshte procesi I zgjedhjes nepermjet alternativave krahasuese, dhe ehste I lidhur me planifikimin dhe kontrollin .Qe te lehtesohet puna e marrjes se vendimeve  sistemet e informacionit t ekontabilitetit te drejtimit f duhet te furnizojne me informacion tedomosdoshem per marrjen e vendimeve.
         Faktoret qe kane sjelle ndryshime ne mjedisin e biznesit
1-Orientimi nga konsumtori
Firma duhet te  kete perparesi  permbushjen e nevojave konasumatore  duke krijuar nje vlere konsumatore me te larte se konkurrentet ose nje vlere konsumatore te njevlershme  me konkurrentet por me costo me te ulet. Vlera konsumatore eshte ajo qe konsumatori merr dhe ajo qe konsumatori jepAjo qe konsumatori merr eshte produkti total me teresine e perfitimeve te prekshme dhe te paprekshme.Sakrifica e konsumatorit eshte kostoja e blerjes  se produktit.
2-Perspektiva nderfunksionale-drejtimit te kuptoje shume funksione te biznesit nga prodhimi e marketingu.Zinxhiri I vlerave ka si qellim qe kontabilitet I u dhe kjo nevojitet me teper kur shoqeria eshte ne tregunnderkombetar.kur perdoret zinxhiri I vlerave dhe I vihet theksi vleres konsumatore keto disiplina jane te nderthurura me njera tjetren dhe vendimi ne njeren prej tyre ndikon ne tjetren
3-Konkurrenca globale-Mbas viteve 80  zhvillimi I transportit dhe rritja e shkalles se komunikimit cuan ne nje treg global per shume prodhues dhe sherbimesh , dhe shoqerive u duhej te perballonin jo vetem konkurrencen e brendshme por dhe ate te jashtme globale. Ne keto kushte dhe shoqerite me te mira ne bote nen presion rriten coston e marrjes se vendimeve te keqija.Kjo gje beri rritjen per nje informacion kontabel drejtimi te permiresuar.

4-Drejtimi total I cilesise-Ne nje mjedis konkurres firmat perpiqen ne permbushjen e nevojave konsumatore nepermjet permiresimit te vazhdueshem qe behet nga nje kerkim I vazhdueshem duke reduktuar costot,eleminuar shpenzimet e teperta dhe permiresuar cilesine dhe performancen e aktiviteteve dhe shtimin e vleres konsumatore.
5-Koha si element konkurrues-Koha eshte nje element I rendesishem konkurrues duke reduktuar kohen e zhvillimit e te hedhjes ne treg te produkteve te reja apo te prodhimit te produkteve ekzistuese.Koha e prodhimit  te produktit eshte shume e rendesishme per kontabilitetin e drejtimit pasi  pasi perben kosto per produktin e prodhuar.kemi kohe vlerekrijuese  qe eshte koha e prodhimit ndersa koha e pritjes , e inspektimit, levizjes eshte kohe jo vlerekrijuese
6-Perparimet ne teknologjine e informacionit-Automatizimi ka cuar ne rritjen e aksesit dhe shkurtimin e kohes se marrjes se informacionit.Duke qene se edhe kompleksiteti I tij eshte rritur  eshte shume e rendesishem qe te nxirret dhe te analizohet informacioni me efektivitet
7-Perparimet ne mjedisin e prodhimit –Permiresimi teknologjik dhe I proceseve te punes  ka efekt te rendesishem ne mjedisin e prodhimit dhe uljen e kostos se tij (ne sistemin kontabel te kostos).
 
Instagram Instagram

Categories

eseshkolle.blogspot.com. Powered by Blogger.

Find Us On Facebook

Random Posts

Social Share

Recent comments

Pages

Most Popular

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR

BLEJME IPHONA TE BLLOKUAR
BLEJME DHE RIPAROJME

Popular Posts

Blog Archive

Labels